Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Epigrama/Aforizma/Vargje/Shprehje satirike

Unë vdes në puthjen tënde,
po puthjes nuk i druhem,
se jam një flakëz hëne,
venitem por nuk shuhem.
 
Që të themi të vërtetën,
që të gjithë kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
edhe kur është shumë e keqe!

Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe në kamp të përqendrimit,
qenë të paktë që veten vranë!

Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!

Shumë s’e dinë në të vërtetë,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk e provuat vetë,
s’jepni dot kurrfarë gjykimi!

Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!

Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që në furrë fusnin çifutët?!

Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
mund ta bënte çdo njeri!

Kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë t’i gjykojmë,
shumë të paktë kanë duruar,
dhimbje që s’mund t’i durojmë!

Dhe në qoftë e sfilitëshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!

Durojmë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!

Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!

Të durosh këtë mynxyrë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën dhe mund ta braktisësh!

Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i bëjmë diamantë!

Do ta gdhend gjithë të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”
 
Tani jam një rrugë dimërore,
mbuluar me trungje e gjethe,
i rrahur me shakuj dëbore,
kam ftohtë e dridhem në ethe.

Tani jam një rrugë e shkretuar,
një strehëz e shiut dhe erës,
nga unë me kohë ka mërguar,
e arta stinë e pranverës.

Tani ja një rrugë kaq e shkretë,
plot pikëllim të pafund,
asnjë shkëndijëz jetë,
të nxjerr nga shpirti nuk mund.

Tani jam një rrugë krejt e shkretë,
diamant i thërrmuar qindra pjesësh,
ç’mundim ta jetosh këtë jetë,
ç’lumturi qiellore të vdesësh.

Tani jam një rrugë dimërore,
as këngët s’ma ngrohin më shpirtin,
kambanat mes heshtjes mortore,
në kryq më thërrasin si Krishtin.
 
Pak per te qeshur nga eksperienca ime ne forum

Nje dite te bukur ne kafe
Rastesisht po gugelloja
Ishte vete dita e zymte
Dicka ndryshe po kerkoja

Mora nje @Whiskey ne dore
Dhe fillova qe te pi
Ne forum u regjistrova
Dhe shkruajta nje poezi

E para cudi qe ndodhi
Keni pare a skeni pare
Se @Whiskey qe une po pija
Ne forum ishte antar

Ciao bucko mire se erdhe
E kapa s'ishte cudi
Sepse @Whiskey i forumit
Nuk ish @Whiskey qe po pi

@Ai_Tipi binte ne sy
Si antar i dalluar
Si nuk ke pertuar o vlla
Aq postime sa ke shkruar

Postime kishe pafund
Me buzeqeshje embelsi
Po ca tipi je vertet
Un di vec qe je ai

Shkruajta tjeter poezi
Me demek isha kollos
Mire se erdhe ne forum
Me thote dhe shefi @centos

E lexova mire se ardhjen
Thashe me vete kaq e pata
Edhe ketu ne forum
Do me dekoroje "Non grata"

Shkrova shprehje poezi
Me demek fjale te medhaja
Mire se erdhe ne forum
Ishte nje postim nga daja

@Noah , daja karizmatik
Ciceronte si bilbil
Cdo femer qe sapo hynte
I postonte ne profil

Ja keshtu nisi fillimi
Dhe nje dite si per cudi
Me @Fiore e gjej veten
Te dy vetem ne shtepi

Ishin dite shume te bukura
Asnjehere nuk beme llafe
Casti jon me romantik
Ishte kur i beja kafe

Nje dite shihnim Ertugrulin
Tek po qellonte me shtiz
Cohu pak me thote @Fiore
Na bej nje byrek me gjiz

Perfundova jashte shtepise
Ende sot se kam kuptuar
Mos valle si pelqeu byreku?
Apo gjiza ish thartuar?

Tek ciftet virtuale
@Plusbellelavie me ra short
Me nje tufe trendafila
Shkova i trokita ne porte

U kycem ne dhome te gjumit
Se ishim nje cift i ri
Donim pak intimitet
Se kishim @Haribo ne shtepi

I blija une cokollata
Dhe bente sikur skuptonte
Por qe nga vrima e celsit
Mundohej te na shikonte

Nje dite po me bertiste
Dil ketej o peshk karas
Mjere ti po te kapa
Pse ja merr frymen mamas

Kater jave me @Plusbellelavie
Ishin plot energji
Nuk lame gje pa provuar
Dhe nga pesha rashe disi

Nuk e di se cfare ndodhi
Nuk e di pse nuk na eci
Per faj tim apo te saj
Nuk e di ku fati ngeci

Me futen dhe ne big brother
Dhe nje darke kinse ma shtruan
Pastaj erdhi zarfi zi
Dhe me pjatat me ciftuan

I laja me dsshuri
Mgjes,drek,darke pjatat e mia
Diten qe me zune bajamet
Me nxoren dhe nga shtepia

Mora pjese dhe tek konkursi
Poezine e dergova
@Revenant i kerkova vote
Nje dhurate ja premtova

Patjeter me tha ai
Cuditerisht ngaterroi tezen
I kisha premtuar te kuqet
Per inat nisa te zezen

Keto jane caste kulmore
Qe une i perjetova
Me kujtohet dhe nje rast
Kur pecin e @STONE_HEAD provova

E embel por dhe me nerva
Me pec nga kembet ma kpuste
U terhoqa pak me takt
Se si dihej ku ma fuste

Te shkruaj nje varg per @Hera
Nje stafiste e papare
E ka bere drite forumin
Sikur me açe e ka lare

@Ajsel une e kam xhan
I thashe sjam ai i pari
Kur @Hera fitoi ne ludo
Nga koka me erdhi zari

Por @Ajsel e kam xhan
Dhe pse me zar me qelloi
Ma beri koken me cepa
Po prape dua ta perqafoj

Ne rubriken prezantime
Lexoj nje postim te kripur
Ne forum kishte ardh @sonja
Pershendeste me ta hipur

Andej nga gjiri Persik
Pashe @The_Joker me gezim
Ishte me kallam ne dore
Kishte dale per peshkim

E hidhte perhere karremin
Ne te ngrohte dhe ne ngric
Trofta gjuante me pasion
Dhe i zinte ne ngushtic

Ndaj vendosa naten vone
T'i jap @Dea s perqafime
U ndjeva paksa cuditshem
Kur me shpuan disa qime

Cfare tersi qenka keshtu
Dhe nje here qe guxova
Ne vend te @Dea s une
Burrin e saj perqafova

Oh sa shume antar qe ka
Nuk me del nje poezi
Do me duhen vargje tjera
T'i permnd nji e nga nji
E lezetshme ?
 
Paqja dhe qetësia,
tani kanë mbaruar,
sepse që të gjithë,
ndihen të përgjuar!

Pushtetarët blejnë,
vegla shumë komode,
pastaj veten gjejnë,
duke fol’ me kode!

Mafia i ka veglat,
edhe më të mira,
të shumtit-nga veglat,
lidhen me zinxhira!

Duhet që të jesh,
një njeri me fat,
që nga këto vegla,
të mos kapesh mat!

Se sot po përgjohet,
edhe më i miri
në film, sapo dorën
e vë tek zinxhiri!

Pastaj në greminë,
të fundoset fati,
kur ti gjithë komandat,
i merr nga hallati!.

Ndaj thonë – “Sa ka ngrënë,
grykëza e gopit,
nuk ka ngrënë në luftë,
as gryka e topit!”

Kur shtrihesh me “botën”,
në dyshek të butë,
gjithë jetën në erë,
hedh për një minutë!

Vërtetë fatin tënd,
ti e ke në duar,
kur mendon se je,
çdo çast i përgjuar!

Që fati i bardhë,
mos bëhet i zi,
zbërtheje zinxhirin,
vetëm në shtëpi!

Dhe që të mos kesh,
ngasje mëkatare,
një vajzë të bukur,
mos merr sekretare!

Mba një shkop dhe bjeri,
hallatit me shkop,
se je i përgjuar,
si i thonë: “Non Stop!”

Dhe kur s’duron dot,
veten mos e jep,
sepse mund të biesh,
si peshku në grep!

Sepse mund ta hash,
tamam si Shukriu,
dhe pse gishtin fare,
s’e ngjeu mavriu!

Kur je me pushtet,
je një i përgjuar,
dhe më keq se kaq,
je i provokuar!

Se jini imunë,
mua mos ma thoni,
se është tunduar,
dhe vetë Bill Klintoni!

Edhe më të mirin,
që kish Amerika,
në kurthin e seksit,
e futi Monika!

Të themi të drejtën,
siç është për të thënë,
gjer sot asnjë burrë,
me shkelm s’i ka rënë!

Ndaj unë po ju them,
si një burrë zakoni,
po ju doli para,
rrugën ta ndërroni!

Rrugën ta ndërroni,
dhe mos bëni ndryshe,
se ato kanë futur,
shejtanin në shishe!
 
Nuk them dot për jetën,
që është shumë e bukur,
kur dhe Një që dua,
s’e bëj dot të lumtur!

“Jeta është e bukur!”,
gënjeshtër e vjetër,
kur s’je vetë i lumtur,
s’mund të bësh një tjetër!

“Jeta është e bukur”,
shpesh të gjithë e themi,
sepse vetëm jetën,
dhe gjë tjetër s’kemi!

S’kemi gjë veç jetës,
s’jemi Zot mbi frona,
sido që të jetë,
ajo është e jona!

Nuk kemi veç saj,
gjë më të vërtetë,
jeta e njeriut,
është njeriu vetë!

Njerëzit kur betohen,
gënjejnë vërtetë,
se askënd nuk duan,
mbi jetën e vet!

Nuk është egoizëm,
mendjemadhësi,
nëse ti s’do veten,
nuk të do njeri!

Nëse këto fjalë,
ti i gdhend në mëndje,
mund që të betohesh,
veç me jetën tënde!

Veç atë ke tënden,
në vapë e dëborë,
e është i të gjithëve,
Zoti me Kurorë!

Për punët e Zotit,
mbase flas më kot,
është i të gjithëve,
në vërtet ka Zot!

Nëse s’ka një Zot,
që krijoi jetën,
ndryshon krejt formula,
për gjithë të vërtetën!

Erdhëm nga krijimi,
a evolucioni?!
Pa menduar shumë,
jetën e jetoni!

Jetën e jetoni,
dhe kur s’është e bukur,
dhe veç Një që doni,
s’bëni dot të lumtur!

Porse lumturia,
s’na ka ngritur lak,
ka që lumturohen,
dhe me fare pak!

Po me ca të tjerë,
do mundohesh kot,
t’u falësh gjithë Botën,
s’i lumturon dot!

Çdo detaj e kemi,
brenda jetës sonë,
se dhe lumturia,
është një emocion!

Është një emocion,
një ekstazë pa fre,
një rrymë pozitive,
që përcjellim ne!

Kur rrymë pozitive,
tek tjetri përçojmë,
dhe veten më shumë,
ne e lumturojmë!

Nuk zgjat përgjithmonë,
le të kesh talent,
herë pas here shfaqet,
vetëm një fragment!

Nuk mund të mallkosh,
as veten as Zotin,
kur bashkudhëtar,
ke në jetë dhe lotin!
 
Unë e di çfarë ndjen
E di dhe kur gabohesh
Kërkon të gjesh arsye
Buzëqesh ti kur mundohesh

Kur ndjen zemrën të rrahi
Dhe arsyen nuk e di
Atëherë te jesh e bindur
Se kjo ndjenjë është dashuri

Njeriu dashuron
Jeta kështu e ka
Ndjenja me arsyen
Janë armike të mëdha

Kur dashuron arsyet
Nuk i shpreh dot me fjalë
Ndjenja me arsyen
Ikin si shkuma mbi valë

Por zemra ime rreh për ty
Dhe ndjenjat dot si ndal
Dhe nëse rresht së dashuruari
Sdo ndihem i gjallë

Por ti nuk flet ato që ndjen
Mi thonë dy sytë e tua
Prandaj po rri në heshtje
Edhe pse të dua

Dyert mi ke mbyllur
Dhe dilemën kam përballë
Nuk është e para herë
Veten pyes përse vallë?

Kur dhimbja bëhet ndarje
Dhe ndarja nuk ka fjalë
Heshtja bëhet lot
Dhe loti bëhet mall
 
Vlen në jetë paraja,
edhe pasuria,
po nuk vlen vërtetë,
sa vlen miqësia.

E shkroi historia,
shumë kohë më parë,
se një mik i mirë,
vlen mbi çdo thesar.

Vlen mbi çdo thesar,
vlen mbi çdo çiflik,
se paraja kurrë,
nuk të bëhet mik.

Paraja e bardhë,
për të zezë thonë,
po miku i mirë,
është përgjithmonë.

Sado që të kesh,
asnjëherë s’ke plot,
ndaj pa miq e shokë,
mos më lër o Zot!
 
Të gjithëve që keq më bënë,
Unë u flas, s’u mbaj mëri,
Ndaj ndonjëri më ka thënë:
“A ke gjak, more njeri!…”
I përgjigjem i menduar:
“Nuk dyshoj që janë të liq,
U flas për t’i mëshiruar,
Dhe jo për t’i bërë miq…”
 
Dashuromë

Mos pyet për moshën,
të kam thënë përherë,
jam në moshë të lules,
s’vyshkem asnjëherë!

E kam plot aroma,
zemrën edhe shpirtin,
jam në moshë të lules,
lulëzoj gjithë vitin!

Burim do të bëhem,
do të rrjedh në krua,
që t’i puth pareshtur,
dy buzët e tua!

Ti më pyet prapë,
po unë të them mos,
se çdo ditë që ikën,
mua më përsos!

Në stinë të pranverës,
ora më ka mbetur,
në petale lulesh,
si vesa jam tretur!

Koha nuk ndalon,
ikën e largohet,
po mua aroma,
dhe më shumë më shtohet!

Trëndafili i moshës,
hapet edhe hapet,
nga puthjet e mia,
jeta ty të zgjatet!

Ty të zgjatet jeta,
nga gjithë kjo aromë,
ndaj mos pyet kurrë,
vetëm dashuromë!
 
Sa shumë që u deshëm,
dikur ne të dy,
sa që gjithë Bota,
na kishte zili!

Qaj moj zemra ime,
qaj moj qaj me lot,
dashurinë që nisëm,
nuk e sosëm dot!

Të dy nëpër Botë,
na ndau kurbeti,
dashuri e parë,
peng në zëmër mbeti!

Më pas rrodhi jeta,
si lumi me valë,
unë me tjetër vajzë,
ti me tjetër djalë!

Po pas shumë vitesh,
të pashë përsëri,
menjëherë rashë,
prapë në dashuri!

Ora ime ndali,
koha pas u kthye,
gjithë mundim i jetës,
në çast m’u shpërblye!

Sa shumë djem e vajza,
kanë në kujtesë,
gjithë dashuritë,
që mbetën në mes!

Ëndrrat që u tretën,
shpresat që u shuan,
zemrat që nga vitet,
kurrë s’u shëruan!
 
Aty ku gënjeshtra,
natë e ditë gatuhet,
ndonjë e vërtetë,
edhe mund të thuhet!

Ndonjë e vërtetë,
edhe mund të flitet,
po në det gënjeshtrash,
e vërteta mbytet!

Aty ku gatuhen,
gënjeshtra me bisht,
asnjë e vërtetë,
s’merret seriozisht!
 
Në këtë botë egërsirë ,
nëse xhepat i ke trokë ,
le të jesh njeri i mirë ,
nuk do kesh as miq , as shokë.

Pa interes , apo një kusht ,
s'ka rëndësi se je në krizë ,
edhe shokët më të ngushtë ,
nga lista të heqin vizë.

Mendon mirë ku e hedh hapin ,
e ku shkel je i kujdesshëm ,
prapë të shtypin e të flakin ,
le të jesh njeri i ndershëm.
 
Vetëm këtu nuk mbrin dëbora
se shkrinë pa u rrëzuar nga catia.
Nga gjaku yt e shpirti im,
ka autostradën-dashuria...
 
Dritë mos kishin yjet,
ne do t’i ndriçonim,
se nuk kishim djemtë,
ku t’i krahasonim!

Mos ish dashuria,
zjarri i pafikur,
atë njerëzia,
do ta kishte shpikur!

Të mos ishte Hëna,
vetë do ta krijonim,
se s’do kishim-vajzat,
ku t’i krahasonim!

Të mos ishte Zoti,
Zot’ i kësaj jete,
ne do të krijonim,
një tjetër për vete!
 
Zoti të bëri për vete
Të hodhi në sy dy dete
Jo për ngjyrën se s'ta di
U shpreha për thellësi

Flokët e zeza dhe pa onde
Për finde i bëre bjonde
Mori dhe një rreze drit
Dhe ta vendosi në shpirt

Nga pranvera mori ngjyra
Që ty të shkëlqeje fytyra
Nuk e di nga hena c'mori
Por më të bukur të nxori

Gjithë mrekullitë kerkoi
Dhe tek ty i grumbulloi
Si të tjerët nuk kam faj
Që të dua cdo detaj

????
 
E dashur më thuaj ku je

(Ca pika shiu ranë mbi qelq)
Dhe puthja jote se ç'mu kujtua,
Kjo do të thotë që jam kaq fatkeq,
Që kurrë s'të pata sikur dua.

Dhe heshtja frikës j'u hutua,
Nga ndonjë lot se mos më del,
Ndoshta i erdhi keq për mua,
E pati frikë se mos më "shkel".

Ca buzëqeshje andej këndej,
I fundit kujtim që më le,
Ca fraza thënë kuturu,
E dashur më thuaj ku je.

Kjo dhomë me xhamat ngjyrë gri,
Sot nuk paska as gravitet,
Veç një mall grisur sysh,
Dhe një shpirt që ulëret.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.