Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Déjà Vu

U

Universal

Guest
Ç`eshte deja vu?


dejavy10.jpg



Analizat jane bere duke lexuar libra shkencore dhe revista mbi kete fenomen dhe duke akumuluar njohuri te pergjithshme mbi kete ceshtje, vendosa te hap nje teme debati lidhur me deja vu-ne. Shpresoj t`ju pelqej.

Te sigurte jeni, kjo ju ka ndodhur edhe me pare, e keni perjetuar edhe me pare. Me te njejtat detaje, ne te njejtin vend, me te njejtit persona. Ndjenja ju merr per nje cast dhe zgjat shume pak. Por perderisa jeni ne ate ndjenje, sikurse humbeni ne kohe-dikund mes te kaluares dhe te tashmes.

Kur t`ju kaploj ndjenja e deja vu, ju duket se ja, do mundeni te kujtoheni se ku dhe kur e keni perjetuar ate ngjarje me pare. Po ne ate moment qe mendoni se gjithcka do t`ju klarifikohet, ndjenja ngadale fillon te humbet. Ne fund, ajo zhduket komplet.

Gjithkush nga ne ka qene ne situate te ketille, e quajtur ne frengjisht si deja vu (vec e pare).

Ndonjehere ajo na vjen ne formen e deja vu(vec e perjetuar me pare) apo ne formen deja lu; (vec e lexuar me pare).Psikiatri Verner Nep gati 20 vjet ka studiuar kete fenomen, i cili eshte i vjeter sa edhe njeriu.

Tolstoj, Dikens, Frojd dhe shume emra tjere te medhenj kane futur gishtat ne sqarimin e ketij fenomeni. Dhe normalisht, perpjekjet per sqarimin e ketij fenomeni jane te pafund.

Ju si e perjetoni kete fenomen?? Keni ndonje sqarim apo teori ne lidhje me deja vu??

Ndjenja e vec te perjetuares apo deja vu eshte e mireseardhur per ate qe predikojne fene dhe ringjalljen. Mirepo edhe te tjere e perdorin deja vu per te sqaruar mendime te tyre.

Shume parapsikolog kete paraqitje te jashtezakonshme e lidhin me mundesine e njeriut qe sub-koshientalisht te parandjej. Afinititetet mbinatytrore te cilat i posedojme (gje qe parapsikologet na e etiketojne pa asnje dyshim) na mundesojne te parashofim disa situata te ardshme.

Mirepo informacionin per ato ne e fusim ne sub-koshiencen tone.

Deri sa ta perjetojme situaten ne jeten reale, atehere neve ne fakt nxjerim keto informata nga sub-koshienca. Disa tjere arsyen per paraqitjen e ketij fenomeni e kerkojne ne drejtim komplet te kundert.

Sipas tyre, mendja jone ndonjehere futet ne rrjetin e dimenzionit kozmik te panjohur.

Ne kete rrjet rruhet (**** edhe ne menyre te shkruar!) e verteta e plote per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon te verteten per te ardhmen, dhe se bashku me kete i perjeton ngjarjet edhe ne realitet.

Disa te tjere, jane kategorik se fenomeni i ketille deperton tek ne nepermjet menyres telepatike. Tjeter njeri, i cili gjendet ne te njejtin vend, ne te njejten kohe, me te cilin jeni ne lidhje mendore, ua jep ate qe e shef dhe e ndegjon ne moment, disa sekonda perpara se ju vet ta shifni dhe degjoni.

Te gjithe sqarimet per deja vu, jane pak sa te pabesueshme dhe te renda per t`i kuptuar, por ne fakt, e tille eshte dhe natyra e ketij fenomeni, i pabesueshem.

Sidoqofte, une u mundova t`ju sjell prane ca mendime nga shkencetare. Do vijon dhe pjesa e dyte lidhur me kete fenomen. Ne ate pjese, **** dhe une vet kam tentuar te sjell nje teori lidhur me deja vu-ne dhe per ate se si une e kuptoj kete fenomen.

Sic permenda dhe ne pjesen e pare, ketu do mundohem dhe une te jap nje teori per mendimin tim ne lidhje me deja vu.
Teoria thote keshtu:

Nqs truri eshte hapesire e madhe ne te cilen per cdo dite ruhen me mijera fotografi te vogla te cdo ngjarjeje, eshte e mundshme ne te ardhme nqs na ndodh ndonje ngjarje e cila ka faktore te ngjajshem dhe te perafert si ndonje qe vec e kemi kaluar, truri sub-koshientalisht me ndihmen e qelizave trurore te aktivizohet dhe te na jep nje imazh apo fotografi te plote cilen neve vec e kemi te njohur dhe e ndjejme se e kemi perjetuar dhe pare dikund me pare

Shyqyr Zotit qe nuk jam shkencetar, dhe askush (te pakten shpresoj) nuk do ta merr kete teori si te sakte, po do ta shtjelloj thjeshte si nje mendim.

Tani, pak me shume per ate se cka shkencetaret e vertete kane te thuajne ne lidhje me kete fenomen:

Disa shkencetare mendojne se fenomeni deja vu eshte e lidhur me anomalite qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajne gabime gjate njohjes.

Si vihet deri tek keto gabime?

Kur ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert me kete.

Ndonje element i situacionit te tashem aktivizon nje fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te peraferta me momentin qe perjetojme.

Paramendoni te jeni ne ndonje feste. Njerezit pereth jush jane te dehur. Paramendoni se cdo te ndodh kur festa do mbaroj dhe kur secili do duhet te hyp ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni ndjenjen e vec te perjetuares.

Ne fakt, ju keni arritur tek nje fajl i sistemit nervor, ne te cilin eshte skladuar kujtesa per ndonje feste tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.

Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke.

Sipas specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional, mundesia per paraqitjen e deja vu eshte shume me e madhe.

Shkencetare te tjere mendojne se deja vu-te jane anomali te perceptimit.

Sipas kesaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i percepojme dhe si e paramendojme realitetin e jashtem. Problemi qendron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trurore. Ata jane si dy lloje truri ne koke.

Edhe pse funksionojne simultanisht dhe jane teper te koordinuar, secila hemisfere nga cdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate per vete, te ndare.

Le te supozojme se hemisfera A e pranon ate informate disa pjese te sekondes me pare se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet nje ndjenje e mjegullt e dickaje te njohur.

Ose ndjenje, kete vec e kam pa. Dhe me te vertete e kemi pa, pjese te sekondit me pare, nepermjet hemisferes A.

Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 eshte edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.

Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet ne nje situate te dhene. Receptoret tuaj degjojne, shofin, ndjejne dhe skladojne informacion te jashtem. Por mendja juaj eshte ne Hene apo mijera kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.

C`ju ka ndodhur?

Thjeshte-koshienca juaj ka ndaluar shetitjen pereth Galaksise dhe eshte kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju eshte shfaqur ne te kaluaren. E keni ndjere sekond me pare, por vetem me trup. Tashme, kur mendja eshte kthyer, e perjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini kete.

Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs ketu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikoanalitiket.

Ne fakt, psikoanalitiket kane sqarim te tyre per kete fenomen dhe kjo serish eshte e lidhur me gabime gjate percepimit.

Serish na duket se ngjarjet i kemi perjetuar me pare, por ne fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve te ngjajshme. Por kete here-pershkak autocenzures se mendjes sone.

Per disa shkaqe, ajo shtyp memorien per ngjarjen e vjeter, ne menyre qe nuk i lejon te del ne siperfaqen e koshiences sone.

Truri yne i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut ne nje situate te cuditshm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.

Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmone e pranishme ne deja vu.

E po si ndryshe te ndjehemi gjate gjithe asaj qe po na ndodh? Normalisht, si ne mjegulla.

Pergatiti: Mirsad Asani
 
Une per vete e kam perjetuar kte Situation disa here. Eshte nje ndjenje e cuditshme, sikur Situationin e ri e kam perjetuar njehere dhe perseritet, por nuk e kam enderruar.
Ndoshta eshte Fakt se kemi jetuar ne nje Jete tjeter :p
 
Mendoj se dejavu eshte rikujtimi i ketyre skenave qe i kemi pare me pare ne enderr.
Thuhet se gjate nates nje pjese e shpirtit te njeriut shkeputet nga trupi, duke qendruar e lidhur , dhe bredh , jo vetem ne hapesire por edhe ne kohe ose unverse paralele ose ne boten e fantazive(per mua ekziston dhe bota e mendimeve). Jo pak here me ka qelluar qe gjate nates te shoh veten duke fjetur , ose kur isha me i vogel, te rrija "zgjuar" gjysem i ngritur ndersa flija. Mbase imagjinate e tepruar, po ku i dihet. Pa llogaritur endrrat qe nuk dallojne nga realiteti.
Duke u kthyer tek dejavu, mendoj se nuk jane gje tjeter veçse memorie te fshehura nga keto udhetime gjate nates. Ne te vertete njeriu enderron vazhdimisht, por rralle kujton ate qe enderron, zakonisht endrren e fundit fare, e cila zbehet sa me shume qe mundohemi ta kujtojme.
 
Mendoj se dejavu eshte rikujtimi i ketyre skenave qe i kemi pare me pare ne enderr.
Thuhet se gjate nates nje pjese e shpirtit te njeriut shkeputet nga trupi, duke qendruar e lidhur , dhe bredh , jo vetem ne hapesire por edhe ne kohe ose unverse paralele ose ne boten e fantazive(per mua ekziston dhe bota e mendimeve). Jo pak here me ka qelluar qe gjate nates te shoh veten duke fjetur , ose kur isha me i vogel, te rrija "zgjuar" gjysem i ngritur ndersa flija. Mbase imagjinate e tepruar, po ku i dihet. Pa llogaritur endrrat qe nuk dallojne nga realiteti.
Duke u kthyer tek dejavu, mendoj se nuk jane gje tjeter veçse memorie te fshehura nga keto udhetime gjate nates. Ne te vertete njeriu enderron vazhdimisht, por rralle kujton ate qe enderron, zakonisht endrren e fundit fare, e cila zbehet sa me shume qe mundohemi ta kujtojme.

Une si maj mend endrrat, ndodh 1-2x ne vit se me kujtohet naj sken e nje endress, dhe ato qe me kujtohen jan Horror :D
 
Përse disa njerëz përjetojnë Déjà Vu-në, dhe të tjerët jo?
Shumë prej nesh e njohin mirë ndjesinë. Ti po bën gjërat e ditës, po sheh punën tënde… asgjë jashtë të zakonshmes.

Krejt papritur, një ndjesi familjariteti të pushton të tërin, dhe je krejt i vetëdijshëm që po ndodh. Kam qenë më parë këtu. Por… në fakt nuk ke qenë. Mund të përpiqesh të shkosh prapa në kohë e të mendosh se kur e ke përjetuar këtë moment më parë. POr sapo kjo ndjesi të pushton, ajo menjëherë zhduket.

A ke parashikuar të ardhmen. A po shihje diçka që i përket një jete tjetër? Cfarë “dreqin” është déjà vu-ja?

Nuk është për t’u habitur që déjà vu-ja si fenomen është shumë pak i kuptuar prej shkencës. Megjithatë, ekzistojnë disa teori.

Déjà vu-ja mund të jetë rezultat i një lloj “ngatërrese” në mënyrën se si ne po e ndjejmë dhe njëkohësisht perceptojmë botën përreth nesh. Ndoshta nuhasim di Déjà vuka të njohur, për shembull, dhe mendja jonë “transportohet” në çast tek momenti i parë kur e kemi ndjerë atë aromë.

Déjà vu-ja mund të jetë edhe një keqfunksionim mes qarqeve afatgjatë dhe afatshkurtër në tru. Informacioni që truri ynë merr në lidhje me mjedisin rrethues mund të bëjë një “rrugë të shkurtër”, drejt e në kujtesën afatgjatë, duke anashkaluar mekanizmat tipikë të transferimit të informacioneve të depozituar. Kur ne kemi një moment Déjà vu-je, ndjejmë sikur po përjetojmë diçka nga e kaluara jonë e largët.

Një rajon i trurit që quhet korteksi rinal, i angazhuar në pikasjen e gjërave të njohura, mund të aktivizohet në mënyrë të pashpjegueshme, pa aktivizuar qarqet e kujtesës. Kjo gjë mund të shpjegojë përse episodet e déjà vu-së duken kaq jospecifikë, atëherë kur përpiqemi që të gjejmë se kur e kemi përjetuar më parë atë moment të veçantë. Në fakt, disa pacientë me epilepsi e përjetojnë déjà vu-në në momentet kur i kapin krizat. Për këta individë, stimulimi eksperimental i korteksit rinal – dhe një pjese të madhe të vetë hipokampusit – shkakton déjà vu-në.

Déjà vu-ja vlerësohet se u ndodh 60-70% të njerëzve dhe më e zakonshme është mse atyre nga 15 deri në 25 vjeç. A është e saktë ndonjë prej këtyre teorive? Mund të mos e marrim vesh kurrë. Në fund të fundit, një episod i déjà vu-së është krejtësisht i papritur dhe për shumicën prej nesh, tejet i rrallë. Studimet empirikë mbi këtë temë janë pothuajse të pamundur.
 
Me ndodh shpesh perjetimi i Deja Vu-se.
Rasti i fundit sot ne makine, nje fraksion sekonde dhe u zhduk. Ndjesia eshte e kendshme sepse e tille ishte situata e saj. ?
 
Temat u bashkuan
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.