Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Diklofeniku

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Diklofenaku është një substancë antiinflamatore josteroide, derivat i acidit acetik. Veprimi antiinflamator i tij lidhet me frenimin e sintezës së prostaglandinave dhe është pasojë e frenimit të enzimës ciklooksigjenazë.
•Ai gjithashtu zotëron veprim antipiretik dhe analgjezik periferik.
•Kripa sodike e diklofenakut, kur jepet nga goja, çlirohet dhe përthithet me ngadalë dhe përdoret kryesisht në trajtimin e osteoartritit, artritit reumatoid dhe spondilitit ankilozant.
•Kripa potasike, kur jepet nga goja, çlirohet dhe përthithet shpejt dhe përdoret kryesisht në trajtimin e dhimbjeve të ndryshme dhe dismenorresë.
INDIKIMET
•Sëmundje reumatizmale dhe patologji muskuloskeletike, kryesisht artrit reumatoid, osteoartrit, spondilit ankilozant
•Dismenorrhe
•Dhimbje koke dhe migrenë
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Diklofenaku është i kundërindikuar tek pacientët me diskrazi të gjakut, apo me frenim të funksionit të palcës së kockës.
•Diklofenaku është i kundërindikuar tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj salicilateve, që klinikisht është shprehur me angioedemë, bronkospazmë ose shok. Më të rrezikuar janë pacientët tek të cilët aspirina ka shkaktuar polipe nazale, astmë dhe urtikaria. Reaksionet e formave të lehta nuk përbëjnë kundërindikacion.
•Përdoruesi kronik i diklofenakut, veçanërisht në qoftë se konsumon duhan dhe alkool, duhet monitorizuar për për ulceracione, me ose pa perforime dhe gjakderdhje nga trakti gastrointestinal.
•Diklofenaku duhet përdorur me shumë kujdes tek të sëmurët me koagulopati ose hemofili, si dhe tek ata që përdorin kemioterapi mielosupresive.
•Diklofenaku, kur jepet nga goja, mund të shkaktojë komplikacione hepatike, që janë më të shprehura tek të sëmurët me dëmtime pre-ekzistuese të funksionit hepatik. Ai duhet ndërprerë në rastet e alterimit persistent të testeve te funksionit hepatik. Diklofenaku duhet evituar tek pacientët me porfiri hepatike.
•Përdorimi i diklofenakut tek të sëmurët me dëmtime renale shton rrezikun e shfaqjes së nefrotoksicitetit.
•Diklofenaku nuk duhet të përdoret lokalisht mbi plagë të hapura, lëkurë të infektuar apo mbi sipërfaqet e dëmtuara nga dermatiti eksfoliativ.
EFEKTET ANESORE
•Efektet anësore gastrointestinale të formës së lehtë si: nauze, të vjella, dhimbje abdominale, konstipacion, dispepsi, diarre, vërehen në 3-9% të pacientëve. Efektet anësore të formave të rënda (ulçer peptike, perforim ose hemorragji gastrointestinale) vërehen në më pak se 2% të rasteve.
•Rritja e enzimave hepatike vërehet deri në 15% të rasteve, ndërsa hepatiti dhe ikteri (mund të jenë edhe fatalë) janë raportuar në më pak se 1% të pacientëve që përdorin diklofenak.
•Çrregullimet hematologjike (agranulocitozë, hemolizë, purpura, pancitopeni, anemi aplastike) vërehen në më pak se 1% të rasteve.
•Ndër pacientët që përdorin dikofenak, 3-9% ankojnë për dhimbje koke, 1-3% për marrje mendsh dhe 3% për zhurmë në vesh.
•Edema periferike vërehet në 3-9% të sëmurëve që trajtohen me diklofenak, ndërsa në më pak se 1% të pacientëve mund të precipitohet insuficienca kardiake kongjestive. Çrregullimet renale (azotemi, nefrit intersticial, insuficiencë renale akute, sindromë nefrotike, hematuri, proteinuri) takohen me frekuencë nën 1%.
•Ndër pacientët në trajtim me diklofenak, 1-3% mund të shfaqin rash makulopapular dhe urtikaria. Reaksionet e tjera dermatologjike ndodhin shumë më rrallë.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Diklofenaku shton mundësinë për shfaqje të efekteve anësore gastrointestinale, kur jepet së bashku me antiinflamatorë josteroidë, kortikosteroidë, aspirinë ose alkool.
•Diklofenaku shton efektin e aspirinës, antikoagulantëve dhe barnave trombolitike mbi kohën e hemorragjisë dhe hemostazën.
•Diklofenaku mund të rrisë përqendrimet dhe toksicitetin e litiumit.
•Diklofenaku munt të rrisë përqendrimet dhe toksicitetin e digoksinës.
•Efekti diuretik, natriuretik dhe antihipertensiv i diuretikëve mund të pakësohet nga diklofenaku.
•Përdorimi i njëkohshëm me triamterenin rrit rrezikun e nefrotoksicitetit ndërsa, kur kombinohet me diuretikët që kursejnë kaliumin, shtohet rreziku i hiperkalemisë.
•Diklofenaku pakëson efektin antihipertensiv të beta- bllokuesve dhe frenuesve të enzimës së konversionit (ACE inhibitorëve).
•Diklofenaku mund të rrisë përqendrimet dhe toksicitetin e metotreksatit.
•Diklofenaku mund të rrisë toksicitetin renal të ciklosporinës.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Kundërindikohet përdorimi gjatë tremestrit të parë dhe të tretë (Kategoria D).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi.
DOZA DHE MENYRAT E ADMINISTRIMIT
•Nga goja përdoret me dozë 75-150 mg/ditë, e ndarë në 2-3 marrje, mundësisht mbas ushqimit.
•Me injeksion IM përdoret me dozë 75 mg një herë në ditë (në raste të rënda 2 herë në ditë nga 75 mg).
•Me rrugë rektale përdoret me dozë 75-150 mg/ditë, e ndarë në disa marrje.
•Doza ditore maksimale, pavarësisht nga rruga e administrimit, është 150 mg/ditë.
•Tek fëmijët 1-12 vjeç përdoren doza 1-3 mg/kg/ditë, të dhënë nga goja ose nga rektumi, të ndara në disa marrje.
PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion injektabël 75 mg/3mlALMIRAL, ARTROFENAC, DICLOFENAC,
FLOGOFENAC, NAKLOFEN, RUVOMINOX, VOLTAREN
solucion injektabël 75 mg/5mlRHEUMAVEC
kapsulë retard 100 mgFLOGOFENAC
tabletë 25 mgDICLOFENAC, EVINOPON, FELORAN, REMETHAN,
RUVOMINOX, VOLTAREN, VURDON
tabletë 50 mgALMIRAL, DICLOFENAC, DICLOTAL-D.T.,
DIFENAC, DIFISAL, NAKLOFEN, REMETHAN, RUVOMINOX, TAKS, VOLTAREN
tabletë retard 75 mgVOLTAREN retard
tabletë retard 100 mgDICLOFENAC retard, DIFISAL-SR, FELORAN,
NAKLOFEN, REMETHAN, VOLTAREN retard, VURDON
supostë 50 mgALMIRAL, DICLOFENAC, NAKLOFEN
supostë 100 mgALMIRAL, DICLOFENAC, FLOGOFENAC, VOLTAREN
xhel 1%ALMIRAL, FELORAN, FLOGOFENAC, RUVOMINOX,
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.