Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ekspozita me 30 grekët në Shkodër

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ekspozita me 30 grekët në Shkodër/ Krijimtaria e grave, e mbështetur nga Ministria e Kulturës në Greqi​


galeria.png


“Duke thurur të Ardhmen” është ekspozita që u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër falë bashkëpunimit të Breskida Krajës nga Shkodra dhe 30 artisteve nga Greqia.

Janë të gjitha krijimtari femërore: piktura, skulptura, instalime, fotografi, video dhe shfaqje që kanë si qëllim ruajtjen e trashëgimisë materiale e shpirtërore.

Duke u nisur nga zakonet dhe traditat vendase, ato i transformojnë këto metoda, duke përfshirë qendisjen, tezgjahun, thurjen dhe qepjen, leshin, kanavacën, fijet dhe pëlhurat, në një mënyrë të re në vepra të artit bashkëkohor.

Efi Michalarou: Jam shumë e kënaqur që marr pjesë në këtë ekspozite në Shqipëri. Është e para. Jemi 29 gra nga Greqia dhe bashkë me Breskidën kemi punuar që prej vitit 2019 për këto vepra. Ideja e kësaj ekspozite lindi me qëllimin për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore që është krijimitari e femrave. Nisi në vitin 2006 me akademinë e arteve në Greqi dhe pastaj na u bashkuan koleksionistë nga e gjithë bota. Janë të gjithë shumë të famshëm. Përtej asaj çfarë menduam ne në fillim. Tani e rëndësishme është që po rrugëtojmë në shumë qytete të mëdha të Europës dhe padyshim Shkodra ishte një ndalesë shumë e bukur.

Kjo ekspozitë e mbështetur nga ministria e Kulturës në Greqi, do të qëndroje e hapur në Shkodër deri me datën 27 Shtator e më pas do të udhetoje për në Paris.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.