• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

‘Falur ju qoftë gjaku i djalit!’ Pajtohen dy familje shqiptare pas 13 vjetësh hasmëri

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
4,598
Mosha
18
Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë në fshatin Novolan të Kosovës. Ps një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur sot para faljes së namazit në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.

“Falur iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tani në hasmëri. Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, ka përmendur rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllain e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllain e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai. Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri./Lajmi

The post ‘Falur ju qoftë gjaku i djalit!’ Pajtohen dy familje shqiptare pas 13 vjetësh hasmëri appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Zana

e-Thjeshte
ANETAR ✓
Mesazhe
5,219
E forte eshte te falesh gjakun ... hajdeni nje here diskutojme nje teme interesante sociale .

Dicka qe vete nuk do ta beja dot .

E k’to rrjeshtat e patriotizmit qe I paskan futur ne te , krejt pa lidhje .... Kontradiktore Dhe patronizing.
 

Artinaa

Heshtja flet sa 1000 fjal
PRINCESS
Mesazhe
2,347
Mosha
21
😢😢vdekje vallahi per at njeri para 1 jave i falen gjakun ktu afer meje mashum kam qajt un mdoket e u merzita se ata
Un kisha fal per vete ma mir me fal se mu hakmarr me shku dy shpi per nje😢
 
Top