Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Demi ♉

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Demit​

αρχείο λήψης.jpeg

Karakteristikat themelore të Demit janë se ndjen gjithmonë nevojën të rrethohet nga dashuria dhe atmosfera e këndëshme, të ketë shijime materiale, shpirtërore dhe emocionale.
Demi, i qendrueshëm dhe konservator, është një nga shenjat më besnike, i gatshëm të rezistojë dhe të këmbënguli derisa të ketë sukses në qëllimet e tij.
Praktik dhe me këmbë mbi tokë, është shenja që korr frytet e punës dhe mundeve të tij në përgjithsi.
Avantazhet e Demit: Besnik, Përgjegjës, I Duruar, I përkushtuar, Bujar
Disavantazhet e Demit: Posesiv, I Papajtueshëm, Kokëfortë

Pëlqen: Atmosferën Romantike, Gatimin, Kopshtarinë, Rrobat me cilësi.
Nuk Pëlqen: Ndryshimet e Papritura, Komplikimet, C’dolloj Pasigurie, Rrobat dhe Materialet e Lira.

Karakteri i Demit​

Demi hyn në Shenjat e Tokës, si Virgjëresha dhe Bricjapi, dhe si karakter i tillë ka aftësinë të shohë gjërat brenda një perspektive “të bazuar”, praktike dhe realiste.
Atë që dikush kollaj mund ta interpretojë si mentalitet kokëfortë, në fakt varet nga angazhimi dhe aftësia e tij këmbëngulëse të përfundojë detyrimet që ka me çdo kusht.
Kjo i bën Demat punëtorë të përsosur, miq dhe kolegë të shkëlqyer, që ndodhen gjithmonë aty për njerëzit që vlerësojnë.
Si Shenjë Tokësore, janë tepër mbrojtësa, konservatorë ose materialistë disa herë.
Ndërkohë, fakti që janë materialistë, nuk i pengon aspak të jenë një nga shenjat më bujare.
Demi dallon për këmbënguljen e tij dhe kjo e bën veçanërisht të pavarur.
Kërkon që të bëhen gjërat me metodën e tij.
Me këmbënguljen që posedon, Demi arrin të përfundojë detyrimet e tij mjaft mirë dhe pa patur fare nevojë për ndihmë.
Kalon mirë dhe vetëm, pasi kështu ka kontrollin e jetës së tij të përditshme dhe jeton me mënyren që preferon.

Bota e Brendshme e Demit​

Demi sundohet nga Aferdita, planeti i bukurisë, dashurisë, epshit, kënaqësisë, por dhe i krijimtarisë dhe mirënjohjes.
Këto karakteristika e bëjnë Demin një guzhinjier, kopështar, të dashur dhe artist të shkëlqyer.
Janë besnikë dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura, kritikat ose sjelljen agresive.
Janë përgjegjës dhe bujarë përballë të tjerëve, por emocionalisht të pambrojtur nëse i lëndon ose i shkakton pasiguri.
Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e tyre emocionale, Demat kanë një aftësi të veçantë të gjejnë zgjidhje dhe të shprehin zërin llogjik të praktikës përballe çdo situate kaotike.

Demi dhe Shoqëria​

Demi ka shumë pak shokë të ngushtë, edhe pse rrethohet nga një cikël i madh të njohurish.
Ata pak njerëz që ka pranë tij, i mbron dhe kujdeset.
I trajton si pjesëtarë të familjes dhe është plotësisht besnik dhe i besueshëm.
Gëzon, gjithashtu, rolin e të qenurit mikpritës.
Do kujdeset për miqtë e tij dhe nëse vendos të organizojë ndonjë festë, do sigurohet se nuk mungon asgjë.
Me të panjohurit, është pak sa i turpshëm dhe nuk hapet kollaj.

Demi dhe Puna​

Demi mund të bëhet një biznesmen i fuqishëm dhe këshillat e tij mbi çështjet ekonomike janë të çmuara.
Vendos qëllime të larta dhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që zotëron, arrin tja dalë mbanë, akoma dhe nëse dikush tjetër do dorëzohej nga çdo përpjekje.
Di si të fitojë para dhe nuk harxhon kot, edhe pse shpesh dashuria e tij për lluks e nxit në shpenzime të mëdha.
Megjithatë, nuk do i shpenzojë të gjitha paratë, duke shkaktuar dëm në ekonominë e tij, pasi pasiguria ekonomike i shkakton ankth të madh.
Nëse bashkëpunoni me një Dem, do kuptoni se janë njerëz të qetë, të qendrueshëm, mundeni të mbështeteni mbi ta dhe arma e tyre më e fortë është këmbëngulja.
Shpesh herë japin përshtypjen e gabuar se u pëlqen të jenë dembelë.
Përkundrazi, nëse i jepni Demit një punë të përcaktuar dhe të qartë, të jeni të sigurtë se do tia dalë mbanë.
Demit i pëlqen ambjenti i punës të jetë i qetë, nuk preferon aspak klimën negative.
Metodik në punën e tij, do e përfundojë patjetër edhe pse ndjek një metodë të tijin.
Nëse arrini të kuptoni ritmet me të cilat lëviz, atëherë do e lehtësoni jetën tuaj, duke zhdukur ankthin dhe kontrastet.

Temperamenti i një Demi​

Demi është tepër i ndjeshëm.
Mund të fyet ose plagoset kollaj me vërejtjen tuaj më të vogël.
Madje mund të bëhet kokëfortë, kur dikush vendos ta detyrojë për diçka që nuk dëshiron ta bëjë.
Kjo kokëfortësi, disa herë e bën të mos merret fare me objektin që i krijon problem.

Demi në thellësi​

Demit, sic e thamë dhe më lart, nuk i pëlqejnë ndryshimet.
Kur ndjen se diçka fillon të ndryshojë në jetën e tij, shqetësohet dhe bëhet nevrik.
Gjithçka e panjohur i shkakton frikë.
Ka nevojë për organizim në jetën e tij, pasi përndryshe do jetë në ankth.
Kur gjendet para situatave dhe përvojave të reja, do bëjë c’është e mundur ti parandalojë, për të shmangur ndjenjën e pasigurisë.
Nuk i shpreh hapur ndjenjat e tij dhe e ruan botën e tij të brendshme për veten e tij.
Nuk u lejon të tjerëve të perceptojnë ndjeshmërinë e tij dhe kjo ka si pasojë të plagoset, sepse i merr të gjitha personalisht.

Demi me pak fjalë​

Demi është shenja me këmbënguljen më të fuqishme, edhe atëherë kur të gjithë japin dorëheqje.
I fuqishëm dhe i vendosur, me karakterin e këmbënguljes, diçka që nuk përbën me doemos disavantazh.
Kjo këmbëngulje e bën të përballet me të gjithë dhe të gjendet në luftime me karaktere të tjera të fuqishme.
Gjithashtu, nuk i pëlqejnë ndryshimet.
Preferon rutinën e njohur të jetës së tij.
Në përgjithësi është njeri i thjesht, pa shumë tensione.

Por i gjithë zemërimi i tij do të shfaqet, nëse dikush përpiqet ta ngacmojë, pasi nën sipërfaqen e tij të qetë, fshihet një acarim i tmerrshëm.
I pëlqejnë ngjyrat e forta dhe gjithçka tjetër mund të tërheqë shqisat e tij.
Dashuron materialet dhe shtëpia e tij është e zbukuruar, me shumë gjëra.
Është person i qetë, nuk i pëlqen objektet vezulluese dhe ekzagjerimet.
Preferon një ambjent të rehatshëm dhe krijimtar.
Kërkon sigurinë në çdo kuptim, në shtëpi, në marrëdhënie madje dhe në karrierë.

Mund të bëhet misterioz, kokëfortë dhe kurrnac.
Disa herë bëhet indiferent dhe dembel dhe pa dyshim është dominuesi i zodiakut për vonesat.
Por kur do shumë diçka, ka një shtyrje të fortë dhe të vazhdueshme që askush nuk e vërteton dot dembelizmin e tij.
Sekreti është se, përsa i përket vetes së tij, përtacia nuk egziston.

Demi dhe Marrëdhëniet​

Demi Mashkull
I butë por dhe i fuqishëm njëkohësisht, Demi mashkull shpesh…ngatërrohet, bëhet pretendues dhe posesiv.
Nga momenti që krijon një opinion, shumë vështirë se ndryshon mendim, përderisa kokëfortësia e tij është e pashmangshme.
I pëlqen jeta e pasur erotike dhe sundimi nga Afërdita, e fton shpesh në eksperimentime.
Ai pohon se është besnik.
Por e vërteta gjendet diku në mes.
Po, është besnik me marrëdhënien e tij!

I pëlqen harmonia por tronditja më e vogël do e shndërrojë… Kazanovën tuaj në një person pa vlera!!
Do ta njihni në restorante të shtrenjta (qiellza është pika e tij..e dobët) në fast foods, ose në koncerte.
Demat meshkuj çmenden pas muzikës dhe shpesh kanë zë të mrekullueshëm.
Kjo shenjë ka lidhje të menjëhershme me paratë, me bankat dhe këmbimin e valutave.

Demi mashkull dashuron vërtet dhe thellësisht.
Me sinqeritetin dhe butësine e tij bëhet më i miri, ndërsa “lojërat” me ndjenjat e tij e shndërrojnë në një Dem agresiv të papërmbajtshëm!
E pëlqen martesën, por nuk pëlqen aspak idenë e tradhëtisë.
Bëhet fjalë për një Bashkëshort dhe të Dashur ideal njëkohësisht.

Është punëtor dhe që nga momenti që mund të martoheni me të, harrojeni karrierën tuaj!
Ka një xhelozi të pashërueshme dhe mund tju lerë në “baltë”!
Do jetë shtylla juaj, mbështetja më e madhe e jetës suaj.
Por nevojitet të gjeni “butonin” e tij, pasi shpesh herë bëhet detyrues duke u munduar tju tregojë angazhimin e tij total.

Si është të kesh partner një Dem mashkull?​

Demi mashkull është tepër llogjikues, nuk është njeriu që do tju mashtrojë.
Është praktik dhe shumë i qendrueshëm.
Preferon një marrëdhënie cilësore dhe jo femrën e një nate.
Do kërkojë me kujdes, para se tju afrohet.
Është tepër i durueshëm, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie.

Do analizojë situatën dhe pasi të sigurohet se femra që i intereson ka diçka ti ofrojë, vetëm atëherë do i dorëzohet.
Është romantik, do e vendosë partneren e tij në një podium, do e mbrojë dhe do e adhurojë.
Sapo të zgjedhë partneren e tij, do jetë mjaft bujar, i përkushtuar dhe besnik.

Nuk do mërziteni me të, edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë për një femër që kërkon aventurën dhe entuziasmin.
Ky mashkull i përshtatet femrës që kërkon stabilitetin dhe rehatshmërinë, është «shtylla» e shtëpisë dhe familjari origjinal.
Nuk i frikësohet detyrimeve, prandaj dhe premtimi nuk përbën problem për të.

Demi Femër​

Afërdita që sundon këtë shenjë, karakterizon veprimet dhe sjelljen e saj nazeqare.
Është praktike, di se cfarë do dhe mbi të gjitha, di se si ta fitojë.
Si shenjë e Tokës ndjehet mrekullueshëm brenda ngjyrave tokësore, por shijon veçanërisht hijet e ngjyrës rozë dhe bojëqielli që shkojnë me linjat e saj të zbehta.

Femra e shenjës Demi dallohet nga besnikëria, vendosmëria dhe stabiliteti i saj, dhe ndjehet shumë e lumtur brenda sigurisë materiale dhe emocionale.
Afërdita, e bën këtë femër, të vendosur dhe besnike.
Dashuria nuk është një ngjarje e rastësishme për të, por diçka që do zgjasë një jetë.
I pëlqen bukuria dhe harmonia në marrëdhënie dhe është shumë romantike.

Ndërkohë shijon flirtimin, kur dhe nëse shfaqet në jetën e saj, madje edhe gjatë martesës së saj.
E impresionojnë në veçanti shijet sensuale.
Ka të zhvilluar shqisën e prekjes, dhe shijon të prekë, të përkëdhelë.
Zotëron talente artistike, të cilat i përdor për tu “arratisur” nga problemet e saj.
Optimizmi dhe mirësia e saj e bëjnë atë të famshme në çdo festë, apo ngjarje shoqërore.

E vetmja dobësi e saj, është xhelozia e tepruar dhe posesiviteti.
Do të sigurohet se bashkëshorti i saj është ekskluzivisht dhe vetëm i saj, dhe disa herë e detyron.
Adhuron fëmijët dhe shumë herë i llaston, pasi nuk mundet tju prishë asnjë qejf.

Si është të kesh partner një Dem femër?​

Femra e shenjës Demi është Profesorja e Joshjes.
Do e marri atë që dëshiron, madje dhe nëse nevojitet të presi me durim të pabesueshëm.
Ka nevojë për stabilitet dhe siguri, nuk do e durojë mashkullin që nuk është i drejtë përballë saj, dhe e drejton në një të ardhme të pasigurt.
Preferon traditat e vjetra, e vendosur, mbrojtëse, mbështetëse, e dashur, e përkushtuar dhe besnike.
Nuk ka frike të dhurojë dashuri në një marrëdhënie.

Kjo femër është ideale për mashkullin që i pëlqen të përkujdeset, mjafton të jetë besnik dhe i përkushtuar.
Ka mjaft për të dhënë, por pretendon të marrë më tepër në këmbim.
Mbani mend, femra e shenjës Demi është shumë e ndjeshme, edhe pse nuk i duket.
Flirtojeni dhe përpiquni vazhdimisht ta impresjononi, pa dyshim do e fitoni zemrën e saj dhe do bëhet e juaja përgjithmonë.
Nëse i kënderviheni, do shihni të humbasë gjakftohtësinë e saj dhe të bëhet kokëforte e madhe.
Nëse ndonjëherë tradhëtoni besimin e saj, do jetë pothuajse e pamundur ta rifitoni sërish.

Si të fitosh zemrën e një Demi?​

Kushdo që synon të fitojë zemrën e një Demi, mashkull apo femër, do duhet ti kushtojë kohë.
Mos u nxitoni në marrëdhënie me një Dem.
Eshtë tepër i duruar dhe pret të njëjtën gjë dhe nga ju.
Bëjeni të qeshë, nëse kalon bukur me ju, do e kërkojë vazhdimisht shoqërinë tuaj.
Rruga drejt zemrës të një Demi kalon gjithmonë dhe nga stomaku.
Gatuajini diçka ose dilni me të në ndonjë restorant dhe bisedoni për gjërat që i interesojnë, i pëlqen të bisedojë për ekonominë, punët dhe cështjet praktike.

Demi në shtrat​

Janë të dashur me pasion.
Kanë rezistenca të mëdha fizike dhe kjo zëvendëson mungesën e cilësisë në jetën e tyre erotike.

Janë të dashurit që japin gjithë qënien dhe jetën e tyre, pa kërkuar asgjë në këmbim.
Të dashur, të zjarrtë, të ndjeshëm, njohin mjaft mirë “hiletë” e dashurisë.
Një nga ato hile është të “duken” indiferent, ndërsa “përbrenda” tyre “digjen”!
Ndërsa i frikësohen çdo gjëje të panjohur, tërhiqen seksualisht nga lloje të cuditshme personash, “të ndryshëm”, “të pazakontë”.

E jetojnë seksualitetin lirshëm dhe e vetmja që mund ti frikësojë është të mos humbasin lirinë e tyre.
I pëlqejnë surprizat dhe situatat e parpitura.
Partneri i Demit duhet të dashurojë aventurën me të gjitha shqisat, që të mund të bashkëjetojë me të.

U pëlqen rinovimi erotik.
Stimulohen nga një atmosferë e veçantë dhe dëshirojnë vazhdimisht përvoja të reja dhe të ndryshme në shtrat.
Përkedheljet dhe ngrohtësia kanë rëndvsi të veçantë për ta, gjithashtu dhe fantazitë e tyre.

Zonat Erotike të Demit​

Qafa është zonat më erotike e Demit.
Fërkojani lehtë qafën, putheni butë, mjafton një përkedhelje e lehtë dhe do ta bëjë të shkrihet si akulli.
Bëjini masazh rreth qafës, do e kënaqi dhe do e qetësojë më tepër, duke ndezur njëkohësisht shkëndijën e pasionit.
 
DEMI

Njerëzit llogarisin në ju që t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Nuk jeni fillestar, mirëpo ju keni mundësi dhe jeni të gatshëm t’i kryeni gjërat që kanë dështuar nga të tjerët. Cilësia juaj më e madhe është durimi juaj që e keni për gjërat. Kjo u bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person u tradhton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të. Në ambient të ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesinë se jeni mysafir i padëshiruar. Ndonjëherë ndiheni në mënyrë shqetësuese. Durim i madh gjendet në ju, mirëpo rrallë herë e tregoni. Sidoqoftë nëse të tjerët u vënë në situata të padëshirueshme ju dini edhe anën tjetër ta tregoni. Dini të jeni shumë agresiv. Jeta me Demin nuk është çdo herë interesante. Ndonjëherë kritikat tek ju janë të mirëseardhura, ndonjëherë i urreni. Ndonjëherë jeni shumë xheloz, ndonjëherë as që doni të dëgjoni për xhelozinë. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet të punoni dhe zakonisht kur jeni në gjendje të tillë është vështirë të filloni.

Marrëdhëniet e Demit me shenjat e tjera


Demi & Dashi
: Dashi shumë shpejtë do të lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmëria me Demin.

Demi & Demi: Ky kombinim mund të jetë i mirë për një kohë të shkurtër, sepse të dy palët do të duan të largohen.

Demi & Binjakët: Të dy palët varen nga njëri tjetri, gjë që tregon se ka mundësi të dalë diçka nga kjo lidhje.

Demi & Gaforrja: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marrëdhënie harmonike.

Demi & Luani: Këta të dy do të përfundojnë duke e larguar njëri tjetrin. Ide e keqe për kombinim të këtillë.

Demi & Virgjëresha: Demi mund t’i ndezë pasionet e Virgjëreshës. Lidhje që premton.

Demi & Peshorja: Që të dy për një kohë shumë të shkurtër do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.

Demi & Akrepi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjasë.

Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të rrinë së bashku.

Demi & Bricjapi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurt. Të dy mund ta sigurojnë këtë. Ide e mirë.

Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejtë mund të kalojë në dëshpërim.

Demi & Peshqit: Mund të mos e kuptojnë njëri tjetrin, mirëpo të dy janë të tërhequr nga njëri-tjetri. Lidhje që premton.
 
DEMI (20 Prill - 20 Maj)
Karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve të kësaj shenje të horoskopit

Gruaja dem
Zotëron qetësi të madhe, si dhe dinamizëm e dëshirë. Është një grua tokësore që shkel fort në tokë. Zonja dem nuk është nga njerëzit që entuziazmohen më lehtë dhe që i jepen një angazhimi. Vendos logjikën mbi ndjenjën e saj. Nuk do të nxitohet të marrë vendime për lidhjen tuaj ngaqë do të jetë absolutisht e sigurt për ju. Sigurisht ekzistojnë momente kur durimi i saj do t’ju nervozojë. Qëndrueshmëria, qetësia që pasqyrohet në sytë e saj si dhe vetëkontrolli do të veprojnë me forcë mbi ju. Do të ndjeni siguri pranë saj dhe nuk do t’ju zhgënjejë. Me prezencën e saj do ti japë një tjetër pamje jetës suaj. Çështja është se sa ju do të jeni në gjendje të pranoni faktin se ajo nuk do ti ndryshojë kurrë veprimet dhe zakonet e saj. Interesat e saj janë pothuaj të njëjta; nuk i pëlqejnë ndryshimet në jetë. Në përplasje asaj nuk i mungon grishja nga ajo. Qendërzimi i interesit të saj është i nevojshëm që të mos humbisni interesin ndaj saj. Do të arrini në seks me të, jo pa kaluar “testin” që ka vendosur, me qëllim qenien e sigurt me ju. Dhe ndoshta kërkon që herën e parë që do të bëni dashuri, të jeni në shtëpinë tuaj. Do të jetë më e rehatuar dhe e qetë. Më përpara bëjini një masazh relaksues dhe të ndjerë. Kaloni me gjuhen tuaj në të gjithë trupin dhe ndaloni në pika të veçanta. Do shikoni se do të çmendet nga kjo. Në dashuri nuk njeh kufij dhe turp. Mundohuni ti shmangeni skenave ku ju jeni protagonist i një flirti dhe ajo e shikon skenën. Mund të mos duket shumë xheloze por po ju kapi në momente intime me gruan e mikut tuaj më të ngushtë, atëhere : fundi i botës. Durimin e saj sapo e mbaruat. Ikni përpara se të fillojë “vallja e vazove” mbi kokën tuaj. Lejeni të merret me ekonominë, nëse vetë nuk jeni të mirë ne këtë fushë. Kujdeset për sigurinë e familjes por edhe për të siguruar sa të mundet të ardhmen tuaj. Demi bëhet nënë shumë e mirë. Përveç të tjerave mëmësia i përshtatet së tepërmi. Merret shumë me fëmijët dhe i adhuron ata ; i edukon me përgjegjësi dhe është e ashpër kur ju i mësoni keq apo i përkëdhelni. Nuk mund ta durojë që ata e bëjnë dhomën rrëmujë por paralelisht do ti dëgjojë dhe zgjidhë shqetësimet e tyre, shpesh me humor që do t’ju ngrejë moralin. Mundoheni të mos jeni kokëfortë me të. Sepse dashuria një herë troket në portën tuaj. Po nuk e hapet, do të trokasë në derën ngjitur.

Burri dem
është burri që do t’ju japë siguri dhe qëndrueshmëri substanciale. Me të nuk do të ndjeni kurrë pasiguri, dhe në qoftë se jeni e kundërta (shpirt i lirë e i paqëndrueshëm), mund të jetë mbytëse për ju. Kur dilni jashtë me të, demi qëndron rrallë më vete dhe bëhet njësh me shoqërinë. Si rregull i mban të tjerët në një farë distance, ndërkohë që është njeri shumë i kënaqur. Nuk është i turpshëm , por i përmbajtur. Demi do t’ju ndihmojë me shpirtin praktik shpesh herë në sferën profesionale por edhe në të tjera. Ai ja arrin pothuaj gjithmonë me punën e tij, sepse punon shumë duke ndjekur një linjë të qëndrueshme. Në se ju jeni e kundërta do të hasni përplasje dhe do të gjeni zgjidhje nëse nuk ju pëlqejnë sherret. Do t’ju eksitojë me zërin e tij kumbues. Nuk do të përdorë fantazinë në seks. Kujdesuni për të në dashuri. Bëjuni një geisha për të. Bëjini një masazh të ndjerë kudo në trup me vaj aromatik. Pastaj lëreni të marrë iniciativën. Pas martesës do të shikoni se gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë për ju. Do t’ju kërkojë ta mbani shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Do që çdo gjë të jetë në vendin e vet (kjo nuk shkon në favor të atyre grave që nuk janë shtepiake të mira). Nuk mund ta kuptojë burri dem që ju doni akoma të punoni ndërkohë që ai fiton mjaftueshëm para. Nëse jeni një grua që plotësoheni kur punoni, duhet t’ja shpjegoni ; por mos i thoni, që fitoni më tepër para se ai. Do të plagosni egoizmin e tij. Do t’ju jetë besnik dhe të njëjtën gjë do të kërkojë dhe prej jush. Për demin shikimet e huaja dhe flirtet nuk shkojnë që në momentin që vendosni të jetoni me të. Nëse kërkoni ndryshime në këtë drejtim nuk do të duhej të qëndronit pranë demit. Për fëmijët tuaj është një baba i mrekullueshëm. Do të tregojë një dobësi të veçantë për vajzën e tij. Është nga baballarët më të duruar. Prandaj duhet ti mësoni fëmijët ta respektojnë. Demi do të përpiqet të mos i mungojë asgjë familjes së tij. Nëse vendosni të jetoni me të duhet të sinkronizoheni ju.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.