Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fëmijëria !

Wow sa temë e bukur
Unë po sjell një fragment kujtimi nga gjimnazi..
Që e vogël kam shkruar, këtë e kam marrë nga i ndjeri Babai im..
Një herë në vitin e dytë gjimnaz kishim një ese për të shkruar, tema ish Nënë Tereza
Fërkova duart nga gëzimi dhe iu shtrova 2-fletëshit për ta mbushur..
Më vinin zëra nga pas o Dor o Dor, të lutem më ndihmo...më kapnin për bluze nga pas e më tërhiqnin vëmëndjen ti ndihmoja..
Kisha mbushur 3 faqe dhe ktheva kokën pas..pashë shokët e shoqet e klasës e sa trishtim në sytë e tyre..ishim.41 nxënës e 40 palë sy që më kërkonin ndihmë.
E nxora një fletore plot me ese dhe i grisa të gjitha fletët dhe ua shpërndanë njëri tjetrit por me kusht të mi kthenin pas...
Morëm nota të shkëlqyera si klasë ndërsa unë jo. U penalizova por fitova miqësinë e të gjithëve dhe më mbeti nofka ' nënë tereza" e klasës..

Kam një komo plot me gjëra të mia ndër vite, blloqe me kujtime, blloqe me vizatime, blloqe me foto, blloqe me poezi e ese të miat..
Do i sjell një herë tjetër me foto

Shumë flm @Dejv që më riktheve në kohë
Sa e lumtur isha...
 
Mbaj mend kur ishim ne klase te 7, mesuesja zgjodhi 10 nga 45 nxenes per te marre pjese ne nje emision per femije ne TVSH. Me zgjodhi mua per pikture. Kur dola ne TV, perball meje ishte dhe nje piktor tjeter qe vinte nga nje shkoll tjeter, dhe po benim gare kush pikturon me bukur per peisazhin e natyres. Ne fund te emisionit, per te zgjedhur fituesin, duhet vota nga telefonata, nja 10 telefonata, ku 9 prej tyre me zgjodhen mua. U emocionova, saqe s'dija cfare ti thoja, thjesht u skuqa dhe i thash "Faleminderit".
Me e forta eshte qe ata kur me zgjodhen, ne vend te thonin emrin tim, por thojne "ai kacurrelsi ka vizatuar bukur, ka shum talent", telefonata tjeter "ai ne te majten, e ka bo vizatimin sikur Picasso" etj etj ??

Kam vertet kujtime te bukura, do te doja qe ajo kohe te rikthehet dhe njehere dhe te shijoja perseri lumturine e femijes. ?
 
Ateher po ju tregoj edhe un nje nga historit e mija te shumta te femijeris! Nuk besoj se mund te quhet e bukur se esht pak horror?
Isha diku ne kasen e 7, si cdo dite vajta me shkoll, se nga na erdhi bem nje plan qe mas ores se dyte te iknim gjith klasa nga shkolla te iknim ne kalane e lezhes! Ok bem planin ca pranuan ca un jo, un isha brenda planit!
U nisem vajtem atje kaluam bukur por ndodhen edhe gjera te pakendeshme ne fakt! Nejse... u kthyem vajtem shpi cdo gje ok! Te nesermen si cdo dite ne shkoll, vajtem pa ditur cna priste! Ata kishin mare vesh qe ne kishim ikur dhe cfare kishte ndodhur atje!
Na quan te gjithve ne drejtori, kishim nje drejtor te eger! Aty tkeqen plasi dajaku! Tgjithve me radh na kerciti nga nje shpull ku syt xixa na ben??!vazhduam mesimin mire e keq ku tgjith na shihnin shtremt!
Maroi mesimi tham shyqyr ikim shpi tashi!
Por ne shpi na priste dajaku tjeter?
Ate dite u kanqem tu u rrah...
Por mire vume mend edhe nuk e bem me nje gje te till!☺☺☺☺
 
Ne kete teme mendoj te flasim per femijerine tone. Si u rritem “lojrat,kushtet,foto”. Krahasime me brezin e sotem. Si po edukoni femijet tuaj ? Si do te donit ti edukonit? Si ka qene femijeria juaj? Teme e hapur qe ka te beje per pjesen e femijeve.
 
Tem e bukur?


Femijeria ehh ka qen ndrysh ateher, eshte nje pjese jete me e bukur qe edhe sot e kujtoj e qesh me vete skemi len kopsht pa shetit duke prek fiqt a jan pjek a jo ? e + lojra tjera qe femijet sot as I njohin vetem me tableta e gjera qe ne nk I kemi njohur.
 
Femijeria ime.
I rritur me dashurin ndaj familjes dhe dashurin per shoket e shoqet. I rritur me kulturen ndaj punes. Me lojrat e kohes. Me ato qe sajonim pasi nuk njihnim celular e asgje teknologjike.
Femijet e mi do doja tu jepja kulturen per dashurin ndaj familjes dhe dashurin ndaj punes.
 
Si ishte femijeria ime?
Plot e perplot budalliqe,rrengje,idjotesi…
Mund te them qe une isha femija me problematik ne lagje…
Sapo dilja jashte nga shpia behesha zhul…
Gjithe diten rrija jashte,per me teper kam qene shume e prape…
Fjalori im ka qene katastrof,me rrifnin te rriturit sepse perdorja fjale qe sduhej po perseri koken si derr spysja fare per asgje…
Mami cmendej ama me te isha e mire…
Mami me thote gjithmone qe brenda mshpi skam pas probleme me ty se ti haje,pije qumeshtin dhe flije vete…Kurse me motren Oh GOD!!!!
Mbaj mend kur luanim me gjithe kusherinjt,ishim shume shume shume 20 a 25 femije
Rrugeve duke luajtur me te kapme,hapa dollapa…
Ishin ca shpia qe po ndertoheshin dhe ne shkonim loznim pam pam dhe benim tunele me rere…
Le qe mos te permend kur shkonim te vjedhnim kumbulla si tufe…Ca kujtimi kam nga nje situate e tille
E tmerrshme!!!!
Gjithashtu isha heroina e lagjes qe nga momenti kur shpetova kusheriren e vogel nga gjarpri…Dhe askush tjeter se mori mundimin vetem une
Eh sa dua perseri ato kohe…Sepse ishim gjithe bashke
Po tani?
As nuk shifemi…
As nuk flasim…
As nje lloj kontakti…

Per femijen tim dua qe te sillem me te si shok/shoqe pastaj si nene.
Nuk dua ta kufizoj…Domethene limitet e tyre ti kuptojne vete…
Te shprehen me mua…
Dua te ti mesoj edukaten e duhur edhe pse kur behen adoleshente jo gjithmone do na degjojne
Por mirkuptimi , toleranca dhe bashkebisedimi jane te rendesishme.
 
Vëllai im...me raste e përdorja dhe unë?

Do shtoja dhe kur rrëshkisnim nga trashetë,se di si i thoni ju...ca kohësh ?
Nuk e kuptoj trashet ???
Po na dilte shpirti duke shtyr njeri tjetrin ????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.