Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Evidenca e pare e permirsimit se ‘Vrimes se Ozonit’ shikuar nga NASA

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 14901
Sipas burime nga agjensia hapsinore amerikane, një grup shkencëtarësh për herë të parë ka mundur të marrë prova direkte të ripërtëritjes së shtresës së ozonit përmes instrumenteve të dizenjuar nga Nasa dhe që gjenden në bordin e satelitit Aura.


Të dhënat e marra nga observimi tregojnë një reduktim domethënës në nivelet e klorfluorkarboneve (CFC), të cilët kishin shkaktuar një shkatërrim prej 20% të shtresës së ozonit.

“Pamë qartazi se niveli i klorit të CFS-së po zvogëlohet në shtresën e ozonit dhe se humbja e ozonit është e frenuar nga kjo dukuri”, – deklaroi Susan Strahan përgjegjëse e projektit dhe shkencëtare atmosferike e Nasës në qendrën Goddard të fluturimeve speciale në Maryland.

Vitin e kaluar Nasa informoi se përmasat e vrimës në shtator ishin më të vogla qysh nga 1988 me një shtrirje prej 19.6 milionë kilometra katorë.

Vrima në shtresën e ozonit u zbulua në vitin 1985 në fund të dimrit në hemisferën e jugut kur reflektimi i dritës së diellit tregoi reaksione që përfshinin forma kimike aktive të klorit dhe bromit të krijuara nga njeriu dhe që përfundonin në ozon.


View attachment 14903
Rëndësia e shtresës së ozonit mundësoi që komuniteti ndërkombëtar të firmoste protokollin e Montrealit për substancat e dëmshme për shtresën e ozonit me synimin për të rregulluar këta përbërës.

Shpresohet që në vitet 2070 vrima të kthehet në nivelet e viti 1980 dhe që nivelet e klorfluorkarbonit të bien. Ozoni vepron si një element esencial në atmosferë, një shtresë mbrojtëse natyrore në nivele të larta kundër rrezatimeve ultraviolet të dëmshme për njerëzit dhe për planetin.

Letren shkencore mund ta lexoni:http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/2017GL074830/abstract
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.