Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

E dini pse nuset veshin vello në ditën e dasmës? Traditat dhe legjendat

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

E dini pse nuset veshin vello në ditën e dasmës? Traditat dhe legjendat​





Nga Alberet Vataj

Martesa është një nga ditët me të bukura për çiftet e dashuruara, sidomos për femrat. Shqetësimi më i madh është se si do të jetë fustani i nusërisë. Por realisht e keni menduar ndonjëherë se çfarë domethënie ka kjo veshje e bardhë? Përse nuset veshin vello? Prej kur janë bërë një gjë tradicionale e çdo nuseje? Në fakt askush nuk është i sigurt për këtë. Vellot kanë filluar të përdoren në kohëra të ndryshme dhe në kultura të ndryshme, transmeton Telegrafi.com. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet që mendohet se justifikojnë këtë traditë tashmë të përdorur në thuajse gjithë botën.

1-Nuset veshin vello për të larguar demonët
Vellot e dasmës kanë filluar të përdoren në kohërat romake kur nuset kanë qenë të mbuluara nga koka në këmbë me një vello gjigante të kuqe, e cila quhej flammeum. Pse? Pasi romakët frikësoheshin se shpirtrat e këqij do ndalonin ceremoninë, apo do mallkojnë çiftin, ata mendonin se velloja e gjatë gjigante do të dukej sikur nusja është në zjarr dhe demonët do të frikësoheshin. Kjo besëtytni ishte zhvilluar dhe veshja e vellove kishte filluar të bëhej për të hutuar shpirtrat, gjë që ka më shumë kuptim sesa teoria me zjarr. Romakët mendonin se duke mbuluar fytyrën e nuses, shpirtrat nuk do të jenë të aftë të bëjnë sulmin e tyre, pasi nuk do të ishin të sigurt se kush është nusja.

2-Nuset veshin vello për të fshehur fytyrat
Teoria e veshjes së vellove dikur kishte arritur në atë nivel ku thuhej se nuset i veshin vellot për të fshehur identitetin e tyre. Por, këtë herë nusja nuk mbronte veten nga shpirtrat, por dëshironte ta mbante fytyrën e saj sekret para dhëndrit. Në dasmat e hershme, kur martesat ishin aranzhuar nga baballarët, ata donin që t’i fshihnin fytyrat e vajzave të tyre deri në momentin e fundit, që nëse në rast se një nuse është e shëmtuar të mos prishet marrëveshja. Kjo gradualisht është transformuar në traditën që meshkujt nuk duhet ta shohin nusen para dasmës.

3-Nuset kanë vishnin vello për të mos u larguar
Bustle shkruan që vellot janë përdorur për ta rënduar nusen dhe ta parandalonin atë që të ikte kur të takohej për herë të parë me dhëndrin.

4-Nuset veshin vello për të simbolizuar virgjërinë e tyre
Kjo ka të bëjë me të qenit e mbuluar dhe vello si shtresë e hollë i referohet cipës së virgjërisë.
 
Hajt se po i shtoj dicka qe edhe aferdita ne mitologi ka vesh fustan nuserie ... pa desh me shtu edhe gjana te tjera qe nga Innana Smueriane
 
Per budallik!
se di se si kenaqen ne diten tyre me te lumtur
Me 7 ton makeup dhe me nje fustan ugly qe peshon mbi 10 kg!
me taka super te larta, kalloja si shkemb.
Te gjithe kenaqen kercejne hane pine pervec nuses?
 
Per budallik!
se di se si kenaqen ne diten tyre me te lumtur
Me 7 ton makeup dhe me nje fustan ugly qe peshon mbi 10 kg!
me taka super te larta, kalloja si shkemb.
Te gjithe kenaqen kercejne hane pine pervec nuses?

nusja e ka radhen ka darke me kcy ... :p
 

E dini pse nuset veshin vello në ditën e dasmës? Traditat dhe legjendat​


Nga Alberet Vataj

Martesa është një nga ditët me të bukura për çiftet e dashuruara, sidomos për femrat.
Nga e ka këtë konkludim ky Vataj? Lol

Sa për vellon, mendoj se është simboli i vetëm që e dallon atë që martohet, nga nuset tjera. Më ka rastisur të shoh shum nuse të veshura njëjtë ??‍♀️
 
Jo nuk e di Sepse asnjeher skom vesh vello..dhe as nuk e endrroj ket emocion..
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.