Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Drejtori që po zbërthen “krimet e komunizmit” kapet me vjedhje

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Nga Ilir Mborja

Kur më bie rasti të takoj ndonjë përkthyes apo filolog, më pëlqen shumë të bisedoj rreth temës së përkthimeve.

Për këtë shkak, u ndala e tregova vëmendje ndaj një djaloshi që më preu rrugën para ca ditësh në trotuarin para godinës së Filologjikut, aty te Rruga e Elbasanit.

Përshtypja se duhej të ishte student prej atij fakulteti m’u përforcua, kur, pas përshëndetjes, kuptova që më njihte mirë dhe, veç fejtoneve, duhet të kishte lexuar ndonjë nga përkthimet e pakta të mia.

Nuk e kundërshtova ftesën për t’u ulur diku në një kafe. Nuk isha gabuar. Ishte student në vitin e fundit të masterit për gazetari, aktiv në protestat e studentëve në dhjetorin që shkoi.

Atë ditë ndodhej aty për një provim të bartur.

Duke më treguar dosjen që mbante në dorë më shpjegoi se atë ditë, në fakt, nuk ishte fjala për një provim të zakonshëm, por për paraqitjen para profesorit të një punimi që i përkiste llojit të gazetarisë investigative.

Hapi dosjen që kishte në dorë dhe filloi të më shpjegojë se tek tema e tij “Mistika e Origjinalit” ose “Sekreti i Hajdutit” bëhej fjalë për një plagjiaturë të doktoraturës së pedagogut të Universitetit të Tiranës Agron Tufa ndaj Dr. Aristotel Spiros, ish Përgjegjës Sektori i Gjuhës Greke, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Në këtë rast, jo vetëm që bëhej fjalë për një vjedhje flagrante të pronës intelektuale, por ajo që është vërtetë tronditëse, është mbështetja institucionale që Agron Tufa ka pasur në këtë krim ordiner nga drejtuesit e Fakultetit.

Megjithë ankesat me shkrim të të dëmtuarit nga vjedhja, Fakulteti Filologjik i Tiranës, jo vetëm që nuk e ka dënuar plagjiarizmin e Agron Tufës, por e ka mbrojtur me vendosmëri edhe kur ai, siç do t’jua shpjegoj, është dorëzuar dhe e ka pranuar vjedhjen:

Kur u vendos rregulli që të gjitha doktoraturat të publikoheshin në internet, teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 09.05.2015), e përmbante plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros. Pas ankesës së këtij të fundit, drejtuar rektorit të UT Dhori Kule, teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 08.06.2015), tashmë nuk e përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros. Mund të duket e çuditëshme, por tamam kështu ka ndodhur atëherë, kur shefe departamenti e Letërsisë ka qenë Dhurata Shehri, ndërsa dekan ka qenë Shezai Rrokaj.

Për të gjitha këto, në lidhje me plagjiarizmin e kryer nga Agron Tufa, këtu në dosje kam edhe dëshmitë përkatëse:

Për paraqitjen e tyre po ndjek rendin kronologjik, domethënë,

1) kam vënë në fillim botimin nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës të tekstit në aktet e Konferencës me rastin e 130-vjetorit të Nolit, zhvilluar më 2012 dhe botuar po atë vit edhe në letër.

2) Foto nga siti i Universitetit të Tiranës, ku duket se doktoratura e Agron Tufës është upload-uar më 19.02.2015.

3) Teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 09.05.2015), i cili përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros.

4) Teksti i doktoraturës së Agron Tufës (shkarkuar më 08.06.2015), i cili tashmë nuk përmban plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros, pas ankimit të tij drejtuar rektorit të UT Dhori Kules.

5) Letrën drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës (e njëjta letër i është dërguar edhe ministres së arsimit Lindita Nikolla).

6) Letrën e dytë drejtuar Dhori Kules, ku Dr. Aristotel Spiro ankohet për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës…

Jam informuar në sekretarinë e Rektoratit se edhe Dr. Aristotel Spiro ka shkuar shumë herë aty për të kërkuar përgjigje në lidhje me ankesën e tij, por ata kurrë nuk i kthyen përgjigje zyrtare. Kuptohet qartë: Janë të gjithë mbrojtës të plagjiarizmit, të vjedhjes intelektuale.



Më poshtë faksimilet që vërtetojnë plagjiarizmin e kryer nga Doktor Tufa (mund të klikoni mbi secilën):

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike – MANUSCRIPT

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike separat

Doktoratura-Agron-Tufa-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise-me tekstin e vjedhur te A Spiros

Letër ministres Lindita Nikolla për vjedhjen e pronës intelektuale nga Agron Tufa

Letër drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës

Letra e dytë drejtuar Dhori Kules, ku ankohem për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës.



Ja edhe fejtoni me temë “Mistika e Origjinalit” ose “Sekreti i Hajdutit” Agron Tufa”:

“Nuk dihet se kush dreqin ia shtiu në mendje Agron Tufës shakanë e Mark Markut (Më falni! Mark Twain-it): “Më mirë merrni atë që nuk ju përket, sesa ta lini aty të neglizhuar.”. Ka gjasë të jetë vetë ajo, e shoqja e Mark Twen-it (Më falni!, e Mark Markut) – Dhurata Sheri, shefja e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, që t’ia ketë propozuar seriozisht Agron Tufës temën “Mistika e Origjinalit” më 18. 02. 2008, kur i firmosi në letër të bardhë(?!) doktoraturën.

Më pas, firma dhe vula e dekanit të lësëisë (Më falni!) të Filologjisë, Shezai Rrokaj, e shpalli (pa paraqitur doktoraturë) Agron Tufën doktor?! Për udhëheqës shkencor, recensentë e oponentë, as që bëhet fjalë. Nuk përmenden gjëkundi?! Ne versionin online nuk janë shënuar emrat e anëtarëve të komisionit, siç është rregulli. As emrat e recenzentëve. As oponentët.

Në nxitim e sipër, askush nuk ka pasur kohë për të shpallur emrat e tyre, por paratë për “punën” e tyre, pa tjetër që dikush i ka futur në xhep, ashtu siç hynë që prej 2008-s, veç pagës, edhe 200 000 lekë të vjetra çdo muaj në xhepin e “doktor” Agron Tufës… Po të më lejohej një kontroll, kushedi ç’gjëra të shëmtuara do të dilnin…

Edhe tema e doktoraturës ka gjasë të jetë shkruar pas datës 18. 02. 2008, mbasi logjika ta do se ka qenë mistika e domosdoshme për vjedhjen dhe origjinaliteti i hajdutit në fjalë që e kanë çuar Agron Tufën e shefat e tij drejt atij titullimi. Meqë jemi duke folur për përkthimin, doktoratura e Agron Tufës “Mistika e Origjinalit”, në shqip ka vetëm një përkthim: “Sekreti i Hajdutit”…

Në të tilla raste, turpi, ndjenjë që shfaqet në ngjyrën e kuqe të fytyrës vetëm tek njerëzit e ndershëm , nuk ka ndodhur hiç me “doktor” Agron Tufën. Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, kur shkarkoi në internet më 09.05.2015, teksti i doktoraturës së tij e përmbante plagjiarizmin nga teksti i Dr. Aristotel Spiros.

Ndërsa, kur studiuesi Aristotel Spiro, doktoruar në Universitetin “Kapodistria” të Athinës, e denoncoi atë për vjedhjen e pronës intelektuale të tij, Agron Tufa, në vend që të thoshte: “Hapu dhe të futem!”, pa iu skuqur faqja, futi në dhe turpin e tij: E hoqi nga interneti punimin e vjedhur nga kumtesa e Dr. Aristotel Spiros “Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”…

Duke bërë këtë, Agron Tufa, veç hajdutllëkut të tij, pranoi si të kompromentuar drejtpërsëdrejti në këtë skandal të gjithë ata që e ndihmuan dhe dekonspiroi para syve tanë gjithë komunitetin e hajdutëve në Fakultetin Filologjik…

Falsifikimi, vjedhja e pronës intelektuale, edhe kur i shpëtojnë penalizimit (si ka ndodhur gjer më sot me rastin e Agron Tufës e grupit të tij), janë të një rreziku të lartë shoqëror.

Imoraliteti intelektual, që rrjedh prej atij veprimi të pështirë, jo vetëm që është thuajse vdekjeprurës për gjithë arsimin tonë universitar, por, me pozitën si Kryetar i Institutit të Krimeve Kundër Komunizmit, Agron Tufa ka çoroditur e molepsur sot gjithë shoqërinë tonë dhe, komunitetit që përfaqëson, i ka vënë një njollë të madhe turpi…

Në faksimilet e dokumentave më lart do të shikoni se në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me vjedhje të veprës së një personi, por me një krim të rëndë akademik që, veç Agron Tufës, implikon drejtëpërdrejt edhe Dhurata Shehrin, Shezai Rrokajn e bashkë me to, me heshtjen e tyre, edhe rektorin Dhori Kule dhe ish ministren e Arsimit Lindita Nikolla.


Kështu e mbylli bisedën studenti që protestoi në dhjetorin e shkuar për një cilësi më të mirë në universitetet tona…



*

Botuar sot në Dita
 
S'pushuan se hedhuri balte.

Ka qene njeri nder studentet ekselente ,kete e pranojne e ata qe e quajne armik ate.
Kam.pas nderin te flas me z Tufa,edhe kafen e kemi ne program. :)
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.