Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dedikuar ty ....

Nuk e di vlla, ndoshta @D di dicka me shume. Mesa di une ka qene shume e vuajtur, e rritur jetime vete pa nene e pa baba. Zoti ti shtofte ty.
Se kam vuajtur vet qe 11 vjec o vlla me esht paralizu babi edhe qe ateher kam punu cdo lloj pune per te mbajt familjen
 
Ngushellime familjes! Me sa lexova nk eshte e ketij forumi
 
Bën sikur e ke por s’ke asgjë. Hiq dorë nga iluxionet e kota që ke në mëndje. Bën sikur je e rëndësishme për të por ajo s’do t’ja di hiç për ty. Mendon se di gjithçka por nuk di asgjë. Më vjen keq por s’do doja kurrë të isha në vëndin tënd. Dedikuar dikujt?
 
Sa gjynah ajo. Nuk kam pasur muhabet por dukej person pozitiv, e vuajtur, plot halle dhe totalisht e perkushtuar ndaj familjes. Kur e mora vesh dje vertete me ka ardhur keq.
U befte engjell mbrojtes per dy vajzat e vogla qe la pas.
Qofsh i bekuar për fjalët e mira ?
Ishte më shumë se aq. Engjëll në Tokë.
Uroj dhe lutem për shpirtin e saj të pastërt të gjejë qetësi dhe lumturi në parajsë ??
 
Me mbaj ne jeten tende gjithmone dashuria ime, ne deshiren per te me dashur si e marre, me mbaj ne zemren tende dhe mbyll cdo hyrje te saj dhe hidhe celesin atje diku larg ne vorgullen e pamundesise ku askush tjeter ska mundesine ta gjej. Me mbaj per dore dashuri dhe me co atje ku enderrat behen realitet, atje poshte ne te njejtin qiell, te njejtit orizont ku trupat tane do behen nje, ku aroma jon do trazohet me aromen e shpirtit, dhe do kthehet ne emocion te pafund, ne nje pasion qe fillon te konsumohet ne buzet tona, ne prekjet tona, ne perqafime te shoqeruara me mijera te dua, ne mijera ne i perkasim njeri tjetrit. Dua te jem ne mendimet e tua dhe te ndihem e deshiruar gjithmone e me teper, te jem gjithmone e jotja ashtu si jam sot, ashtu si do jem neser ashtu si do jem deri ne perjetesi.. ME mjafton vetem te me thuash po ti je e imja dhe e askujt tjeter, me mjafton te me flasesh embelsisht si di vetem ti ta besh jeta ime, me mjafton vetem vemendja dhe buzeqeshja jote e mrekullueshme dhe une jam gati te Jetoj vetem per ty deri ne pafundesi edhe nese ka jete pertej kesaj pafundesije une do rijetoja per ty, edhe nese ka mijera jete akoma me tej do te zgjedh e do te te jetoj perseri si è vetmja ime dashuri...
 
Ti je si nje nga topat e luftes se dyt boterore shperthen po te prekesh vetem pak ???
Je e mir pavarsisht se je pam dru ???
Goc e sjellshme goc shakaxhie po edhe pak gic xhelozie ???
@Kosoovaarkaa
Me ta than si me ta than me u takue ku e kishim lan ??
 
Dashuria nga Ti më çon te Ti
sepse Ti je Dashuria
Ka dështuar të dashurojë ajo zemër
që beson se këto janë fjalët e mia
Në vargun e fjalëve që them
unë s’e di cila do të jetë fjala pasuese,
Një zemër gjykuese a mund të jetë dashuruese?!
 
I urova mireseardhje te gjithve
atyre qe hyn ne timen jet
Ishin njerez te forte,guxmitarë si
rrufet
Disa i humba,por jo per shkakun
tim
Gjithsesi mirupafshim,do shihemi
nje dit
.
Njoha shume njerez,disa ishin
sikur engjej
Aq shume i desha se lan gjurm ne
zemer
Per disa lutesha gjithmon te
qendronin sa me gjat
Iken dhe ata por i kujtoj me mall
çdo nate
.
Diçka mesova nga te gjithe ata qe
un njoha
Askush nuk qendron
pergjithmon,njerezit ikin si koha
Disa kam dashur ti mbaj edhe me
zor sepse i desha fort
Te gjithe ikin nje dit,por do
shihemi ne tjeter bot
.
Disa shume i desha,jan kudo
neper kujtime
Ishin kaq te vecant sa lan shenja
ne zemren time
Disa te tjere i kisha te gdhendur
thell ne zemer
Por me zor askend nuk
mbaj,mirupafshim o njerez
.
Nga disa mesova shume gjera te
hidhura por te verteta
Çdokush iken nje dite,keshtu
eshte gatuar jeta
Sa shume njerez kam takuar ne
udhekryqet e jetes time
Kishte dhe nga ata qe mi kthyen
lotet ne gezime
.
Cdo njeri qe njoha jeton ne
mendimet e mia
Kisha degjuar qe njerezit te
godasin,kete mire e dija
Por keshtu eshte jeta,ne çdo
histori ka deshmitar
Faleminderit atyre qe iken,ju qoft
udha e mbar...
 
Dedikuar ty,Ndonjeher eshte vetem nje fjal qe ndrishon situaten ne total?
 
Per Ty ❤️

Nje dite ti erdhe ne jeten time si uragan....te cdo xhest i joti ti ndeze zjarrin ne mendimet e mia...
Syte e tu bene punen tjeter duke ngrohur zemren time...
Me gjithe tymin e sketerres qe me verbonte ....me gjithe muziken e sirenave qe me trulloste ne syte e tu prej figurine gjeja dashurine te cilen ti doje te me dhuroje...
Nuk ishte nje histori klasike nje histori banale sic mund te kisha jetuar deri diku...
Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te qene te dy ne kete bote te madhe ..
Urtesia jote me dha lehtesine durimi yt me dha besimin dashuria jote me dha lumturine dhe xhentilesa jote me dha dehjen per jeten...
Prej teje munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar te gjithe ketyre djajve qe me gerryenin nga brenda...
Erdhe kaq ne heshtje dhe qetësisht aq sa thjesht me more shpirtin se ja fale vetes.....
 
Të fortët nuk janë aq të pranishëm.
Ata janë të pakëndshëm. Sepse nuk manipulohen.
Të fortët dinë ta ndiejnë veten e tyre, ata i dinë të drejtat e tyre dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë prej tyre.
Ata dinë të jenë të lumtur, pavarësisht nga gjithçka e kundërt.
Ata kanë rrënjë të fuqishme që nuk mund të nxirren.

Nuk është e lehtë t'u shkatërrosh parimet, dinjitetin, vetëbesimin e tyre.
Ata janë në gjendje të përballojnë çdo të vërtetë, goditjet e fatit, torturat e tradhtisë dhe stuhitë e emocioneve të tyre. Ata nuk kanë frikë nga dhimbja: ata tashmë kanë kaluar ferrin e tyre personal dhe dinë të shndërrojnë plagët në mençuri, ata dinë të shijojnë jetën, duke mbajtur bukurinë dhe butësinë në zemrat e tyre.

Ata nuk enden nëpër rrugët e të tjerëve, nuk tregtojnë lumturi,
ata nuk lypin dashuri.
Nqs ata do t'a kishin këtë ndjenjë, nuk do ta pranonin atë si një dhuratë dhe kurrë nuk do t'i tradhtonin ata që duan.
Të fortët evoluojnë, ato thellohen si rrënjet e pemëve nën dhe për të rritur majat e degëve në lartësi.

Secili prej tyre mbart një kryq(vuajtje) personal,
pa e lënë të bjerë mbi shpatullat e të tjerëve.
Kur ata bëjnë një gabim, ata ngrihen dhe marrin një mësim në vend që të akuzojë dikë tjetër.
Të fortët dinë të largohen edhe përgjithmonë. Por mos ja provoni rezistencën: se ju do të përkuleni para tyre..
Për ty ❤️?
 
Ai dinte ta rrembente dhe ta bente per vete pa e prekur, mjaftonte nje fjale e tija dhe shpirti I saj, mendja e saj beheheshin pengje emocionesh ne nje bote sekrete qe vetem zemra e atyre te dyve e njihnin. Ishin nje poezi e fshehur, nje dashuri qe nuk pershkruhej dot me fjale , zeri me i embel I ndenjave, ishin nje blic magjie. Egzistonte nje deshire kaq e zjarrte mes tyre sa edhe hena merrte ngjyren e kuqe te pasionit neteve kur pershpersnin. TE DUA .. Agimi I gjente me te dashuruar se kurre, lumturia e tyre ishte kaq e madhe sa dielli dukej thjesht nje pike e vogel ne qiellin e kesaj dashurie . Kishte dhe nga ato here qe uleshin ne rete e diteve gri dhe ashtu te mbajtur per dore fort nga frika e stuhive shikoheshin ne sy me ate butesine e dy femijeve, dhe arrinin te shihnin dyert e shpirtit nga e cila hynin rrezet e shpreses. Duheshin ata te dy, eeee duheshin!

??
 
Dite e zhdukur me magji

Perendimi ngjyren prej te trishtuari shperndau ngadal.
Terri vazhdon te pushtoj e yjet shndrisin si llambadare.
Por ajo cka shohin syte e mi eshte nje hene e vetmuar.
Here duket e akullt , here e zjarrte e here e trishtuar. Ç'pafunesi..pafundes i e mbushur plot e perplot.
Ku nuk ka as vend per te dedhur qoft dhe nje pike lote.
Me mungojne..me mungojne padyshim ata dy sy.
Prej tyre shihja token e qiellin kur bashkoheshin te dy.
Dhe te vetmen buzeqeshje ma rrembeu era.
Tashme qielli ndahet prej tokes me kilometra te tera.
Nate..ndoshta kjo nate kurre nuk do te mbaroj.
E pasi ti kem numeruar te gjithe yjet serish s'mund te agoj.
Heshtja e vetmia bashkohen si te jene dy magnetë.
E nder fershellimat e erës ndiej ate ze qe me flet.
Mbaroi..mbaroi gjithçka qe i perkiste asaj dite.
Endrrat e djeshme u kthyen ne te lashta si te ishin mite.
Por era me thot se sot pa ty nuk mund te rri ...
Pasi tablon e kujtimeve e ka pushtuar nje ylberë badhë e zi.
(The_Joker)
 
“Më vjen këtu ndjenja jote
si një valë e ngrohtë ...“
Dhe fjalët e tij e bënë të zgjohet
Të tundet zemra ime fortë !

I shkonte aty ndjenja ime
Si një e huaj aq e njohur
Njësoj aq i paftuar vinte
Si dallgë në ujëra fare ftohur

Ti mbart për mua një ndjenjë të fshehur
Por heshtja ime kot e kish’
Si vjen kështu pa pandehur
Kjo dallgë që gjithë urat prish !!!!!
 
Dedikuar prinderve ?

Se di sa kohe njeriut i duhet te bindet per dicka qe iken dhe ska kthim.
Me lot ne sy nuk e pranova ikjen tuaj dhe me lot ne sy po e pranoj ate.
Pranoj ikjen por jo vdekjen.
Pranoj mungesen por jo harresen.
Pranoj humbjen por jo mungesen e mallit.
A ka bij ne kete toke qe lutet te shohe ne enderr prinderit qe u bene engjell?
A ka bije ne kete toke qe digjet nga malli per prinderit e saj?
A ka bije qe vajton me shpirtin e djegur se goja e saj sdo i therras me, se syt e saj sdo ti shohin me, se krahet e saj sdo ti perqafojn me, se buzet e saj sdo ti puthin me?
Me thoni pra... A ka bije ne kete toke qe te ket nje shpirt te djegur e te endet rrugeve per te bindur veten qe ky eshte realiteti i kesaj jete.
Ku isha dhe ku jam.
Ku jam dhe ku do jem.
Isha duke menduar qe te jetoja edhe shume vite me ju
Jam duke vajtuar per humbjen tuaj
Do jem duke kujtuar kujtimet e bukura me ju
Askush sdo ta donte kete.
Askush nuk do nje jete ku prane vetes dhe shpirtit nuk ka ate qe i kam dhene jeten.
Ka sfida qe duhet ti perballojm dhe kjo ishte sfida ime.
Qendroj e fort ashtu sic donit ju
Krenare per ju
Dhe keshtu do jete gjithmon.
Sfida ime ishte mungesa juaj
Me dhate nje sfide te madhe .
Dhe kjo sfide do te jete pengu me i madhe i kesaj jete
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.