Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditët e fundit të shtatorit do të jenë speciale në dashuri për këto tre shenja me fat të Horoskopit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Shtatori po i vjen fundi dhe ne po bëhemi gati të mirëpresim tetorin ku për fat Mërkuri do të jetë në rrugën e duhur duke shpresuar për shumë gjëra të reja dhe zhvillime të ngjarjeve që kanë qenë në ndërprerje deri tani!

Madje yjet parashikojnë se ditët e fundit të këtij muaji do të kenë një përmirësim dhe për disa shenja në mënyrë të papritur do të sjellë gëzim të madh në jetën e tyre të dashurisë.

Lexoni më poshtë se cilat janë tre shenjat me fat, të cilat do të shohin që emocionet e tyre të ngrihen dhe të ndryshojnë për mirë:

Virgjëresha

Kjo javë, e cila është edhe e fundit e shtatorit, mund të jetë më e mira e këtij muaji përsa i përket emocioneve tuaja. Pasioni dhe dashuria do të pushtojnë dhe ju tashmë keni filluar ta ndjeni atë. Pra, nëse ka një person në jetën tuaj që deri tani ju lë me shumë pyetje, bëhuni gati sepse nuk do të ketë më pritje. Ai do të vijë tek ju dhe do t’ju japë atë që dëshironi. Nga ana tjetër, nëse jeni të lodhur nga vetmia juaj, do të ketë surpriza të mëdha në ditët në vijim. Do të krijohet një njohje e re që do ju emocionojë shumë dhe do ju ngrejë lart seksualisht!

Peshorja

Ne jemi tashmë në muajin tuaj të ditëlindjes dhe ju jeni yjet. Hëna e Re e mbajtur më 26 shtator në shenjën tuaj sjell rinovim dhe shumë fillime të reja në fusha të ndryshme. Një prej tyre është fusha e dashurisë. Tani do të lini pas çdo gjë që nuk ju pëlqen dhe pa asnjë përpjekje gjërat do të shkojnë ashtu siç dëshironi. Qetësia, ekuilibri dhe harmonia që kërkoni në jetën tuaj do të vijnë dhe do të vendosen për mirë. Nëse po mendoni të hidhni hapin e madh dhe të propozoni personin që ju intereson, mos hezitoni. Tani është koha e duhur për ta bërë jetën tuaj pikërisht ashtu siç dëshironi.

Shigjetari

Kjo javë nis me një ajër rinovimi për ju Shigjetar. Jeta juaj e dashurisë është në flakë dhe do të shihni zhvillime në lidhje me persona që nuk i prisnit dhe nuk i kishit menduar deri më tani. Një person nga mjedisi juaj miqësor do t’ju shprehë dashurinë e tij dhe kjo, ndonëse nuk ju kishte shkuar në mendje, nuk do t’ju habisë sepse do të ndiheni saktësisht njësoj. Gjithashtu, hyrja e Venusit në Peshore më 29 shtator do t’ju bëjë akoma më ekstrovertë dhe do t’ju afrojë me njerëz të ndryshëm me mendje dhe kjo do t’ju japë kënaqësi. Së bashku do të argëtoheni dhe do të ndani momente të bukura.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.