Karius do të mbahet mend gjatë për gabimet trashanike që i kushtuan Champions League, skuadrës së tij.
Por Liverpool nuk e ka lënë me kaq pasi vetëm pak ditë më parë ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij, duke blerë portierin më të shtrenjtë në botë, Alisson, për 75 milion euro nga Roma.
Gjithsesi Karius e ka kuptuar qartë tashmë se te Liverpooli do t’i shikojë shumicën e ndeshjeve nga stoli, pasi titullar do të jetë pikërisht braziliani.
Për këtë arsye, portieri gjerman është parë të dilte nga një dyqan video lojërash, ku kishte blerë lojëra të reja për Play Station-in e tij, por edhe për telefonin personal.
Mediat angleze nuk e kanë kursyer ironinë me Karius, duke theksuar se gjermani po përgatitet të argëtojë veten, ndërkohë që do të rrijë në stol në pritje të shansit të tij.