Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fabula

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
GOMARI I OFENDUAR


Njëherë gomarit ,
i thanë ,që të besojë ,
se ka bar të njomë
aty m'at 'anë ,
të hajë saaaa të dojë .!


Ishte miza , ajo
(gjëja e vogël
që thjeshtë, të besdis ),
që solli lajmin ,
për hamshorin turist ..

- Ej ti o tru gomar ,
pak më poshtë në lendinë
ka më shumë bar.
rritur deri në gju ,
mos u mbllaçit
kot së koti këtu .. .!!

Dhe gomari ashtu ,
i urtë e i bindur
mizën e dëgjoi ..
mori vrapin e tij
dhë në lëndinë shkoi ..!

Por lëndina e madhe ku ,
miza e dërgoi ,
ishte e thatë me barin as
deri tek thoi .

.- Oooohhh sa budalla ,
i shkreti unë,
po edhe miza më mashtroi ,
për barin deri
në gjunjë ??

I mërzitur e i uritur ,
hamshori hëngëlloi
më në fund u bë burrë dhe ..
në gjykatë shkoi ..

Gjykatsi , një tip
i plogësht i ngrati ,
e dha verdiktin
të drejtë
...si drapri :

- Të drejtë ka miza
se mirë të ka thënë ,
por fajin e ke vet
që mendtë nuk të nxënë...

- E ku është
gafili nga mua ?, ..
pyeti gomari ,
shpirtin të lajë ..!

- Se nuk e kuptove
që miza ,
mendonte..
gjurin e saj .


Dhe prapë edhe trim
gomari , ky i uruar ,
ngeli jo vetëm i uritur
por edhe i turpëruar .. !!
 
Last edited:
Majmuni dhe Papagalli !



Fluturonin me avion
një papagall dhe një
majmun ..
Për hesap të vetes vet ,
ose për ndonjë punë .!

Gjithë rrugen
papagalli
..gëlonte
dhe
përseriste gjithë,
çfar dëgjonte ..


Por edhe majmuni ,
për çudi ,
përsëriste
dhe ai ..

Kjo gjë vazhdoi
shumë e shumë ,
sa dhe njerëzit në bord ,
i lanë pa gjumë..!

Foli stjuardesa ,
dhe paralajmëroi :
- Kush vazhdon të
bëjë zhurmë
nga dritarja do fluturoi ..!!


Papgalli qeshi e qeshi ,
dhe vazhdoi të përqeshi
majmuni nga ana e ti ,
bënte çfar bënte ai ..

Në avion filloi
nevriku ,
Stjuardesa dritat fiku
- Ju them për të fundit herë
do tju hedh jashtë në erë ..

Por degjonin ata të dy ?
nuk lanë
pasagjerë
..të mbyllte sy ..!!

Por dikush i kapi fort
e i flaku jashtë në ajër
- Bëfshi qejf dhe
ju vaftë për hajër.. !

Dhe u ndodhen befasishtë
Jashtë në boshllëk
duke rënë poshtë e poshtë
për një gabim e fudullëk ..

...Majmuni bertiste e
papagalli i thërristë vërdallë ..
- Kur nuk dije të fluturoje ,
pse nuk e mbyllje ate pallë !
 
Luani plak dhe harabelat !



Luani plak po
pushonte i shpërqëndruar
në lendinën e
e nxehtë e të
përvëluar ..

Luani shtriqej
e rrukullisej
me krifën e vjetëruar
dhe jargët nga pleqëria
rrëke lëshuar ..!!

Dhe ashtu si ishte
në gjendjen e hallit
e ngacmonin harabelat ,
si mizat kalin !

Dhe zogjtë harabelë
ashtu kureshtarë
u kënaqën me tallje ,
e duke e sharë ..

- Uuuu sa plak
sa i pa fuqi
Luani nuk lëviz ,
nuk tremb dot
as njeri ..!

Shih shih krifën
të rrallë e të shkatërruar ,
shiko gjithë surratin
të rrudhur dhe vjetëruar ..

Oha sa kënaqësi !!
Shikoni plakun luan
as të flasë s' mundet ,
as t' përgjigjet s'ia mban !!

Dhe kështu talljet
nga zogjtë vazhduan
deri sa Luanin
më në fund e zgjuan

Ish mbreti pak
u shtriq i teri në Diell
duke ulur kurrizin
dhe çoi këmbët në Qiell ..

Sa panë Luanin
që lëvizi një herë
Zogjtë të gjithë ,
u bënë erë !

- Hahahaha ,
qeshi Luani dhe tha :
Qëndroni !
Pse nuk dënjtët
përgjigjen të dëgjoni ?
 
Lepuri dhe Luani ..!


Shëtitjen e mëngjesit
Po bënte luanesha ,
Kur, mirmëngjes i tha
Lepurushë princesha ..!

- Shumë herët je çuar
Luaneshë e bukur,
t' kam zili , për këmbët
që i hedh si flutur ..!

- Kush foli se ,
nuk po e dëgjoj mirë,
Ç'është ky zë i mekur
q'më gudulis pa gdhirë ?

- Eeeej , jam këtu ,
Fshehur në gëmushë ,
Nuk më njeh ti mua ?
Jam gjyshja lepurushkë ..

- Hahaha , e dija
që,
një gjë e vogël do të jetë ,

e ardhë fare kotë
në këtë jetë .. !

- Kotë thua ti
se,
të duket vetja ari ,
Por,
unë pjell dhjet herë
në vit,
dhe nuk jam si ty ..!

Pra nuk jam si ty , që
Pjell vetëm një herë
Dhe po e rrite një fëmijë
E shpëtove atë derë ..!


- Moj plaka lepurushe
Ke të drejtë sigurishtë
Unë pjell një herë në vit
Një luan me krif e bishtë ..

Por harrove moj e mjerë
Se unë pjellë luanë
Jo si ti që pjellke lepuj
Qen e çakenjt ti hanë ..

Dil tani nga ajo shkurre
Të të shikoj si bëbëzinë
Dhe e vogël më bën punë ,
Për mëngjes të heq urinë ..!
 
Llafazanët pa shkak ..

Në vapën e madhe të shkretëtirës pa fund

Një elefant i madh , u tkurr e u shkund ..

Më tej deveja , si kafshë e urtë ..

Mbllaciste , jargërat shpejt me ngut ..

Të dya kafshë gjigante dhe rezstente

mendonin për të tjerët , pa patur mendje

Dhe kur filluan ta shanin njëri , tjetrin të trembnin

thonë se shkak kishin hallet për e vendin ..

nuk mjaftonte vapa përvëluese, dhe mizat gjithandej

filluan me sharje dhe grindje , kush të gënjejë ..

zihen e grinden , për asnjë hall

vetëm për ego për krif , për shall ..

Elefanti i madh , e i krekosur mbarë

Ajo që mund të bëjë veç , të hajë më shumë barë..

- Ah moj deve , Moj turp nuk të vjen ?

Cicat në kurriz , shoqen kush sta gjen ...

- Uuuuf mor Elefant ,mend kërkon të shesësh ,

Me bibilen në hundë , gjer sa të vdesësh ..

Pra ..kështu kot ziheshi ngjithmon të dy

dhe kafshët që i dëgjonin

i duartrakisnin , i lumturonin i merrnin në sy ...

Por ata vashdonin të " zgjidhnin" hallët e shkretëtirës

edhe sot e kësaj dite , nuk i janë afruar pasqyrës .. .
 
Bretkosa qė do te trashet sa njė ka

Bretkosa sa njė ve,
pa nje ka sa njė deve
dhe nakari nuk' e la,
desh tė trashet sa njė ka.
Kur vu kėtė gjė ndėr mėnd,
vate u shtri ndė njė vėnd
duke ngrėn e duke pirė,
qė tė fryhet sa mė mirė.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thėrrit e thoshte pėrdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnė shoqet e saj.
— Shihni, nukė jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, tė themi.
— Pa shikoni kėtė bark
si tė kaut. — Jo, je lark! —
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumė njerėz ndė kėtė botė
thone se janė te zote;
si bretkosa mendohen
mburren e lėvdohen.
 
Fabula është një zhanër letrar i karakterizuar me krijime artistike të shkurtëra si përralla apo tregime, në poezi dhe më rrallë në prozë, me përmbajtje didaktike. Ky zhanër ka si personazhe më së shumti kafshë - dhe më rrallë bimë ose objekte të pajetë - dhe që bartin një mesazh moral përmes një maksime...

Lexim te kendshem ?
 
Last edited:
Një bretkosë vendosi një ditë të ngjitej në majën e një peme. Të gjitha bretkosat e tjera po i bërtisnin duke i thënë: -

"Është e pamundur, është e pamundur..."

Por brektosa u ngjt në pemë dhe e arriti majën. Si? Sepse ishte e shurdhër dhe kujtoi se të gjithë po bërtisnin për ta inkurajuar që të ngjitej drejt objektivit të saj.
Morali:-
Ji i shurdhër ndaj mendimeve negative, nëse ke synim të arrish objektivat e tua.
 
Thuhet se i vetmi shpend që guxon të sulmojë një shqiponjë është sorra.
Sorra kapet në shpinë të shqiponjës dhe e kafshon në qafë me qëllim që ta vrasë, mirëpo, shqiponja nuk reagon, nuk e lufton sorrën e as që harxhon kohë dhe energji t'i kundërpërgjigjet sorrës, ajo thjeshtë hap krahët dhe fillon të ngrihet lart e më lart në qiell.
Sa më i lartë të jetë fluturimi, aq më e vështirë është frymëmarrja e sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.

Miq të dashur!
Ndaloni të humbisni kohën me sorra. Merrini ato në lartësitë tuaja dhe ato do të zhduken. Kur doni të hiqni qafe "sorrat"...ngrini nivelin e synimeve sepse kjo është mënyra e vetme për të çliruar veten nga rrëmujat e panevojshme dhe të parëndësishme!

Mos të harrojmë: - Sorra mbetet përherë sorrë!


IMG_20210211_171720.jpg
 
LUANI, UJKU DHE GOMARI

Tregohet se një herë e një kohë, mes gomarit dhe ujkut na plasi një debat i nxehtë mbi ngjyrën reale të barit. Gomarit i ishte tiposur se bari kishte ngjyrë të verdhë dhe nuk bënte asnjë lëshim për këtë. Sakaq, ujku nga ana e tij besonte se bari kishte ngjyrë të gjelbër.
Që bari ka ngjyrë të verdhë këtë e di gjithë mileti : - thoshte gomari i vendosur.
“O veshgjatë, bari është i gjelbër!” - i përgjigjej ujku po aq i vendosur.
Debati mes tyre nuk kishte fund. Sa herë që takoheshin e ndaheshin, muhabeti i vetëm ishte ngjyra e barit.
Po përse nuk shkoni tek mbreti i pyllit e t’ua ndajë këtë mesele? - u sugjeruan disa kafshë të cilave mesa duket u kishte ardhur në majë të hundës debati mes ujkut e gomarit.
Shkojmë? - thanë njëzëri, gomari e ujku dhe u drejtuan për tek mbreti i pyllit.
Pasi i treguan mbi konfliktin e tyre, mbreti i pyllit uli kokën, u mendua pak dhe u tha: - Kjo çështje kërkon kohë dhe një seancë gjyqi më vete. Prandaj hajdeni nesër në mëngjes herët që ta ndajmë një herë e mirë këtë punë!

Atë natë, si gomari dhe ujku panë ëndrra mbi drejtësinë e luanit, mbretit të tyre.
Të nesërmen në mëngjes filloi seanca gjyqësore.
Luani i dëgjoi me durim si ujkun ashtu dhe gomarin.
Të gjithë kafshët e tjera prisnin me padurim zërin e drejtësisë.
Në fund, luani u ngrit në këmbë dhe deklaroi vendimin përfundimtar duke zhgënjyer pothuajse të gjithë kafshët, përveç gomarit:- Ujku do të dënohet me punë të detyrueshme një muaj!
Gomari i këputi një hungërimë saqë shurdhoi të gjithë sallën. Mandej doli me të katra jashtë.
Pasi dolën pothuajse të gjitha kafshët, ujku iu afrua luanit dhe i tha:- Lartmadhëria juaj! A nuk më thoni çfarë ishte ai vendim arbitrar? Përse më dënoni kaq rëndë, për një fakt që e dinë të gjithë?
A nuk është bari i gjelbër lartmadhëria juaj?
Luani iu përgjigj: - Sigurisht i dashur ujk. Unë nuk thashë se bari nuk është i gjelbër.
Ujku e pyeti i hutuar: - Po përse më dënuat atëherë?! Unë s‘kam bërë asnjë gabim!
Luani iu përgjigj: - Vërtet që nuk keni gabuar në ngjyrën e barit, ama keni gabuar rëndë që kur keni pranuar të debatoni me një kafshë torollake sikurse gomari! Prandaj vendosa të dënohesh me punë të detyrueshme për një muaj që të nxësh mend e të mos merresh me kafshë të pamend!

Mos diskuto kurrë me një idiot, të tjerët mund të mos e dallojnë ndryshimin.
Mos diskuto kurrë me një idiot, pasi ai të tërheq poshtë në nivelin e tij dhe të mund me përvojë?
 
Guximi i një miu.

Do tregojmë një përrallë të vjetër indiane,për një mi ....që jetonte në një gjendje ankthi nga frika që kishte nga macet.
Një magjistar pati mëshirë për të dhe e shndërroi në një mace.
Atëherë pati frikë nga qentë.
Magjistari e shndërroi në një qen. Pastaj ai filloi të kishte frikë nga ujku dhe magjistari e shndërroj në një ujk por edhe kështu ishte i frikësuar nga gjuetari.
Atëherë magjistari u dorëzua.
E shndërroi edhe një herë në një mi dhe i tha:
“Nuk ka asgjë që unë mund të bëj për të të ndihmuar, sepse ti ke zemrën e një miu”.
 
Miu pijetar

Miu verë kishte pirë
Dhe po nxirrte xhevahirë,
Lart e poshtë thosh me zë bas,
- Ku është macja, që ta vras?

Gjeli, qeni edhe thiu,
Ia thanë maces, çfarë tha miu.
Macja foli, siç qe shtrirë:
- Mos u merrni me të pirë!

F.Lami
 
Mos gjyko askënd derisa nuk e shqyrton situatën.
Gjithçka varet nga cila anë e shikoni!

IMG_20210211_215930.jpg
 
Temat u bashkuan kane te njejten domethenje
 
Ne provimin e zoologjise,
Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s'do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Kish ngaterruar bleten me nje mize...
... Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje... mizeeeee...
... Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur...
(Sa turp...)
I ati... kish ngaterruar,
Bleten... me nje... mizeeee...
... Ben te sajen jeta...
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe...
(Sa turp...)
Ngjante me nje... mizeee...


Astrit Cerma
 
Nepotizem

Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar

Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister

C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!

Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…

Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka

Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!

Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…

Ferrit Lamaj
 
Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!

Ferrit Lamaj
 
Krekosen sytë karshi trurit.

Ngrënë përpjetë

krifat e qerpikëve.

“Mjer ti, zoti tru,

Si duron

ì mbyllur kështu?

Do ishte errësirë fare,

të mos ishim ne

dritare.

Pa dritën tonë

gjumë do flije

gjithëmonë.

Ne shohim botë,

jo shaka.

Ha-ha-ha!



Dhe s’reshtin sytë së qeshuri

si të taposur

prej të dehuri.



Nje perde gishtrinjsh

pamjen syve ua zuri.

“Ç’bëhet kështu? – platiteshin sytë.

“Ku dimë gjë ne, - folën gishtrinjtë.

Na komandon truri….



J.S.T
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.