Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Divorcet në rritje

U

Universal

Guest
59811dc34d549cf890638c3c483d24a906ffbe1b.jpg

Statistikat mbi divorcet në Shqipëri prej fillimit te viteve '90 e ne vazhdim tregojnë një rritje të qëndrueshme. Kështu në vitin 1990 në 100 martesa, 8.9 përfundonin në divorc. Rritja e parë e dukshme shihet në vitin 2002 ku ky koefiçent shkon në 14 divorce për 100 martesa, më pas 17divorce për 100 martesa në vitin 2008 ndërsa në vitin 2016 ky koefiçent shkon në 24,7, shifra të cilat nga mediat shihen si “drastike” apo “rekord”.
Disa prej arsyeve më të shpeshta të divorcit që shqyrtohen në këtë artikull janë ‘emigracioni, bixhozi, varfëria e tejskajshme, veçanërisht në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e një prej partnerëve, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit, varësia ndaj drogave të ndryshme, abuzimi seksual apo psikologjik ndaj grave apo fëmijëve, dhuna, alkooli’. Ndërkohë për vitin 2017 dhe 2018 rritja e numrit të divorceve parashikohet të vazhdojë drejt treguesve te vendeve më të zhvilluara evropiane.
 
Bashkejetesa eshte nje genjeshter e bukur qe serviret si zgjidhje.
Fakti qe personat qe bashkejetojne kane frike apo nuk kane vullnet te bejne hapin tjeter,pra marteses,I bie qe nuk e duan sa duhet njeri tjetrin.
Bashkejetesa eshte nje zgjidhje e perkohshme dhe frikacake dhe si e tille perfundon ashtu si nisi,me ndarje në 90% te rasteve.
 
Sa mundesi ka nje femer e divorcuar dhe me femije...
te martohet me nje cun beqar..?! E njejta pyetje edhe anasjelltas..

Ps: nuk hapa temë të re meqë qenka një e tillë.
Lexuar diku këtë pyetje:)
 
Mentaliteti ne shqiperi osht qe lopa me vic osht barre anasjelltas edhe pranohet !!!
 
Sa e veshtire eshte bere te shohesh nje martese te vertet sot.
Edhe mashkulli edhe femra kane faj ne deshtimin e 1 martese.
Interesi eshte nje nga arsyet qe martesat deshtojne,e te rinjte nuk martohen.
Tradhetia /xhelozia.
Emigrimi i rinise shqiptare per 1 jete me te mire.
Disa nuk dalin dot nga guacka e vetmise.
Eshte e veshtire te jetosh me dike qe i pelqen vetmia.
Edhe martesat me/dashuri po deshtojne.
Madje martesat me dashuri po deshtojne me shume se martesat me mbleseri:D:D
 
Dhuna qe ushtroni kundrejt seksit tone te dobet na shtyn ne meshkujve te kerkojm divorce na moren ne qafe spo na lini me jetu kto 200 vite jete rehat
 
Bej mire qe nuk martohem une ....pse ti harxhoj leket neper avukate ??
Dhe une po e mendoj seriozisht. Gjithe meshkujt tradhetojne. Kur kane nje femer te mire nuk dijne ta mbajne dhe ta respektojne ndersa ne femrat kur kemi nje njeri te mire ne krah i biem te mires me shqelm. Qenka e çuditshme
 
Nuk e mendoj keshtu qe nuk martohem sepse meshkujt tradhtojne thjesht kam ideologjine t'ime qe me pelqen liria ime dhe jam kunder kesaj
 
Shume e sakte dhe jam pro kesaj qe thua ...por personalisht jam kunder marteses
Martese nuk eshte e domosdoshme per te mbajte, nje dashuri.ndersa femijet nuk duhet te ndalohen,eshte vazhdimesi jete,ne cdo rrethan
 
Nese nuk e nenshkruan ate leter eh neser pasneser te le thot pse mos te kam grua. Mund te jete dhe me femije tjetra ?
Mund dhe ta nenshkruajn e dashur e brenda 3 mujsh mund te bejne divorcin,ideja ishte qe ku ka dashuri te fort,letrat jan vec nje formalitet
 
Martese nuk eshte e domosdoshme per te mbajte, nje dashuri.ndersa femijet nuk duhet te ndalohen,eshte vazhdimesi jete,ne cdo rrethan

Ajo eshte diçka tjeter per femite ......
 
Mund dhe ta nenshkruajn e dashur e brenda 3 mujsh mund te bejne divorcin,ideja ishte qe ku ka dashuri te fort,letrat jan vec nje formalitet
Kjo eshte e vertete edhe shum e sakte. Fundja s’mund te mbash askend me zor. Si me martese si pa martese eshte i lire te iki kushdo nese mbaron dashuria
 
Kjo eshte e vertete edhe shum e sakte. Fundja s’mund te mbash askend me zor. Si me martese si pa martese eshte i lire te iki kushdo nese mbaron dashuria
Po e dashur.nuk mbahet kurre gici per bishti i thon nje fjale qe e mu ma kam pas then
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.