Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dhe yjet vishen me të zeza…

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,936
Tapeti i kuq i ceremonisë së 75-të të çmimeve Golden Globes është dominuar nga vala e të zezës. Mbrëmja u fokusua tek atmosfera aktuale në Hollywood dhe fushata “Me to” apo “Time’s Up”, që kërkojnë ndryshimin jo vetëm te gratë që janë pjesë e industrisë së filmit, por edhe tek ato anembanë botës. Rreth 300 pjesëmarrës u veshën me të zeza në formë proteste kundër skandaleve seksuale në Hollywood dhe në vende të tjera të punës.

Tapeti i kuq i ceremonisë së 75-të të çmimeve Golden Globes është dominuar nga vala e të zezës. Mbrëmja u fokusua tek atmosfera aktuale në Hollywood dhe fushata “Me to” apo “Time’s Up”, që kërkojnë ndryshimin jo vetëm te gratë që janë pjesë e industrisë së filmit, por edhe tek ato anembanë botës. Rreth 300 pjesëmarrës u veshën me të zeza në formë proteste kundër skandaleve seksuale në Hollywood dhe në vende të tjera të punës.

Ndarja e çmimeve të ‘Globit të Artë’ (Golden Globe), që pranohet si lajmëtari i Oscarit, u zhvillua me një mbrëmje madhështore në Los Angeles me prezantimin e komediografit të famshëm, Seth Meyers. Fjalimet e fuqishme dhe deklaratat e unitetit kanë sunduar këtë edicion, ndërsa Oprah Winfrey mori trofeun e nderit Cecil B DeMille. Ajo ka elektrizuar sallën me fjalimin e saj: “Dua që të gjitha vajzat që janë duke na parë, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilave janë këtu, në këtë dhomë sonte, dhe disa burrave mjaft fenomenalë, që luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku askush s’ka më nevojë të thotë “me too” përsëri”, -tha Winfrey, duke u pasuar me zëra në media se po bëhet gati të jetë një nga pretendentet për president e SHBA-së, në vitin 2020.Ky event tashmë i përvitshëm vlerëson aktorët dhe në përgjithësi kinematografisë. Fituesi i madh i mbrëmjes ishte filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Misouri”, i cili çoi në shtëpi katër çmime përfshirë atë të aktores më të mirë që i shkoi Frances McDormand. Fituesja e çmimit OSCAR vihet në rolin e një gruaje në zi nga humbja e së bijës, e cila sfidon policinë për faktin se vrasësi i saj nuk është gjetur ende. Ndërsa filmi “Big Little Lies” fitoi në pothuajse shumicën e kategorive të televizionit. Nikole Kidman rrëmbeu çmimin aktorja më e mirë në film televiziv, duke portretizuar një viktimë të dhunës në familje. Si aktorja më e mirë në dramë u vlerësua Elisabeth Moss, e kënga më e mirë origjinale: Home. Filmi më i mirë i animuar ishte The Boss Baby, ndërsa prodhimi i huaj, u vlerësua A Fantastic Woman.

Aktori anglez Gary Oldman, me rolin e Winston Churchill në filmin “Darkest Hour” fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në kategorinë e dramës. Ndërkohë që regjisori meksikan, Guillermo del Toro fitoi çmimin si “Regjisori më i mirë” me filmin “The Shape of Water”, filmi i drejtuar nga Fatih Akin, që jeton në Gjermani, “In the Fade”, mori çmimin e “Filmit më të mirë të huaj”.



Fituesit e Globit të 75-të të Artë

Filmi më i mirë në kategorinë e dramës: “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Filmi më i mirë në kategorinë e Muzikalit/Komedisë: “Lady Bird”

Filmi më i mirë në kategorinë e Animimit: “Coco”

Aktorja më e mirë në kategorinë e dramës: Frances McDormand

Aktori mi i mirë në kategorinë e dramës: Gary Oldman

Aktorja më e mirë në kategorinë e muzikalit/komedisë: Saoirse Ronan

Aktori më i mirë në kategorinë e muzikalit/komedisë: James Franco

Aktorja më e mirë ndihmëse: Allison Janney

Aktori më i mirë ndihmës: Sam Rockwell

Regjisori më i mirë: Guillermo del Toro

Skenari më i mirë: “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Muzika më e mirë e filmit: “This is Me”

Filmi më i mirë i huaj: “In the Fade”

Çmimet për televizionin

Në kategorinë e serialit më të mirë të dramës: “The Handmaid’s Tale”

Në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: “The Marvelous Mrs. Maisel”

Miniseriali ose Filmi më i mirë në televizion: “Big Little Lies”

Aktorja më e mirë në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: Rachel Brosnahan

Aktori më i mirë në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: Aziz Ansari

Aktorja më e mirë në kategorinë e dramës në televizion: Elisabeth Moss

Aktori më i mirë në kategorinë e dramës në televizion: Sterling K. Brown

Aktorja më e mirë në kategorinë e miniserialit në televizion: Nicole Kidman

Aktori më i mirë në kategorinë e miniserialit në televizion: Ewan McGregor
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.