Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Distria Krasniqi nga Kosova fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Distria Krasniqi nga Kosova fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike​

Distria Krasniqi fiton për Kosovën medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore që po zhvillohen në Tokio. Kosova merr pjesë me 11 sportistë që garojnë në xhudo, mundje, not dhe atletikë.



Distria Krasniqi gewinnt Gold im Judo

Xhudistja e re nga Kosova Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në xhudo duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki. Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.
"Ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e realizova”, tha Distria para mediave pas fitores.

Distria Krasniqi gewinnt Gold im Judo

Në Tokio të Japonisë bashkë me ekipin olimpik të 11 sportistëve të Kosovës është edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila duke përgëzuar Distria Krasniqin shkroi në facebook: "Ajo ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitores së Majlinda Kelmendit po në kategorinë e xhudos në Lojërat Olimpike të vitit 2016, që u zhvilluan në Rio.

Në Lojërat Olimpike Verore që po mbahen në Tokio Kosova merr pjesë me 11 sportistë dhe garon në xhudo, mundje, not, boks dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014 pas shumë kundërshtimesh dhe pengesash nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.