Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Me merzisin disa persona kur flasin per ndjeshmerine, per ndershmerine, per jeten dhe ketej jan me 2 ose 3 persona ose te martuar!
Dhe me e bukra eshte se akuzojne tjeret per keto gjera, ku kane lirine e plote te flasin ose dashurojne ke tu doje kokrra e qjefit!
Sepse jane te lire!
Njerezit flasin, bisedojne dhe ne fund zgjedhin me mendje dhe zemer ate qe ka vlera, virtyte dhe eshte larg veseve!
Domethene nuk me merzisin po perkundrazi me vjen per te vjelle nga poshtersia e tyre!
 
Miremengjes Ditar

Nate e gjate ishte sonte,
Kam shume te them nga cdo gje qe ne mendje kete nate te gjate kaloj.
Ndoshta nje dite ta them,
Ah ta them dhe asaj dje desha tja them ate qe ajo me tha dhe une smunda ti marr kohe dhe ti them qe ajo qe ti kerko ka me vlere per mua se per ty.
Iku dhe une heshta, u ngriva si nje Beton, fjalet sdilnin dhe ajo iku.....
 
Nuk e besoj, se erresira në tokë është më e frikshme se errësira në shpirt e disa njerëzve!
Por dhe nëse mundohesh te duash apo luftosh errësirën e tyre, gjithmone del e humbur, sepse ata nuk dine te shohin pertej saj!
Ja, keshtu!
Mirë mbetsh ditar i fjalëve të heshtura?
 
Kam mesuar se cdo dite e re eshte nje mundesi, nje dhurate qe jepet ne duart e tua,per te krijuar pastaj nje pa fundesi gjerash tek te cilat ti e gjene veten tende sheh veten tende.
Por oret fluturojne dhe gjysma e dites te iken me te perditshmen me te zakonshmen dhe te pakta jane minutat qe ti bekohesh me keto mundesi
E sido qe te jete cdo dite e re eshte dhurat ndaj si te tille duhet ta presim me optimizem dhe pozitivitet
Ne jete do takosh shume njerez...mes tyre do shohesh edhe njerez unik te vecant...
Sikunder do shohesh edhe njerez qe do te te bejne te humbasesh durimin dhe ti dergosh ne djall pastaj
Por ti nuk i jep rendesi ketyre gjerave per ty eshte shume e rendesishme te ndihesh mire ndaj bene te mundur qe ne rrugen tende te mos kete shume te tille
Por po flisja per njerezit e vecante te cilet ti do ti dallosh nga menyra e tyre e te shprehurit, nga menyra e tyre e te sjellurit nga natyra e tyre e bute, mistere e pa fundesi botesh fshehur ne qenien e tyre te cilet do te te bejne perhere kurioz per ti njohur
Njerez te till egzistojne me te vertet ndonse ti nuk di asgje per ta per jetet e tyre, per perditshmerine e tyre per problemet e tyre, pagjumesite per trishtimet e tyre.
Por serisht nuk te pengon asgje te shohesh pertej ketyre gjerave.
Ne gjithe njerezit qe do takosh ti do ta njihje sigurisht qe po sepse njerez te tille nuk gjenden lehtesisht midis turmes.
E verteta eshte se nuk po perpiqem ti beje te ndihen sikur jane me te mire se te tjeret absolutisht qe jo.
Ata jane te mire pare ne syt e cilido prej nesh, pare ne zemren tone ne menyren se si ne i shohim ata.
Ata njerez qe mes mijra njerezve mund te ndihen askush per nje njeri ose per disa njerez jane bota vete.
Eshte e rendesishme te kesh vetbesim eshte vertet e rendesishme te dish se perhere diku eshte dikush qe te do per ate qe je per natyren e mire per mangesite dhe persosmerite e tua.
Kjo bote eshte shpesh e vogel ne jemi grimca qe marrim fryme nga ajri, toka,dielli,deti.
Por mbi te gjitha marrim fryme nga dashuria dhe nuk ka te beje vetem te japesh por edhe te marresh pa e matur se sa dhe si por te japesh sepse e ndjen se zemra do te te shperthej nese mbajme brenda saj gjithcka ndjejme zemra duhet te flasi me vepra dhe fjale.
Dhe njerezit asnjehere nuk duhen gjykuar sepse ti nuk di asgje per jeten time as udhet neper te cilat kam shkelur as copezat e thyera qe me eshte dashur te heq neper kembet e gjakosura e qe dhimbnin deri ne palce.
Por une nuk e dua meshiren as "me vjen keq per cfare te ka ndodhur" jooo une preferoj te mos i mbys te tjeret me merzite e mia,por ti afrohem atyre per t'iu thene se jeta vertet ka humnera por ka dhe nje drite ne fund te tunelit e cila eshte duke te pritur ta zbulosh explorosh dhe te besosh se cdo dite e re eshte nje bekim.
Cdo njeri qe takon ne jete nuk eshte nje rastesi ose ndoshta mund te jete por nese ndodhe serisht serisht e serisht ti fillon te besosh se zoti ka dicka tjeter ne mendje dicka per te cilen ti nuk je ne djeni.
E nuk do jesh ne djeni kurre derisa te kuptosh se cfare po ndodh apo cfare pritet te ndodhe.
Por cdo njeri qe takon ne jet mund te jete edhe nje mesim, mund te jete edhe nje trishtim, lendim mund te jete gjithcka qe i duhet jetes tende per tu plotesuar me pas si nje paket e plote, ku perfshihen njerezit qe te bene njeri me te mire dhe njerezit qe nxoren djallin e fjetur tek ti.
Sido qe te jete ti i dallon, i njeh mire njerezit e vecante tashme.
Ose kane shume kuriozitet per ty me pa durim presin te te shohin,te degjojne dicka per ty por nuk bejne asgje qendrojne ne heshtje te prangosur nga ndjenjat e perziera te koheve me pare.
Ndjenja te trazuara thjeshte me mall e miresi, asgje me shume!
Ndjenja ku fle nje dashuri e rene ne gjume te thelle ku heshtja dhe lufta me veten e lene aty pergjithmone.
Nje dite do te takosh njerez te vecante qe do ti njihje mes mijra njerezve.
E cfare do te besh?
Asgje.
E veshtire te kthesh ne shoqeri nje bisede te lene pergjys, sepse gjithmone do gjejne menyren te manipulojne, me inatet dhe ose te e tyre te semura!
Prandaj kurre mos bjer prehe e nje miresie qe ndjen!
Por, te qendrosh larg, ne boten tende ne hallakatjet e tua e do ndihesh mirenjohese per cdo copez lumturie qe te dhane, per cdo copez te vetes se tyre, te shpirtit te tyre dhe ate copez do ta ruash me kujdes ne nje kend te zemres qe do te te pulsoj forte sa here ne dyert e saj te trokasi nje mendim, nje kujtim nje copez shpirt qe ke dhene e ke marre?
 
E kam zemren plot dhe eshte nje ndjenje e bukur❤️
Kaq kisha ditar i dashur, tjerat e ç' rendesi kane?
 
Kisha kohe pa ndjere per dashurine dhe pse e shkruaja brenda kesaj keshtjelle ndertuar ne rere.
Por jashte kesaj katrahure, vetem zemra di sa e bukur eshte kjo ndjenje!
E di...
Dashuria lind edhe nga nje perplasje supi ne udhe❤️
 
Hey erdha une perseri... ppr jo me te njejten ndjenj...Kur të të bezdisë arroganca e dikujt duhet të pyesësh veten menjëherë : A është e mundur të mos egzistojnë nëpër botë njerëz arrogantë ? '' Nuk është e mundur , kështu që mos kërko të pamundurën ..! Koha është e kthjellët , me shi dhe pa diell por edhe me breshër , mirëpo në zemrën time mbretëron ftohja , errësirë . Në errësirë kërkoj Diamantin ndoshta më jep pak dritë . Po si duket kot e kërkojmë .^Pse gjithmonë e kërkojmë të pamundurën e të mundurës i biem shkelëm . Të gjithë e dinë se vuajtjet janë për njerëzit . Sa shumë rreze ka në botë dhe unë nuk i shoh dot ato . Dita është e gjatë , e pakuptimtë fare , por jo për të gjithë . Kur të tjerët festojnë , pse dikush duhet të presë a do ti kaloj vuajtja një ditë . Ndoshta po , ndoshta jo , ndoshta ndonjëhere , ndoshta edhe kurrë ... Sfida ë e vështirë është të jesh vetvetja në një botë ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe ..! Jeta është një jetë e papërshkrueshme , një ditë që shumë shpejt kalon , një sfidë që të sfidon , një luftë që të mundon .... Njeriu është qenie e dobët ... Eshtë besimi që e bën të fortë !!..'' Por ku është besimi '' Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri , sa shumë ëndrra të paplotësuara ore . a është jetë kjo ? - Sidoqoftë të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë janë të çmendur vështirë të gjindet ndonjë i mençur .. OHHH disa jetojnë të lumtur , e jetojnë jetën në mënyrën më të mirë , bënë atë që duan të bëjnë , mund të flasin , të tregojnë , por ku mbesin të tjerët ? Në Tokë , Qiell , Diell apo në realitet ?? Ku?? Bota është e vogël , por të madhe e bëjnë problemet .
Dashuria misteri qe askush nuk di sesi perfundojm biem apo ngrihemi...ufffja ditar sa shum dua te flas me ty ...kam shum por si fillim kaq mjafton ??
 
I shkruaj dashurive te pajetuara,ku premtimet u bene zogj shtegtare pa kthim,ku puthjet ishin fjale mbetur si pende pulbardhash nxjerr ne breg nga dallget e jetes per kujtim.
I shkruaj mosbesimit, se ka perjetesi,ka dashuri te pergjithmone,ka dehje ne nje shikim,ka pritje ne shpirt,ka fjale te pathena por te ndjera e lare me lotet e pamundesise te jesh atje ku do zemra te jesh.
I shkruaj heshtjes,fjaleve te saj ne ngjyren e përseve, ngjyer ne sarken e dhimbjes me dhe pa arsye.
I shkruaj perendimeve aty ku sot le shikimet e mia cdo muzgmbremje dhe pagezoj puthjen e diellit me detin gjer aty ku me shkon shikimi.
I shkruaj lindjes se diellit ku si nje lule e bukur, e vendos ne faqen e pare te librit te jetes, ku shkruar kam emrin tend dashuri.
I shkruaj zemres kur kerkon te shohe dhe malli me ben te therras kohe e pa kohe.
I shkruaj jetes, me duaj.
I shkruaj Zotit te falem nisur nga zemra, aty e kam tempullin?
 
ditari im ..
. . humbim shume njerez ne udhetimin tone.
Lehte pa e kuptuar.
Nje telefonate me pak , nje mesazh i harruar , te tjere zgjedhin te largohen .
Disa sepse i kemi gjithe kohes peshe.
Mjafton nje foto ne nje liber harruar , nje kenge dhe te kujtohet.
Qesh .
PyeS veten si jane, si ju shkon jeta , a jane te lumtur ?
Kushedi , me mbushen syte me lot kur mendoj se si mund te ishte jeta sebashku me to.
Le foton ne liber , fik radion .
Nis diten duke kerkuar te heq ate emocion qe ka humbur se bashku me ta.
Te pakten edhe nje pjese te jetes time
 
I shkruaj dashurive te pajetuara,ku premtimet u bene zogj shtegtare pa kthim,ku puthjet ishin fjale mbetur si pende pulbardhash nxjerr ne breg nga dallget e jetes per kujtim.
I shkruaj mosbesimit, se ka perjetesi,ka dashuri te pergjithmone,ka dehje ne nje shikim,ka pritje ne shpirt,ka fjale te pathena por te ndjera e lare me lotet e pamundesise te jesh atje ku do zemra te jesh.
I shkruaj heshtjes,fjaleve te saj ne ngjyren e përseve, ngjyer ne sarken e dhimbjes me dhe pa arsye.
I shkruaj perendimeve aty ku sot le shikimet e mia cdo muzgmbremje dhe pagezoj puthjen e diellit me detin gjer aty ku me shkon shikimi.
I shkruaj lindjes se diellit ku si nje lule e bukur, e vendos ne faqen e pare te librit te jetes, ku shkruar kam emrin tend dashuri.
I shkruaj zemres kur kerkon te shohe dhe malli me ben te therras kohe e pa kohe.
I shkruaj jetes, me duaj.
I shkruaj Zotit te falem nisur nga zemra, aty e kam tempullin?
Oh sa e gjeta veten në cdo rresht?
 
  • Përqafime
Reactions: .
ditari im ..
. . humbim shume njerez ne udhetimin tone.
Lehte pa e kuptuar.
Nje telefonate me pak , nje mesazh i harruar , te tjere zgjedhin te largohen .
Disa sepse i kemi gjithe kohes peshe.
Mjafton nje foto ne nje liber harruar , nje kenge dhe te kujtohet.
Qesh .
PyeS veten si jane, si ju shkon jeta , a jane te lumtur ?
Kushedi , me mbushen syte me lot kur mendoj se si mund te ishte jeta sebashku me to.
Le foton ne liber , fik radion .
Nis diten duke kerkuar te heq ate emocion qe ka humbur se bashku me ta.
Te pakten edhe nje pjese te jetes time
Eh???
Kujtimet???jan ata qe na mbajn momentet???
 
HEY Ditar!
U ktheva une,shkova nga shkova por si ti nuk kishte...Ne fakt prej teje erdha
Doja te te shprehesha ne ditarin netedy...
ME kishte marre malli per miqte e mi virtual te netedyshit,por per arsyet e mia nuk jam fut...Perseri nuk do futesha pavaresisht sado pak problemeve qe pata u rregullun...
GJITHSESI...JETA IME KA ATO ULJET E NGRITJET E VETA...POR JAM E LUMTUR
Jam shume e lumtur nfakt,pavarsisht zenkave,merzise,streseve...Jam e lumtur
Kam afer vetes dike qe e dua dhe me do shume...Ca dua me shume...Me mjafton kjo
Por ndonjehere ndihem e pasigurte...Jo me te...POR ME VETEN...
E merzis kot...Por perseri gjendet afer meje
E acaroj,e cmend...Perseri afer meje...
Ne cdo moment te mire,apo te keq eshte afer meje...
Por une jam pak tekanjoze...Prandaj ndihem e pasigurte...Vetem per faktin qe e merzis,por eshte shume I durushem me mua...
Nuk e di ca tbej,si te heq dore nga tekat e mia,mendimet negative,gjerat qe me shkatrrojne mua dhe te...
Cfare duhet Te bej?Kisha nevoje Te flisja me ty per kete gje...Dua te me ndihmosh sepse ZEMRA IME E DO FORT DHE NUK DUA TA MERZIS NE ASNJE MOMENT ME...
Gjithsesi kur ta ndryshoj kete gje, une do te vij perseri...Dhe do Te tregoj si ndihem...
DO TE ME MUNGOSH,I DASHUR DITAR
BAJ!
 
HEY Ditar!
U ktheva une,shkova nga shkova por si ti nuk kishte...Ne fakt prej teje erdha
Doja te te shprehesha ne ditarin netedy...
ME kishte marre malli per miqte e mi virtual te netedyshit,por per arsyet e mia nuk jam fut...Perseri nuk do futesha pavaresisht sado pak problemeve qe pata u rregullun...
GJITHSESI...JETA IME KA ATO ULJET E NGRITJET E VETA...POR JAM E LUMTUR
Jam shume e lumtur nfakt,pavarsisht zenkave,merzise,streseve...Jam e lumtur
Kam afer vetes dike qe e dua dhe me do shume...Ca dua me shume...Me mjafton kjo
Por ndonjehere ndihem e pasigurte...Jo me te...POR ME VETEN...
E merzis kot...Por perseri gjendet afer meje
E acaroj,e cmend...Perseri afer meje...
Ne cdo moment te mire,apo te keq eshte afer meje...
Por une jam pak tekanjoze...Prandaj ndihem e pasigurte...Vetem per faktin qe e merzis,por eshte shume I durushem me mua...
Nuk e di ca tbej,si te heq dore nga tekat e mia,mendimet negative,gjerat qe me shkatrrojne mua dhe te...
Cfare duhet Te bej?Kisha nevoje Te flisja me ty per kete gje...Dua te me ndihmosh sepse ZEMRA IME E DO FORT DHE NUK DUA TA MERZIS NE ASNJE MOMENT ME...
Gjithsesi kur ta ndryshoj kete gje, une do te vij perseri...Dhe do Te tregoj si ndihem...
DO TE ME MUNGOSH,I DASHUR DITAR
BAJ!
Kapriçot e moshës?
 
Hey ditar..
“Ju si keni qenë? Nga shpia mirë? Gruaja, fëmijët, patronazhisti, të gjithë mirë?”

Kaq..

Ne të dy kuptohemi me pak.
 
Kur behet fjale te flasësh për veten, nuk i gjen dot fjalët, por kur dita është ndryshe fjalët vijnë vetë.
Këtë e ndjen kur të gjitha stinët vijnë dhe ikin brenda nje dite, e të ngjajnë me një kokteil.
Porsi ndjenjat kur shpirti si një det prek dallgët, diellin, e gjithcka të bën të ndihesh gjallë, qoftë për mirë apo për keq.
Sot më mungove.
Por, unë do vij!
Do vij, të të gjej në kujtime, e të shoh në sy duke më uruar ditëlindjen.
Ndaj ti më prit, atje ku toka puthet me qiellin.
Tani për tani, shpresoj në ndonjë erë a shi, që vjen drejt teje, ta ndjesh mallin tim. Sikur një gjethe e porsa dalë në trungun e ndonjë peme të prerë, etur për jet.
Ajo fryn dashuritë e kaluara sot dhe zgjon kujtime thellësisht të varrosura.
Kujtime të pajetuara, përtej mendimeve dhe ndjenjave.
Nga ato që ofrojnë një ngrohtësi të pashpjegueshme, si një batanije e ngrohtë që të përqafon, atëhere, kur shpirti ndjen të ftohtë!
Askush nuk do mund të më kuptojë kurrë, pa patur në krahëror zemrēn time, këtë e di fort mirë, por as që më bëhet vonë.
Tashmë ndjej se jam rritur ?? dhe i gëzohem këtij fakti ditar i dashur.
Cdo dhimbje, sikur gëzimet në jet të rrit, prandaj tashmë frika për të ecur në jet më është larguar dhe një ndjenjë e bukur zemrën ma ledhaton, sikur era valët e një dite të qetë drejt bregut❤️
 
Isha një vajzë e mirë , nga ato që rrallë i gjen . Bëja gjithçka me gjithë shpirt , sidomos për njerëzit që doja . Falja gjithmonë, edhe kërkoja falje , madje edhe atëherë kur kisha të drejtë .
Isha e afruar me njerëzit , zija miqësi shpejt ama e ruaja miqësinë përgjithmonë.
Serioze, e sjellshme , me një zemër të madhe .
Pastaj , filluan goditjet pas shpine.
E para , ringrihesha.
E dyta, ringrihesha.
E treta, ringrihesha.
E katërta dhe fillova të ndihesha e lodhur E pesta , eh...nuk besoj se mund t'ia dal mbanë të ringrihem... dhe ndryshova.
U mbylla në vetvete për t'u mbrojtur nga kjo botë që di veç të të bëjë keq ...me grushtat mbledhur , gati për t'u mbrojtur nga kushdo që më afrohet ,për të mbrojtur të vetmen copëz zemre që më ka mbetur.
Dua të rri vetëm , pa askënd pranë , veç unë , deti dhe dhimbja ime , duke vrarë mendjen se ku kam gabuar.
Gjëja më e keqe është se rreshta së dashuruari, të qenit kjo që jam.
Rreshta së qeni ... pashmangshmërisht ndryshova.
Keshtu ndodh, e më pas ashtu padashur, frika dhe mosbesimi bëhen lekura e shpirtit për gjithe jetën, duke u lutur Zotit për një zemër të mirë, për një shpirt të bukur që të përkasin vetëm ty, pranë vetes.
Tani po shkoj dhe ndoshta vij përsëri që të flas për dashurine time, për njeriun që zuri vend në zemrën time përgjithmonë❤️
 
E mbaj mend kur doja te beja udhetimin e nje jete te re...
Por...mbaj mend dhe friken ku si nje perbindeshe me mbante ne kufirin ndermjet lumturise dhe hidherimit.
Mendoja shume gjera para se ti jepja vetes urdher per tu nisur, sepse zemra ishte ne mes te rruges dhe me priste, e si mund te ndiqja zemren kur frika me bente te mendoja se atje pikerisht ne mes te rruges do mbetesha vetem dhe kthim nuk kishte me atje ku nuk mendova dy here...
Ne shpirt mund te depertoje dikush, por nese nuk te jep kuraje, nuk vjen te kapi prej dore dhe te thote do vish me mua, sepse te dua, te mbaj ne shpirt, me shume se veten dhe gjithmone i lutem Zotit per ty...te thote me zerin e dashurise do ecim bashke perpara dhe kur te rrezohesh do vij drejt teje me shpejtesine e eres te, te ngre. Sepse dua te jetoj me ty, te jem me ty dhe bashke te bejme te qeshur syte kur qajne me lumturine e ndertuar, në vete hidhnine e jetes.
Jeta, dashuria dhe trishtimi do na testojne por ne do fitojmë që të jemi bashke gjer ne pafundesi...
E atëhere si do mund te rezistoja pa ardhur me ty gjer ne vdekje...
A nuk eshte kjo dashuri❤️
 
Mos u merzit e dashur,
"lulet" e shpirtit tend, i "vadit" Zoti
Ata, ose ato qe nuk e kuptojne kete , ose qe nuk dine miqesine, kane problem me veten e dashur, e jo me ty?

Meditim me zemren❤️
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.