Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Elon Musk prezanton robotin humanoid Tesla: Inteligjenca artificiale do të kontrollojë njerëzimin

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Elon Musk prezanton robotin humanoid Tesla: Inteligjenca artificiale do të kontrollojë njerëzimin​


ai.png



“Në të ardhmen, puna fizike do të jetë me zgjedhje. Nëse dëshiron ta bësh mund ta bësh, por nuk je i detyruar ta bësh”, tha në prezantim sipërmarrësi miliarder.

Kompania Tesla është duke ndërtuar një robot humanoid “vitin që vjen”, i quajtur Tesla Bot, njoftoi kompania në eventin e saj ‘AI Day’ (Dita e Inteligjencës Artificiale).
Roboti do të përdorë të njëjtën inteligjencë artificiale (IA) që kompania përdor për automjetet e saj me bateri. Ai do të jetë 173 centimetra i gjatë, do të peshojë rreth 57kg, dhe do të ndërtohet me “materiale të lehta”, me ekran në trupin e tij ku do të shfaqë informacionet.


Ne komentet e tij plot ambiguitet, Musk tha se roboti është krijuar “për të qenë miqësor dhe për të naviguar në botën e krijuar për qeniet njerëzore” por do të jetë ndërtuar në nivel “mekanik”, në mënyrë që “dikush të mund të largohet prej tij dhe me shumë gjasa të mund ta mundë, në rast përleshjeje”.

Faqja e internetit të Tesla thotë se qëllimet e përgjithshme të robotit janë të kryejë detyra që nga njerëzit konsiderohen “të pasigurta, të përsëritura ose të mërzitshme”, si për shembull bërja e pazarit, dislokim ne situata te rrezikshme, apo të tjera si këto.”

Vitet e fundit Elon Musk ka përmendur vazhdimisht paralajmërimet për pasojat e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Në 2017, ai ka thënë se shanset që Inteligjenca Artificiale të jetë e parrezikshme për njerëzimin janë “5 deri në 10 përqind”.

Në 2020 Musk ka thënë se ka rrezik që Inteligjenca artificiale të marrë kontrollin e njerëzimit para vitit 2025.

“Unë besoj se Inteligjenca Artificiale nuk merret seriozisht nga njerëzit inteligjentë sepse ata nuk e besojnë se një kompjuter mund të bëhet më inteligjent se ata. Ky është një vetëbesim i ekzagjeruar dhe sigurisht i rremë”, ka thënë Musk.

“Ne po shkojmë drejt një situate ku inteligjenca artificiale bëhet shumë më inteligjente se njerëzit, dhe kuadri kohor besoj se është diku te … pesë vjet nga tani. Por kjo nuk do të thotë se çdo gjë do të shkojë në ferr për pesë vjet. Do të thotë se … vetëm do të bëhet më e pasigurtë ose e çuditshme”.


mu-1.png



Elon Musk paraljmeron se inteligjenca artificiale do të kontrollojë njerëzimin







Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.