Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Droga, llojet dhe pasojat e përdorimit të saj!!

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
View attachment 16502
View attachment 16500

View attachment 16501

Çfarë është droga?
Flasim për drogë, por pak e dimë kuptimin e saj, se çfarë do të thotë saktësisht. Sipas Organizatën Botërore të Shëndetësisë drogë cilësohet çfarëdo substance që duke u futur në një organizëm të gjallë modifikon një ose më shumë funksione të tij. Sipas këtij përkufizimi lë të kuptohet se drogat janë në një numër shumë të madh, pasi ka shumë substanca të cilat kanë këto efekte. Ndërsa me drogë abuzive kuptojmë çfarëdolloj substance, e marrë në cilëndo formë të mundshme që turbullon humorin, nivelin e perceptimit dhe funksionin cerebral. Sipas këtij përkufizimi merren parasysh drogat e ligjshme, si duhani apo alkooli, si dhe ato të paligjshmet: hashishi, heroina, kokaina, drogat sintetike, etj. Në të dyja rastet, drogat kanë efekte negative në trupin e njeriut dhe janë një problem shumë i madh. Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Droga është në shumë forma të ndryshëm nga njëra-tjetra. Ajo mund të jetë në formën e ngurtë, e lëngshme (alkooli), ose e gaztë (inhalante). Pavarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kanë efekte tek përdoruesit e më tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, puna, jeta personale, në familje dhe në rrethin shoqëror. Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Arsyet sepse përdoren drogat janë të shumta; disa besojë në dobishmërinë e tyre dhe i përdorin, por në fund rezulton e kundërta. Disa të tjerë i përdorin për tu çlodhur, për tu argëtuar. Por arsyeja e cila ka shtuar shumë përdoruesit kohët e fundit është, që të bëhen pjesë e shoqërisë. Nëse je në një shoqëri e cila është konsumatore e drogës, duhet që edhe ti të bëhesh si shumica për të mos ngelur vetëm.

Shumë llojshmëria e drogave dhe efektet e tyre përkatëse
Droga ndahet në lloje të ndryshme, sipas efekteve por edhe sipas formës që ajo është. Nga përkufizimi i OBSH-së, droga është në shumë lloje dhe shumë efekte, por për ti saktësuar do ti marrim me radhë. Një prej llojeve të drogave janë depresantët, e cila ka një sur pasojash negative për trupin e njeriut. Depresantët janë droga që ngadalësojnë funksionin e trupit duke përfshirë edhe mesazhet për dhe nga truri. Ato ndikojnë në përqendrimin dhe koordinimin dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbje të vetëdijes, të vjella e deri në vdekje. Por te depresesantet futen shumë droga të cilat kanë specifikat e tyre.

Depresantët dhe Mariuana
Depresantët janë droga që përdoren më shumë nga te rinjtë, të cilët përdorin më shumë alokolin si një nga drogat e para. Përdoruesit e marjuanës, hashashit dhe gjithë spektrit të kanabis, heqin kuriozitetin për drogat, por dhe gjithashtu me marjuanën ngjisin shkallën e parë të përdorimit të drogave dhe duke e gjetur marjuanën të pamjaftueshme për të marrë ndjenjë dhe eksperienca të mira, kalojnë në droga më të rënda. Gjithashtu marjuana shpesh rëndon dhe fsheh çrregullimet e tjera mendore që mund të fillojnë në moshat e reja, dhe ngadalëson shumë aktivitetin fizik dhe procesin e të mësuarit. Mariuana është një drogë e cila futet tetë fortat, por përsëriështë një ndër drogat e para që njihen të rinjtë. Në ndryshim me çfarë mendohej më përpara kanabis konsiderohej drogë e lehtë dhe e parrezikshme, tani studimet tregojnë për prekjen dhe të shumë sistemeve të organizmit nga përdorimi i marjuanës (melci, zemër),etj. Të dyja organet që prek kjo drogë janë shumë jetësore, për njeriun por përsëri të rinjtë nuk mendohen gjatë.

Alkooli
Por edhe alkooli është një drogë, dhe si e tillë ka efekte të shumta. Problemi i pirjes së alkoolit, që shprehet në marrjen e përsëritur të tij, konsiderohet nga shumë mjekë si një mjet për të lehtësuar ankthin dhe si një zgjidhje e problemeve të tyre emocionale të momentit. Në varësitë alkoolike, depresioni është shpesh prezent dhe duhet të vlerësohet me kujdes, gjithashtu alkooli është shumë problem për vetëvrasje, krime brenda familjes, sjelljeve agresive dhe sulme fizike e vjedhje nën veprimin e alkoolit. Edhe pse duket si një drogë e lehte dhe nuk dënohesh për posedimin apo për pirjen e tij, përsëri kjo drogë ka shumë efekte. Në intoksikacion nga alkooli (dehje) vihen re shumë shenja fizike si lëshimi emocional, vështirësi për të folur drejt dhe marrje mendsh dhe vështirësi ekuilibri.

Stimulatet
Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, sjellin pagjumësi dhe e bëjnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shembull alkooli. Këto janë droga edhe pse kanë shumë efekte përsëri nuk janë shumtë forta, pasi përdorimi i llojeve të tjera ka pasoja shumë të rënda.

Kokaina
Kjo lloj droge është shumë e rëndë dhe përdoruesit e saj, duhet që të kalojnë nga drogat më të lehta për të shkuar të përdorimi i saj. Por tundimi i shumë njerëzve bën kjo drogë të jetë shumë e përdorur, nga mosha të ndryshme. Efektet e saj në fillim duken si pozitive pasi në fillim për 2-3 minuta, përdoruesi ka një ndjenjë të shtimit të energjisë, eufori, dhe eksitim. Efekti zgjat 30 min ose 1 orë, dhe është një drogë mjaft e rrezikshme që zhvillon shumë shpejt tolerancën dhe dozat duhet të ngrihen me shumë marrje gjatë ditës, duke kaluar dhe në përdorim të kokainës, që është shumë e rrezikshme. Ajo rrit shumë rrezikun për vetëvrasje . Kjo drogë mban vendin e parë për vetëvrasje te përdoruesit, shumë përdorues të saj nga depresioni kanë bërë këtë akt. Jep shumë komplikacione, ndjenjë të persekutimit, njerëz që e ndjekin dhe duan ta vrasin, që mund të arrijë në një shpërthim të psikosëz dhe në sjellje agresive. Ankthi, luhatjet e humorit dhe gjendjet delirante janë të pranishme në përdoruesit e kokainës. Vdekjet nga kokaina ndodhin për shkak të arrestit të zemrës, aritmive. Përdorimi i saj sjell një varësi dhe trupi pasi fillon ta konsumosh e kërkon vet duke shtuar shumë dozat që sjellin edhe vdekjen e njerëzve.

Haluçinogjenët
Nga vet emri kjo lloj droge shkakton halucinacione tw përdoruesit. Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara. Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhim i pilulave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, të folura dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, shtrëngim të nofullave, panik, djersitje, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje. Meqenëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek njeri apo tek tjetri në një kohë të caktuar. Përdoruesit e këtyre lloj drogave nuk janë vetvetja kur janë nën efektin e saj, pasi veprimet e tyre janë shumë të pakuptueshme.

Varësia nga drogat
Përdoruesit e drogave, në fillim e shikojnë si një lloj ose si një shuajtje të kuriozitet, por më vonë ata bëhen shumë të varur nga këto droga. Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm dhe afatgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes. Varësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë. Nëse nuk përdor drogë për një kohë të gjatë, personi mund të kaloj në depresion apo të ketë probleme të theksuara mendore. Kur ai është i varur droga për të është një qetësi. Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë. Droga në jetën e tij duket sikur plotëson diçka që i mungon.

Tërheqja nga droga
Nëse një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në përgjithësi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi. Por përsëri shumë persona kanë mundur që të dalin nga droga. Edhe pse kanë pasur probleme të shumta shëndetësore, përsëri me mjekime kanë arritur që të rehabilitohen përsëri.

Llojet kryesore të depresantëve
Alkooli
Marjuana
Benzodiazepinat
Barbitudet
GBH
Opiatet
Inhilantet

Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë
Datura(bimë)
Katemina
LCD(acid dietilmid )
Këpurdhat magjike
Meskalina
PCP
Marjuana
Ekstazi.

(Thenie: Droga ju çon në ferr, e maskuar si parajsë!!!?)
 
Ka droge me te forte se femnat! Kto tjerat jo se i di po me te ngjume i kam.
 
Gogol si duash ti lal ishalla ma ndrron menjen nga disa argumente se ndoshta i mendoj gabim?
 
Lexo kuranin edhe do shikosh ndryshimin per tgjith perdorusit sepse ka koka e koka qe jan burgjeve e kur kan dal mbasi skan pas ca me bo atje lexonin kuran sjan mar mo me ket sport
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.