• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Egzoplanetet

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,615
Likes
4,707
Location
Prague
#1

Nje konept i nje artisti i nje planeti qe orbiton dy yje.

Nje egzoplanet ose planet ekstrasolar eshte nje planet qe rrotullohet rreth nje ylli tjeter perveç Diellit .Duke filluar nga viti 1988, dhe me 1 nentor 2016, ka plot 3,537 eksoplanete te zbuluar dhe te konfirmuar ne 2,653 sistemeve planetare dhe 596 sisteme planetare te konfirmuar. HARPS (nga viti 2004 ) ka zbuluar rreth njeqind egzoplanete ndersa teleskopi Kepler (qe nga viti 2009) ka gjetur me shume se dy mije te tille. Kepler ka zbuluar edhe disa mijera planete qe jane kandidat, nga te cilat rreth 11% nuk mund te egzistojne. Mesatarisht, ka te pakten nje planet per nje yll, me nje perqindje qe ka planete te shumte. Rreth 1 ne 5 yje si dielli ka nje planet si toka dhe qe eshte ne zonen e banueshme.Dukesupozuar qe ka 200 miliarde yje ne Rrugen e Qumeshtit, mund te supozohet se ka 11 miliarde planete potencialisht te banueshme si toka ne rrugen e Qumeshtit, ne rritje me rreth 40 miliarde ne qofte se planetet rrotullohen rreth yjeve xhuxh te shumte.

Website i NASA’s per egzoplanete:https://www.nasa.gov/subject/6889/exoplanets/
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,615
Likes
4,707
Location
Prague
#2
1541862400829.png
Nje vit qe nga zbulimi i shtate planeteve me madhesin e Tokes te sistemit TRAPPIST-1, shkencetaret kane punuar shume per te kuptuar me mire keto bote joshese qe jane vetem 40 vite drite larg. Fale te dhenave nga nje kombinim teleskopesh hapesinor dhe tokesor, ne dime me shume rreth TRAPPIST-1 se cdo sistem tjeter planetar pervec sistemit tone diellor.

Nje studim i ri publikuar ne revisten ‘Astronomy and Astrophysics‘, duke perdorur te dhena nga teleskopet hapesinor Spitzer dhe Kepler te NASA-s, ofron pamjen me te mire se cfare perberjesh keto planete kane. Ata perdoren vrojtimet e teleskopeve per te llogaritur densitetin me sakte se kurre, pastaj i perdoren keto numra ne simulime komplekse. Studiuesit percaktuan se te gjithe planetet jane kryesisht shkembore si planetet e brendshem ne sistemin tone diellor. Pervec kesaj, disa kane deri ne 5 perqind te mases se tyre ne uje, qe do te thote se kane 250 here me shume uje se oqeanet ne Toke.

Forma qe uji merr ne planetet e TRAPPIST-1 varet sa shume nxehtesi ata marrin nga ylli xhuxh, i cili ka vetem rreth 9 per qind masen e Diellit tone. Planetet me te afert me yllin kane me shume gjasa te mbajne uje ne formen e avujve atmosferike, ndersa ata me larg mund te kene uje te ngrire ne siperfaqet e tyre ne formen e akullit. TRAPPIST-1e eshte planeti me shkembore i te gjitheve, por besohet se ende ka potencial per te strehuar uje te lengshem.

Pyetjet rreth atmosferes se planeteve eshte gjithashtu e rendesishme per te kuptuar nese uji i lengshem mund te jete i pranishem ne keto siperfaqe – nje perberes thelbesor per banueshmerine e nje planeti. Teleskopi Hubble tashme ka studiuar gjashte nga shtate planetet e TRAPPIST-1, dhe rezultatet e reja per kater prej tyre jane botuar ne Nature Astronomy. Ne studimin e ri, Hubble zbulon se te pakten tre nga planetet e TRAPPIST-1 me konreketisht ata – d, e, dhe f – nuk duket se permbajne atmosfera te fryra, e te pasura me hidrogjen, si gjigandet e gazit ne sistemit tone diellor. Hidrogjeni eshte nje gaz sere dhe do t’i bente se keto planete, te jene te nxehte dhe jo-mikprites per jeten.

Ne vitin 2016, vezhgimet Hubble gjithashtu nuk gjeten deshmi per atmosfera hidrogjeni ne planetet c dhe d. Keto rezultate dhe ato te reja, ne vend te kesaj, favorizojne atmosfera me te ngjeshur si ato te Tokes, Venusit dhe Marsit. Vezhgimet shtese jane te nevojshme per te percaktuar permbajtjen e hidrogjenit te atmosferes se planetit g.

Te dy studimet ndihmojne ne hapjen e rruges per Teleskopin Hapesinor te NASA-s, James Webb, qe do te leshohet ne 2019. Webb do te hetoje me thelle atmosferat e planeteve, duke kerkuar per gazra me te renda si dioksidi i karbonit, metani, uji dhe oksigjeni. Prania e elementeve te tilla mund le te kuptohet nese jeta mund te jete e pranishme, ose nese planetet jane te banueshme.

TRAPPIST-1 eshte emeruar sipas ”Transiting Planets and Planetesimals Small Telescope (TRAPPIST)” ne Kili, i cili zbuloi dy nga shtate planetet TRAPPIST qe njohim sot – dhe ne shkurt te vitit 2016, Teleskopi Spitzer i NASA’s, ne bashkepunim me teleskopet tokesor , i konfirmoi keto planete dhe zbuloi pese te tjeret ne sistem.

Per me shume informacion rreth TRAPPIST-1, vizitoni: https://exoplanets.nasa.gov/trappist1

Informacionet te leshuar nga Spitzer dhe Hubble mund ti gjeni ne:

https://www.jpl.nasa.gov/news/news.php?feature=7052dhe http://hubblesite.org/news_release/news/2018-07
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,615
Likes
4,707
Location
Prague
#3
LP 415-17, i njohur edhe si EPIC 210897587 dhe 2MASS 04215245 + 2121131, eshte nje yll xhuxh mesatar i tipit K- i vendosur rreth 267 vite drite nga Toka.

Ylli ka nje rreze rreth 58% te asaj te Diellit tone, nje mase 65% te Diellit dhe eshte vendi e se paku tre planeteve masiv: LP 415-17b, c dhe d.

Planetet u zbuluan permes metodes se tranzitimit – e cila mat renie ne sasine e drites nga ylli teksa nje planet kalon perpara yllit te tij ne lidhje me ne, dhe u zbulua nga Kepler, i njohur si K2.

Dr. Francisco Javier de Cos Juez nga Universiteti i Oviedo dhe koleget u mbeshteten ne te dhenat nga Fusha e 13 e K2 (u zhvillua ne mes 8 marsit dhe 27 majit 2017) per te percaktuar permasat, masat dhe orbitat e ketyre planeteteve.


Pamja e ketij ylli ndodhet ne qender te ketij imazhi. Image credit: Centre de Données astronomiques de Strasbourg / SIMBAD / DSS.
LP 415-17b, c dhe d kane nje rreze 1.8, 2.6 dhe 1.9 respektivisht ate te Tokes, dhe orbojne yllin e tyre mëmë me periudha prej 6.34, 13.85 dhe 40.72 dite.

Orbita e planetit me te larget – LP 415-17d – ka rreze prej 0.18 AU, afer zones se banueshme te nje ylli.

Nje leter qe pershkruan zbulimin eshte publikuar ne Botimet Mujore te Shoqerise Mbreterore Astronomike (arXiv.org preprint).
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,615
Likes
4,707
Location
Prague
#4
1541862648235.png
Nje ekip nderkombetar i astronomeve perdoren teleskopin Hubble per te vleresuar nese ka uje ne shtate planetet qe orbitojne yllin TRAPPIST-1. Rezultatet sygjerojne se planetet e jashtme te sistemit mund te mbajne ende sasi te konsiderueshme uji. Kjo perfshin tre planetet brenda zones se banueshme te yllit, duke lene te kutohen qe keto mund te jene me te vertet te banueshem.

Me 22 shkurt 2017, astronomet njoftuan zbulimin e shtate planeteve me madhesi te Tokes qe orbitonin yllin xhuxh TRAPPIST-1, 40 vjet drite larg. Kjo e ben TRAPPIST-1 sistemin planetar me numrin me te madh te planeteve me madhesin e Tokes te zbuluar deri me tani.

Pas nje zbulimi, nje ekip nderkombetar i shkencetareve te udhehequr nga astronomi Zviceran Vincent Bourrier nga Observatori i Universitetit te Gjeneves–perdoren Hubble per te studiuar sasine e rrezatimit ultravjollce te marre nga planetet individuale te sistemit. “Rrezatimi ultraviolet eshte nje faktor i rendesishem ne evolucionin atmosferik te planeteve”, shpjegon Bourrier. “Ashtu si ne atmosferen tone, ku rrezet e diellit ultraviolete ndajn/thyejn molekulat, rrezatimi ultraviolet mund te ndaj avujt e ujit ne atmosferen e egzoplaneteve ne hidrogjen dhe oksigjen”.

Ndersa rrezatimi ultravjollce me energji te ulet ndan molekulat e ujit – ku rrezet ultravjollce më më shume energji (rrezatimi UV) dhe rrezet X, nxeh atmosferen e siperme te nje planeti, i cili lejon komponentet e ndare si i hidrogjenit dhe oksigjenit te arratisen ne hapesire .

Per shakak se eshte shume i lehte, gazi i hidrogjeni mund te arratiset nga atmosfera e egoplaneteve dhe te zbulohet rreth egzoplaneteve nga Hubble, duke vepruar si nje tregues i mundshem i avujve atmosferik te ujit. Sasia e vezhguar e rrezatimit ultravjollce te emetuar nga TRAPPIST-1 sygjeron se planetet mund te kishin humbur sasi gjigante uji gjate rrjedhes se historise se tyre.

Kjo eshte vecanerisht e vertete per dy planetet me te brendshem te sistemit, TRAPPIST-1b dhe TRAPPIST-1c, te cilet marrin sasine me te madhe te energjise ultravjollce. “Rezultatet tona tregojne se arratisja atmosferike mund te luaje nje rol te rendesishem ne evolucionin e ketyre planeve,” permbledh Julien de Wit, nga MIT, SHBA, bashkeautor i studimit.

Planetet e brendshem mund te kene humbur nje sasi prej 20 oqeanesh tokesore gjate, miliarda viteve. Sidoqofte per planetet e jashtem duke perfshire edhe 3 planetet ne zonen e banueshme, sasia e ujit te humbur eshte me e vogel–duke sygjeruar se mund te kene ruajtur pak sasi uji ne siperfaqet e tyre. Sasia e perllogaritur e humbjes se ujit per planetet me te jashtem favorizon idene se mund te kete sasi te konsiderushme, me ngjasa ne gjendje te ngrire ne siperfaqet e tyre.

Astronomet nuk jane akoma ne gjendje per te percaktuar plotesisht se cila eshte gjendja ne te cilen kete planete ndodhen. Ata po presin leshimin e teleskopit James Webb t’u pergjgijet ketyre pyetjeve


Per me shume rreth Hubble, vizitoni: http://www.spacetelescope.org

Referncat e tekstit: ESA (Agjensia Hapesinore Europiane)