Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Drejt emancipimit shoqeria shqiptare.

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143
Shoqëria shqiptare, apo më mirë ajo pjesë e qytetëruar e saj, ajo shtresë e mesme që ishte dhe vazhdon të jetë kulturalisht perëndimore dhe sigurisht kombëtare, po bën një hap të madh sidomos kohët e fundit përkundrejt dhe përfaqësuesve perëndimorë si zyrtarë dhe elitarë që kanë të bëjnë me ne. Unë në fakt i them emancipim një ecje të tillë përpara. Sigurisht e kam fjalën te përballja me ambasadorët dhe vendimmarrjet politike, por realisht nuk dua të jem përkrah asaj pjese të shoqërisë që është politika, por në krah të shoqërisë që është neveritur nga pikërisht kjo klasë politike. Shqipëria e sidomos Shkodra, ose qyteti më i madh i saj në shekullin e 19-të ka pritur dhe ka pasur përfaqësues të lartë dhe shteteve që kishin përfaqësim diplomatik në këtë qytet. Janë konsujt e jashtëzakonshëm që o kanë kaluar dhe studiuar kombëtaren tonë në Shkodër ose kanë qenë me punë në Shkodër dhe që kanë dhënë kontributin e madh albanologjik që Shqipëria, historia, arkeologjia, ADN-ja jonë të njihej në botën e qytetëruar. Sigurisht mes tyre po e filloj me Hahn ose babain e albanologjisë me vizitat e tij dhe pastaj me konsujt Jules-Alexandre-Theodore Degrand (1844-1911), Hyacinthe Hecquard (1814 - 1866) Theodor Anton Ippen (1861 – 1935) François Charles Hugues Laurent Pouqueville (1770 – 1838)!
Lartësi të tilla publike shkencore dhe albanologjike, janë sëbashku me Rilindjen tonë Kombëtare gurë themeli që na bëjnë krenar, na kanë përkrahur drejt krenarisë sonë kombëtare dhe kanë themeluar shkencën moderne të historisë së popullit tonë të lashtë. Ajo që dua të them është se me këto diplomatë të huaj dhe shumë albanolog të tjerë, që nuk ishin diplomatë, Shqipëria kishte nderin të lartësohej në sy të e botës. Ishin akademikë dhe studiues dhe sigurisht diplomatë ose konsuj. Sot ne kemi ambasadorë plot, miq dhe njerëz të diplomacisë, por nuk kemi lartësi të tilla të mëdha. As që mund të krahasoj çfarëdo ambasadori apo konsulli të këtyre 30-të viteve me zotërinjtë më sipër. Po pra si për nga kontributi në histori, arkeologji dhe albanologji me përfaqësuesit e lartë të shteteve mike në kohë demokracie. Nuk kanë krahasim si për dashurinë e tyre të madhe për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe për historinë e një populli të lashtë. Po nuk mund të krahasohen me "punët që bëjnë ambasadorët sot", pa hequr respektin për sigurish veprimtarinë e tyre diplomatike dhe kontributin në shoqërimin e demokracisë sonë të brishtë drejt Perëndimit. Por në shoqërinë tonë, atë jashtë fajeve të politikës, çdo ditë që shkon, krijon mendimin se "fajet e politikës apo klasës politike në Shqipëri këto tre dekada kanë dhe kontributin e diplomatëve të huaj"! Absolutisht po! Sigurisht në dëshirën për të bërë mirë sa herë ne futemi në hall nga klasa politike rrufjane që katapultojmë! Në fakt të mos jesh dakord apo kritikosh sot një diplomat dhe veprimtarinë e tij, kjo klasë politike levende, shtypi dhe media e saj të bënë armik të shtetit që ky diplomat përfaqëson. Po po dhe kujtojnë se duke të "sanksionuar" kështu, ti do të bëhesh me zor anti vendeve që ata përfaqësojnë. Kur shoqëria jonë vazhdon të jetë pro amerikane dhe pro perëndimore! kur ne jemi si shoqëri akoma të dashuruar me to. Që do dhe respekton Italinë, Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Perëndimin e gjithë, por dhe akoma më me patos SHBA-të! Kur shpesh herë delirantët politikanë tanët (një lidership i caktuar) kanë nxitur paturpësisht për interesa pushteti deri urrejtjen për Perëndimin dhe ambasadorët dhe shpesh herë kanë bërë dhe punë të "liga kundër tyre"! Shoqëria shqiptare ka kuptuar se ambasadorët janë thjesht nëpunës të shtetit që përfaqësojnë dhe ndërhyjnë shpesh herë rëndë dhe duke fyer pavarësinë e një shteti apo kombi, sepse kanë përpara tyre një klasë të korruptuar, mashtruese dhe shpesh herë me kriminelë brenda, që vazhdojnë të bëjnë keq! Shoqëria shqiptare po emancipohet në këtë drejtim dhe ambasadorët kanë sigurisht respektin, por jo më atë "legjendën" urbane që shqiptarët kanë për të huajt. Sepse kjo legjendë urbane që i bën të "pagabueshëm" dhe gjithmonë sipër kokave tona ka rënë ngaqë shpesh herë janë pjesmarrës të një filozofie politike, e cila vazhdon të thotë: Mirë për shqiptarët! Shoqëria shqiptare është fajtore se nuk ka arritur të heqë qafë këtë klasë politike, por shpeshherë ambasadorët janë fajtorë se janë detyruar të bëjnë dhe bien në pakte me një klasë politike mashtruese dhe të korruptuar! E për më tepër, se kanë tridhjetë vite që vijnë (shumë prej tyre) të na tregojnë se si bëhet - rakia! Po po, nga një skeç i dikurshëm i Koço Devoles. Japin leksione demokracie sikur vijnë në një vend që sapo "janë ulur nga pema" dhe sikur kanë vetëm pak vite që kanë hyrë në rangun e - homo sapiens. Duke qëndruar natë ditë me të korruptuarit dhe me mashtruesit, një pjesë e madhe e ambasadorëve apo dhe përfaqësuesve të ndryshëm si zyrtarë të shteteve përkatës e dinë veten të pasëmurë nga "gripi" bashkëbiseduesit. Na kujtojnë të gjithëve ne poshtë si Berisha, Rama, Basha, Meta etj. etj.! Kur një pjesë e shoqërisë, as që do t’iu shikojë sytë e ballit një dore të tillë që drejtojnë politikën dhe ekonominë e këtij vendi, duke i bërë keq çdo ditë e më shumë. Shoqëria po emancipohet shumë në këtë drejtim dhe po shkon drejt asaj europiane që ambasadorin e do si vetëm përfaqësues diplomatik të shtetit mik, por jo një që të krahason (ty, mua dhe ata) me klasën politike korruptive dhe me veset e pikërisht kësaj klase! Sigurisht që ky është një turp dhe ky moment ka bërë që të mos kenë më atë lartësi e cila i bëri ata "guvernatorë dhe njerëz që drejtojnë shtetin" duke pasur produkt politik çdo vit e më të korruptuar. E fundit si reagim i shoqërisë së tillë ishte dhe Zgarbi! Po po, ai që realisht është një njeri pro shqiptar dhe mik i Ramës! Sigurisht që unë e respektoj për të drejtpërdrejtën që ka, por kësaj radhe e teproi me marrëzitë e Bylisit si qytet grek! Po pra duke e përsëritur! E askush nga shoqëruesit Rilindas nuk e korrigjonte! Gjithë respektin Zgarbit, por kësaj radhe mirë se desh u mbyt në Palasë dhe rroftë vajza e tij shqiptare, por u mbyt dhe në marrëzitë me mos konsiderimin e Bylisit në origjinë dhe themelim ilir. Zgarbi nuk do t’ia dijë në këtë drejtim se aty ka pasur studiues të huaj dhe të lartë ndërkombëtarë, por sidomos shqiptarë arkeologë si Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj, që kanë punime dhe kanë bërë një mund dhe hulumtim të jashtëzakonshëm! Zgarbi nuk do t’ia dijë fare për Ilirinë ashtu sikundër nuk do t’ia dijë pse Margariti nuk flet kur shemben dhjetëra vila dhe shtëpi monument në Tiranë, se njerëzit e mikut të tij Rama duan të ngrejnë betone! Zgarbi kujton se ne nuk kemi trashëgimi përveç grekëve dhe romanëve! Ja pra që dhe një person kult si Zgarbi bën si me dashje dhe pa dashje, injorimin tonë në histori dhe trashëgimi. Prandaj shoqëria reagoi në mungesë të qeverisë që e ka problem trashëgiminë tonë kombëtare! Po po dhe të huajt kur bisedojnë me të tillë levendë të qeverisë e kuptojnë se këta nuk duan vendin e tyre dhe nuk respektojnë historinë e kombit të tyre. Njerëz që varrosin trashëgimi nën betone dhe që prishin trashëgimi për të bërë kulla janë dhe ato që dialogojnë me të huajt, që për fatin tonë të keq nuk janë as albanologë dhe kam frikë që disa prej tyre nuk kanë lexuar aty ku duhet, për historinë e vendit ku janë përfaqësues të Perëndimit. Gjithsesi ata janë miqtë tanë, janë njerëz që duan të jemi në demokraci. E për këtë duhen respektuar, por shoqëria emancipohet kur ju rri përballë përfaqësuesve të Perëndimit dhe jo anash, e sidomos poshtë tyre.



Shkruar nga Besim Bekteshi.
 
Gjithcka evolon me kalimin e kohes.....
Po ashtu dhe shoqeria
Nuk e njejte si 20 vjet me pare

Direkte efekt dha verejtja ime o @molecule
 
Shkrim pa lidhje dhe emancipimi i shoqerise Shqiptare .... sikur me shume eshte zbehur/dobesuar se forcuar dhe avancuar .

Ndersa emancipimi politik ka avancuar ne nje fare pike ... por prape nga njera ane sikur eshte ne vend e numero ...so it’s fake dhe qendron vetem ne k’te shkalle ( politike ) ku popullit /shoqerise nuk i ngre ndonje hesap dhe as nuk i vjen ne ndihme pervecse k’saj shkalle politike.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.