Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dedikuar ty ....

@STONE_HEAD ❤️
Je inspirimi im për të hapur këtë temë dhe ta filloj me ty. Po, me TY.
Fjalët shpesh nuk e shprehin atë që ndjejmë, por mbase të thurrura në vargje, arrijnë qëllimin. Më quaj egoiste po deshe, por kisha nevojë të shkruaj diçka dhe këto vargje të miat sikur u krijuan për ty.
Të uroj të mira dhe vetëm të mira, ngado që frymon ?

Vallëzim nën shkëlqim dritash

Më thuaj!
Ke pa vallëzimin e një fëmije mbi kalin e drunjtë?
Apo, pe diellin duke u shuar plot madhështi?
Ndoqe fluturimin tekanjoz, dredhor, të një fluture?
Apo, dëgjove pika e shiut si godasin me dashuri tokën?
Jo?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Të ikin ditët shpejt?
Pyet dikë si je e nuk e dëgjon përgjegjen?
Në mbarim të ditës shtrihesh në shtrat? Të ngecin sytë hapur nga mijëra e mijëra detyra për nesër, që të rrotullohen në kokë?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Le ndonjë punë për nesër? I the dikuj ka kohë, pa mundësi për të parë se sa dhemb?
Humbe vallë gjurmët e miqve të mirë nga mungesa e kohës për t’i përshëndetur?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Ky largim nga vetja mikja ime, ta humb atë pak gëzim që aq shumë e do.
Nxitimi dhe shqetësimet e ditës, janë një dhuratë e flakur tej – pa e hapur fare.
Mos e kthe jetën në një duel.

Shijo shkëlqimin e dritave dhe dëgjo muzikën, para se të mbarojë kënga e vallëzimi.

p.s. le të shërbejë kjo temë për dedikimet tona ndaj një x personi apo forumisti/eje.
zemerr tani po e shohhh kete faleminderit ?????? shpesh here fsheh dhimbje ne buzeqeshjeee faleminderit prr kete dedikim??????
 
Dedikuar Just Breathe ❤️
29 qershor ora 02:00

Aurorë mendimesh

Nata afron, muzgu troket me hapa të ngadalshëm, e si për inat mendimet e mia rreshtin. Rreshtin si një breshër meteorësh në gjithësi. Si një yll me bisht, që me vrull përshkon qiellin e nxiton të shuhet. Ah, për një moment nuk mu dhimbs shuarja e këtij ylli me bisht. Sepse do më plotësohet një dëshirë e vetme: të ikin këto mendimet e mia..... Aty thellë diku, ishe ti ai gurrë qiellor, që vetëm për pak momente shkëlqeve në qiellin e bebëzave të mia. Tani je dhimbje që përcëllon shpirtin tim me rrezatimin tënd prej ere diellore. E si për dreq krijon dritë australe në degët e shpirtit tim.

Sa dhimbje të krijoka ky fenomen i bukur!

Tani më duhet të hesht brenda mendimeve të mia, sepse ashtu të pëlqen ty. Ashtu i pëlqen dashurisë.

Më duhet edhe të pres. Të pres kthimin e mercenarit që lumturinë dhe dashurinë e kërkon në këngë.

Më dhëmbin mendimet për ty, por ende më shumë shuarja e yllit me bisht.

Nuk e kuptova kurrë pse të deshta e pse ende të dua.....

Si më vjen sikur më thua; kërkomë nëpër këngë se jam aty diku te ti si mercenar i lodhur, që lumturinë e dashurinë e kërkon në këngë me melodi
Urime.. për shkrimete tua..?
Nëse më lejon dua ti përgjigjem vargjeve të fundit që ke shkruar!!?
Njerëzimi gjithmonë ka për të mbetur mercenar!!
Sepse do shkojë atje te ai që ofron më shumë..
Gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet?
Përsa i përket melodis..
Melodia ësht diçka që të deh....jo shum veta e kuptojn ktë gjë....ka raste të bën të lotosh.. ka raste të bën të qeshësh.. ka raste të bën nerzo/e
Varet nga gjendja aktuale..
Poe sësht asgjë tjetër veçse diçka që prek shpirtin.. por janë fjalët ato që godasin më shumë..
Shumë njerëz duke lexuar ose dëgjuar fjalët e këngëve..
Papritur e gjejnë veten të përfshirë në këngë..
Por ka disa raste që fjalët e këngëve flasin më shumë se vetë fjala..?
 
Cfare ke bere keto dite me pyeti! Asgje te prita ty..
Po ti?
Shume gjera mu pergjigj .
Si shume?
Po ja per shembull te kam menduar ty. ❤️
Megjithmend? ?
Po dashuri! ti ke qene mendimi im i pare kur dielli me perkedhelte fytyren ne mengjes.
Ke qene gjithashtu malli kur mendoja qe kete perkedhelje e doja vetem nga ty.
Ke qene ajo deshira e cmendur dhe e trishte njekosisht per te te shtrenguar ne krahet e mi po nuk mundesha, nuk mundesha e bukura ime ti è di edhe perse.
E di i thashe.. Dhe ne heshtje me veten ajo perse po me vriste, ishte pengesa me e madhe e kesaj dashurie.
E di i perserita prape, po di gjithashtu qe tani pak rendesi ka , ti je ketu! Nuk dua te heq dore nga ty per asnje arsye, ne jemi nje ndenje, nje emocion i vetem, jemi ajo cmenduri e bukur qe kemi kerkuar prej kohesh, jemi ai pazell jete i cili u perfundua kur shpirtat tan u takuan!Me syte qe me shikonin te perlotur me the! Nese te gjendesh, te takohesh te largohesh, te duhesh, pse jo edhe te humbasesh ndonjehere do te thote te te kem timen si asjehere me pare une te premtoj qe sdo heq kurre dore prej teje, me ke rrembyer shpirtin me nje force qe nuk mund ti rezistoja deri ne momentin qe te pashe perseri vazhdove… JAM perpjekur shpesh te llogjikoj kunder arsyeve te pamundura te kesaj dashurie po nuk gjeta asnje, sepse asnje nga ato nuk ishte me e forte nga ajo ndenje qe me fal sa here shikoj fytyren tende engjellore!
ME le pa fjale jete peshperita, ti me le gjithmone pa fjale kur me flet kaq embel . Te dua shpirt te dua ..dhe nese nje dite me pyesin per dashurine une do I flas per ty, dhe nese me pyesin cfare forme ka dashuria, une do I them qe ka formen tende,
dhe nese me pyesin perseri do i them qe dashuria ime mban emrin tend, dhe nuk do lodhem ta perseris akoma dhe akoma qe ti je vet dashuria.
Tani me premto jete , betohu qe neqofese nje dite do largohesh askush nuk do e marr vendin tim! Me premto qe kush do hyj ne jeten tende do jete nje shkalle me poshte, nje vend me mbrapa, nje hap me pas zemres, nje emocion me pak, me premto qe vendin tim nuk do e zej askush......
Me kape fort dhe duke me ven gishtin te buza the! SHttttt.. Mos vazhdo me, skam ndermend te largohem tani qe te rigjeta akoma, skam ndermend te te le ty, ty qe je ajo copa e rralle koleksioni I nje artisti e projektuar per ti dhene kuptim jetes time!

..........❤️
 
@STONE_HEAD ❤️
Je inspirimi im për të hapur këtë temë dhe ta filloj me ty. Po, me TY.
Fjalët shpesh nuk e shprehin atë që ndjejmë, por mbase të thurrura në vargje, arrijnë qëllimin. Më quaj egoiste po deshe, por kisha nevojë të shkruaj diçka dhe këto vargje të miat sikur u krijuan për ty.
Të uroj të mira dhe vetëm të mira, ngado që frymon ?

Vallëzim nën shkëlqim dritash

Më thuaj!
Ke pa vallëzimin e një fëmije mbi kalin e drunjtë?
Apo, pe diellin duke u shuar plot madhështi?
Ndoqe fluturimin tekanjoz, dredhor, të një fluture?
Apo, dëgjove pika e shiut si godasin me dashuri tokën?
Jo?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Të ikin ditët shpejt?
Pyet dikë si je e nuk e dëgjon përgjegjen?
Në mbarim të ditës shtrihesh në shtrat? Të ngecin sytë hapur nga mijëra e mijëra detyra për nesër, që të rrotullohen në kokë?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Le ndonjë punë për nesër? I the dikuj ka kohë, pa mundësi për të parë se sa dhemb?
Humbe vallë gjurmët e miqve të mirë nga mungesa e kohës për t’i përshëndetur?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Ky largim nga vetja mikja ime, ta humb atë pak gëzim që aq shumë e do.
Nxitimi dhe shqetësimet e ditës, janë një dhuratë e flakur tej – pa e hapur fare.
Mos e kthe jetën në një duel.

Shijo shkëlqimin e dritave dhe dëgjo muzikën, para se të mbarojë kënga e vallëzimi.

p.s. le të shërbejë kjo temë për dedikimet tona ndaj një x personi apo forumisti/eje.
E bukur kjo ?
 
“Do të më mungosh”
Unë do të mendoj
atëherë kur gjumi vështirë se do të vijë.
E kam fjalën për ato netët e gjata
që duken sikur
nuk duan të përfundojnë asnjëherë.
Ato netë plot me pyetje
të mbetura pa përgjigje.

Unë do të kërkoj
nëpër rrugica,
në sheshet e mbushura me njerëz,
përgjatë shëtitjeve të mia.
Do të jem e humbur në kujtime
duke kërkuar për një fytyrë të njohur
mes shumë të huajve.

Unë do të flas,
kur gjithçka të më duket
e papërballueshme dhe më e madhe se unë.
Dhe do të kujtoj përherë,
kur të kem nevojë për fjalë mbështetëse,
për një përqafim të fortë që të më lërë pa frymë,
sikur të donte të hynte brenda meje
sepse gjërat përballohen më mirë mes dy personave,
dhe do të më mungosh!

Lorena Gatta,

?
 
Urime @Hera ti e ke shkruar ?
Nëse e ke shkruar ti bëhu gati për një disss?
 
Ishte dashuri me shikim shpirti .
Qe nga ai moment shpirti im i takonte qenies tende .❤️⚡
 
Ishte dashuri me shikim shpirti .
Qe nga ai moment shpirti im i takonte qenies tende .❤️⚡
Tka zënë rrufeja e ty?
 
Nje grua e forte nuk dashurohet kurre nga bukuria apo pasuria e nje mashkulli.
Di mire sesi te nxjerre jashte thelbin, difektet, karakterin, pjesen kafsherore.
E do sfiden por nuk do te fitoje. Sepse te fitoje do te thote te humbase.
Zgjedh ate qe e ben te ndihet femije, ate qe deshiron femijen dhe i trembet gruas.
Zgjedh te patremburin, ata jashte gjithckaje.
Zgjedh ate qe I jep krahe per te fluturuar dhe duar te forta qe dine ta kapin, ta mbajne, ta shtrengojne ta dashurojne. Zgjedh ate qe di si ta beje te qendroje dhe une zgjodha TY ❤️ ⚡⚡⚡
 
Cellen e zgjodhe ti
 
Shoqëria e vjetër, mbetet përjetësisht e re…
E qeshura rikthehet, kujtimet rizgjohen,
përqafimet ndodhin vërtetë.
Bardhë-e-zi & Ngjyra…në të njëjtën jetë.

Dedikuar shoqerise se shkollës
 
Çpo më haet
Vetëm zorrës do ia dedikoja.right now?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.