Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Femrat preferojne meshkujt e ngrysur!

P

Plutoni

Guest
Meshkujt e lumtur nuk preferohen edhe aq shumë, për shkak se femrat i shohin meshkujt me ndryshime të shpeshta humori, si më tërheqës, zbulojnë kërkimet shkencore.
Meshkujt që buzëqeshin nuk duken shumë të fortë, të fuqishëm apo mashkullorë, ndërsa ata që janë pothuajse gjithnjë hijerëndë duken të fuqishëm dhe arrogantë.
Studimi këshillon se buzëqeshja e ëmbël nuk do t’ju ndihmojë për të hyrë në zemrën e një femre, përkundrazi.
Zemra e femrave ka më shumë gjasa të rrahë për meshkujt e ngrysur dhe të krekosur. Përfundimet surprizuese mund të ndihmojnë shpjegimin e mitit të “djalit të keq”.
Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat.
Nga ana tjetër, meshkujt janë shumë më të tërhequr nga femrat e lumtura dhe të buzëqeshura. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ato duken më të afrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Kërkimi i kryer nga një skuadër psikologësh, mund të ndikojë te meshkujt duke i bërë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë takimeve të para apo të ndryshojnë fotot e tyre në rrjetet sociale duke i zëvendësuar me të ngrysura.
Xhesika Treisi, drejtuesja e studimit u shpreh: “Një fytyrë e buzëqeshur është kryesore për të ndërtuar marrëdhënie të mira shoqërore, por kur vjen puna te tërheqjet seksuale, ajo nuk jep siguri”. Megjithatë, psikologët thonë se një buzëqeshje e vogël, mund t’ju bënte në fakt të dukeshit tërheqës.
 
Ai qe qesh me te gjitha behet shkak xhelozie ne çift , ndryshe nga seriozi me çehre te ngrysur qe e ka mendjen te puna e i buzeqesh vetem familjes se vet .
E vertete . Femra ndjehet me e sigurt me te dytin .
 
Të ngrysur?
Nck
 
Une jam nevrik ?
 
Me tnejt fytyra 2 vite e ngrysme tbohet si sumatrice plake 70 vjecare dhe se rru femra me tpa me sy.
 
Te krekosur c’fare do te thote ne k’te rast ? Mendjemedhenje?

Dakort me impaktin e pare qe mes nje grupi meshkujsh pshm femrat ne pergjithesi terhiqen nga meshkujt ( e ngrysur/ serioze) ne krahasim me ato qe rrijne tere kohes me dhembet perjashta.
 
Une jam i Vrenjturi te 7 xhuxhat?
 
Unë si du hiç tipat e tillë.
 
E ngrysur jam vete? keshtuqe snuk me pelqejn se bohemi si ne mortorio ?
 
Femra e di mire se ca do ne jemi merhuma ?

Well not necessarily... por flet per rastet pshm kur nje femer zgerdhihet tere kohes ne tavoline pa lidhje ... kshu edhe k’to meshkuj te lodhin para kohe .?
 
Preferoj ate qe kam, e du me zemer per ate qe eshte dhe me mjafton❤️
 
Well not necessarily... por flet per rastet pshm kur nje femer zgerdhihet tere kohes ne tavoline pa lidhje ... kshu edhe k’to meshkuj te lodhin para kohe .?
Ti do vra ??
 
Unë e mbështes pohimin e psikologëve. Një mashkull i lumtur dhe i buzëqeshur, është e gjitha që nevojitet për të nisur gjithçka mbarë ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.