Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fakte gjeografike.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Duhet ta dini se shtetet si Kina dhe Rusia kanë më së shumti shtete fqinje nga të gjithë shtetet tjera në botë. Kanë nga 14 shtete fqinje. Kina kufizohet me Afganistanin, Butanin, Indinë, Kazahstanin, Kirgistanin, Laosin, Mongolinë, Myanmarin, Nepalin, Korenë Veriore, Pakistanin, Rusinë, Taxhikistanin dhe Vietnamin.
Rusia kufizohet me: Azerbejxhanin, Bjelorusinë, Kinën, Estoninë, Finlandën, Gjeorgjinë, Kazahstanin, Letonia, Lituania, Mongolinë, Korenë Veriore, Norvegjinë, Poloninë dhe Ukrainën.

52155
52156
 
E dini se-Pika më e lart në shtetin e Marokut (kontinenti i Afrikës) është në malet atlase mali Tubkal 4167m.Ndërsa pika më e ulët e vendit është Sebkha Tah në -55m.

5215752158
 
Indonezia ka pasur një nga normat më të larta të shpyllëzimit në botë, me më shumë se 74 milion hektarë (285,700 milje katror) të pyjeve të shiut ose pyjeve tropikale (një zonë gati dy herë më e madhe se shteti i Japonis). Pyjet jan djegur ose degraduar për ti hapur rrugë tokave bujqësore, më saktsisht për mbjelljen e palmë nga e cila pas përpunimit përfitohet vaji i palmes, i gjith ky degradim ka ndodhur në 50vitet e fundit.

521595216052161521625216352164
 
Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Parqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vulkanet, nxe edhe ujrat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji.
Gejzerët janë të lidhur me vullkanet dhe mund të jenë aktiv dhe të shuara. Gejzerët janë mjaft të përhapur në botë( rreth 5000). Por megjithatë më së shumti ka Islanda rreth 2000, SHBA, Zelandë të Re dhe Kamqatkë.
52165521665216752168
 
A e dini se rrjedhja e poshtme dhe delta e lumit Jance në Kinë ka një sipërfaqe sa shteti i Italis rreth 306 mijë km2 .

52169
 
Delta lumore quhet forma karakteristike të grykëderdhjes së lumit. Krijohen në grykëderdhjen e lumenjëve që sjellin shum materiale erozive nga pjesa kontinentale. Nga materialet e grumbulluara në brezin e cekët detar krijohet tokë e re gati horizontale, nëpër të cilën lumi rrjedh ngadalë dhe ndahet në disa degë.
Delta më e njohur është delta e lumit Nil, e cila ka marrë emrin nga shkronja greke e të njëjtës formë delta (Δ) dhe kështu përdorët për deltat tjera në botë.
521705217152172
 
Rrëshqitja e tokës është një lëvizje gravitacionale e një mase të tokës, shkëmbi apo depozitimi poshtë një shpati. Rrëshqitjet e tokës zakonisht klasifikohen mbi bazën e materialit të përfshirë (shkëmb, depozitim, tokë, baltë) dhe lloji i zhvendosjes (rënie, rrëzuar, ortek, rrëshqitje, përhapje). Rrëshqitjet e tokës kushtëzohen nga një numër faktorësh gjeo-mjedisore dhe të terrenit që lidhen me tabanin dhe karakteristikat e dheut, erozioni, ngjitjet dhe struktura, morfologjia e shpatit, përdorimi / mbulesa e tokës, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, etj. Rrëshqitjet e tokës mund të shkaktohen nga proceset natyrore fizike të tilla si reshjet e dendura ose të zgjatura të shiut, tërmetet, shkrirja e shpejtë e borës, shkurtimi i shpateve nga lumenjtë dhe valët e detit. Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga aktiviteti njerëzor si: gërmimi i shpatit dhe ngarkimit (psh. ndërtimi i rrugëve dhe ndërtesave, gërmimet minerare dhe guroret), ndryshimet në përdorimin e tokës (psh. shpyllëzimi), tharja e e shpejtë e rezervuarëve, kullimi etj, ose nga çdo kombinim i proceseve natyrale ose njerëzore.
521735217452175
 
Nepali është shtet i cili shtrihet në kontinentin e Azisë kufizohet me Kinën në veri dhe Indin në jug. Nepali ndryshe nihet si vend i Himalajeve, në kufirin me kinën është edhe maja më e lart në bot Monte Everest 8848m. Ka një sipërfaqe 147.184km2 dhe një popullsi prej 28mil/banor. Popullsia e Nepalit i përkasin besimit Hindu.

52176521775217852179
 
Lumi Po është lum në veri të Italisë. Me 652 km është lumi më i gjatë dhe më i madh në Itali, i cili i tëri rrjedh në teritorin italian.
5218052181
 
Fusha e Myzeqes
Myzeqeja është fusha më e madhe e rajonit Perëndimor dhe e krejt Shqiperise. Me nje siperfaqe prej 1350 km2, ajo shtrihet nga Shkumbini ne veri, e deri prane Vlores në jug. Ne perëndim si kufi i saj shërben bregdeti i ulet i Adriatikut, kurse në lindje Myzeqeja shtrihet deri në rreze të kodrave të Darsise Kuçoves dhe Mallakastres. Me një gjatesi 65 km dhe gjërësi prej 50 km, kjo fushë zbret nga lindja drejt perëndimit duke formuar në vetvete një krahinë gjeografike dhe etnografike nga më të mëdhate në Shqipëri.
5218252183
 
Lumi Indus është një nga lumenjtë më të gjatë në Azi me 3180km, me origjinë nga Rrafshnalta Tibetan në afërsi të Liqenit Manasarovar, lumi rrjedh në drejtim të perëndimit pastaj merr drejtim jugor përgjatë gjithë gjatësisë së Pakistanit për t'u derdhur në Detin Arabik. Lumi indus është lumi më i gjatë i Pakistanit.
5218452185521865218752188
 
Fenomeni i quajtur "ndrojtja e kurorës" ku pemët shmangin prekjen.

52189521905219152192
 
Liqeni Assal është pika më e ulët në tokë në kontinentin Afrikan. Liqeni është pjesë e Depresionit Afar dhe ndodhet në Xhibuti, Liqeni i cili është 156m nën nivelin e detit, është gjithashtu pika e tretë më e ulët në tokë në të gjithë botën. Për shkak të niveleve të larta të avullimit, këtu ujërat e liqenit kanë një nivel të kripës gati 10 herë më të lartë se deti. Kështu që liqeni shërben si rezervat i madhe i nxjerrjes së kripës. Janë bërë propozime që liqeni Assal të bëhet një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

521935219452195
 
Shum gjere interesante. Por disa fakte per vendin tone nuk i the, po te pys une dicka :p

Cila eshte pema me e gjate ne lushnje? :p
 
Rhona është lumë i cili rrjedh (buron) nga akullnajat në alpet e Zvicrrës në kantonin e Valisit, dhe derdhet në liqenin e Gjenevës nga edhe ku del prej tij, dhe vazhdon nëpër Francën juglindore. Derdhet në Detin Mesdhe me një gjatësi 813km.
52196
Lumi Rhona në anen e majt i cili del nga liqeni i Gjenevës, dhe në të djatht lumi Arve.
52197
 
Shum gjere interesante. Por disa fakte per vendin tone nuk i the, po te pys une dicka :p

Cila eshte pema me e gjate ne lushnje? :p
Prasi!

Me ler te shkruaj pak :p
 
Thellësia më e madhe në detin Mesdhe është 5267m, e cila gjendet në detin Jon pran brigjeve të gatishulli të Peloponesit të Greqisë.

5219852199
 
Lumi Elba me gjatësi prej 1091Km rradhitet i 14 me rradhë si lumi më i gjatë në Evropë. Buron në Çeki dhe rrjedh edhe nëpër Gjermani me 727km dhe derdhet në Detin e Veriut.
522005220152202
 
@Juno te pergezoj per durimin qe ke per ti perzgjedhur te gjitha keto e per ti postuar, te lexojm dhe ne qe sja themi fort ?
 
Kopila qe lindin cdo vit cili vend i rrit :p? Pa ofendu krahinen per te cilen behet fjale por kshu ka pas thon Fan S Noli :p per arsye te gjeografise ka ndodh ajo gje vlla prandaj e bera pytjen mos mthush je jasht tembe ????
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.