Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dy kontinentet që po largohen me 4 cm në vit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Dy kontinentet që po largohen me 4 cm në vit​

hi.jpg
Europa dhe Amerika po largohen çdo vit. Sipas të dhënave të fundit kontinentet po largohen me 4 centimetra në vit nga njëri tjetri gjeologjikisht. Shkaku mund të jetë si pasojë e një mase që nga korja e tokës në afërsi të Aqeanit Atlantik shtyn me forcë. Ky është konkluzioni i një studimi të universitetit britanik të Southhampton dhe i publikuar në revistën e zbulimeve shkencore Nature.

Sipas gjeologëve, në tre kontinentet e Afrikës, Europës dhe Amerikës, gjendet një vargmal nënujor që shtrihet nga Poli i Veriut deri në Antarktidë dhe që ndan pllakën Euroaziatike nga ajo amerikane. Dhe pikërisht përgjatë saj që nga thellësitë e tokës po ngrihet një material për të mbushur boshllëqet mes dy pllakave që po ndahen.

Deri më sot nuk njihej natyra e lëvizjeve, por tashmë sizmologët e Southhampton kanë zbuluar gjurmë të ngritjes më në sipërfaqe të ujërave të thellë të planetit që vendin e origjinës e kanë diku mes kores së tokës dhe bërthamës, ose më saktë pjesës së mantelit. Ky proces nis në 600 km thellësi, pikërisht nën vargmalin nënujor të sipërpërmendur dhe shkakton largimin e dy kontinenteve, pra Evropës me Amerikën.
Ekspertët shprehen se falë rezultateve të tanishme, u arrit në konkluzionin sesi brendësia e Tokës është e lidhur ngushtë me Pllakat Tektonike.

tvklan.al
 
Te njejten gje ben dhe hena. Largohet nga toka çdo vit rreth 2.5 cm.
Pas shume vitesh toka do nis te rrotullohet me shpejt rreth vetes. Pasojat e nje rrotullimi me te shpejte jane: erera te forta,stuhi,ndryshimi i klimes etj.
 
Te njejten gje ben dhe hena. Largohet nga toka çdo vit rreth 2.5 cm.
Pas shume vitesh toka do nis te rrotullohet me shpejt rreth vetes. Pasojat e nje rrotullimi me te shpejte jane: erera te forta,stuhi,ndryshimi i klimes etj.
Me kokë poshtë më shumë?:p
 
Çdo gjë ndryshon me kalimin e kohës. Ndryshime të pa evituara. Kan ndodhë dhe do ndodhin.
Këto shpjegohen edhe nga Fusha Magnetike apo Fusha Gjeomagnetike.

Lexoni në vijim.....

Poli magnetik Verior dhe Jugor enden gjerësisht, por ngadalë për kompasë të zakonshëm që të mbetën të përdorshëm për lundrim. Megjithatë, në intervale të parregullta mesatarisht disa qindra-mijëra vjet, fusha e Tokës shfuqizohet dhe Veriu e Jugu magnetik relativisht befas ndërrojnë vendet. Këto ndryshime të poleve gjeomagnetike lënë një shenjë në gure që janë vlera për paleomagnetitet në llogaritjen e fushës gjeomagnetike në të kaluarën. Një informacion i tillë nga kjo anë është i dobishëm në studimin e lëvizjeve të kontinenteve dhe fundeve të oqeaneve në procese tektonike.

 
per 10 vjet pa shtuna te djela sa cm ato largohen ?
 
  • Kiss
Reactions: ABC
Dashurie si e ke ti pronarja temś

Keni nai info kur do boj aministi italia per debitoret ???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.