• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Faik Konica

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
177
Likes
145
Age
40
#1
A të duhen luftëtarë?
a do botës t'i vesh zjarr?
Do armiku arratinë të marrë?
Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerëz të zgjuar me lezet,
që i gjen në çdo anë.
Që të bëjnë hallvë e salep,
këta janë mjeshtrit Dibranë

A do njerëz për ahengje?
Për tryezë e për kuvend;
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë?
Matrapazë e kokëtharë,
që rërën ta shesin për farë.
Merr Krutan dhe je i larë!

Po qejflinj a të duhen?
Që me jevga dinë të kruhen?
Zonja që pjellin çdo vit,
vetëm Elbasani i rrit!

Do ministra Kolonjarë?
Se mbahen burra me mend!
Duan kudo të jenë të parë,
në mexhlis dhe në kuvend!

Do budallenj që veç hanë?
Hajvanë me dy këmbë;
Pasuri s'dinë të venë,
merr shëtit gjithë Myzeqenë!

A do të ruash florinë?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbushin sininë,
ec e merr gjirokastrinë!

Do të hash e të bësh qejf?
Sofra shtruar si për mbret,
pastërti e për kismet,
të tillë gjen veç në Përmet!

A do male me dëborë?
Trima të fortë e malësorë,
Fort bujarë e burrërorë,
shko në Kukës i ke në dorë!

Këta Matjanët burra të zotë!
Që dikur kanë bërë barot,
se i njeh gjithë vendi mbanë,
janë të aftë për xhandarë!

A do trima e sejmenë?
Kapardisur kudo venë,
pa i zënë gjumi mos flenë;
Për tre mirditorë bëj benë!

Do dembelë për Stambollë?
Mos u lodh të bezdisësh dynjanë,
në Tiranë rresht tabanë;
Vetëm të zgjasësh një dorë!

Do për punë? Një Korçar,
i ke bujq e ustallarë.
Me gra bashkë venë në varrë!
Kokë e këmbë s'i ke të sharë!

Hall i madh me Skrapallinë.
Ka rrezik të hash dhe dru.
Dy ministra le të rinë,
se na duhen dhe pa tru!

A do urtë njerëzit të rrinë?
Në komandë të kesh ushtrinë?
Në terbjet të kesh njerëzinë?
Merr të gjithë Labërinë!

Ore të gjorë harruam Vlorën!
Se kjo punë lahet me gjak!
Dy shiritë e një medalje,
kësaj gjëje i venë kapak!

A të duhen sharlatanë?
Që të pihen në çdo anë?
Që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë!