Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

El Greco, “heretiku” i penelit të shpirtit, urëlidhësi i botkuptimit grek, romak dhe spanjoll

Helena

Don't stop me
Anetar i Stafit
MODERATOR
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
5,546
Pëlqime
5,729
Pikë
113
Location
Me kembe ne toke

7920679207

Ai dëgjoi vetëm pëshpërimat e shpirtit. Ishte gurgullima e penelatës së sentimenteve që i shndërruan kërcënues, qiejt e gjithkohjes prejnga udhëtoi, prej atë ditë e sot. Ai është, kretasi El Greco, (Doménikos Theotokópoulos), (1541-7 Prill 1614) piktor, skulptor dhe arkitekt i Rilindjes Spanjolle. Ai njihet me nofkën, El Greco, emër i cili zanafillon origjinën e tij. El Greco u bë mjeshtër para se të mbushte 26 vjeç. Asokohe u zhvendos në Venecia. Më 1570 iku në Romë, ku hapi ekpozita dhe realizoi shumë punë. Në Itali e pasuroi stilin e tij me elementë të Manierizmit e Rilindjes Veneciane. Në 1577 u zhvendos në Spanjë, Toledo, ku punoi deri sa vdiq. Atje realizoi punët e tij më të njohura. Stili dramatik dhe ekspresionist i El Greco nuk u prit mirë nga bashkëkohësit edhe më vonë, gjithqysh u vlerësua dhe rroku admirues në shekullin XIX-XX, aq sa mbahet si pararendës i Ekspresionizmit dhe Kubizmit. Sakaq ndërmendet se punët e tij frymëzuan poetë dhe shkrimtarë, si Rilke e Kazantzakis. El Greco ishte i veçantë dhe nuk i përket asnjë shkolle të caktuar, edhe pse kjo lëndë u mëkua prej më të mirës së traditave të asokohëshme. Pikturat e tij janë të njohura për zgjatimet torturuese dhe spërdredhje të figurave. Gjithpoaq, pigmenti fantazmagorik i mëkimit koloristik, qasje kjo e përzier me traditat bizantine e perëndimore njëherësh, e përkund ndjenjën e shijeve të tij në atëkohje.

Urëlidhësi i botkuptimeve
El Grece mishëron para së gjithash urëlidhësin e botkuptimeve grek, romak dhe spanjoll. Përciku pa droje në kreshtat e tre qytetërimeve dhe sosi në një të vetme, që te e vona u quajt “miti i çmendur i El Greco-s”. Ndjeshmëria, që u pretendua nga kritikët, si e tepruar artistike, e tolloviti të vetvetishmen e këtij mjeshtri në të anatemuarin e kohës së tij, në të debaturin e mëvonshëm, dhe të admiruarin e artit të dyrve të shqyera. Shtjella ku u përzi kumti dhe kërshëria e këtij gjeniu lanë gjurmët e përjashtimit të artit të El Greco-s si dokument historik. Galeria e artit që la, vepra e këtij sendërtuesi të allasojtë, këtij përçuesi të impulseve më të fuqishme të brendisë, rroku një popullaritet të habitshëm në themelet e kohës së plorit të thellë, shekullit XX, gjë të cilën e kundërshton energjikisht psikologu gjerman David Kuntz. Kujtojmë se kjo klimë tensioni qëndron ende edhe sot nën qiellin e artit që mëtoi El Greco.

Astigmatizmi, sindromi për të cilin akuzohet El Grece

Ç’nuk u saju, çfarë gatimesh, përzierjesh, helmesh dhe hakërrishë mbeten pa u gatitur, vetëm e vetëm që ky penel i tjetërllojtë të gjehej i përligjur në atëkohjen e në të tashmen e përceptimit. Përmbi të gjithë zezimet që u ngjizën në magjën e përjashtimit, ajo e sëmundjes ishte më e paskrupullta, por qëndrestare dhe zëshumë, atëditë e sot.
Megjithëse nuk ka asnjë dëshmi, se ai vuante nga Astigmatizmi, një çrregullim i organit të të parit, simtomat e të cilës ishin; një zgjatim, deformim dhe turbullim të imazhit. Akuzatorët, skeptikët dhe konservatorët ngulmuan në tezën e përdhosjes, përbaltjes dhe mësymjes, si asokohe e derimtash duke hamendur një sëmundje si shënjim trajtimi artistik. Stuart Anstis, Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Departamenti i Psikologjisë, arrin në përfundimin se “edhe nëse El Greco ishin astigmatik, ai do të kishte përshtatur, dhe ta strukte këtë cen. Së këndejmi dilet në përfundimin se ai nuk përçonte simtoma vizuale, por qëllimsi të ndryshta të trajtimit dhe shprehisë artistike.

Trajtimi, si formë përjashtimi
Ndoshta për pakkënd tjetër në historinë e artit u debatua kaq shumë, kaq gjatë dhe me kaq ngulm, sa për krijimtarinë e El Grece. Gjithqysh ai është vetanaku dhe nistori i një tradite që do të mëkohej drithërueshëm në artet figurative, e që do të hynte potershëm në atëkohjen e afrive të brishta të dakordësisë. Ai paralajmëroi, ndonse nuk ishte orakull, dhe u vu ndër të parët, në dëshmimin se arti është dhe duhet të trajtohet si një reflektim i shpirtit. Kësisoj, e jo tjetërqysh, ishte ajo që mishëron lënda e ngjizjes së një identiteti. Ndoshta s’do ta tepronim nëse do të ishim të njimendtë më të tjerë, se ai, hodhi i pari themelet e eksperionizmit dhe kubizmit, dy rrymat që do të behnin kur ai ishte shuar së gjalli, por do ta rilindnin për ta lartësuar famën e tij, për ta nxjerr nga anatema e për t’i dhënë vendin e takuar në podiumin e të hyjshmes artistike. Dishepujt e tij do të bëheshin zotër. Ai imitoi ngjyrat e jetës dhe shprehu nëpërmjet trajtimit ndryshe të punëve, atë që gëlon në vërshimin e trazuar të sentimenteve. Përparësia e imagjinatës dhe intuitës mbi karakterin subjektiv të krijimit, ishte një parim themelor i stilit të El Greco dhe rruga nëpër të cilin rendi ky karvan i gjatë e i zhurmshëm.

El Greco si askush tjetër më heret i dha penel brendisë, botkuptimi dritëshikimit dhe trajtë formave të deformuara të ndjenjave. I dha formën e sublimes pamjaftueshmërisë së njeriut te ushqyerja shpirterore me të zakonshmen. Trajtimi i ndryshtë i tematikës, kryesisht asaj biblike, natyrshëm që mund të mëtohet edhe sot si një revolucion, një guxim i dalldisur, një sprovë që do ta shndërronte këtë gjeni në heretik. Megjithëse ai guxoi të transmetojë nëpërmjet ndryshesave, jo dhe aq ikjen nga tradita, sesa qëndrimin beslidhur me realitetin e vrazhtë, kumtoi një perceptim tjetërsi dhe kumtimin çka brendia i’a gatoj me mraz e dhimbje. Penelatat dhe dritëhijet, përmasat dhe plastika, graviteti dhe afria komunikuese, krejtkëto, e do shumë të tjera veçori, do ta ngarendin atë kaluar në historinë e artit figurativ si risi dhe kontradiktë.
El Grece, një gjeni i imituar
U admirua dhe u imitua. Kjo nuk ndodh me të gjithë. Ai është një nga disa piktorët e vjetër, i cili gëzon popullaritet të gjerë. Ashtu si Vermeer, Piero della Francesca, dhe Botticelli, ai u shpëtua prej errësirës që e kaploi, nga një grup i pasionuar i mbledhësit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kritikët, dhe artistëve dhe u bë një nga të zgjedhur anëtarët e panteonin moderne të piktorëve të mëdhenj. Gjithëkjo pa ia davaritur qiejt e hakërrisë të asaj armate kundërshtarësh që ngjizën yllin e tyre të famës duke rrëmuar nëpër dritëhijet dhe deformimet e trajtave shpirtërore që çapiteshin në punët e mjeshtrit.
Për Picasso, si për shumë admirues të mëvonshëm, El Greco ishte dhe mbeti rilindasi spanjoll, i themelti paramodernist i kumtimeve të shpirtit. Picasso ishte ndër më të zëshmit dhe zelltarët e vijës së parë, syçelti që kjartësoi optikën e botkuptimit rrëth këtij “kërcënimi” të traditës, “ndjeu ndërtimin mistike të brendisë” që El Greco mëtoi. Sakaq ai rroku admirim nga Franz Marc dhe anëtarët e shkollës Blue Rider, qëllimësia e të cilës ishte refuzimi i kulturës materialiste. Ata dhe krejt dishepujt e tyre u njimendën se El Greco kishte refuzuar natyralizmin si një mjet për artin e tij, ashtu sikundër hodhi poshtë idenë e një arti lehtësisht të arritshme për një publik të madh. Dashtazi e përjashtoi kumtin nga kërshëria masovike. Ndoshta ishte ndër të parët që i ra mohit perceptimit prej masës amorfe. Ruajti si të shenjtë atë shpirt, atë vullnesë plotënie të epërme që ngiste pas dashurive marroke të muzave epike, gjunjëzohet i përunjur në altarët e devocionit dhe të virtytshmes dhe shkrehej në ledhatime delikate të vërshimeve të hovshme të shpirtit.
 
Harrakati

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nov 29, 2020
Mesazhe
712
Pëlqime
540
Pikë
93
Mosha
37
El Greco, “heretiku” i penelit të shpirtit, urëlidhësi i botkuptimit grek, romak dhe spanjoll

View attachment 79206View attachment 79207

Ku e gjete piktorin tim te preferuar. El Greco,Greku...
 
Helena

Don't stop me
Anetar i Stafit
MODERATOR
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
5,546
Pëlqime
5,729
Pikë
113
Location
Me kembe ne toke
Po ke informacion sill
 
Harrakati

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nov 29, 2020
Mesazhe
712
Pëlqime
540
Pikë
93
Mosha
37
Po ke informacion sill
Jo,vec atij te Google,nuk kam. Vec me kujtohet qe dikur TVSH-ja ,jepte nje film per El Greco. Une atehere isha akoma shqiptar ,e megjithate ai film me lidhi fort me figuren e El Greco. Madje,ne nje rast,u futa ne nje kurs pikture per tu bere si El Greco,edhe pikturova aq keq,sa i kerkova leje mjeshtrit qe te shkoja na banje. Ai me dha leje,dhe une dola nga salla dhe ika me vrap ne shtepi. Nuk u ktheva me,se e kuptova qe nuk ja thoja per ate pune...
 
Ai_Tipi

C’era una volta!
Kontributor
Regjistruar më
Apr 18, 2018
Mesazhe
31,450
Pëlqime
42,314
Pikë
113
Location
?? & ??
Ky ka qen vari ars ka pas pi kafe me lek borxh te liu ?
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top