Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Evropa, perberja e saj

Kosova është ndarë në dy rrafshe me përmasa të barabarta (zona e Vardarit në lindje dhe zona e Drinit në perëndim) nga një vijë me prirje Veri-Veriperëndim dhe Jug-Juglindje, midis brezit gjeologjik Serbisë – Maqedonisë në Kosovë dhe brezit gjeologjik Dinarik i Shqipërisë. Zona e shkarjes transformuese Mesozoike e ashtuquajtura lineamenti (tërthorja) Shkodër – Pejë, ndan Drinin dhe Korabin ne dy zona: Zona e Vardarit është e rëndësishme nga pikëpamja ekonomike pasi ka në gjininë e vet vendburimet e plumb – zink – argjendit të Trepçës. Depozitimet që e përbejnë ketë zone varrojnë nga karbonatet -skarnet si shkëmbinj amë, mbushjet karstike dhe depozitimet damarore. Platformat mesozoike gëlqerore kanë qene të zaptuara nga shumë gjenerata shkarjesh te orientuara ne drejtime te ndryshme. Gëlqerorët janë shkëmbinj reaktive të aftë të thithin solucionet e nxehta të pasura me minerale dhe metalet shkëputën nga solucionet në këtë horizont te favorshëm. Zona e Vardarit mund të këtë origjinën në Paleozoik të hershëm, si pjese e Palaeo - Tethys që ndan Gondwanaland në jug dhe nga Eurasia në veri, ose ne Triasik, i ngjashëm me pellgun oqeanik të detit të Kuq të sotëm. Mbyllja e fundit te oqeanit te Vardarit është e paqartë dhe mund të ketë ndodhur në Kretak ose Tercier të hershem. Formacioni i ofioliteve me rrugën e mbylljes dhe hapjes së oqeanit është e rëndësishme në atë që ne njësite ultra-bazike përmbajnë krom dhe këto shkëmbinj të serpentinizuar shkatërrohen nga alterimi tropokal – subtropikal që me kohë prodhojnë akumulimet e boksiteve dhe te nikelit lateritik. Vendburimet e boksiteve nëe Kosovën qendrore – perëndimore janë të vendosur në gëlqeror karstik dhe përfaqësojnë mbetjet e këtyre ultra-bazikeve të alternuar.
 
Kroacia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, me dalje në Deti Adriatik|detin Adriatik, në mes të Sllovenisë dhe Bosnjës. Sipërfaqja e përgjithshme e Kroacisë është 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 128 km 2 ujë. Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Sllovenia (670 km), Hungaria (329 km), Serbia (Vojvodina) (veri 241km), Bosnja dhe Hercegovina (932 km) dhe në jug Mali i Zi. Klima e Kroacisë është klimë e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet (Dalmaci) mbanë verë e thatë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit përgjatë kufirit me Hungarinë është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinare, afër kufirit me Bosnjën. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, pakë qymyri|qymyr, boksiti, kalciumi, gipsi, asfalti natyrorë, silici, kripa si dhe prurja e ujit.
 
Letonia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Estonis dhe Lituanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë. Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Estonia (339 km), Rusia (217 km), Bjellorusia (141 km) dhe Lituania (453 km). Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatare për këtë stinë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, qelibari, prurja e ujit, pylltaria si dhe toka e punueshme.
 
Lihtenshtajni ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në mes të Austrisë dhe Zvicrës. Sipërfaqja e përgjithshme e Lihtenshtajnit është 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, përndryshe është vend kontinental dhe nuk ka dalje në ujra. Vija kufitare e Lihtenshtajnit është 76 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km). Klima e Lihtenshtajnit është klimë kontinentale e ftohtë, me dimër të vranët e me reshje bore e shiu, me verë të vranët e të lagësht. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren me bjeshkë (Alpet) përreth luginave të lumenjve . Pika më e ultë e relievit gjendet në vendin e quajtur Rugeler Rit (430m, në pjesën veriore) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,599 metrave në vendin e quajtur maja e hirtë në pjesën jugore të vendit në kufi me Zvicrën. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.
 
Lituania ndodhet në pjesën lindore të Evropës, me dalje në detin Baltik në mes të Letonisë dhe Rusisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Lituanisë është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare përgjatë detit Baltikë është e gjatë 99 km ndërsa vija kufitare e Lituanisë është 1,273 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Letonia (453 km), Bjellorusia (502 km), Polonia (91 km) dhe Rusia (227 km, rajoni i Kalingradit). Klima e Lituanisë është klimë oqeanike që ne brendi kalon në atë kontinentale, e lagësht me temperatura në dimër dhe verë mesatare. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Lituanisë është terren i rrafshët dhe i ulët me shumë liqenjë të vegjël. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Baltik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 292 metrave në vendin e quajtur Juozapinesë. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: toka e punueshme.
 
Luksemburgu ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, në mes të Francës dhe Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Luksemburgut është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L. Vija kufitare e Luksemburgut është 359 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Gjermania (138 km), Belgjika (148 km) dhe Franca (73 km). Klima e Luksemburgut është klimë kontinentale me dimër të butë dhe verë të ftohtë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Luksemburgut është terren me rrafshnalta të gjëra e të buta, me male të cekëta që në veri shendohen në bjeshkë . Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Mosele (133m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 559 metrave në vendin e quajtur "Vendi i kalas". Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri që nuk nxirret më dhe toka e punueshme.
 
Mali i Zi ndodhet në pjesën jugore të Evropës.
 
Malta ndodhet në pjesën jugore të Evropës, një ishull në Mesdhe, në jug të Sicilisë (Italia). Sipërfaqja e përgjithshme e Maltës është 316 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 50 V, 14 35 L. Vija bregdetare e Maltës është 196.8 km e gjatë duke mos llogaritur 56.01 km të ishujt e Gozosë. Klima e Maltës është klimë mesdhetare e nxehtë me verë të thatë e dimër të butë me reshje shiu. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Maltës është terren i rrafshët dhe i lëmuar, të formuar si ujdhesa pranë bregut të detit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 253 metrave në vendin e quajtur Ta'Dmejrek. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, kripa si dhe toka e punueshme.
 
Moldavia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, në verilindje të Rumanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Moldavisë është 33,843 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 29 00 L dhe 33,371 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 472 km 2 ujë. Vija kufitare e Moldavisë 1,389 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Rumania (450 km) dhe Ukraina (939 km). Klima e Moldavisë është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Moldavisë është terren i stepave. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Dniester (2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 430 metrave në vendin e quajtur Dealul Balanesti, 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: ligniti, fosfatet, gipsi si dhe toka e punueshme.
 
Monako ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe pranë bregdetit jugorë të Francës afër kufirit me Italinë. Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 44 V, 7 24 L. Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4.1 km dhe kufiri tokësor me Francën 4.4 km. Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë. Relievi : Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është terren i katundeve në bjeshkë të ashpra. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 140 metrave në vendin e quajtur Maja e Exhel. Ky vend i vogël nuk ka ndonjë pasuri natyrore që të mund të llogaritej si e tillë, kryesisht është vend turistikë
 
Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë. Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Rusia (196 km), Finlanda (736 km) dhe Suedia (1,619 km). Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, hekuri, bakri, plumbi, zinku, titani, nikeli, peshkimi, pylltaria si dhe prurja e ujit.
 
Polonia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në lindje të Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km 2 ujë. Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Kalingradi (Rusia) (206 km), Lituania (91 km), Bjellorusia (407 km), Ukraina (526 km), Sllovakia (444 km), Çekia (658 km) dhe Gjermania (456 km). Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elbe në vendin e quajtur Raçki ( -2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, bakri, gazi natyrorë, argjendi, plumbi, kripa qelibari si dhe toka e punueshme.
 
Portugalia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në Atlantikun verior, në perëndim të Spanjës. Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë. Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Spanja. Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" në Azores. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, tapa (nga drunjtët), bakri, zinku, kallaji, argjendi, ari. urani, mermeri, argjila, gipsi, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit
 
Qipro ndodhet në lindjen e afërt - Azi, një ishull në detin Mesdhe, në jug të Turqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9,250 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 00 V, 33 00 L dhe 9,240 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km 2 ujë. Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa gjatësia e kufirit tokësorë me bazat britanike nuk është e dhënë. Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë. Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" në veriperëndim të vendit. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: bakri, asbesti, gipsi, pylltaria, kripa, mermeri dhe argjila
 
Rumania ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në detin e Zi, në mes të Bullgaris dhe Ukrainës. Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Ukraina (531 km), Moldavia (450 km), Bullgaria (608 km), Serbia (476 km) dhe Hungaria (443 km). Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu. Relievi : Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: disa rezerva nafta|nafte, pylltaria, gazi natyrorë, qymyri, hekuri, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.
 
Rusia ndodhet në pjesën veriore të Azisë (pjesa prapa perëndimit të Uralit shkon me kontinentin e Evropës), me dalje në oqeanin e Qetë, në mes të Evropës dhe pjesës veriore të oqeanit të Qetë. Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Azerbajxhani (284 km), Bjellorusia 959 km, Kina (3,605 km; në juglindje) , Kina ( 40 km; në jug), Estonia (294 km), Finlanda (1,340 km), Gjeorgjia (723 km), Kazakistani (6,846 km), Koreja Veriore (19 km), Letonia (217 km), Lituania (227 km; Kaliningrad Oblast) , Mongolia (3,485 km), Norvegjia (196 km), Polonia (206 km; Kaliningradi) dhe Ukraina (1,576 km). Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta. Relievi : Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Maja El'brus. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: rezerva nafte, gazi natyrorë, qymyri si dhe shumë lloje të mineraleve strategjike, pylltaria. Rusia është një ndër vendet me sipërfaqe më të madhe në botë, eksploatimi dhe hulumtimi i gjitha pasurive natyrore për shkak të distancave të largëta dhe klimës nuk është i mundshëm.
 
San Marino ndodhet në pjesën jugore të Evropës dhe është një vend kontinental pa dalje në det. Sipërfaqja e përgjithshme e San Marinos është 61.2 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 46 V, 12 25 L. Vija kufitare e San Marinos është 39 km e cila krijon kështu një oazë në Italinë qendrore. Klima e San Marinos është mediterane me dimër të butë gjerë të ftoftë dhe verë të nxehtë me diell. Relievi i San Marinos përshkruhet nga malet. Pika më e ultë e relievit (55m) gjendet në vendin e quajtur Torrente Ausa ndërsa ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 755 metrave në majën Monte Titano. Si pasurit natyrore e këtij vendi llogaritet të jetë guri që përdoret për ndërtim.
 
Sllovakia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në jug të Polonisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovakisë është 48,845 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 48 40 V, 19 30 L dhe 48,800km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 45km2 ujë. Vija kufitare e Sllovakisë është 1,524 km që e ndajnë atë nga Austria (91 km), Republika Çeke (215 km), Polonia (444 km) dhe Ukraina (97 km). Klima e Sllovakisë në përgjithësi e ndryshueshme e ftohtë. Në verë majën temperatura të ulëta për këtë stinë, ndërsa dimri është diçka më i lagësht se në Kosovë. Relievi : Pjesa më e madhe e relievit në qendër të Sllovakisë dhe veri është terren i vrazhdë malorë (katunde), ndërsa pjesa jugore përbëhet nga rrafshnaltat. Pika më e ultë e relievit (94m) gjendet përgjatë lumit Bodrok dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,655 metrave në vendin e quajtur Gërlahovski. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri i kaftë dhe ligniti, ca rezerva hekuri, bakri dhe mangalli, kripa si the toka e punueshme.
 
Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë . Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km2 ujë. Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km që e ndajnë atë nga Austria (330 km), Kroacia (670 km), Italia (232 km) dhe Hungaria (102 km) Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht. Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin veriorë dhe verilindor. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit Adriatik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrave në majën e malit Triglav. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri-ligniti, plumbi, zinku, zhiva, urani, argjendi, prurja e ujit dhe pylltaria.
 
Spanja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Francës. Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës. Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km që e ndajnë atë nga Andorra (63.7 km), Franca (623 km), Gjibraltari (1.2 km), Portugalia (1.214 km) dhe nga Maroku (15.9 km). Klima e Spanjës është e ndryshueshme. Në bregdet pranë Mesdheut dominon klima mesdhetare me mot të kthjellët, verë të nxehtë. Në pjesën e brendshme të vendit është klimë kontinentale dhe malore. Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, ligniti, hekuri, bakri, zinku, urani, zhiva, plumbi, magnezi, gipsi, prurja e ujit, toka e punueshme, etj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.