Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Njerezit shkojne...
Keshtu ndodh me te gjithë ne.
Disa prej nesh lene gjurme "te ceketa" si gjurmet ne reren buze detit dhe disa gjurme "te thella", sic eshte gjurma e lene mbi shkemb. Por edhe tek keto gjurme"te thella", ka nje ndryshim te madh. Mund te jene si gerryerjet e dallgeve te detit ne shkemb, qe te lendojne ndersa ecen kembezbathur mbi to, apo mund te ngjajne me nje skalitje te bukur, te nje guregdhendesi artist.
Ne kohe te veshtira, njerezit e keqinj behen Najgori, ashtu si njerezit e mire behen Najdobri.
Eshte e provuar kjo nga jeta!
Por ata qe ikin dhe u humbet targa u ka mbaruar aktrimi dhe nuk kane qene kurre aty...
 
U zgjova me vullnet, edhe pse dje me humbi vullneti
i dhash vetit shprese, edhe pse shpresa nuk e di ku me mbeti
Shpirtit tim ia thash ca fjale, e zemres ca keshilla
Do behet mire me thane, Zoti ben çudira
 
Iku dhe ky muaj!
Te jemi mire dhe te gezojme ditet e bukura qe do vijne.
Te shikojme drejt diellit te shndritshem e plot ngrohtesi, pa patur frikëra❣️
 
Zemra mal me behet kur nji pjesë e shoqerise që dikur s'i kanë pas aq kushtet, sot kanë arritur shumë?
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Hey ditar
Diku lexova" ne jemi një brez i trishtuar me foto të lumtura " , nga se vjen i gjithë ky trishtim i këtij brezi vallë?
Mos vallë kjo botë filtrash i bëri autogol vetes? Dhe që këtu e ka zanafillën i gjithë ky trishtim?
Hamendësimet e mia më çojnë shumë më thellë se kaq o ditar...por unë rikujtoj brezin tim që ishim " brez i lumtur me foto të trishtuara"..
 
Hey ditar
Diku lexova" ne jemi një brez i trishtuar me foto të lumtura " , nga se vjen i gjithë ky trishtim i këtij brezi vallë?
Mos vallë kjo botë filtrash i bëri autogol vetes? Dhe që këtu e ka zanafillën i gjithë ky trishtim?
Hamendësimet e mia më çojnë shumë më thellë se kaq o ditar...por unë rikujtoj brezin tim që ishim " brez i lumtur me foto të trishtuara"..
Na mallengjeve ?
 
Mos i merr sprovat aq seriozisht zemra jem.
A se di që, asnjë e mirë as e keqe nuk na ndodh pa lejen e Zotit?!
Eh, fli qetë pra, se për Atë nuk ka gjë që s’rregullohet. Ai thotë “behu!” e bëhet.

#Elhamdulilah ?
 


Kam me t’tregue si asht me dasht.
Me dhanë dashni pa kursy
Me t’u gëzu zemra ma shumë se për veten.
Me u lut mbramjeve për ty
e masandej për vedi??
 
Ty të mbaja si gjënë më të shtrenjtë; as ditarit tim s’i rrëfeja dot për surratin tënd… ?‍♀️?
 
IMG_20211122_201231.jpg

Jeta është një udhëtim...
Dhe asnjë udhëtim nuk ndjek të njëjtën rrugë. ✨
Vetëm destinacioni është i njëjtë, aty ku shpirti më braktis dhe shkon pa më pyetur me lutjet e mia?
I bukur qielli këto dit, a ndoshta syte pas "shiut" shohin më qartë....
Zot te falem?
 
IMG_20211119_134024.jpg
Me pelqen te shoh rrjedhen e nje lumi.
Me pelqen te shoh si çelin gjerat qe kane rrenje edhe pas nje zjarri te madh, aq bukur nën hi.
Me pelqen kur shiu e lanë blozën dhe ulem ne kodrat pas shtepise, ne pyllin e sapo çelur me pisha dhe shoh rivjerën te me vjedhe shikimin perballe meje.
E shoh tek mbushet perseri plot me filiza dhe them gezueshem...ka Zot.
Me pelqen te shoh dallget e nje deti, kur dita puth naten ne syte e mi dhe une jap bekimin e dashurise☺️
Me pelqen te shoh lulet e nje pranvere, te asaj pranvere qe une mbaj ne shpirt?
Por mbi gjithcka me pelqen te ndjej rrahjet e zemres, kur rrahin per mua dyfish❣️❣️
 
E di...
Shpirti èshtè kopshti ku mbillen stinèt e jetès.
Por gjèrat e mia shiu i pèrbalti dhe unè mes vetètimash u mundova tè gjej pranverèn e humbur, pa prekur rrufetë.
Dègjoja zèra tek mè thèrrisnin pèrtej boshësisë.
Dègjoja fjalè tè qanin nè heshtje, psherètima tè digjeshin flakè meteorêsh nè qiellin e dimèruar, shuar në zgavrën e ndonje peme degëthyer.
Por unè ndoqa rrahjet e zemrès nèpèr atè furtunè tè padukshme.
Si troku i njè kali fituar lirinè, rrahjet e zemrès ndjeva tè ndjenin tè njèjtin mall.
Aty pashè gjurmèt e mia, pashè filizat e njomè tè tharè nga dimri, qe dilnin rishtaz tè shihnin pranverèn porsi dhe unè.
Kètu jam thashè!
Ne stinèn e pranverès dhe u ula kèmbekryq me veten, duke pritur diellin tè lindè❣️
 
Une e kam fjalen per erën ne tërësi❣️ Ashtu si nje sinonim e bukur, ne gjithcka qe ndjen, sikur kujtimet, sikur gjithcka qe do ta ngjallesh e nuk mundesh, sikur mendimet qe te cojne kudo gjer ne pamundesi.
Era eshte shpirti tokes?ndjehet por nuk e shikon... veçse e shijon me shikimin tend, e shijon kur te ledhaton e hyne neper floke, sikur gishtat e dashurise dhe behet
puhizë?
Perpos se dehesh, kur pemet perqafohen me njera - tjetren, e kur gjethet puthen para se te behen vjeshte??
View attachment VID_20211203_071832.mp4
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.