Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditmir Bushati: Jemi vend i NATO-s, si vidhen të dhënat personale dhe nuk heton askush

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
ditmir-bushati.jpg


Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.
lg.php
“Mendoj që duhet të jemi progresistë në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personale. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.
Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi “numër 1” për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferojë edhe të dhënat e punonjësve të saj.
Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thithë investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.
Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.
Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues”
– tha Bushati në një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram. ©LAPSI.al
 
Se pari, me aq sa di une skandali po hetohet, ndaj Bushati (ose Lapsi.al) genjen.

Se dyti, hakmarrja e tij me sulme te tilla nuk e nderon aspak. Ai duhet te mbante pergjegjesi per skandalin ne ministrine qe ai drejtonte, me pashaporten diplomatike dhene nje personi qe s'kishte fare lidhje me sherbimin (per te mos thene me shume). Skandali u shfrytzua si pretekst per protesta, dhe vendimi per shkarkimin e tij ishte veprimi i duhur.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.