Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
Do doja te ndanim pjese nga pèrditshmèria jone,copèza,emocione,ndjenja,ndodhi..qofshin te bukura apo te hidhura..


Ps: ju lutem, le te jete nje teme serioze pa u tallur dhe ironizuar me njeri-tjetrin!

So: go on...:)
 
Zgjohem si gjithmone ne 6.00 dhe zgjimin e shtyj per ne 7..rrembimthi behem gati me nje fryme...mengjesi eshte i ftohte dhe gjithmone eshte ajo dilema çte vesh......filloj punen ne 8 dhe diku nga ora 10 e paradites..dal jashta zyre dhe ulem jashta nen pishen e diellit...dhe filloj e èndèrroj me sy hapur...po sikur te isha ketu? Po sikur te isha atje?? Po sikur te beja kete, ate, ?? Pse jeta nuk eshte si ne filma??? Eh meditime nga me te ndryshmet gjersa degjoj kolegen qe me therret Dor...ec se ka pune...
Eh pike e zeze i them vetes...as te enderrosh ste lejne.
 
Nganjehere njeriu
eshte tallja me e madhe e vetes...
Kujton se e ke gjithcka nen kontroll.
Po ne vend te kesaj, eshte ajo qe te kontrollon ty.
Mendo nje moment..mbase nje nga castet kryesore te jetes tende,
mendoje, kujtoje pergjigjen qe ke dhene dhe mos fajeso te tjeret,
sepse zgjedhja ishte vetem jotja...
 
Zgjohem nga ora 8-9 mesatarisht , i kpus nje dush me terezi e dal per kafe. Me ate kafe kaloj 2 ore me telefon duke kontrollu aplikacionet, emailet, serverat, klientet per cdo problem qe ka ndodh, kan hasur etj.. deri sa shko ora per pune. Pastaj ne pune vazhdo puna me bo rrug zhavorri ne pc :tearsofjoy: me shkeputje futem ne forum duke pare ecurine e duke komentu bashk me ju ketu deri sa perfundo. pastaj e njejta rruge per shpi. Hap krahun rruges i fus nje kafe me terezi, ne kafe i kpus nja 4 5 loj (Clash Royale) :tearsofjoy: pastaj shpi ne forum & chat duke ngju hallet e popullit :grin: deri sa na kput gjumi :tearsofjoy::tearsofjoy:
 
Po jetoj në një epokë aq artificiale sa konkurenca e vetme është midis atij që bën më shumë ´lajk´ (like) dhe atij që bën më shumë lajka...:D
 
Zgjohem ne 7 te mengjesit , behem gati e bej kafen me terezi dal nga shpija mar makinen e direkt né pun , sapo arrij né pune kam koleget qe fjala e pare qe kan né goj eshte , e CNA pihet nje kafe shkeputemi e shkojme pim kafe nja 1 ore , nder koh futem né chat né forum e shoh se cndodhi ( vec ankesa probleme ) bej pak Shaka e rifilloj punen e cila me zgjat deri né 7 . Shkoj né shpi bej nje dush te shpejt e nisem te puna dyte e cila me merr koh deri né 1 te mengjesit (shyqyr se kam te perditeshme) me pas vi né shpi ri pak en chat derisa me keputen syt e fle me tele né dore.
 
Jam ulur tek rrjeshtat e fundit , duke u munduar të kem sa më shumë hapësirë për vete , larg turmës dhe zhurmës , për ta ndjerë , për ta bërë si momentin tim..asnjë mendim nuk më vjen ndër mënd , vetëm buzëqeshjen ndjej që po më shoqëron. Çfarë emocioni !!!
Ndjej dredhje duarsh , vapë dhe ftohtë në të njëjtën kohë..kaq shumë , vetëm se shikon gjithë ato shqiptarë të bashkuar dhe të emocionuar si kurrë më parë...
Dhe vjen momenti , futet në sallë , të gjithë duatrokasin , brohoritin , të gjithë me celular në dorë për ta fiksuar momentin , dhe unë atje tek cepi...shikoj reagimet , shpresën , dashurinë dhe besimin në sytë e të gjithëve.. :)
Ehhh...nëse kam patur edhe dyshimin më të vogël , sot nuk e kam më , jam e bindur që fitorja do të shkoj tek duart e atij , që sakrifikoi dhe jetën për të qenë aty ku është.

Dje në darkë , gjatë tubimit..
P.s Rishkruhemi mbas fitores , ditari i netëdy. :)
 
"...U ngrita dhe fillova të ec drejt apartamentit tim. Drita e hënës ishte shkëlqyese. Shputat e këmbëve të mia jehonin nëpër rrugët e zbrazëta dhe dukej sikur dikush po më përcillte.
Shikova përreth.
Isha gabim.
Isha plotësisht vetëm...".
 
Gjeta një zemër në xhepin e këmishës time sot..
E pash nuk ishte e imja!
Ishte një tjetër zemër!
Ku ishte zemra ime valle..!?
Ndoshta e ke ti..!" ❤️
 
Përpara se të më kritikoni që unë sillem keq ndaj jush, më perceptoni një çast si ujin ndërsa veten si ena... dhe kujtohuni që uji merr gjithmonë formën e enës ku hidhet!
 
Sot mora rrugèn tek ty gjyshe..hapa portèn e kangjellèva dhe kundèrmonte njè aromè mandarinash, hurmash,shegèsh,rrushi dhe trèndafilash. Tè kèrkova me sy siç bèj nga hera. Por ti nuk ishe nè karrigen tènde lèkundesè. Tè thirra dashuuuuri por nuk mu pèrgjigje. Ashu ne panik futem ne dhomèn ndenjèse dhe te gjej shtrire me telefon nè dore...uh Inu..mè trembe me thotè...pasi mè pèrqafon mallzuar kthehet me shikimin e saj kritikues..çme ke veshur kèto xhinse te grisura, kèto flokè tè shkujdesur,kjo kshu ajo ashu.mè gjunjèzon dhe fillon e mè gèrsheton flokèt, mè fshin make-up-in dhe mè drejton bluzèn. Ja bijè tani je njeri. Ske nevoje tè dyllosesh..ti je e bukura ime...
Mè ushqen me duart e saj...mè bèn kafenè dhe mè sheh nè sy pèrlotshèm duke mè thènè ti je pika ime e dobèt. Mè ndan shqetèsimet e moshès, mè kèshillon dhe kerkon premtimin e radhès qè unè tè mos e zhgènjej. Bèjmé foton e radhes dhe thotè bijè mos i vèr ato "filtrat" se e dine njerèzit se "çsurrat" kemi. ..me falenderoi pèr jetèn e saj duke mè thènè fale çmendurisè tènde Po a krahasohen orèt e pagjuméta, ninullat,ushqimet,pèrkèdheljet e kèshillat e saj nè krahasim mè çmendurinè time?! Jo!. Jetojmè falè njèra-tjetrès.
 
Last edited:
Sot pèrcolla miken time. Miken e zemres. Ashu pèrlotshem u ndamè...dhe nè momentin qe i ktheva shpinèn mu duk sikur mù shkèput njè pjesè e shpirtit. Shihemi rrallè por duhemi fort, e teksa ecja pèrhumbshem nè kembè ia kèrcet nje "tip" taksixhiu: A do tè beep..... oh zot sa turp mè erdhi...a thua se kemi nevojè pèr beep beep-e? Duam dashuri o djema...duam tè na pèrkedhelet shpirti mè shumè se tè "ndenjurat' apo te pasmet....tani jam pèrqafueshem me batanijen,jastèkun dhe arushin tim. Po pèrtoj tè gatuaj. Njè mèndje mè thote: ik Dor..ik haj bukè me qofte, si njè herè e njè kohè, e njè tjeter mè thote: mbylli sytè pèrjetesisht nga kjo " luftè titanèsh".
 
Pse je kaq e eger?
- Sepse te butet me shtypen.
Pse je kaq e ftohte?
- Dashuria me beri te tille
Po mos besuese?
- Njerzit me zhgenjyen Pse
gjithmone qesh?
- Se me te qare skam fituar gje.
Pse genjen?
- E verteta ka vdekur,skam zgjidhje
tjeter
Pse je keshtu si je?
- Jeta me beri te tille/ Po sa vjece je?
- Mjaftueshem e vogel per te qene e
lumtur,dhe mjaftueshem e rritur per
t'ia dal mbane.
 
Kur ishim fëmijë sa herë vrisnim gjunjët e pëllëmbët na thoshin:
- Hë, se kështu rritesh!
Dhe ne vërtet besonim se plagët do i bënin vitet që të kalonin më shpejt, se kështu do të rriteshim.
Tani e kupton se plagët jo vetëm që s'i shkurtojnë vitet, por i zgjasin.
Se rritja nuk vjen me vitet.
Po ata kishin të drejtë, pa u vrarë s'rritesh!
Dhe kur vret vetëm gjunjët e pëllëmbët ndodh vërtet të mos e kuptosh.
Por kur i vjen radha zemrës, të rritesh nuk është më një zgjedhje.
 
Shëruesja e vjetër e shpirtit thoshte gjithmonë:
Nuk të dhemb shpina, të bën keq ngarkesa,
Nuk të dhembin sytë, të bën keq padrejtësia,
Nuk të dhemb koka, të bëjnë keq mendimet,
Nuk të dhemb goja, të bën keq ajo që nuk arrin të shprehësh ose shprehet me tërbim,
Nuk të dhemb stomaku, të bën keq ajo që shpirti nuk arrin ta tresë,
Nuk të dhemb mëlçia, të bën keq zemërimi,
Nuk të dhemb zemra, dhemb dashuria.
Dhe është pikërisht ajo,
Vetë dashuria,
Që përmban më të fuqishmin melhem.
 
Njeriu s'kujton e as nuk harron dot ç'ti dojë qejfi.
Po si i bëhet kur njeriu është aq i marrë sa nevoja për të kujtuar dhe për të harruar i vërtiten vetëm tek një njeri?!
 
“...Më ke dashur, e di!
Sipas metrit tënd të dashurisë, me pikatoren gjithmonë përqendruar që të numëronte rreptësisht piklat e dashurisë që më dhuroje, më falje, më… cili është varianti i saktë i asaj që kam ndër mend në shqip? Më vjen fjala në gjuhë të tjera, por jo në shqip. U shpërndamë nëpër botë ne shqiptarët, zogj marrucë e të përhumbur me pendët që na kullojnë gjak… Më ke dashur, jam e sigurt për këtë, ndonëse kjo nuk të pengonte të lije mendjen edhe për të tjera gra dhe këtë të ma pohoje pa pikë mëshire. Dashuria për mua nuk të pengonte të më fyeje e lëndoje shpeshherë me mospërfillje apo përbuzje ndaj emotivitetit tim të marrë…
Plogështia po mbaron… po çan drejt sipërfaqes një nga karakteristikat që na ka marrë më shumë në qafë ne ballkanasve, krenaria e pakufi, krenaria kaq pak e mençur. Por tani kam nevojë për të, edhe pse e di që kjo e famshme krenari është më shumë fodullëk prej budallai, që ne e nxjerrim nga xhepi sa herë nuk jemi të zotët të zgjidhim problemet tona. Pra mirëseardhtë krenaria kokëfortë, absurde, e gjithpushtetshme, e sëmurë, shkatërruese, miope, e paarsyeshme. Kam aq shumë nevojë për një ndjenjë të tillë vullkanike…”.
 
Kisha kohe pa pare mengjez me nje diell te tille... Perkedhel ngrohte gjethet e pemeve...i perqafon me rrezet e tij...i trullos...i huton....dhe pastaj...i puth...
Ato, si vasheza lozonjare, ulin koken te turpshme, por hija e tyre vazhdon ta flirtoje ate nga muret e vjetra te rrugices se panjohur ku po shetis kete mengjez...Ca harabela te vegjel fluturojne dege me dege...gjethe me gjethe...cicerojne gezueshem sikur te duan te konfirmojne puthjet...Dredhezat e harlisura perlotur nga vesa...Ne nje qoshe dy plaka te ulura mbi nje stol te vjeter po aq sa edhe guret e atij kalldremi i gezohen mengjezit duke folur pa i lene rradhe njera tjetres...Avujt e kafese se ngrohte qe leshohen nga filxhanet qe ato mbajne ne duart qe u dridhen ngrihen lart duke u perzjere me aromen e bukes se sapodale nga furra ku punon nje vajze e re,...Porta e ndryshkur kerkellin dhe pas saj shfaqet bashke me mjaullimen e saj bishtperpjete nje macke mesa duket hiri...
Ndaloj hapat qe te degjoj me mire...Nuk me flet askush...Eshte thjeshte melodia aromatike e mengjezit...
Mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...aty ku fillon rruga e madhe...smogu, makinat, turmat, levizja, oraret, trenat, ngutja, pritja, rradhet, faturat, ankthet, dashurite, tradhetite, urrejtjet, kenaqesite,merite, flirtet, planet, perllogaritjet, koordinatat, kontratat, axhendat e paracaktuara...
Po, mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...Aty mbaron edhe melodia e tij...E bukur...e gjelbert...e avullt...spontane...anonime...e paqellimte...
E paperseritshme e megjithate... e perseritshme cdo mengjez...
 
Zakonisht i rri larg sherrosjes dhe grindjes, me fjalë. Qëndroj e ftohtë, indiferente dhe shumë-shumë këpus ndonjë frazë ironike. Ama, kur më kërcet keq damari, di të them se, as veten time po ta kisha përballë s’do ta kurseja...
Miqtë që më njohin, ma lexojnë në fytyrë këtë nervin e çakërdisur (që rraaaallë më zë), porse s’bëjnë hiçgjë për t’i shpëtuar...
Më duan!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.