Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dënohet me vdekje gruaja gjermane

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,815
gruaja-gjermane.jpg
Një gjykatë në Irak ka dënuar një grua gjermane me vdekje pasi ajo u largua për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS. Gjykata në Bagdad dënoi gruan gjermane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për “dhënien e ndihmës logjistike grupit terrorist me qëllim për të kryer krime” dhe ka urdhëruar ekzekutimin e saj.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Abdul-Sattar Bayrkdar, thotë se gruaja pranoi të bashkohej me Isis pasi udhëtoi nga Gjermania në Siri dhe pastaj në Irak së bashku me dy vajzat e saj. Të dy vajzat më vonë u martuan me militantë të ISIS.

Ajo besohet të ketë jetuar në rajonin e Mannheimut të Gjermanisë kur udhëtoi për në Siri, por dyshohet se ka origjinë marokene.

Forcat irakiane kanë arrestuar një numër të konsiderueshëm të grave të huaja pasi ata e zhvendosën ISIS nga territori i tij i mëparshëm në Irakun verior dhe qendror.

Është llogaritur se mbi 27,000 luftëtarë të huaj, duke përfshirë 6,000 evropianë, kanë udhëtuar për në Irak dhe Siri që nga fillimi i Pranverës Arabe në vitin 2011, por jo të gjithë ata janë bashkuar me ISIS, sipas të dhënave të publikuara nga Grupi Soufran./tvklan/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.