30-vjeçari nuk do të kalojë kohë i burgosur, pasi ligjet në Spanjë thonë se një dënim me më pak se dy vite burg mund të kalohet në liri me kusht. Marcelo është dënuar me vetëm katër muaj gjë që ia mundëson atij lirimin nga burgu.
Braziliani futet kështu në lisën e gjatë të personave të përfshirë në futbollin spanjoll që janë dënuar dhe gjobitur për mashtrim tatimor. Pjesë e kësaj liste janë edhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Jose Mourinho.
Edhe Marcelo u shfaq sot në gjyq, ku u shpall fajtor për mashtrim tatimor gjatë viteve 2011 dhe 2013. Për shkak të prezencës së tij në seancën gjyqësore, ai arriti ta zvogëlojë dënimin me burg me kusht si dhe e uli shumën e gjobitjes.
The post Dënohet me burg Marcelo, mbrojtësi anësor i Real Madritit appeared first on Lajmi i Fundit.