Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dokumentari francez: Fati romantik i Mbretëreshës shqiptare

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,936
Gazetari francez Frederic Miterrand sjell një dokumentar mbi jetën e Mbretit shqiptar Zog e Mbretëreshës Geraldinë, të quajtur “Trëndafili i bardhë i Tiranës” duke përshkruar romancën dhe trazirat politike që ndodhën në Shqipërinë e shekullit XX, si dhe jetën në mërgim të Mbretit e Mbretëreshës. Filmi u dha në mbrëmjen e 2 janarit në televizionin Arte të Francës me rastin e 90-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare

Mbi një tavolinë të vjetër janë vendosur me dhjetëra foto të vjetra nga dasma, daljet para popullit, si dhe kartolina po aq të vjetra… Pamjet pothuaj të njohura: Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë në ballkonin e pallatit mbretëror… Imazhe të vjetra dhe ato që kanë mbijetuar në Shqipëri, janë pjesë e mbetur fizike nga kujtesa mbretërore. Është gazetari francez Frederic Miterrand që sjell këtë “mbretëri”, në një dokumentar mbi jetën e Mbretit shqiptar Zog e Mbretëreshës Geraldinë. Dokumentari titullohet “Trëndafili i bardhë i Tiranës” dhe përshkruan Shqipërinë dhe jetën në mërgim të Mbretit e Mbretëreshës. Filmi u shfaq mbrëmjen e 2 janarit në televizion Arte të Francës me rastin e 90-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare dhe ka zgjatur për 1 orë e 10 minuta. Gazetari francez, Frederic Miterrand, në këtë film ka përshkuar historinë e gruas hungarezo-amerikane që u bë e dashur për shqiptarët.

Miterrand e përshkruan Mbretin e Shqipërisë mjaft ekzotik, të rrethuar nga gjashtë motrat Zogu dhe nga një grua e rafinuar me një bukuri të natyrshme. Gjatë dokumentarit është përshkruar me hollësi njohja e Zogut me Geraldinën. Përshkruhet edhe kthimi në token shqiptare e mbretëreshës në vitin 2002 pak kohë para se të vdiste.

Kjo është sekuenca më prekëse përshkruan gazetari. Arkivat e rralla që ndodhen në Francë dhe në disa vende të botës ku ka udhëtuar çifti mbretëror janë pjesë e këtij dokumentari.

Për jetën e Mbretëreshës Geraldine dhe Mbretit Zog kanë folur shumë, e janë dokumentuar edhe pamje dhe histori të ndryshme.

Ndaj konsiderohet mjaft i çmuar ky material për familjen Mbretërore. Miterrand shkon nëpër historinë e gruas hungarezo-amerikane që u bë e dashur për shqiptarët, e quajtur edhe Trëndafili i bardhë i Tiranës, me një dasmë e cila u transmetua në Radio Tirana për të gjithë popullin shqiptar. Nëpërmjet një fati të jashtëzakonshëm, atë të një mbretëreshe të re hungareze në Shqipërinë e 1938-ës, gazetari Frederic Mitterrand ka rrëfyer një shekull të historisë së trazuar të këtij vendi të vogël ballkanik. Asgjë nuk e “detyroi” që të martohej me një mbret. Pasi përshkruan aventurën e familjes së Geraldinës, gazetari Miterrand ndalet edhe në kthimin e saj në Budapest. Nga ana tjetër Mbreti Zog I ishte shpallur Mbreti i Shqipërisë qysh nga viti 1928. Ai ishte beqar, mysliman, që në moshën 43 vjeç nuk e kishte humbur shpresën për krijimin e një familjeje, kur ftoi Geraldinën për të zbuluar Shqipërinë. Përkundër 20 viteve diferencë, dashuria në shikim të parë ishte e menjëhershme…Romancë dhe trazira politike, ky është vazhdimi i jetës së çiftit mbretëror. Gazetari francez ka shfrytëzuar arkivat si dhe intervistën me Princ Leka II, ku ndër të tjera filmi gërsheton romancën dhe përmbysjet historike, emancipimin nga sundimi osman, në fillim të shekullit të njëzet deri në aneksimin e vendit nga ana e Musolinit në prill 1939. Mbreti Zog I vdiq në vitin 1961 në Francë, pa e parë pallatin e tij në Durrës, tani kthyer në rrënoja. Ndërsa Geraldina vdiq në 2002, vetëm disa muaj të kthimit në Tiranë, pas një mërgimi prej gjashtëdhjetë e tre vjetësh.

Mbi këtë realizim ka reaguar princesha Elia Zaharia Zogu, e cila në rrjetin e saj social përveçse ka njoftuar mbi dokumentarin, por edhe ka lëshuar linkun e televizionit francez duke dhënë vlerësimin: “Të dashur miq, linku i mëposhtëm përmban dokumentarin më të bukur të realizuar ndonjëherë për Mbretëreshën Geraldine, Mbretin Zog, Shqipërinë e atyre viteve dhe jetën në mërgim. Është realizuar mjeshtërisht nga gazetari më i mirë francez, z.Frederic Mitterrand, i cili ka hulumtuar në arkivat e të gjitha shteteve ku Familja Mbretërore ka jetuar, dhe ka sjellë këtë material kaq të çmuar! …Kjo është dhurata më e çmuar që na bëhet në këtë fillim viti, në radhë të parë si familje, por mbi të gjitha si shqiptarë. 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare trokiti me gjithë dinjitetin që meriton! 1 ore e 10 minuta ne tv arte nuk arrihet lehtë për një shtet. Ndaj edhe një herë, faleminderit “Trëndafilit të Bardhë” që edhe nga bota e engjëjve i shërben vendit që deshi aq shumë!”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.