Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Disa pyetje qe me vijne ndermend...

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Ka shumë kohë që në mendjen time më sillen disa pyetje lidhur me jetën, botën dhe ekzistencën. Vetë fakti që ne jemi prezentë në këtë realitet më zgjon kureshtjen të di më shumë për prejardhjen e gjithë kësaj qe ne e shohim dhe e përjetojmë tani, për pikënisjen e kësaj që ne e quajmë jetë.

Një sferë e madhe me rreze Mesatare: 6,371.00 km. Diameter Polar: 12,742 km.Diameter Ekuadorial: 12,756 km. po lëviz shum shpejtë në hapsirë, me afër 109.435 km/orë, dhe quhet tokë! Toka është e rrethuar nga një atmosferë me pes shtresa e përbërë nga hidrogjeni, oxygeni dhe gazeve inerte, po ashtu Toka rrotullohet rreth boshtit të vete me 1000 milje/orë.Nuk do të flas për madheshtinë e universit apo galaktikat e jashtëzakonshme, ku Toka duket si një pikë pluhuri mbi një kodrin të Everestit në krahasim me to.Dhe nuk do ju flas për vitet e panumerta drite me zero të pafundme..

Pse uji ka karakteristika unike në krahasim me të gjitha lëngjet tjera!?

-Pse Toka rrotullohet në shpejtësi të caktuar dhe kënd të sakt!? Për shembull; 23.5 shkallë!

-Pse dielli ndodhet në distanc aq të largët dhe ka temperatur aq të lartë!? Për shembull 149,600000 km./ 5537 °C në sipërfaqe.

-Pse atmosfera ka përbërës të caktuar në masa (sasi) specifike!?

Toka rrotullohet rreth boshtit të vet me shpejtësi rreth 1.675 km/orë, të supozojmë se kjo shpejtësi ulët në në 200 km në orë për shembull, ditët dhe netët do të ishin 10x me te gjata, ndërsa temperatura diten do të vazhdonte të rritej deri sa te digjeshim!! Dhe Temperaturat naten do vazhdonin të uleshin deri sa në të ngrinim nga të ftohtit! Njerzitë nuk do të mundeshin të organizonin kohën e tyre për aktivitete, gjumë dhe punë gjatë ditve shumë të gjata apo errësirës se natës!

Pse i vetëmi lëng i nevojshem për jetë është po ashtu i vetëmi lëng qe zvogëlohet në densitet kur ngrin dhe pastaj pluskon mbi ujë?
Po te ishte uji njëjtë si lëngjet tjera sa i përket karakteristikave… Detet, lumenjët dhe oqeanet të gjitha do të ngrinin dhe peshqit e kafshët e ujërave do të vdisnin.

Pa diellin, ne nuk do të mundnim të jetonin në këtë planet, është ngrohes dhe ndriçues, temperatura e diellit është rreth 5.537 gradë Celsius dhe distanca ndërmjet diellit & Tokës është afër 150 milion km. Kjo distancë është e vazhdueshme, kurrë nuk ndryshon, në qoftë se kjo distancë ndërmjet diellit dhe Tokës zvogëlohet dhe dielli afrohet me afër Tokës vetëm gjysem distance për shembull, letrat dhe druri menjehere do digjeshin dhe në qoftë se distanca rritet ( dielli largohet nga Toka) ftohtesi e rëndë do të ndodhte për shkak të distances nga Toka.

Nëse i kuptoni këto fakte/dëshmi… Ju gjithashtu do të kuptoni se është një force misterioze qe organizon këtë rregull të perpiktë e delikat në planetin tonë, në këtë rregull/sistem që na pershtatet në mënyrë të veçantë, për ta bërë jetën tonë me te lehtë e të qetë. Kjo tokë rrotullohet rreth Diellit me kënd prej 23.5 shkallë, kjo shpije në nderrimin e stinëve dhe gjithashtu shkakton pershtatshmerin e tokës për kultivim dhe strehim. Nëse Toka nuk do të rrotullohej saktësisht po me këtë kënd stinët do të mbetnin të pandryshushme në gjdo pjesë të Tokës dhe errësira do të mbulonte të dy polet. Akulli i deteve do të udhëtonte në veri e jug, Malet më bore do të shtriheshin në disa zona dhe shkretëtirat në disa zona, e vetmja mënyrë për ta shmangur këtë është Rrotullimi I tokës në hapsirë në këndin 23.5 shkallë. Nëse atmosfera ka dendësi me pak apo përbërës/elementë të ndryshëm meteorët të cilët i shohim natën të ndritshëm duke lëvizur në hapsirë 90x me shpejtë se shpejtësia e plumit, do te depërtonin në atmosferë duke djegur çdo gjë në tokë. Fakti mahnitës është se atmosfera lejon vetëm sasi të vogla të rrezatimit diellor e qe është e rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e bimësisë, eleminimin e mikrobeve dhe nevojave tjera për Tokën. A është natyra e aftë të rregullojë këto matje të sakta dhe të perpikta qe te na pershtatetn neve? ky ekuiliber i sasive që nevojiten për jetën në tokë është jashtëzakonisht mahnitës!

Ajëri përbëhet nga 6 gazra: 78% azot, 21% oksigjen, 1% argon-dioksid karboni – azot, pse këto gazera janë formuar me % të tillë të sakt qe te jetë i përshtatshem për jetën tonë dhe saktësisht sa nevojitet?

Atëherë pse ka një sinkronizim të rregullt të tillë të ekuilibruar aq mahnitshem? Sikur çdo gjë është mbledhur për të filluar simfonin harmonike, kjo simfoni është vetëm për ne…
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.