Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Depoja e fundit të botës

Artin

VIP
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Shta 23, 2017
Mesazhe
1,279
Në ishullin Svalbard, ishull që i përket Norvegjisë, por me një status të veçantë, afër Polit të Veriut, gjenden disa tunele të nëndheshme ku ruhen farërat e bimëve e drithërat e të gjithë botës, në një temperaturë të përhershme -18 gradë.

Ky frigorifer natyral shërben si një depo për fundin e botës, apo i njohur nga disa dhe si Dita e Kijametit, që mund të vinte nga ndonjë luftë bërthamore, ose asteroid i madh që do të godiste Tokën e do të zhdukte jetën dhe bimësinë mbi të. Shkencëtarët mendojnë se është e mundur të ringjallet bimësia mbi Tokë, edhe pas një rasti të tillë.

Për këtë depo ka shumë teori e hamendësime, por versioni zyrtar thotë se është vetëm një qendër ndërkombëtare e në të ruhen rreth 1 milion lloje farërash, të dërguara nga të gjitha vendet e botës, duke përfshirë edhe vende të izoluara, si Koreja e Veriut.

Temën e solla më shumë për kuriozitet, por kuptohet që është e hapur edhe për diskutime, nëse mund të ketë. Ato që më erdhën në mendje pasi e pashë videon, ishin këto:

Po Shqipëria, a i ka farërat e saj në këtë depo?

Vetë ekzistenca e depos sjell edhe një ndjenjë shqetësimi, sepse tregon që fundi i botës është shumë i mundshëm dhe janë marrë masa për këtë.

Teme interesante Artin.
Une jam ne dijeni te ketyre tuneleve pasi i kam lexuar diku. Eshte e vertete qe jane ndertuar posaçerisht per te ruajtur llojet e farerave qe gjenden ne toke. Qellimi eshte ruajtja e tyre ne raste e nje asteroidi, nje lufte boterore etj.
Ne shqiperi nuk di te kete iniciativa te kesaj natyre.
Persa i perket shqetesimit per fundin e botes, besoj qe nuk eshte se varet shume nga ne njerezit. Thjesht do duhet te jemi te pergatitur psikologjikisht dhe me masa te tjera si rasti i tuneleve qe ke shkruar.
 
Juno, nuk di ç'ke parasysh kur thua që nuk varet shumë nga ne njerëzit.
Mbase në rastin e një asteroidi nuk varet, por në rastin e një lufte botërore, po. Dhe kjo e dyta është më e mundshme se e para.
 
Juno, nuk di ç'ke parasysh kur thua që nuk varet shumë nga ne njerëzit.
Mbase në rastin e një asteroidi nuk varet, por në rastin e një lufte botërore, po. Dhe kjo e dyta është më e mundshme se e para.
Ne rastin e nje lufte boterore me siguri qe varet nga nje grup i caktuar njerezish, por jam i mendimit qe fundi do vije nga tjeter gje. Nuk pajtohem me ty kur thua qe lufta boterore eshte me e mundshme, ndoshta mund ta parashikojme luften, te kemi me shume informacion rreth saj sesa nje asteroidi apo ndonje ngjarje tjeter te mundshme. Jam i mendimit se fundi nuk do vije nga lufterat por nga natyra, nje asteroid, nje stuhi diellore, nje vrime e zeze etj.
 
Në rregull, besimet e secilit jane te ndryshme, por duke logjikuar që, siç thuhet, asteroidi i fundit i madh qe zhduki dinozauret ra para miliona vjetesh, kurse lufterat boterore nuk e kane kaluar nje shekull, duket me mundshme e dyta. Trupa qiellore te vogla bien shpesh, si dhe luftera te vogla ndodhin shpesh. por flasim per te medhate.
Duket me e mundshme e dyta, sepse deshira e disa njerezve per dominim boteror eshte aq e madhe sa ia kalon ne permasa edhe nje asteroidi apo nje dinozauri, e keta nuk do te ngurronin t'i perdornin armet berthamore nese nuk do te shihnin rruge tjeter. Ka njerez qe besojne se mund t'i perdorin e vete te shpetojne.
 
Artin ketyre njerezve te babezitur per pushtet mund ti behet derman, por atyre dukurive natyrore nuk ke çfare i ben. Luftëra ka pasur dhe do kete, pasojat jane shkatêrrimtare por sigurisht jo sa asteroidi qe goditi token ne epoken e dinosaurve.
Kur flasim mes deshires per pushtet dhe asteroidit padyshim jam i frikesuar ndaj ketij te fundit pasi pasojat nuk jane te llogaritura.
 
Per mendimin tim pasojat perfundimtare do te ishin te njejta, si ne rastin e nje asteroidi te madh, ashtu dhe ne rastin e nje lufte te madhe berthamore. Te dyja do te shkaktonin dimer te perhershem per nje kohe te gjate.
Duhet te kemi parasysh qe nje arme e sotme berthamore eshte 80-200 here me madhe se ajo e Hiroshimes, e ka mijera te tilla. Nqs do te hidheshin neper pjese te ndryshme te globit, do te shkaktonin deme me te medha e me te shpejta se nje asteroid qe do te godiste vetem ne nje pike.
 
Çështja është se ato mund të parandalohen, ka mekanizma plot që mund të ndërhyjnë dhe me pasoja më të lehta. Kur përmendim asteroidin duhet të kuptojmë që jemi në mëshirë të fatit, në rastin e një lufte botërore mund të vihen në lëvizje agjentë për eleminimin e këtyre "liderave për pushtet", pra për mua janë krahasime jo me vend.
Megjithatë këto janë mendimet e mia. Ka grupe te caktuara njerëzish që mendojnë se fundi do vijë nga vetë ne, dhe kjo nuk është tezë që bie poshtë.
 
Juno, fola per demet qe mund te shkaktonin nese do te binin, kurse per mundesite folem edhe me lart.
Megjithatë, per ta ngarë bisedën edhe me tej, më shumë për të kaluar kohen, se nuk zgjidhim gjë ne, keto qe thua per eleminimin e lidereve, jane gjera qe per hir te se vertetes, nuk kane ndodhur. Kane ndodhur pas luftes, por jo gjate luftes. Dhe koha e reagimit është e mundshme ne një lufte klasike, nga ato me shpata dhe pushke.

E keqja e luftes berthamore eshte se ajo eshte e shpejte dhe nuk ka kohe per asgje. Fuqitë e medha kane te drejtuara kunder njera-tjetres qindra raketa berthamore dhe koha e goditjes eshte e shkurter, nga 10 deri ne 45 minuta. Nese nje lider jep urdher per t'i leshuar te gjitha njekohesisht, s'ka me nevoje per nje urdher te dyte, e reaksioni i leshimeve do te ishte zinxhir. Kjo eshte dicka qe specialistet ushtarake kane dekada qe e mendojne dhe e pranojne se eshte rreziku me i madh per njerezimin. Puna eshte qe te mos e shtype dikush i pari butonin e kuq, se po u shtyp, s'ka me kohe per asgje.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.