Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Enver Hoxha

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Rastësisht, duke zhbiruar në kërkim të një materjali, hasa në një intervistë të presidentit tonë Ilir Meta dhënë Bledi Fevziut në ”Opinion” . U habita jashtë mase, me cektësinë e interpretimit të Tij, për një nga periudhat më të lavdishmet të popullit tonë atë të Luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare e sidomos në mohimin e rolit të komandantit të saj Enver Hoxhës . Në ato momente nuk di pse mu kujtua dhe e vura veten në rolin e “Ushtarit të mirë Shvejk” i cili vazhdimisht përsëriste: – O zot na e ruaj Perandorin tonë !

Kohë më parë mu kujtua se shtypi radioja dhe Televizioni ishtë marrë me qëndrimet historike të luftës tonë për Pavarësi në kuadrin e 28 Nëntorit, e të Luftës Nac-Çl në kuadrin e 29 Nëntorit…por dhe të riabilitimit më 14 Nëntor ( pikërisht ditën e arratisjes së tij) të një nga figurave më komplekse në tradhëtinë e tij Mithat Frashërit e “Ballit Kombëtar” prej liberalit pa asnjë kufi kryeministrit Rama.

Gjithashtu kjo turbolencë nxorri në pah qëndrimet pro e kundër, sikurse dhe idetë e ndryshme që na serviren se “këto gjëra” na u dashkan lënë në dorë historianëve që të shkruajnë historinë, **** aq larg shkojnë pseudo patriotë si Dash Shehi i zogistëve, saqë për tu treguar orgjinalë e për të thënë një të pa thënë deklarojnë se …”nuk na qenka e vërtetë, se populli shqiptar e ka çarë rrugën e vet të historisë me shpatë në dorë”. Natyrisht që Dash Shehit në moment të caktuara dhe i falet, sepse kur buzët i ka jeshil nga mezja e plëncit dhe bërë tapë me raki “Rrushbulli” deomos që do të flasi çapras…dhe në vend të shptës imagjinon garuzhden , por puna është se si duhet t’ja bëjmë Lil Metës i cili flet më keq se Dashi.

Në pamjen e parë ai të jep impaktin se është i ekuilibruar në ato që thotë e që bën dhe si tregues për këtë ai na praqitet me kurora e tufë lulesh në vorrezat e dëshmorëve, ku dhe bën homazhe para tyre, për të treguar popullit se ai është një atdhetar i vërtetë. Ai “përulet me respekt”para tyre, pozon e bën cfilatë nga zyra e tij duke kompozur me duar shqiponjën para gjoksit presidencial…. por ja çuditërisht nuk ka dëshirë që të njohë Komandantin, **** shkon edhe më tej, duke thënë se asnjëherë nuk e ka dashur dhe kurrë nuk ka patur simpati për të!

Duke qenë se Lili ka mbaruar shkollën për marmalatë gjizë e hirrë edhe ne të tjerëve nuk na prishet fort gjiza se çfarë mendon “liliputi skrapalli”, sepse ka kush e do Enverin, **** po e them fare hapur që nëse do ta donte Ilir Meta apo dhe karvani i tij antikomunist- atëhere, Enveri nuk do të ish më i yni. Megjithatë, deri këtu nuk ka ndonjë asgjë të jashtëzakonshme, sepse edhe në kohën e socializmit, kulakëria dhe diversantët bejlerët e agallarët e përmbysur nuk e donin, problemi qëndron gjetkë. Pikërisht, te kamuflimi që i bën ai indirekt të vërtetës historike.

Them kështu, sepse pavarësisht faktit që Presidenti ynë e njeh datën e çlirimit, ai hedh baltë mbi udhëheqijen e saj sikur kjo luftë, na paska qënë bërë spontane, në anarki të plotë dhe se Enveri nuk e paska luftuar fashizmin. **** për ta ilustruar dhe bërë më” bindës” në publik padituritë e tij në fushën e historisë, na merr si shembull gjeneralin francez”De Gol” i cili më vonë u bë edhe president i Francës, duke deklaruar …” se rezistenca antifashiste ne Francë filloi me De Golin, ndërsa në Shqipëri ( nga që nuk kish udhëheqës) rezistenca antifashiste filloi që në ditët e pushtimit.

Më duhet t’i mësoj pionierit President, se kur filloi sulmi nazist mbi Francën (qershor 1940) De Goli ishte gjeneral i mjeteve te blinduara franceze, pra i një ushtrie të organizuar dhe u thye nga gjermanët., teksa ne, në vitin 39’ jo që s’kishim fare ushtri , por dhe mbreti tradhëtoi duke i’a mbathur e marrë rrugët në arrati. Deomos që populli shqiptar, s’mund të pajtohej me pushtimin( sikurse dhe nuk u pajtua) dhe lufta sikurse e përmend ai, (Meta) filloi që me pushtimin fashist. Por më duhet ti them z.President, se vëretë filloi direkt me pushtimin, por ajo luftë nëse nuk do të ish në krye PKSH-ja dhe Enver Hoxha, ( apo të drejtohej nga ballisto-zogistët), Shqipëria sot do të rradhitej së bashku me ato vende kolaboracioniste, të cilat, jo vetëm që përqafuan pushtuesit nazi-fashistë, por u bënë edhe tromplin, nga ku niseshin agresionet ndaj vendeve të tjera. E me këtë rast do fitonim veç urrejtjn e popujve.

Më duhet të nënvizoj dhe t’i kujtoj z.President, që nuk njeh historinë, se vërtetë De Goli u tregua një atdhetar i madh, (Nacionalizmi francez njihet ) por ai drejtonte “Komitetin Franca e lirë” nga Londra dhe ngandonjëhere dhe nga vendet ish koloniale të Afrikës, sikurse dua t’i kujtoj se ky liberator i madh i popullit francez ish e ngeli, po aq kolonialist ndaj vendeve Afrikane ( po i kujtoj presidentit luftën e Algjerisë kundër kolonializmit frances 1958). Kështu që ishte dhe një fat i madh për Shqipërinë lindja e PKSH në ato periudha të zeza që po kalonte populli ynë, e cila sëbashku me Enver Hoxhën do të bëheshin organizatorët e Luftës së madhe për çlirim, e jo vetëm kaq por Enver Hoxha qëndroi deri në fund konseguent dhe një luftëtar i madh aq sa edhe vet fashizmi e më vonë nazizmi e patën dënuar disa herë me vdekje. Nuk jam i sigurt nëse nihilisti Meta i di këto fakte apo jo?! Fundja le ti kënaqet paditurisë së tij por problemi është gjetkë.

Ku e ka qëllimin Meta që kërkon të injorojë Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane Nacional-Çlirimtare? Mos vallë do dhe është në kërkim të një imazhi për të qenë më lart se lrtësia e tij? Deomos ai duke atakuar indirekt Enver Hoxhën, atakon edhe rolin e PKSH-së në luftë, por edhe të Shtabit të përgjithshëm të tij. Atakon të gjitha vendimet e rëndësishme që kanë qenë marrë nga Komanda Madhore e asaj kohe ( sidomos mbas 10 korrikut 1943) por edhe të gjitha dirktivat qarkoret, vendimet e PKSH-së gjatë asaj periudhe të lavdishme.

Është llogjike dhe fakt i pa kundërshtueshëm se nuk ish Enveri ai që i dinte të gjitha, apo që i bënte të gjitha etj..etj..etj.

Jo! Enveri ishte përfaqësuesi politik e ideologjik, më në zë i masës së madhe të komunistëve shqiptarë të asaj kohe( por dhe më vonë), ai ish e mbeti zeri i kushtrimit për liri, zeri i Atdheut të pushtuar, ishte mendimi dhe veprimi nga pikëpamja filozofike i shtresave të mëdha popullore, ish urrjetja ndaj armikut dhe tradhëtarëve të vendit që u bënë sahan lëpirës dhe llustraxhinj të çizmeve pushtuese.

Por Meta me këtë sulm nuk do të bindë shqiptarët sepse, nëse problemi shtrohet të na mësojë Meta historinë…lumi që na mori. Jo, ai do të bindë Evropën dhe Amerikën se qëndron i ekuilibruar dhe tërësisht antikomunist, tërësisht i distancuar nga periudha që ish në krye Enver Hoxha prandaj kohët e fundit ka marrë rolin e “Budës” për të tregur “urtësi” durim”maturi” e deri vetëskrifikim për hir të interesave të këtij populli. Shiko shiko sa hollë me këtë rast ku i dihet.. ?! Mbase ata matanë Atllantikut, por dhe këta për këtej Evropës e nxjerrin figurë të pastër, si me atë videon e të ndjerit Prifti… ( Oreee… se mos ke më shumë hallin tënd, sepse po të ish për popullin, ata katër fakirë në “Bulevard” u vranë për korrupsionin tënd e të dinastisë Berisha, por dhe gjithë sistemit korruptiv që ju e mbollët në Shqipëri nga qendra e deri në bazë)

Po mirë or Presidenti ynë, e di ti e çu bënte Enveri të korruptuarve e të degjeneruarve , kusarëve dhe atyre që livadhisnin mbi kurriz të popullit ? Ka ende dëshmitarë që ti dhe “instituti yt “ i quani një pjesë të tyre të persekutuar dhe se komunizmi paska bërë krime kundër tyre ( **** këtë llum edhe e shpërbleni mirë pa e ditur se banditët kusarët e të degjeneruarit janë e keqe për çdo lloj sistemi)

Jo or Presidenti ynë jo, ti nuk e ke madhësinë e mëndjes të gjykosh Enverin ! Ta them këtë jo rastësisht. Mjafton të kishit lexuat para 20 vitesh gazetën ”Koha e Jonë” do ta nxirrnit përfundimin. Po ju u kujtoj se në 10 burrat më të shquar të Kombit ai çuditërisht ishte ngritur në vendin e parë,dhe si për inatin tuaj populli e kish ngritur atë , më lart se monumenti që ju i patët rrëzuar.

Tani po ju citoj edhe disa personalitete të tjera botërore, të cilët e kanë vlerësuar jo për sistemin socialistqë ai ndërtoi, por personalitetin e tij duke filluar nga De Goli yt, të cilit i referohesh:

“Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien ‘Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon asnjëherë atë”!

Andrea Papandreu, ish Kryeministër i Greqisë ka thënë: “Një popull mund ta bësh të duartrokasë me dhunë udhëheqësin e vet, por nuk mund ta bësh të qajë për të”!

Ja kështu është kjo punë dhe “Lili-putët” nuk mund të maten dot me gjigandët sepse kur ngrejnë kokën lart i verbon drita e diellit.

Kështu që s’më ngelet gjë tjetër vetëm që t’i lutem allahut:

O ZOT ,VIJE DORËN NË ZEMËR E NA RUAJ PRESIDENTIN TONË NGA…… VETINGU !

Ylli Meçe
 
Tullaci e ka thene vete, ska ber asnjehere vleresim te tijin. Vetem sa ka mbledh informacione e i shkrujt ne liber. Prandaj nuk ia blej librat qerosit ?
 
Per xhaxhin fjala ? Burre I mire thonin
 
Te mirat ;________ Te keqiat ;
Rend. ________ Pa fund
Shendetsi
Arsim
 
Enver Hoxha​

sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërise

Enver Halil Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ka qenë politikani komunist shqiptar që shërbeu si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij dhe qe konsideroj nje kriminel lufte dhe nje kriminel i popullit. Para sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, ai ishte kryetari i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.

Enver Halil Hoxha
Enver hoxha 3.jpg
Sekretari i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë
8 nëntor 1941 – 11 prill 1985
Pasardhësi:Ramiz Alia
Kryeministër i Shqipërisë
23 tetor, 1944 – 19 korrik, 1954
Paraardhësi:Ibrahim bej Biçaku
Pasardhësi:Mehmet Shehu
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare (Popullore, pas 5 korrik 1950)
23 tetor, 1944 – 24 shtator, 1953
Pasardhësi:Beqir Balluku
Ministër i Punëve të Jashtme
9 shkurt, 1946 – 1 gusht, 1953
Paraardhësi:Omer Nishani
Pasardhësi:Behar Shtylla
Të dhënat personale
Lindi më:16 tetor 1908
Lindi në:Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdiq më:11 prill 1985
Vdiq në:Tiranë, Shqipëri
Kombësia:Shqiptar
Profesioni:Politikan
Partia politike:Partia e Punës e Shqipërisë
FëmijëIlir Hoxha
Sokol Hoxha
Pranvera Kolaneci
Feja:Ateist
Enver Halil Hoxha

I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u përjashtua prej pune pasi refuzoi t'i bashkohej Partisë Fashiste Shqiptare të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Luftoi në krye të partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944 krejtësisht me forca të veta, për dallim prej vendeve tjera europiane që u çliruan nga amerikanët ose sovjetikët.
Gjatë sundimit të tij ai transformoi vendin nga një relike gjysmëfeudale e Perandorisë Osmane në një ekonomi industriale. Rindërtoi vendin e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, ndërtoi infrastrukturën, ndërtoi industrinë e cila më parë nuk ekzistonte, ndërtoi hidrocentrale dhe termocentrale të shumta që përdoren deri në ditët e sotme. Zhduku kënetat dhe epidemitë. U mundua që Shqipërinë ta bëjë të pavarur ekonomikisht nga shtetet tjera. Ai forcoi ushtrinë dhe e pajisi me armatim e avionë luftarakë modernë në mënyrë që vendi të mbrohej nga sulmet e jashtme, në radhë të parë nga shtetet fqinje si Jugosllavia dhe Greqia- sidomos kjo e fundit që kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut dhe që zyrtarisht akoma ishte në gjendje lufte me të. Enver Hoxha arriti ta zhdukte analfabetizmin i cili në vitin 1939 ishte 90-95%. Në kohën e tij u njësua gjuha shqipe, u ndërtuan shkolla, u hapën Universiteti i Tiranës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Për më tepër u bë emancipimi i femrës shqiptare dhe u zhduk gjakmarrja.
Hoxha përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit. Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal. Pjesa më e madhe e kësaj shtypjeje u bë përmes armës së Sigurimit të Shtetit.
Sipas një ankete të OSBE, të vitit 2016, 45% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën, kurse 42% mendim negativ.

Rinia​

Hoxha në fëmijëri

U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen Teqe-Meçite-Hazmurat (pranë Xhamia e Teqesë dhe Xhamia Mexhide) të Gjirokastrës, djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Enver Hoxha u emërua pas politikanit të njohur turk-osman Enver Pasha.
Familja e tij e kishte origjinën e mëhershme nga Dropulli. Sipas bashkëqytetarit dhe shkrimtarit Ismail Kadare, Hoxhatët quheshin nga gjirokastritët psefto, gjysmëqytetarë-gjysmëfshatarë për nga veshja dhe sjelljet.
Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje me ndihmën e Eqrem bej Libohovës iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi mësimet në Liceun e Korçës gjer më 1930. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë​

Enver Hoxha në Montpelije më 1933

1930, po prapë me ndihmën e bamirësit të tij Libohova, mori një tjetër bursë shtetërore për të studjuar botanikë Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Atje mbylli vetëm një vit akademik me provime. Qëndroi 4 vjet në Montpelje, pa dhënë provimet e duhura, dhe nuk i ktheu shtetit paratë e marra nga bursa, në kundërshtim me ligjin e kohës për arsimin. Më 2 shkurt 1934 ministri Ivanaj lëshoi urdhrin për heqjen e bursës studentit Hoxha.
Në mars të 1934 shkoi në Paris ku iu afrua emigrantëve antizogistë me kartën e kunatit të Bahri Omarit. Me ndihmën e Llazar Fundos, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "L'Humanité". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.[nevojitet citimi]
Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.

Si mësues në Korçë

Kthimi në Shqipëri​

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si mësues në Korçë​

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si mësues me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist të Korçës të drejtuar nga Koço Tashko.

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës​

1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha mori pjesë në demonstratat antifashiste të popullit të Korçës, dhe kjo dëshmohet nga dokumentet e regjimit fashist. Pas pushtimit, Hoxha përjashtohet nga puna, për shkak se nuk pranon t'i bashkohet Partisë Fashiste Shqiptare. Pas kësaj ai shkon në Tiranë ku hap një dyqan cigaresh me emrin "Flora", ku fillon të mblidhet një grup i vogël komunist. Dyqanin do ta mbyllnin më pas autoritetet. Në fillim ishte vetëm simpatizant i Grupit Komunist të Korçës por më pas u bë anëtar aktiv i tij. Ai mori pjesë në degën e grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë, ku ai bashkë më anëtarët të tjerë të grupit të grupit ishin vendosur në dimrin e viteve 1939-40. Në fillim të vitit 1941 sipas Koço Tashkos anëtarët e grupit filluan shpërndarjen e trakteve kundër okupatorit në Tiranë, të cilat redaktoheshin nga Enver Hoxha, Sotir Vulkani e të tjerë. Hoxha u ndodh në ballë të demonstratës së 28 tetorit 1941, ku u përlesh me karabinierët fashistë dhe e goditi kapitetin e tyre me grusht. Pas këtij incidenti, Hoxha u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare​

Në takimet e bëra në datat 8-14 nëntor 1941, përfaqësuesit grupeve të Korçës, Shkodrës dhe të Rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.
Hoxha ka qenë njëri nga 15 pjesëmarrësit shqiptarë në Konferencën themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ku mori pjesë si përfaqësues i grupit të Korçës, i caktuar jo se ishte mysliman, por se ishte intelektual, fliste e shkruante me kulturë, kurse të tjerët ishin punëtorë. Më vonë lindën miti i krijimit të Partisë nga Hoxha dhe miti i prezencës së rastësishme në mbledhje për balans fetar.Mbledhja kishte për nismëtar dhe kryesues Dushan Mugoshën të njohur si "Sala".
Hoxha u ndihmua dhe mbështet nga Miladin Popoviçi. Të dy hynë menjëherë në miqësi sepse të dy flisnin frëngjisht.
Në mars 1943, u konfirmua si udhëheqës kryesor i PKSH. Arsyet e zgjedhjes së Hoxhës ishin sepse pas vrasjes së Qemal Stafës në Komitet Qendror mbizotëronin punëtorët, kurse në krye të Partisë nevojitej një intelektual. Hoxha poashtu ishte sekretar politik i PKSH për Qarkun e Tiranës i cili ishte qarku më i rëndësishëm i vendit. Në fillim për Sekretar të Përgjithshëm u propozua Ymer Dishnica por nuk pranoi, ky propozoi Enverin i cili fillimisht refuzoi gjithashtu. Kandidatura e këtij të fundit u përkrah edhe nga Popoviçi.
Në një letër të cilën Popoviçi i drejtonte Titos në prill 1943 jepte një profil të Hoxhës:
I aftë për drejtues, është rritur shpejt dhe është luftëtari më i fortë për pastrimin e partisë, organizator i mirë, i vendosur, i mungon ngritja teorike. Personaliteti më popullor në parti, anëtar i grupit ‘Korça’ para katër vitesh”.
Më pas Popoviç e ngarkon me financën e partisë.

Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.
Në vitin 1943 Enver Hoxha dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha punoi për krijimin dhe rritjen e UNÇSH.
Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Hoxha Marshon në Tiranë pas çlirimit të saj

Sundimi i hershëm (1946-1961)​

Vendosja e sistemit stalinist​

Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregtare. Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi pasuritë italiane dhe gjermane, anuloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo bujqësinë dhe industrinë e lehtë.
Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind, shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompensim tokat që i përkisnin individëve, të cilët kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri. Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për familje dhe hektarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.

Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë. Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të merrnin lejen e qeverisë për të therur kafshë. Në qershor autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën, qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfra, spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e drithërave u bë një problem kronik.
Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-leninizmit.

Marrëdhëniet me Jugosllavët​

Enver Hoxha e shpalli të paprekshme Shqipërinë Londineze dhe që në kohën e Luftës ia kërkoi Titos Kosovën. Më 1943 Tito pranoi se Kosova ishte e shqiptarëve dhe se pas luftës do t'i kthehej Shqipërisë. Me nismën e Enver Hoxhës dhe të komunistëve të Kosovës dhe Shqipërisë u mbajt Konferenca e Bujanit. Në vitin 1946 kur Enver Hoxha vizitoi Beogradin, gjatë bisedimeve me Titon i kërkoi këtij ta mbante premtimin për bashkimin e Kosovës me Shqipëri
Stalini e njoftoi Hoxhën që Jugosllavia po provonte ta aneksonte Shqipërinë: "Ne nuk e dinim se jugosllavët, nën pretekstin e mbrojtjes së vendit tuaj nga një sulm prej fashistëve grekë, donin të sillnin njësite të ushtrisë së tyre në territorin e Shqipërisë. Ata u përpoqën ta bënin këtë në një mënyrë shumë të fshehtë. Në fakt, qëllimi i tyre në këtë drejtim ishte krejtësisht armiqësor, sepse ata synonin të përmbysnin situatën në Shqipëri". Në qershor 1947, komiteti qendror i Jugosllavisë filloi ta dënonte publikisht Hoxhën duke e akuzuar se kishte marrë një rrugë individualiste dhe anti-marksiste. Kur Shqipëria u kundërpërgjigj duke bërë marrëveshje për blerjen e makinerive bujqësore nga Bashkimi Sovjetik, jugosllavët deklaruan se Shqipëria nuk mund të bënte asnjë marrëveshje me shtetet tjera pa lejen e Jugosllavisë.
Koçi Xoxe, i cili në dokumente jugosllave figuron si agjent sekret i tyre që nga viti 1947 u mundua ta pengojë Hoxhën që të mos i përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë, duke arsyetuar se Shqipëria do të ishte më stabile nëse bënte shkëmbime tregtare me vetëm një partner e jo me shumë. Nako Spiru, një anëtar anti-jugosllav i Partisë Komuniste e dënoi Xoxen dhe anasjelltas. Meqenëse askush nuk e përkrahu Nako Spirun, ai duke e parë situatën si të pashpresë dhe duke pasur frikë se dominimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte i pashmangshëm, në nëntor kreu vetëvrasje. Xoxe ndërkaq zhvillonte bisedime me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë, të cilët nga ai morën vesh se Hoxha kishte themeluar Komitetin për Çlirimin e Kosovës, i cili kishte rekrutuar 2000 kryengritës në Kosovë që do të hidheshin në aksion për ta bashkuar Kosovën me Shqipëri.
Në Plenumin e tetë të Partisë, mbajtur nga 26 shkurt deri më 8 mars 1948, Xoxe u përfshi në një komplot për të izoluar Hoxhën dhe për të forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhën se ai ishte shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve me jugosllavët dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej të dëbohej e të sillej një jugosllav në vend të tij. Hoxha qëndroi i patundur dhe përkrahja për të nuk kishte rënë. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbështetja për Enver Hoxhën u rrit edhe më shumë. Më 1 korrik 1948, Tirana u bëri thirrje gjithë këshilltarëve teknikë jugosllavë të largoheshin nga vendi, dhe në mënyrë të njëanshme anuloi gjitha traktatet dhe marrëveshjet me Jugosllavinë. Xoxe u përjashtua nga partia dhe me 13 qershor 1949 u var.
Kur Hoxha i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, përfaqësuesit e "nacionalizmit" në mërgim, mes të cilëve edhe Ernest Koliqi, i dërgonin letra Titos me anë të të cilave e ftonin atë ta sulmonte Shqipërinë, ta rrëzonte Enver Hoxhën dhe t'ua linte vendin atyre. Ata i premtonin Titos se Shqipëria e tyre do të ishte mike besnike e Jugosllavisë.
Ndërkaq Hoxha në një letër që i dërgonte Stalinit në vitin 1949, e njoftonte mbi gjendjen e shqiptarëve të Kosovës dhe i thoshte se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që ishte "aleate besnike e BRSS", do ta dobësonte Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviçit.

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët​

Hoxha, dhe me rrathë të kuq oficeri amerikan

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë censurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943. Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare. Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën. Pasi kanë vendosur marrëdhëniet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmbathje etj, në këtë mënyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik. Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë. Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.

Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik​

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Hoxha u rreshtua me Bashkimin Sovjetik për të cilin kishte admirim të madh. Nga viti 1948 deri më 1960, Shqipëria përfitoi $200 milion në ndihma nga sovjetikët për zgjerimin teknik dhe infrastrukturor. Shqipëria u anëtarësua në KNER më 22 shkurt 1949 dhe mbeti e rëndësishme si për të ushtruar presion mbi Jugosllavinë, si për të shërbyer si një fuqi pro-sovjetike në Detin Adriatik. Një bazë nëndetësesh u ndërtua në ishullin Sazan afër Vlorës, duke paraqitur një rrezik të mundshëm për Flotën e Gjashtë Amerikane. Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike mbetën të ngushta deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars 1953. Vdekja e tij u shoqërua me 14 ditë zi kombëtare në Shqipëri; më tepër sesa në Bashkimin Sovjetik. Hoxha mblodhi gjithë popullsinë në sheshin qendror në Tiranë, u kërkoi të binin në gjunjë para shtatores së Stalinit dhe i detyroi të bënin një betim për "besnikëri të përjetshme" dhe "mirënjohje" ndaj "babait të dashur" dhe "çliruesit të madh"
Nën Hrushovin, pasardhësin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqipëria u inkurajua nga sovjetikët të ndiqte politikën specializuese të Hrushovit. Sipas kësaj politike, Shqipëria do të zhvillonte prodhimin e saj bujqësor për të furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera të Paktit të Varshavës të cilat nga ana e tyre poashtu do të zhvillonin prodhime specifike. Në teori, kjo do të ndikonte në forcimin e Paktit të Varshavës duke zvogëluar në masë të madhe mungesën e lëndëve të caktuara me të cilën përballeshin shumë nga vendet komuniste.
Një ndër arsyet kryesore të krizës në marrëdhëniet e Shqipërisë me sovjetikët ishte afrimi i Hrushovit me Jugosllavinë. Nga 16 maji deri më 17 qershor 1955 Nikolai Bulganin dhe Anastas Mikojan vizituan Jugosllavinë kurse Hrushovi hoqi dorë nga përjashtimi i Jugosllavisë prej bllokut komunist. Hrushovi poashtu filloi t'i referohej teorisë policentrike të Palmiro Togliatti. Meqë sovjetikët nuk ishin konsultuar me Hoxhën për këtë çështje, ky i fundit u ndie i fyer. Jugosllavia nisi t'i kërkojë Hoxhës të rehabilitonte Koçi Xoxen, gjë që Hoxha e hodhi poshtë me këmbëngulje. Në vitin 1956 në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi e dënoi kultin e personalitetit të Stalinit duke e akuzuar për shumë gabime të rënda. Pastaj ai shpalli teorinë e bashkëjetesës paqësore, që e zemëroi shumë Hoxhën. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, i udhëhequr nga gruaja e Hoxhës, Nexhmije Hoxha citoi Leninin: "Parimi themelor i politikës së jashtme të një vendi socialist dhe të një partie komuniste është internacionalizmi proletar, jo bashkëjetesa paqësore. Hoxha mori një qëndrim aktiv kundër revizionizmit.
Uniteti brenda Partisë së Punës të Shqipërisë filloi të binte gjithashtu. Një mbedhje speciale e delegatëve mbajtur në Tiranë në prill 1956, përbërë nga 450 delegatë, dha rezultate të papritura. Delegatët kritikuan "kushtet brenda partisë, qasjen negative kundrejt masave, mungesën e demokracisë socialiste dhe asaj në parti, politikën ekonomike të udhëheqjes etj. Gjithashtu u bë thirrje për diskutime lidhur me kultin e personalitetit dhe Kongresin e 20-të të Partisë.

Afrimi me Kinën​

Më 1956, Hoxha kërkoi miratimin e një rezolute që do ta mbështeste udhëheqjen aktuale të Partisë. Rezoluta u miratua dhe të gjithë delegatët që ishin shprehur kundër u përjashtuan nga partia dhe u burgosën. Hoxha deklaroi që kjo kishte qenë edhe një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar udhëheqjen e Shqipërisë. Ky incident e konsolidoi pushtetin e Hoxhës edhe më shumë, duke bërë kështu të pamundshme reforma të tipit hrushovian. Po atë vit, Hoxha vizitoi Kinën, e cila po përjeton prishjen me Bashkimin Sovjetik, dhe takoi Mao Ce Dunin personalisht. Marrëdhëniet me Kinën u përmirësuan, siç dëshmohet nga rritja e ndihmave kineze nga 4.2% sa ishte më 1955, para vizitës, në 21.6% më 1957, pas vizitës.
Sovjetikët bënë edhe një përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë në sferën e tyre, duke rritur ndihmat, por udhëheqja shqiptare vazhdoi të afrohej me Kinën. Marrëdhëniet me sovjetikët mbetën në të njëjtin nivel deri më 1960 kur Hrushovi takoi politikanin majtist grek, Sofokle Venizelos. Hrushovi pëlqente idenë e autonomisë së Vorio Epirit dhe shpresonte t'i shfrytëzonte pretendimet greke për ta mbajtur udhëheqjen shqiptare në linjë me interesat sovjetike. Hoxha u kundërpërgjigj duke çuar Hysni Kapon në Mbledhjen e Bukureshtit, ku duhej të merrnin pjesë krerët e shteteve.

Pas fjalimit të Enver Hoxhës në Mbledhjen e Moskës, Hrushovi u tërbua dhe në një moment gjatë fjalimit të tij plot akuza kundër Enverit shpërtheu kundër këtij të fundit.
Dhe ky njeri na dhj… nga koka e deri te këmbët, që ia q… nënën
Pas fjalimit të tij, komunistja spanjolle Dolores Ibaurri, u çua dhe tha që Enver Hoxha ishte si qeni i cili kafshonte dorën që i jepte bukë.

Fërkimet me Bashkimin Sovjetik​

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të keqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët filluan të ndiqnin një politikë të vijës së ashpër duke reduktuar ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur Shqipëria po përballej me mundësinë e një zie buke të shkaktuar nga përmbytjet.
Shqipëria de fakto do të largohej nga Traktati i Varshavës më 1960, kurse de jure më 1968.

Sundimi i mëvonshëm (1961-1985)​

Marrëdhëniet e Hoxhës me Kinën Komunist​

Për planin e tretë pesëvjeçar të Shqipërisë, Kina premtoi një hua prej $125 milionë dollarësh për ndërtimin e 25 uzinave kimike, elektrike dhe metalurgjike të parapara me plan. Megjithatë, vendi përjetoi një periudhë të vështirë transitore sepse teknikët kinezë ishin më të dobët se sovjetikët. Distanca e madhe mes dy vendeve dhe marrëdhëniet e këqija të Shqipërisë me vendet fqinje komplikuan edhe më shumë situatën. Ndryshe nga Jugosllavia dhe BRSS, Kina kishte më pak influencë në Shqipëri gjatë sundimit të Hoxhës.
Nga ana ideologjike, Hoxha fillimisht konsideronte se bindjet e Maos ishin në linjë me Marksizëm-Leninizmin. Mao dënonte revizionizmin e Nikita Hrushovit dhe ishte kritik ndaj Jugosllavisë. Ndihmat nga Kina ishin pa kamatë dhe Shqipëria mund t'i paguante kur të kishte mundësi.
Kina asnjëherë nuk ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë në sferën ekonomike, kurse teknikët kinezë punonin për rrogë të njëjtë si shqiptarët, ndryshe nga teknikët sovjetikë që nganjëherë kishin rrogë tre herë më të madhe se vetë Enver Hoxha. Gazetat shqiptare rishtypeshin nga gazetat kineze dhe lexoheshin në radion kineze. Shqipëria ishte në ballë të iniciativës për t'i dhënë Kinës ulëse në OKB Këshillin e Sigurimit, e cila u tregua e suksesshme më 1971 kur Republika Popullore e Kinës mori ulësen e Tajvanit.

Çështja e Kosovës​

Çështja e Kosovës mbetej problem i mprehtë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Qëndrimet e Hoxhës mbi Kosovën, pas vitit 1960 do të dominoheshin nga retorika nacionaliste. Në një artikull të vitit 1966, Hoxha denonconte terrorin që ushtronin jugosllavët në Kosovë dhe politikën e tyre shkombëtarizuese kundrejt shqiptarëve.
Rënia e Rankoviçit më 1966 dhe pushtimi i Çekosllovakisë nga sovjetikët më 1968, mundësuan normalizimin e marrëdhënive shqiptaro-jugosllave, dhe këtë afrim Hoxha e kanalizoi tërësisht në drejtim të Kosovës. Në vitin 1974 iu njoh autonomia Kosovës, u hap universiteti dhe Akademia e Shkencave, u shkëmbyen pedagogë, artistë, sportistë etj, në mes Tiranës dhe Prishtinës, u organizuan veprimtari të ndryshme shkencore. U krijua një klimë e ngrohtë mes dy anëve të kufirit.
Hoxha deri në vitin 1981 ishte kundër parullës "Kosova Republikë" sepse dëshironte bashkimin e thjeshtë të Kosovës me Shqipëri. Për këtë qëllim refuzoi të nënshkruante më 1973 Aktin Final të Helsinkit sipas të cilit kufijtë në Evropë nuk mund të ndryshoheshin. Por pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë ai doli në mbrojtje të demonstratave të studentëve dhe parullave të tyre. Për herë të parë pas 40 vitesh marrëdhëniet e mira të Hoxhës me Francën hyjnë në periudhë krize sepse kjo mbronte politikën shtypëse kundër shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Aktivitetet politike​

Vitet e fundit të jetës​

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Ceremonia e mortor​

Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij​

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij. Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit.

Vlerësimi pas komunizmit​

Sipas Todi Lubonjës prania e Hoxhës ishte sa për figurë në mbledhjet paraprake të formimit të partisë,[46] për Belishovën, Hoxha pati përkrahjen e Popoviqit sepse nuk e kundërshtonte,sipas Spahiut sepse Enveri "ia servirte me bujari" gjërat e shërbimit personal si stilografe e sahate, sipasPremtes sepse ishte më servili. Mugosha vetë e cilësonte si njeri punëtor, që bënte takime me njerëz e që shkruante shpejt e lehtë. PërGjyqin Special, ku vetë ishte prokuror, sipas Spahiut ishte Hoxha udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.
Nga ana tjetër në një intervistë dhënë gazetares Rudina Xhunga me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rexhep Qosja e cilësoi jonormale injorimin që i bëhej Enver Hoxhës. Sipas Qosjes, Hoxha pati rëndësi për Shqipërinë si burrë shteti, e Shqipëria nuk ishte vendi i vetëm ku u pushkatuan njerëzit pas Luftës së Dytë Botërore; nëse krahasohet me vendet tjera komuniste të botës, në Shqipëri dhuna qe në përpjesëtime më të vogla.
Sipas statistikave të vitit 2016, 45% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën, kurse 42% mendim negativ.

Nderime​

  • Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ
  • Hero i Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit.
  • Hero i Punës Socialiste.
  • Medalja e Çlirimit.

Heqje dekoratash​

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haki Toskës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.

Nderime të huaja​

  • BulgarianWarTimeMeritRibbon.jpg - Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944.
  • Order of the National Hero BAR.png - Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946.
  • Order of Lenin Ribbon Bar.svg - Urdhri i Leninit.
  • Order suvorov1 rib.png - Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovjetik).
 
Ju lutem jo chit chat ne tema te tilla
 
Kuriozitet​

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.

  • Ngjarje

  • Ceremonia mortore

  • Varri i Hoxhës tek Dëshmorët e Kombit

  • Përurimi i monumentit , tetor 1988

  • Rrëzimi i monumentit 20 shkurt 1991
  • HODŽA druhá míza.jpg
 
FJALIMI I 18 DHJETORIT 1946 I ENVER HOXHËS PËR MARRËVESHJEN ME JUGOSLLAVINË DHE PËR KOSOVËN​

“Gjergj Fishta dhe Ahmet Zogu janë shovinistë, kosovarët i kemi miq, por ata duhet të vëllazërohen me jugosllavët”

Per Enver Hoxhen ne kosovaret i kemi miq, ndersa ata me jugosllavet duhet te vellazerohen!
Si mundet qe kosovaret te jene miq me ne, dhe te behen vellezer me kugosllavet?!!!

Marveshja ekonomike qe nenshkroi me jugosllavine jo vetem qe e beri gati Shqiperine ti bashkohej republikave jugosllave por per me teper e rrenoi ekonomine e vendit!!!

KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE NJEREZ!!!!

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.