Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fërgesë me Domate

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Fërgesë me Domate – Receta Më e Përsosur e Stinës së Verës​



fergeseok-750x500.jpg

Fërgesa me domate dhe gjizë kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme shtëpie. Foto: Flickr

Në ka një gatim që sjell menjëherë nostalgjinë e fëmijërisë po aq sa edhe shijen e mirë është fërgesa me domate.
Receta që nënat dhe gjyshet sapo vinte vera kujdeseshin gjithmonë ashtu si edhe sot ta përgatisnin e të mos i mungonte tryezës.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së kësaj recete kaq të shijshme dhe të preferuar për shqiptarët.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
4 domate të pjekura mirë
200-300 gr gjizë
2 kokrra vezë
Kripë
Piper

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që domatet pasi t’i pastroni me ujë të rrjedhshëm t’i vendosni në një enë me ujë të ngrohtë për 5-6 minuta.
Më pas largojini nga ena me ujë të ngrohtë dhe me kujdes largojini lëkurën.
Pasi të keni pastruar domatet nga lëkura, prijini në kubikë shumë të vegjël.

Vendosni një tigan të thellë në zjarr, shtoni vaj ulliri dhe shtoni aty domatet që keni grirë.
Shtoni kripën në masën e dëshiruar (kujdes me sasinë në rast se edhe gjiza që do përdorni ka kripë), shtoni edhe piperin dhe lëreni në zjarr duke e kaurdisur herë pas here derisa domatet të zbuten dhe kenë pirë lëngun e tyre.

Ndërkohë rrihni mirë dy kokrra vezë dhe lërini mënjanë në një tas.
Pasi domatet të jenë zbutur, shtoni gjizën dhe karudisini për 2-3 minuta, më pas shrtoni vezët e rrahura, kaurdisini për 2-3 minuta të tjera dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri dhe fërgesa është gati.

Fërgesa me domate dhe gjizë kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme shtëpie.
Ajo është fantastike edhe duke u shoqëruar me pak butë dhe dhallë të freskët. Por gjithashtu fërgesa me domate ëhstë fantastike në kombinimet e saj me byrekë të ndryshëm shtëpie por edhe tava të ndryshme me perime të stinës.

/AgroWeb.org
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.