Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ekstradimi i tetë ushtarëve turq, Greqia bën lëvizjen që mund të “ndezë gjakrat” me Turqinë

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,936
ushtaret-turq.jpg
Gjykata e Apelit në Greqi ka refuzuar kërkesën e Turqisë për transferimin e tetë ushtarëve turq në Ankara, për të cilët konsideron se kanë luajtur rol kyç në tentimet e dështuara për puç kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 2016, transmeton Rueters.

Kjo është hera e tretë që gjykatat greke kanë refuzuar kërkesa të tilla, duke tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjykata greke ka thënë se shqetësohet që tetë personat nuk do të përballeshin me gjyq të drejtë në Turqi.

Grupi ka ikur drejt Greqisë me helikopter më 16 korrik 2016, pas tentimeve të dështuara për grushtshtet.

Turqia beson se ata janë disa nga organizatorët e puçit.

Përmes një vendimi anonim, Gjykata ka kundërshtuar kërkesën e Turqisë për ekstradim, e cila i është nisur Greqisë bazuar në tetë akuza me të cilat përballen ushtarët në shtetin e tyre.

Në këto akuza përfshihet pjesëmarrja në tentimet për puç, tentim vrasja, pjesëmarrja në një grup të armatosur terrorist dhe vjedhja e materialit ushtarak.

“Për secilin rast ka shqetësime për gjykim të padrejtë dhe rrezik të përballjes me torturë apo sjellje poshtruese”, ka thënë një zyrtar i gjykatës, teksa e ka lexuar vendimin.rel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.