Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Egjipti zbulon thesar mumjesh e statujash në varrezën e lashtë pranë Kairos

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Egjipti zbulon thesar mumjesh e statujash në varrezën e lashtë pranë Kairos​


egj.jpg



Arkivolë të drunjtë të pikturuar dhe statuja të bronzta hyjnish që datojnë prej vitit 500 p.e.s., janë gjetur nga arkeologët egjiptianë në Saqqara pranë Kairos.

Mes zbulimeve mahnitëse në varrezën në Saqqara përfshiheshin statuja të zotëve Anubis, Amun, Min, Osiris, Isis, Nefertum, Bastet e Hathor, së bashku me një statujë pa kokë të arkitektit Imhotep, sipas legjendes ndërtuesi i piramidës së Saqqara, thuhej në deklaratën e ministrisë egjiptiane të turizmi dhe antikiteteve.

250 arkivolët, 150 statujat e bronzit dhe objektet e tjera datonin prej periudhës 500 p.e.s.
Ato ishin të shoqëruara nga një instrument muzikor i quajtur sistrum dhe një koleksion enësh bronzi që përdoreshin në ritualet e adhurimit të perëndeshës Isis, thanë autoritetet.

Arkivolët e drunjtë të pikturuar ishin gjetur të ruajtur mirë në galeri varrosjeje, dhe kishin brenda mumje, hajmali dhe kuti të drunjta.

Statuja të drunjta të Nephthys e Isis të një periudhe më të hershme gjithashtu ishin gjetur, të dyja me fytyra floriri.

Një prej arkivolëve përmbante një papirus të ruajtur mirë të shkruar me hieroglife, ndoshta me vargjet e Librit të të Vdekurve, thanë autoritetet egjiptiane, që më pas u dërgua për studime në laboratorin e Muzeumit Egjiptian në Kairo, tha Mostafa Waziri, sekretari i këshillit të antikiteteve të vendit.

Një koleksion objektesh kozmetik gjithashtu u gjet, duke përfshirë mbajtëse pluhurash, vathë e byzylykë.

Objektet po transferohen në muzeumin e ri egjiptian që po ndërtohet pranë Piramidës së Madhe të Gizës.

Saqqara, në jug të piramidave të Gizës, ka furnizuar me një rrjedhë konstante zbulimesh të lashta vitet e fundit, që prej nisjes së gërmimeve nga një mision i veçantë arkeologjik në 2018.


eg-4.png



Arkivolë të drunjtë të pikturuar dhe statuja të bronzta hyjnish që datojnë prej vitit 500 p.e.s., janë gjetur nga arkeologët egjiptianë në Saqqara


eg-1.pngeg-5.png




Top Channel
 
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.