Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dëshmi të reja të ujit në hënën e Jupiterit

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
Të dhënat njëzet vjeçare tregojnë se sonda hapësinore Galileofluturoi përmes një burimi uji të Hënës Evropa të Jupiterit.

Sonda Galileo e hedhur nga NASA për të vëzhguar Jupiterin dhe satelitët e tij natyrorë, ka dërguar në Tokë të dhëna mjaft interesante.

NASA thotë se Galileo ka arritur të kapë momentin e shpërthimit të ujit nga nënsipërfaqja e akullt e satelitit Europa të Jupiterit. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ka arritur në një lartësi prej 160 kilometrash.

Akulli që mbulon këtë satelit ka një trashësi prej mijëra kilometrash, por nën të, studiuesit e NASA-s dhe ESA-s (Agjencia Hapësinore Europiane) janë të bindur që gjendet ujë në formë të lëngët, që shpërthen hera-herës në formë shatërvanesh gjigante si pasojë e trysnisë së madhe.

Sonda Galileo orbitoi për 8 vite rreth Jupiterit. Distanca më e afërt me satelitin Europa u regjistrua në vitin 1997. Të dhënat e siguruara nga ky kalim u dërguan në Tokë disa vite më vonë dhe shkencëtarëve iu deshën po disa vite të tjera që të analizojnë këto të dhëna dhe të dalin në përfundimin se në këtë satelit të Jupiteritka shatërvane uji.

E ku ka ujë, ka edhe jetë dhe NASA e ESA janë duke studiuar së bashku mundësinë e dërgimit të një sonde, që këtë herë do të ulet në sipërfaqen e akullt të satelitit të Jupiterit dhe të gjurmojë për shenja jetë jashtëtokësore.


 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.