Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dritero Agolli

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
αρχείο λήψης.jpeg

Dritero Agolli është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqeror, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mesimet e para i mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollen “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letersise te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te perditshmen “Zeri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Dritero Agolli eshte nje nga figurat qendrore te poezise shqipe dhe nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te “brezit te viteve 1960”.

Kritik ndaj frymes tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli ne poezi ndjeshmeri e figuracion te ri, duke e perterire sistemin e vjersherimit shqip. Ai eshte pruresi i poezise se “unit” te forte. Prirja per vetepohim u duk qysh ne vellimin e tij te pare “Ne rruge dola” (1958), por u shpreh me qarte ne poemat “Devoll – Devoll” dhe “Poeme per babane dhe per veten”. Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan te pergjithshmen nga vetjakja, ben sintezen e kolektives me individualen. Dritero Agolli ruajti prej vlerave me te arrira te poezise se tradites – frymen popullore. Ai krijoi nje gjedhe te re vjersherimi, qe ndiqte Naimin, duke metuar risine. Rruga e rritjes se tij te shkalleshkallshme poetike shprehet ne librat: “Hapat e mija ne asfalt” (1961), “Shtigje malesh dhe trotuare” (1965), “Devoll – Devoll” (1964), “Mesdite” (1968), “Baballaret” (1969), “Nene Shqiperi” (1974), “Fjala gdhend gurin” (1977), “Udhetoj i menduar” (1985), “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypesi i kohes” (1995), “Fletorkat e mesnates” (1999). Dritero Agolli shfaqi ne poezi nje perfytyrim vetjak per “temen e madhe”, duke kerkuar madheshtine poetike prej perjetimeve te subjektit te zakonshem; duke zgjeruar shumefish hapesiren e realitetit ne poezi dhe duke i ndryshuar rrenjesisht raporte ndermjet tyre. Kjo poezi ndikoi ne teresi per nje klime letrare me te bute ne Shqiperi. Krijimtaria e Dritero Agolli ne thelbin e vet eshte liriko – epike, ndryshe nga ajo tradicionale, qe mbahej kryesisht ne lavderine epike. Dritero Agolli e pruri poezine shqipe prej shqetesimi te pergjithshem tek shqetesimi i njeriut. Poezia e tij pershkohet nga kulti i vendlindjes, i tokes, i bukes, i parmendes, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjalle, shpirtezimi i mjedisit, shenjterimi i natyres, i ares dhe bagetise. Ne kete tipar te poezise se tij shfaqen gjurme te botekuptimit panteist bektashian. Dritero Agolli krijoi ne poezi imazhin e nje Shqiperie ideale.

Vepra me e rendesishme idealizuese dhe njeheresh me e angazhuar e tij eshte poema “Nene Shqiperi”. Gjate gjithe rruge se vet krijuese me se gjysmeshekullore, Dritero Agolli eshte poeti i dhimbjes njerezore dhe i filozofise jetesore. I vemendshem ndaj dramave te medha te popullit, ai u be njeheresh poeti i dhimbjes vetjake te njeriut. Dritero Agolli njohu nje ringjallje poetike ne dy dekadat e fundme. Me vellimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypesi i kohes”, “Fletorkat e mesnates” autori shpall sfiden e tij te re te mjeshterise. Ne keto vellime shperfaqet poeti me ideal te tronditur, qe duhet te gjeje vleren dhe kuptimin e jetes se vet dhe te brezit qe perfaqeson ne kushtet e tronditjeve te medha te shoqerise dhe te ndryshimeve rrenjesore te rruges drejt se ardhmes se saj. Ne teresine e vet poezia e Dritero Agollit nuk ka perthyerje qe lidhen me keto ndryshime. Ajo eshte poezi e vlerave dhe shqetesimeve njerezore, poezi e krenarise dhe drames, e lartesimit dhe goditjes, e nyjetimit te gjendjeve poetike te imeta dhe fine. Dritero Agolli perballoi me dinjitet sfiden per t’i dhene vleren e merituar lirise. Vepra me e hershme ne proze e Dritero Agollit, eshte vellimi me tregime “Zhurma e ererave te dikurshme” (1964), qe u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Keto tregime, nje pjese e te cileve u ribotuan ne fund te vitit 1980 ne librin “Njerez te krisur ”, jane te mbushur me personazhe jotipike. Ne to heronjte paraqiten bashke me cenet e tyre duke iu shmangur skemes per heroin tipik pozitiv. Romani “Komisari Memo” (1970) eshte vepra me e angazhuar e Dritero Agollit ne proze. Ne te autori poetizoi “kohen e komisareve”, qe ishte pjese e kultit te luftes antifashiste, e cila sundoi per shume kohe letersine shqipe. Figura me e plote e romanit eshte komandanti Rrapo, i cili ben pjese brenda llojit te “njerezve te krisur”, qe permban ne teresine e vet letersia e Dritero Agollit. Ne romanin “Njeriu me top” (1975) Dritero Agolli, zbuloi nje marredhenie tjeter, krejt te ndryshme nga ajo e “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” te Ismail Kadarese (shih) sa i takon raportit te njeriut shqiptar me armen. Zot e rob i armes, i magjepsur dhe marrosur prej saj, personazhi qendror i librit ben cudira e marrezira nga me te pabesueshmet. Ndonese romani merr nje teme nga lufta, nyja dramatike e tij qendron ne faktin universal se morali i nje brezi ka ardhur ne kundershtim me ate te brezit te meparshem. Romani “Trendafil ne gote” (1980) u prit me nencmim nga mendimi letrar si nje “liber roze”. Me kete veper Dritero Agolli provoi te bente nje sfide tjeter ne letersi, duke krijuar nje personazh, drama e te cilit eshte se gjendet midis disa dashurish. Kotributi me i rendesishem letrar ne proze i Dritero Agollit konsiderohet “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” (1973). Kronike e karrieres se palavdishme te nje zyrtari, romani eshte ne te njejten kohe pasqyre e pozites se pandashme te vartesit te tij. Produkt i njeri – tjetrit, dy personazhe kryesore, Zyloja dhe Demka, sikurse ndodh pothuajse ne te gjitha veprat me karakter humoristik, jane pasqyre e anes qesharake dhe njeheresh dramatike te funksionimit te burokratizmit. Zyloja eshte nje figure fatkeqe, ku behen bashke miresia e qellimit me humbjen e ndjenjes se realitetit te mases per te verteten. Ndryshe nga shume burokrate te tjere skematike qe kishin permbytur jo vetem letersine shqipe, por edhe publicistiken, Zyloja eshte nje burokrat me drame. Ne thelbin e kesaj vepre, si dhe te romani “Arka e djallit”, qendron antiskematizmi. Kete te fundit Dritero Agolli nisi ta shkruaje ne fillim te viteve 1980, per ta perfunduar ne fillim te viteve 1990. Ne jeten shqiptare kishte hyre nderkaq nje kuptim tjeter i lirise. Romani e perballoi horizontin e ri te pritjes. “Arka e djallit” eshte nje veper e shkruar me shkujdesje ndaj disiplines. Ajo eshte deshmi per faktin se personalitetet e fuqishem te letersise shqipe kane qene me te lire se metoda e tyre krijuese. Dritero Agolli duke vendosur ne qender te romanit te tij kerkimin e nje tabuje, duke kerkuar te ndaluaren, shfaqen me nje permase mendimi qe gjendet mbi lirine shteterore. Shkrimtari arrin nje shkalle te larte lirie me “romanin brenda romanit”, me “arken e djallit”, ku gjendet verpra e ndaluar. Ajo quhet “Shakaja e ndaluar”, titull qe te kujton romanin e njohur disident te M. Kunderes “Shakaja”. Ne kete shkalle te lirise krijuese Dritero Agolli realizon nje veper ku nuk ka censure dhe autocensure. Disa prej veprave me te arrira te Dritero Agollit kane qene nen vemendjen ideologjike te autoriteteve zyrtare. Romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, qe botohej pjese – pjese ne revisten “Hosteni”, u nderpre ne menyre te heshtur (ne vitin 1990 autori botoi variantin e plote te vepres). Per “kundervajtje ideologjike” u qortuan edhe dramat “Mosha e bardhe” dhe “Fytyra e dyte”. Ndersa per romanin “Deshtaku”, qe pruri tek lexuesit nje realitet me drame, u mbajt heshtje. Nje pjese e madhe e veprave te tij jane botuar ne shume gjuhe te huaj. Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005). Dritero Agolli ka marre Cmimin e Republikes te shkalles se pare dhe eshte dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Shuhet në moshën 85-vjeçare kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli. Shkrimtari i madh ndërroi jetë në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar shumë kohët e fundit, aq sa frymëmarrja e tij realizohej nëpërmjet furnizimit artificial me oksigjen. Tre ditët e fundit mjekët ishin munduar që ai të merrte frymë vetë, por sëmundja plumonare kronike, që e mundonte prej 20 vitesh, nuk lejoi të kthehej më në shtëpi. Shkrimtari kurohej prej të paktën një viti në shtëpi duke refuzuar shtrimin në spital. Por pak ditë më parë, ai pësoi një përkeqësim të menjëhershëm që detyroi familjarët dhe mjekët ta shtronin me insistim në sanatoriumin e Tiranës, ku dhe qëndroi i shtruar 9 ditë derisa ndërroi jetë.
 
Last edited:


Cte thuash o mik i dashur,
Ne jem fajtore vete,
qe rrime ne tryeze te mardhur
Me nje kupe rake e nje qepe.

Qe fjalet i zbrazem te gjitha,
Sic zbrazen pjatat me gjelle te varfer,
Dhe heshtim si dy uritha
Te dale mbi aren e laget.

Cte thush o mik, i ngrate,
Ne jemi fajtore te vetes
Per heshtjen e tryezes se thate
Kesaj pasqyre te jetes.

Te lene si dele te qethur me gershere
Gershere te vjeter krejt te pamprehur!
Ctund koken o mik zemrgjere?
Kjo seshte aspak per te qeshur!...
 

ORA E GURIT​


Ky gur eshte ora qe shekujt tregon tek e tek
Mbi fushen e tij me rrudha dheu,
Dikur shenoi:" katermbedhjete shekuj e pese vjet",
Kur lindi ketu Skenderbeu.

Ne dore nje ore sekondat, minutat dhe oret tregon,
Ky gur i bekuar rrefen mes rrudhave shekujt.
Tik-takun e tij, e degjon?
Shenon i rrepte shekujt qe rrjedhin nga mjegujt.

Ky gur eshte ore qe askush s'e kurdis e s'e ngreh,
Vitet e shekujt rrefen ne caste vyshkje e blerimi;
Vetem kur lind nje tjeter i madh Skenderbe
Tik-taku i tij pushon nje cike ne shenje nderimi.
 

HESHTJA​


Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!...Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta.


ZJARRI​


Mesohuni te ndizni zjarr kudo qe ndodhi,
Ne rruget e shkurtra a ne shtigjet e gjata;
E di se nga kjo pune e vogel nuk lodhi,
C’kerkon nje zjarr?- nje shkrepese e pak dru te thata.
Dhe mos e quani arkaik e vjetersire zjarrin,
Zbuluesi I zjarrit ishte kaq modern nje dite,
Sa nga zilia punen, emrin dhe varrin
Ia vodhen perendite.
Mesohuni te ndizni zjarr ne jete,
Se mund t’ju duhet ne asfalte, baltra, livadhe,
Dhe mos e quani zjarrin gje aq te thjeshte,
Se dje ka qene shpikja me e madhe.
 

PERENDISE​


Dikur kam genjyer nje vajze,
Me vajzen jam tallur…
O perendi e lashte,
Nga une, qe ty s’te besoj,
Prano, te lutem, te falur!

Kam fshehur dikur te verteten
Dhe fjalen s’kam mbajtur…
O perendi e sfilitur me jeten,
Nga une, qe ty s’te besoj,
Prano, te lutem, te falur!


LETER​


I dashur mik,
Kur vjershat e mia lexon varg per varg,
Ti thua se une ne vater kam lumturi?
Vertet, vella, ashtu te duket nga larg,
Ndersa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Cdo nate te shtrihesh net e njejtin krevat,
Te ngrihesh nga I njejti shtrat cdo mengjes,
Dyzet vjet te njejtin varr e te njejtin fat
Dhe i lumtur te jesh?
 
Kujdes me fjalen.


Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
 

ENDERR E PRERE​


1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s’e mendonte me ç’dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela t’i vinim.
Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
 

KETU S'DO JEM​


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje
 
“Tek e ëma”

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…
 
“Mos ma kujto”

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto

për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull, më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,

Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull, më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,

Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull, pësova diku nje disfatë, mos ma kujto,

Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me netë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,

Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,

Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull, në shtrat s’u bëra burrë, mos ma kujto,

I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,

Ka ndrojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!
 
Ajo më la përngaherë atë natë
Dhe unë i munduar si një kalorës
Me plagë kthehesha rrugës së gjatë,
Kur shkrinte fundi i dëborës.

Oxhaku i shtëpisë villte shkëndija ,
Në kthina kërcisnin nallane dhe enë,
Më priste qeni im tek avllia
Si Argusi plak Odisenë.

Në ahur çukisnin brirët e qeve
Dhe hundët e tyre e bënin ajrin me vlagë;
Në qiellin e turbullt leckat e reve
E lidhnin hënën si plagë…
 
GËNJESHTRAT

O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:
pusho,mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët.
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“ Gërvisht e fito” në letra!.
Dhe ti gërvisht me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në skenë.
O popull , ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin .
 

“Mjegulli i dashurisë”



Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri,
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu…
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.
 
Dhe sikur – Dritëro Agolli

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja dhe si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua
Ku jetojmë e vdesim tok të dy.
 
Kam njohur...

Kam njohur qindra të vdekur e mijëra të gjallë,
Qindra të vdekur me libra e mijëra të gjallë me fjalë;

Qindra me varre e qivure e mijëra me guva e dhoma ,
Mjekroshë me qime të pista e çunakë me faqe të njoma ,

Të verbër me sytë plot lytha, idiotë me buzë plot jargë ,
Të majmur me sofra të rënda, mjeranë të fjetur pa darkë;

Kam njohur gdhendës të gurit e ndotës të fjalës ,
Kam parë zogj të pëllumbit e gala të galës;

Të gjithë tek unë diçka kanë lënë, të liq e të mirë,
Ndaj portë e Parajsës për mua është shumë e vështirë…

[ Dritëro Agolli ]
 
Vdekja e nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete.

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze.

1992 Dritëro Agolli
 

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd;
Jam bujk i veçantë e si bujk më vjen mirë:
Dy buzët, qershitë me lëng,
Ku hesht një mall, një psherëtirë.​

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd,
Të mbjellat aq të begata:
Dy kodrat e gjoksit që të lënë pa mend,
Luginën mahnitëse mes kofshëve të bardha.​

Lermë t’i shoh plantacionet e trupit tënd:
Fushëzën joshëse nën këmishë,
Në mesin e fushës cipëz argjend
Gropkën kërthizë…​

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.