Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Figura te Albanologjise.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Gjon Buzuku

View attachment 15656

Biografia

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur „Meshari“" (1555), vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar që është ruajtur deri sot. Ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe). Kësaj kopjeje i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari është përkthim i teksteve të njohura liturgjike dhe pjesëve të Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës së re, ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare.
Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i), ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së, mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.Meshari ndodhet në biblotekën e Vatikanit me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Koncepti zhanror dhe përmbajtja e Mesharit

Çështjet kryesore për diskutim rreth Mesharit janë përmbajtja e librit dhe koncepti zhanror i tij. Me zbërthimin eventual të këtyre dy çështjeve dominuese, do të zgjidheshin edhe disa të tjera, të cilat janë ngushtë të lidhura me dy të lartcekurat, sidomos personaliteti i autorit, koha e krijimit të veprës, vendin dhe vitin e saktë të botimit si dhe titullin e plotë të librit. Nga këndvështrimi i studimeve të deritashme buzukiane, jemi në gjendje të diskutojmë për shumë çështje të hapura, një pjesë e të cilave janë zgjidhur, kurse një pjesë tjetër pritet në të ardhmen të zgjidhen. Problemi i parë, i cili meriton kujdes të veçantë, është vetë Meshari dhe përmbajtja e tij; analiza dhe studimi i tij, si në rrafshin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, si dhe krahasimi analogjik me veprat e ngjashme, të botuara para dhe pas kohës kur u botua Meshari, mund të ndihmojnë në zgjidhjen tërësore ose të pjesshme, të çështjeve të mbetura.

Mesharit i mungojnë së paku 8 fletët e para. Së bashku me këto fletë, fatkeqësisht, mungojnë edhe titulli i vërtetë i librit, viti i botimit, vendi i botimit, emri i saktë i autorit ose i përkthyesit, titulli i origjinalit, nga ku janë marrë pjesët që janë përkthyer, leja e botimit, pastaj parathënia, hyrja dhe ndonjë poezi, në formë lavdi, që ishte gjë e zakonshme e kohës, për botime të tilla. Mungesa e këtyre të dhënave u ka hap rrugë studiuesve të shumtë, që të sjellin ide dhe argumente të reja, që nga ato të natyrës tipografike, e deri te ato gjuhësore, me të cilat dëshirohet të zgjidhen çështjet shumë të diskutuara, të shkaktuara nga mungesa e të dhënave, të cilat do të duhej të ishin në faqet e para të librit. Natyrisht zgjidhja e problemit të vendit të botimit, do të ndihmonte të zbërtheheshin edhe shumë çështje të tjera të panjohura.

Gjurmët e historisë së librit të parë shqip nëpër bibloteka derisa mbërriti në Vatikan.

Gjurmët e Mesharit, humbin deri në vitin 1740, kur imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, njofton atë Gjergj Guzetën, themeluesin e Seminarit arbëresh të Palermos, për ekzistimin e një ekzemplari të vetëm, duke i dërguar atij, një fragment të kopjuar të këtij "Antichissimo Missale per antichita tutto straciato", me shënimin se ruhet në Bibliotekën e Kolegjit të Propaganda Fide [Kolegji për Ungjillizimin e popujve] në Romë. Në shkrimet e tyre, Mesharin e përmendin edhe rektorët e Seminarit të Palermos, Pal Parrino 1710-1765 e Sepë Krispi 1781-1859.

Mesharit prapë i humbin gjurmët deri në vitin 1898. Në vitin 1898, Meshari, nga biblioteka e Kolegjit të Propagandës Fide, dërgohet në koleksionin e librave Orientale, të kardinalit Stefano Borgja. Disa vite më vonë, së bashku me koleksionin Oriental, të kardinal Borgjës, bëhet pronë e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, në Vatikan. Fillimisht regjistrohet në signaturën R[accolta] G[enerale] Liturgia. III. 194., R. G. Liturgia. III. 194., që disa vite më vonë të regjistrohet në signaturë të re, në të cilën ruhet edhe sot Ed. Prop. IV. 244. Në vitin 1909, imzot Pal Skiroi ishte i pari që nxori fotografinë komplete të Mesharit. Pas një pune këmbëngulëse, shumëvjeçare, Skiroi bëri transliterimin, transkriptimin fonetik dhe një studim të veçantë për gjuhën e Mesharit, duke e krahasuar atë me shkrimtarët tjerë të Veriut, veçanërisht me Pjetër Budin. Vepra e Skiroit, është edhe sot e kësaj dite në dorëshkrim dhe e pa botuar. Me këtë dorëshkrim janë shërbyer N. Resuli, E. Çabej dhe ne, gjatë hulumtimeve të bëra në Vatikan.

Justin Rrota, në vitin 1929, nxori tri kopje të filmuara të Mesharit, të cilat u depozituan në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku ruhen edhe sot. Më vonë, në vitet `50 të shek. XX, dy studiues të shquar shqiptarë, E. Çabej dhe N. Resuli, secili në mënyrë të pavarur nga tjetri, përgatitën për botim, Mesharin, duke vënë në përdorim, kriteret e shkencës bashkëkohore, si dhe tri mënyra të riprodhimit të ekzemplarit origjinal, transkriptimin fonetik, transliterimin dhe fototipinë, të përcjellë me analiza të thukëta kritike shkencore. N. Resuli, studimin e tij e botoi në Vatikan në vitin 1958, në një numër të kufizuar ekzemplarësh, në kollanën e njohur Studi e Testi nr. 199; derisa E. Çabej, e botoi në Tiranë në vitin 1968. Edhe pas këtyre botimeve, libri njihej vetëm nga rrethe të caktuara specialistësh dhe shkencëtarësh. Në fund të viteve `90, Meshari depërtoi te masa e gjerë e lexuesve dhe u bë i mundshëm studimi i tij i shumanshëm. Ishte viti 1987, kur shtëpia botuese Rilindja e Prishtinës, bëri ribotimin integral të tekstit të E. Çabejt, nga viti 1968.

Vëmë në pah se, studimet e deritashme, qoftë ai Skiorit, apo këto të Resulit, Çabejt e Camajt dhe ky i yni së fundi, etj. kanë disa dallime, që kanë të bëjnë sidomos me interpretimin e vlerave fonologjike të grafemave, të përdorura nga Buzuku, ngase gjuha arkaike, alfabeti i veçantë [grafemat sllave], përdorimi i të njëjtës grafemë me vlera të ndryshme, etj, lënë vend për një studim të ri, të mbështetur në metoda të reja shkencore fonologjike, semiotike, analogjike, gjithsesi edhe informatike. Përkundër shumë studimeve, nga specialistë të shumtë, ende shumë gjëra rreth Mesharit kanë mbetur të pasqaruara.

Gjendja ekzistuese e librit

Libri në gjendjen ekzistuese është i lidhur me kopertina lëkure, por është shumë i dëmtuar, ka 94 fletë ose 188 faqe; nga 110 fletë ose 220 faqe sa duhej të kishte, kur është botuar, pra kanë humbur 16 fletë ose 32 faqe, të paginuara me numra romakë! Ka format 20 x 14 cm. Të humbura llogariten, pos faqes së parë [frontespicit] edhe fletët 1-8; 27-29; 33-36; dhe 63, që duhej të ishte 73. Pos kësaj, kemi edhe disa gabime te paginimi i faqeve, p.sh., f. 61 është shënuar si 59, ndërsa f. 49 si 39; pastaj f. 65 është shënuar në vend të f. 55; i njëjti gabim përsëritet edhe në f. 89 që shënohet si 79 dhe e fundit f. 90 duhet të ishte 110.

Në margjina të faqeve ka të shënuara me dorë, emra, përshëndetje dhe fjalë të tjera në gjuhën shqipe, që i kanë bërë lexuesit e librit. Libri është i shkruar në dy shtylla, me alfabet latin, të tipit gotik dhe ka pesë grafema të tipit sllav, të bosançicës.

Botimi i Mesharit të Buzukut u realizua me qëllime të caktuara. Si pohon G. Schiro, ai duhej të përmbushte tri kërkesa 1. Nevojën e përditshme për shërbime fetare; 2. Përgatitjen dhe thellimin e njohurive liturgjike të prelatëve shqiptarë; dhe 3. Edukimin fetar masiv, të masës së besimtarëve që ndodhen në kufi me Perandorinë Osmane.

Këtë qëllim të Mesharit na e pohon edhe vetë Buzuku "U lus ënbas sodi ma shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t`inë Zot; e ate në ënbarofshi Zot`ynë të ketë mishërier ënbi ju". Duke dëshiruar që kështu të luftonte disa dukuri të këqija, që u kanoseshin besimtarëve shqiptarë, lëkundjes nga besimi i moçëm me anë të reformës dhe islamizimit, që siç pohon E. Çabej Po bënte përparimet e para në vend. Nëse përjashtojmë reformacionin, kisha romane që në shek. XIII-të, kishte lejuar përdorimin e gjuhëve kombëtare [nacionale]. Mund të sillen të dhëna të shumta, që nga papa Inocenti i IV-të, i cili në vitin 1248 u kishte lejuar kroatëve, të ishujve të Kvarnerit dhe të Dalmacisë ushtrimin e liturgjisë, në gjuhën e tyre kombëtare, në gjuhën kroate, por edhe botimin e librave fetare me alfabet glagolik.

Të dhëna të tërthorta flasin se Vatikani me këtë libër, ka dashur të forcojë besimin e lëkundur tek shqiptarët, si nga lëvizja reformiste e heretike, [bogumile] gjithashtu edhe nga konflikti i ashpër kishtar ndërmjet dy kishave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit, që ishte mjaft i theksuar në atë kohë, në Ballkan, e gjithashtu edhe nga përhapja e islamizmit, përhapje kjo mjaftë shqetësuese për Vatikanin.

Meshari i Buzukut dhe botimet e kohës

Në studimin e tij, E. Çabej pohon se: Meshari, veç ndonjë fraze vetiake t`autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, është fund e krye përkthim?! Duke anashkaluar punën e M. Rokut, i cili kishte bërë krahasime me libra të ngjashëm boshnjakë, duke nxjerrë përfundime se Meshari ishte një kombinim i një Meshari me elemente të një horologu; me pjesë të një katekizmi, e të një rituali françeskan analog, me një horolog sllavisht, libër ofiqesh e uratash, që ishte në përdorim në Bosnje, nga viti 1512, Çabej u thellua në analizën e tekstit të Mesharit shqip, duke e krahasuar atë me botime të ngjashme latine e italiane, p.sh., me botimin e Venedikut nga viti 1598, por edhe botime të mëvonshme të ritit lindor, të të dy besëlidhjeve.

Çabej thekson se për të arritur rezultate të dëshiruara, është e domosdoshme të konsultohen edhe botime më të hershme se Meshari shqip, sidomos ato që ishin në përdorim, para Koncilit Tridentin?, të arealit gjuhësor gjeografik të Bosnjës, Kroacisë e Dalmacisë, pastaj përmend edhe recensionet e M. Resëtarit, por edhe botimin e F. Fancevit të lutësoreve e psaltirëve kroatë, nga shek. XIV dhe XV-të, të Raguzës, me të cilët, mund të afrohet Meshari shqip. Ne fillimisht krahasuam Mesharin shqip me, Lutësoren kroat të Vatikanit, origjinali i të cilit, në dorëshkrim, ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, [ne kemi shfrytëzuar për konsultim origjinalin, por edhe botimin e mëvonshëm], dhe, Psaltirin dubrovnikas, në origjinal. [Origjinali ruhet në Bibliotekën e Kuvendit Françeskan, /OFM/, në Dubrovnik]. Pas krahasimit, erdhëm në përfundim se, pjesët e para të Mesharit, të Buzukut, janë plotësisht identike me tekstin e Lutësorit kroat të Vatikanit, deri në fund të kapitullit të VII-të, të Shatë psalmeve pendestarë; ndërsa pjesa tjetër e Mesharit shqip, është deri diku, identike me, Officium Beatae Mariae Virginis.

Pas këtyre, krahasuam Mesharin shqip edhe me dy mesharë tjerë kroatë, nga vitet: 1483 dhe 1494 si dhe me Leksionarin e Bernardinit të vitit 1495; më në fund, duke pasur parasysh traditën e pasur humaniste të shqiptarëve në bregdetin dalmat, si një rezultat i një procesi të gjatë kohor, në raportet kulturore shqiptaro-kroate, që daton shumë më herët se shekulli i XIV-të, konsultuam edhe Mesharin e Verbnikut, që ishte botuar me urdhër të kryeipeshkvit shqiptar të Senjit, Ndreut nga Durrësi, nga viti 1458. Prandaj mund të pohojmë se tradita e shkrimit shqip para Buzukut, është në vazhdimësi, gjithnjë duke pasur parasysh edhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë prelatët shqiptarë të bregdetit të Adriatikut, qoftë në qytetet shqiptare, qoftë në ato dalmate.

Nga këto krahasime nxorëm përfundimin se Meshari i Buzukut, aq sa ndjek tekstet e ngjashme liturgjike të kohës, aq edhe largohet prej tyre.

Në qoftë se Mesharin e Buzukut e studiojmë me vëmendje, do të bindemi se ai, jo vetëm që është përfaqësuesi më i denjë dhe më tipik i tendencave letrare e fetare të kontinentit Evropian të kohës, po ai është edhe pjesë përbërëse e kontributit shqiptar në rrjedhat krijuese letrare Evropiane. Mungesa e të dhënave dhe dokumenteve të kohës, na e vështirëson punën për të dhënë gjykime të sakta dhe përfundimtare, por shpresojmë se në të ardhmen, edhe kjo çështje do të ketë zgjidhje të favorshme.

Meshari i Gjon Buzukut, është meshar i plotë, sipas Zakonit të kishës romane me përmbajtje, renditje, manifestime dhe infiltrime të njëjta, të Kishës Universale. Është i ndërtuar sipas mjedisit ku është krijuar, pra bartë shumë elemente regjionale e kombëtare shqiptare, të cilat vërehen hapur në kultin e shenjtorëve lokalë e regjionalë, zakonet vendase dhe traditën e pasur fetare shekullore.
 
Zef Serembe
View attachment 15657
Biografia

Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj edhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtues të hapur dhe aktual. Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundrazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kësaj kohe. Zef Serembja lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokaj dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.
Në zhvillimin e talentit, që i lindi herët në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimet në kolegjin e Shën-Adrianit, ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjesëtime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfonte kudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët po i përgjigjeshin thirrjes së tij.
Serembja u bë këngëtar i kësaj lëvizjeje, i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse, po edhe nga prirja për të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një shpresë për pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme për çlirimin e atdheut të të parëve. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën "Vrull", kurse në një vjershë kushtuar Dora d`Istrias poeti ngriti zërin për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për luftë të armatosur dhe për bashkimin e shqiptarëve.
Në këto vite Serembja shëtiti nëpër fshatrat arbëreshe të Sicilisë e të Kalabrisë, i ra anembanë Italisë, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që vinte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Po edhe këtu Serembja u zhgënjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellë të oborrit, jetën e degjeneruar të aristokracisë braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali, duke pasur si pasuri të vetme një trastë dorëshkrimesh. Gjatë këtij udhëtimi të vështirë thuhet se poetit i humbi pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve.
Në fshat, i rënë nga shëndeti dhe nga gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri jetën e varfër të mëparshme.
Zhgënjimi në jetën shoqërore dhe në jetën personale u bënë shkak që Serembja të kalonte në këtë periudhë një krizë misticizmi, e cila ndikoi për keq në krijimtarinë e vet. Po interesi i tij për lëvizjen kombëtare në Shqipëri ishte gjithnjë i gjallë dhe në këtë lëvizje ai përqendroi të gjitha shpresat e mbetura. Pikërisht në këtë kohë, më 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja". Megjithëse vjershat italisht kishin të meta nga ana e formës dhe niveli i përkthimit në italisht të krijimeve shqip nuk qe i kënaqshëm, libri ngjalli entuziazëm në rrethet letrare të kohës. Duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil dhe për në Amerikën e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Natyrën e tij të ndjeshme e mposhtën fatkeqësitë e jetës. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.

Veprat

· "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese", (Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht dhe shqip.
· "Il reduce soldato, ballata lirica", 1895 Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht.
· "Sonetti vari" (Sonete të ndryshme) Napoli 1891
· "Vjershe" - 1926 botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe.

Poezia erotike dhe letërsia popullore

Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura. Kështu, p.sh., e ngjashme në tërësi me situatat e kënduara në këngët popullore është situata e kënduar në vjershën “Për lirinë e Venetisë” kur burrat kthehen nga lufta, kurse vajzat i hidhnin lule prej ballkonesh:


Edhe vashat lozonjare
Vënë perdet në dritare
Në katund të armatosur
Shtjemë kuajt e krekosur.
Nga dritaret çdo kopile
Na hedh neve trëndafile...


Prej këtyre vargjeve mund të shihet se si lirizmi i theksuar në vjershat e Zef Serembes, shpesh është një lloj lirizëm i halëzuar, ashtu sikundër është aq shpesh i kallëzuar lirizmi edhe në vargjet popullore. Në vargjet e poshtëshënuara të vjershës “Kënek malli”, përmes shprehjesh të spikatshme lirike, Zef Serembe tregon për vajzën e dashur duke i theksuar mallin dhe dhembjen që ndien për të. Megjithëse për nga ndërtimi i rrokjeve nuk janë vargje karakteristike për poezinë popullore, me lirizmin e tyre të kallëzuar ato, pothuaj e përkujtojnë poezinë popullore. Pse? Sepse lirizmin e tyre të kallëzuar, e megjithatë e përshkon një frymë epike- sikundër lirizmin popullorë.
Në përgjithësi lidhjet e vargjeve të Zef Serembes me vargjet popullore janë aq të ngushta, aq të nduarduarshme, më në fund aq thelbësore, sa që duket se bota e paraqitur prej tij në pjesën më të madhe të rasteve është një botë, përvetësimin e së cilës e përcaktojnë plotësisht botëkuptimi dhe ndjeshmëria, që e cilësojnë poezinë popullore.
Vargjet e Zef Serembes u përafrohen vargjeve popullore, sidomos me epitetet, me krahasimet, me metaforat dhe, më në fund me simbolet e përdorura. Sikundër këngëtarët popullorë dhe Zef Serembe thotë se vajza që dashuron është me shall, buzëkorale, syzezë, flokëgjatë e të tjera: ose: e bardhë si bora, ecën sorkadhe, e lehtë si flutur, ka faqet si mollë, syrin e zi etj., të ngjashme. Porsi këngëtarët popullorë edhe ai do të thotë se burrat, në luftë lëshohen si rrufeja, kurse goditjet e tyre bien si breshëri. Imagjinatën popullore ai e përkujton edhe me metaforat që krijon.
Kështu, fjala vjen, porsi këngëtarët popullorë për vajzën që dashuron do të thotë se është mollë e ëmbël, ose gozhdë ari, kurse për burrin trim, në këtë mes për Garibaldin, se është trim me fletë.
Me ndryshim prej bashkëkohësve të tij, Naim Frashërit dhe, sidomos, Ndre Mjedës, që përdorin më tepër simbole, Zef Serembe nuk është poeti i simboleve e aq më pak poet që kërkon simbole të rralla.
Vargjet e tij nuk mund të quhen vargje që për nga ndërtimi imitojnë vargjet popullore për arsye se në kornizën e rrokjeve me prejardhje folklorike sjellin lëvizje të reja ritmike. As për nga ndërtimi figurativ vargjet e tij nuk mund të quhen vargje që imitojnë vargjet popullore për arsye se me figura të prejardhjes folklorike sjellin parafytyrime, situata, ndjenja dhe vendime të përshkruara prej një ndjeshmërie të re për kohën në të cilën shkruhen. Përvoja poetike popullore e shprehur në vargjet e Zef Serembes është një përvojë e vënë në shërbimin e përpjekjeve për një shprehje të natyrshme, të thjeshtë, të qartë, kumtuse dhe të ngjyrosur emocionalisht si edhe në poezinë popullore. Për këtë arsye mund të thuhet se përvoja krijuese popullore, e shprehur në vjershat e Zef Serembes, nuk detyrohet imitimit të përvojës së krijuesit popullor, por pikënisjes së njejtë krijuese të të dyve.
Për traditën poetike popullore Zef Serembe do të interesohet gjatë gjithë jetës. Lidhjet e krijimtarisë së tij poetike me krijimtarinë poetike popullore, ndërkaq, janë më të dukshme në vjershat, që shkruan para mërgimit të parë në Amerikë, se sa në vjershat e mëvonshme, që shkruan pas kthimit prej mërgimit.

Struktura metrike e soneteve të Zef Sermebes

Sonetet e Zef Serembes të shkruara në gjuhën shqipe, janë të paramenduara prej poetit brenda natyrës standarde të kësaj forme poetike, pra në njëmbëdhjetë rrokësh dhe një kombinim të caktuar të rimave. Edhe në rastet kur sonetin e krijon për një çast, si sonetin kushtuar Dhuninkë Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmërinë që të respektojë strukturën e kësaj forme poetike. Në këtë sonet të Zef Serembes, dominon si drejtim njëmbëdhjetë rrokshi, megjithëse haset ndonjë oscilim metrik, pra një pasaktësi në disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave është: abba/abba për katrenat dhe cde/edc per tercinat, që do të thotë është krijuar brenda në modeli të njohur të sonetit.
Në katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemës së rimës së alternuar abab/abab në pesëmbëdhjetë sonete, ndërsa sipas skemës së rimës së kryqëzuar në katër sonete. Ndërsa, në një sonet ka përdorur një skemë krejtësisht të çrregullt, abba/cccc, e cila nuk është në pajtim me skemat e kësaj forme.
Sa u përket tercinave, ato janë krijuar në formë kombinimesh shumë të larmishme, gjë që është në pajtim me praktikat e shumicës së poetëve që kanë krijuar sonete.
Po në përgjithësi mund të thuhet se rimat e soneteve të Zef Serembes nuk janë gjetje shumë mjeshtërore, nuk janë rezultat i ndonjë perfeksioni më të fortë.
Poezia e Zef Serembes, duke qenë shprehje artistike e një brendie të re ideore që u përcaktua nga rrethanat e realitetit historik dhe shoqëror të kohës kur jetoi poeti, kërkonte në mënyrë të pashmangshme parime të reja të organizimit të formës.
Problematika e gjerë që trajtoi vepra e Serembes e që lidhej me dy shqetësimet e tij të mëdha, me shqetësimin për gjendjen e mjeruar të kombit nën zgjedhën turke dhe me shqetësimin për pozitën tragjike të njeriut në shoqërinë e kohës, motivet e reja të deziluzionit nga jeta dhe të disharmonisë midis individit dhe shoqërisë, patosi i zbulimit të personalitetit të njeriut në larminë e vet dhe i pohimit të së drejtës së tij për të afirmuar botën e tij të lirë shpirtërore dhe synimet e tij të larta e fisnike, të gjitha këto përcaktuan tipare të reja të stilit në poezinë e Serembes.
Në qoftë se tema e së kaluarës, evokimi i traditave heroike nacionale kishte përcaktuar gjer atëherë karakterin epiko-lirik të letërsisë arbëreshe dhe dy stile përkatëse, stilin narrativ dhe epiko-lirik, të cilat gjetën shprehjen e tyre më të lartë në veprën e de Radës, brendia e re që solli vepra e Serembes, përvijoi dy vija të reja stili. Nota e re kushtetuese që karakterizon lirikën patriotike dhe një pjesë të lirikës shoqërore të Serembes, gjetën shprehje kryesisht përmes stilit patetiko-oratorik, kurse motivet e deziluzionit, të vetmisë e të tragjizmit të njeriut që ka rënë në konflikt me realitetin, gjetën shprehje përmes stilit lirik introspektiv.
Lirikat “Zoonjës Ljeen Gjikë”, “Koroneeut”, “Dhuninkë Maurit”, “Gëdheljiës”, “Për vëdekjen e Pjetër Irjanit” janë plot me eksklamacione, pyetje retorike, fraza të gjata e të kumbueshme. Hyrjet e tyre janë karakteristike për një fjalim.

Të falja burr!
(Dhumitë Maurit)
Nisu ljuftaar se Kandëja të përet
(Koroneeut)


Veçoritë e individualitetit krijues të Serembes, spontaniteti gati naiv, fëmijëror që e bën poezinë e tij aq të ngrohtë e komunikuese, kanë marrë një shprehje të veçantë, të qartë përmes stilit lirik që i përgjigjet në mënyrë aq profesionale, brendisë dhe drejtimit ideor emocional të poezisë së tij lirike.
Poeti e sjell të hapur “zemrën ndër duar”. Në pjesë më të madhe të vjershave heroi bisedon lirisht me lexuesin:



...zëmra do t’ pjasinjë muua ndë gjië
Mërzitem ndë katundë në vetëmie.

(Rrutulupe)



Shumë të madhe një hare
U te zemra ndienjë sot


(Zoonjës Ljeenë Gjikë)

Fraza e poezisë së Serembes është e thjeshtë, ajo rrjedh në mënyrë të natyrshme. Në pajtim me këtë karakter spontan e të natyrshëm janë dhe hyrjet e menjëhershme në temë që përbëjnë diçka të zakonshme në politikën e Serembes.
Lidhur ngusht me lirizmin si një tipar thelbësor të poezisë së Serembes, për të janë karakteristike dhe psikologjizmi dhe introspeksioni.
Poezinë e Serembes e karakterizojnë tri komplekse emocionale: pakënaqësia zotëron në periudhën e parë, revolta për një kohë të shkurtër, stoicizmi në tërë periudhën e fundit. Si shprehje e këtyre gjendjeve emocionale, krijimtaria e Zef Serembes nga njëra etapë e zhvillimit të saj në tjetrën e ka thelluar lirizmin dhe psikologjizmin.
Megjithëse poeti e analizon me hollësi ndjenjën e vet, ai nuk arrinë kurrë psikologjizëm të sëmurë si bashkëkohësit e tij romantik pasiv. Lirizmi, introspeksioni dhe psikologjizmi kanë përcaktuar edhe zgjedhjen e llojeve në poezinë e Serembes. Ai lëvron kryesisht lirikën politike, intime dhe filozofike. Gjithashtu poeti lëvron elegjinë intime (“Elegji”, “Kujtimi”) dhe elegjinë qytetare (“Për vdekjen e Pjetër Irjanit”) si edhe sonetin.

Lirika

Serembja shkroi vjersha, poema, drama. Po për shkaqe të ndryshme vetjake dhe ekonomike, vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së tij ka arritur gjer te ne. Për poetin mund të gjykojmë kryesisht nga vëllimi italisht që botoi sa ishte gjallë, dhe nga vëllimi Vjershë, që e botoi më 1926 në Milano i nipi.
Vitet e fundit studiuesit tanë dhe arbëreshë kanë arritur të gjejnë një përmbledhje me 40 sonete, të botuara italisht në vitet `90 që dallohet nga protesta e hapur shoqërore, po kështu mjaft dorëshkrime poetike që nuk njiheshin, dhe një numër të madh lerash nga korrespondenca e tij. Të gjitha këto hedhin edhe më shumë dritë për Seremben si poet. Vjershat që trajtojnë motivin patriotik, janë pothuaj të pakta, por të pasura në problematikë dhe në vlera artistike. Serembja ka meritën se jep kushtrimin për luftë kundër turkut jo në mënyrë të tërthortë si De Rada, por të hapur. Që në vjershën "Rrutullupë" ("Vrull"), e shkruar para vitit 1860, duket shqetësimi e padurimi me të cilin e vështron Serembja fatin e atdheut. Në katër strofat e kësaj vjershe, që është nga më të realizuarat për antitezat tronditëse, vrullin luftarak, koncizitetin e thjeshtësinë, shkrihen malli për atdheun e të parëve, dëshira për ta parë të lirë, urrejtja për pushtuesin, besimi në të ardhmen "Nga urrejtja ngrihet shpresa dhe ndriçon". Idetë e shprehura në këtë krijim poetik të hershëm, do të përshkojnë gjithë poezinë patriotike të Serembes.
Në vjershën Detari, gjejmë heroin luftëtar për çlirimin e atdheut jo më si figurë historike, por si luftëtar të ditës, si hero qytetar dhe në këtë kuptim mund ta quajmë këtë vjershë ndër më të përparuarat e Serembes dhe të kohës. Megjithëse shtjellohet brenda një kornize konvencionale, të cilën mund ta ketë përcaktuar folklori (një detar lë vashën dhe shkon të luftojë- nuk kuptohet ku dhe si- për lirinë e atdheut), vjersha është aktuale për problemet që ngre. Atë e përshkon ideja e lartë e vënies së interesave të atdheut mbi ato vetjake. Konflikti midis së veçantës dhe shoqërores zhvillohet në plan lirik dhe zgjidhet në përputhje me karakterin militues të letërsisë arbëreshe, ku shkëlqen më qartë në vjershën kushtuar. Dora d`Istrias, Zonjës Elena Gjika, ku ndihet një notë e re në letërsinë tonë, hedhja e parullës së bashkimit të të gjithë popullit shqiptar në luftë të armatosur kundër osmanëve dhe parashikimi i ditës së lirisë. Dëshira për liri kombëtare në shpirtin e poetit është e pashkëputur nga dëshira për lirinë e gjithë popujve. Prandaj ai u këndon me entuziazëm lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë, duke ndier krenari të ligjshme për rolin që kanë luajtur shqiptarët në këto lëvizje ("Për lirinë e Venetisë", "Koroneut").
Poezia e Serembes me tematikë patriotike shquhet për optimizëm, për frymë luftarake dhe për besim të patundur në të ardhmen e lëvizjes kombëtare. Në vjershat më të goditura kjo shprehet me koncizitet, përmes një figuracioni të fuqishëm; në të tjera ka retorizëm, po ai shkrihet në çiltërsinë e ndjenjës. Motivi i dashurisë zë një vend të gjerë në poezinë e Serembes. Në thelb poeti e sheh dashurinë si forcë jetësore, si burim lumturie. Një mendim i tillë pasqyrohet në vjershat që i këndojnë lindjes së dashurisë ("Kënga e dashurisë së parë", "Këngë e gëzueshme", "Fytyra e saj").
Më vonë lirika erotike e poetit fillon të përshkruhet nga fryma elegjiake. Megjithatë, dhembja e poetit nuk kalon në pesimizëm, po mbetet thellësisht njerëzore. Veçanërisht e poezisë së Serembes është analiza e hollësishme psikologjike e ndjenjës. Çiltërsia, njomësia dhe thellësia e ndjenjës i japin poezisë erotike të Serembes një vlerë të madhe njerëzore dhe përgjithësuese.
Poezia e Serembes është e pasur në problematikë, në të përfshihen edhe motive të tjera, si: motivi shoqëror, i natyrës, motivi filozofik, motivi fetar, të gjitha me nota autobiografike. Në një pjesë të madhe të këtyre vjershave shprehet revolta e poetit kundër shoqërisë që e rrethon. Kjo revoltë është e vetëdijshme dhe e fuqishme, po poeti nuk e sheh qartë shkakun e padrejtësive shoqërore, prandaj dhe demaskimi që u bëri atyre tingëllon abstrakt, etik. Serembja ka çaste që i drejtohet fesë. Vjershat e tij fetare shquhen më tepër për revoltë sesa për misticizëm fatalizëm. Disa prej tyre kanë vlera të ndjeshme artistike, që vijnë nga thellësia e analizës së ndjenjës. Midis tyre spikat për bukurinë e tij soneti "Natë", që është në vazhdën e vjershave të romantizmit evropian. Kjo vjershë dallohet nga pasuria e fantazisë dhe fluiditeti plot dritë. Një sintezë e të gjitha motiveve të krijimtarisë së Serembes e gjejmë në vjershën "Elegji", ku arti i tij ka arritur kulmin, midis spontanitetit të frymëzimit dhe punës së kujdesshme artistike. Kjo vjershë mund të quhet kryevepra lirike e Serembes. Ajo është, në të njëjtën kohë, një nga kryeveprat lirike të romantizmit tonë e, në përgjithësi, të letërsisë shqiptare dhe mund të krahasohet me lirika nga më të mirat e romantizmit evropian.
Në sonetet e botuara në vitet `90 thellohet karakteri shoqëror në problematikë, stigmatizohet korruptimi i kishës, sistemi i taksave, që rëndonte mbi popullin, synimet imperialiste të Italisë. Po forma nuk përputhet gjithnjë me thellësinë e brendisë. Romantizmi i Serembes dallohet nga ai i De Radës dhe i Darës, meqenëse, krahas heroit qytetar, në të gjejmë heroin kryengritës, që sfidon shoqërinë. Edhe Serembja, sikurse poetët e tjerë arbëreshë u mbështet në poezinë popullore, veçse jo në rapsoditë epiko-lirike, po në lirikë dhe mori prej saj jo vetëm motive e figura po edhe mënyrën e perceptimit të realitetit, freskinë dhe natyrshmërinë që e dallon. Poezia e Serembes dallohet për muzikalitetin e saj. Ky krijues e pasuroi poezinë arbëreshe me vargje e me lloje të reja, duke lëvruar për herë të parë odën, elegjinë, sonetin, baladën. Poeti iu kushtua, kryesisht llojeve të vogla të poezisë. Spontaniteti i jep forcën tërheqëse poezisë së Serembes, po edhe e ka çuar disa herë në proliksitet e shpërndarje të idesë. Stili i tij është herë patetike-oratorike, herë intim lirik dhe në thelb është analitik.
Serembja është një poet i shquar, origjinal në zgjidhjen e temave dhe në trajtimin e tyre. Ai nuk shkroi kurrë pa shtytjen e frymëzimit, po edhe nuk lë pas dore formën artistike. Serembja pasqyroi revoltën e intelektualëve arbëreshë pas bashkimit të Italisë dhe, njëkohësisht, pjekurinë më të madhe të lëvizjes çlirimtare të Rilindjes. Temën patriotike poeti e trajtoi në një plan më aktual, duke i dhënë karakter kushtues më të hapur. Ai ndërthuri këtë temë me probleme shoqërore dhe e thelloi frymën demokratike të letërsisë arbëreshe. I pushtuar nga idetë liridashëse, ai trajtoi i pari në letërsinë arbëreshe motivin e luftës çlirimtare të popujve të tjerë.
Poezia e Serembes dallohet për diapazonin e gjerë të motiveve e llojeve. Ai lëvroi lirikën politike, lirikën e dashurisë, lirikën filozofike e të peizazhit. Bashkë me De Radën e me Darën, Serembja është një nga përfaqësuesit më kryesorë të letërsisë arbëreshe të Rilindjes sonë Kombëtare.
 
Abdyl Frashëri
View attachment 15658

Biografia

Abdyl Frashëri u lind në vitin 1839 në fshatin Frashër, Shqipëri dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll, Turqi ishte patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëlla i madh i Sami Frashërit, fis Dakollarësh nga Dera e madhe Frashri. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan gjithashtu mbase as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Veprimtaria e A. Frashërit

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll (Komiteti i Stambollit). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Sipas tezës së Abdyl Frashëri. në kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën “suzerenitetin” e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.

Veprimtaria politike e A. Frashërit

Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Parë të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së armatosur.

Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës, ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vitit 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm në përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.

Pas shtypjes së Lidhjes, u arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi special osman, por dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Megjithatë, pasi qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj, për arsye shëndetësore u lirua, por me kusht që të, hiqte dorë nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sëmurë dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike derisa vdiq në Stamboll më 23 tetor. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978.
 
Jeronim de Rada
View attachment 15659

Biografia

Jeronim de Rada ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Lindi në Makia të Kalabrisë, mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësinë në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L`Albanese d`Italia" , në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të vjetëve të 60-a të shek. XIX. Duke nisur nga viti 1861. De Rada nisi një fazë të re, kur atij i shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat "Lashtësia e kombit shqiptar" (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (Rapsodie d`un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën “Flamuri Arbrit” , që e botoi në vitet 1883-1885. Në Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore; u kushtoi vëmendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro ( Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetëmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetë vjet të tërë gjersa vdiq.

Mjaft e gjerë është edhe krijimtaria poetike e De Rada. Nisi të botojë që herët, por krijimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike “Këngët e Milosaos” (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës “Serafina Topia”, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën “Netedy.com e një jete njerëzore” (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radës është “Skënderbeu i pafan”, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës. Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet né luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. “Skënderbeu i pafan” është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit, në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit".

Krijimtaria

Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike, De Rada nisi të botojë që herët, por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike “Këngët e Milosaos”(1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës “Serafina Topia”, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën “Netedy.com e një jete njerëzore” (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radës është Skënderbeu i pafat, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës. Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafat është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit".
Në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane. Tituj tjerë të veprave të De Radës janë edhe “ Një pasqyrë e jetës njerëzore”, ”Serafina Topia”,”Flamuri i Arbërit”(revistë), ”Autobiografia” 2000 Tiranë,etj.

Veprat

· "Milosao"
· "Një pasqyrë e jetës njerëzore"
· "Serafina Topia"
· "Skënderbeu i pafan"
· "Fjamuri i Arbërit", (revistë)
· "Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit", Rilindja, Prishtinë 1983.
· "Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini", Cosenza Brenner 1997
· "Këngë të milosaut", poemë, Tiranë 2002
· "Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri
· "Parime të estetikës", Tiranë 2003

Analizë Veprash

“Këngët e Milosaos”

Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po këtij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studiuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qendrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore. Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rrethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së dashurës që do ta mbajë pranë vetes.

“Skënderbeu i pafan”

“Skënderbeu i pafan”, një nga kryeveprat e De Radës, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës. Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafat është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut.
 
Ali Asllani
View attachment 15660

Biografia

Ali Asllani, lindi më 28 nëntor të vitit 1882 në Vjazë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zëvendësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t`i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.
Në vitin 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në ANadoll.l. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekam i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm ( 10 nëntor 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvendës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tirnë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.

Veprat

Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "Hanko - Halla" që u botua në vitin 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim:

"Vidi, vidi pëllumbeshë" (1960),
"Shqipëria kryesorja" (1961),
"Vajzat dhe dallandyshet" (1964),
"Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua
"Poezia shqipe" 1973.
"Vlora, Vlora". Është autori i kësaj këngë.

Analizë për Ali Asllanin nga Bardhosh Gaçe

1. Poeti i Dyanshëm
Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e parë atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin.
Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. “Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!” Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani. Këtë e vërteton edhe përkthyesi i mirënjohur i Eseninit dhe poeti Jorgo Bllaci kur thotë, “…vjershëtori… qëndron me dinjitet përkrah mjeshtërve të lirikës shqiptare, Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lazgushit e Migjenit.” Ai nuk e lë me kaq, por shkon deri në idealizim kur pohon, “… këtë e them me plot gojë, është mjeshtri më i përsosur i poezisë shqipe.” Nga ana tjetër kemi edhe enciklopedistë injorantë e pompozë që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe, që guxojnë e ngrenë pyetje retorike që përgjigjen e merituar e marrin në rrethin e ngushtë të njohurive të tyre. Ja çka thonë ata:
“N.q.s ky është një poet kaq i njohur, si ka mundësi … s’ja kam gjetur emrin në ndonjë enciklopedi, apo edhe në ndonjë tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kësaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen në tekstet e gjimnazit. Ju na sillni këtu ca pseudo poetë, “patriota”, … e çuan Shqipërinë përpara këtu ku është sot.”
Këtu duket akoma më qartë sa nxënës i mirë gjimnazi ka qenë autori i këtyre rreshtave sa që nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet në gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon të hidhet edhe mbi rilindësit pa pikë turpi.
“Njëkohësisht mos harro edhe “poetët e mëdhenj” të Rilindjes, emrat e të cilëve s’kam përse të t’i kujtoj unë, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji për mëmëdheun, nga Amerika, Turqia, Egjipti, dhe … këtej pinin hashash me n’argjile, këtej shkruanin rreshta për mëmëdheun. Sa kanë vuajtur të shkretët. Se atëherë ju duheshe edhe vizë për të vajtur në Shqipëri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura të mykura, pseudo-figura, portrete diletantësh me prejardhje të dyshimtë. Ne mburremi me një amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipëria, dhe … etj, etj. Ky ishte një shembull!!!” Për të ardhur keq, por e vërtetë. ”
Megjithatë një përgjigje për këta ******** mendjemëdhenj dhe vet-zhvlerësues e gjejmë përsëri në fjalët e Jorgo Bllacit. Ai citon:
“Për fat të keq, kritika jonë tej mase e politizuare ka anashkaluar këtë vlerë të padiskutueshme të këtij vjershëtori…”
Dhe kjo është e qartë sepse të gjithë e njohim censurën absurde që praktikohej në periudhën e kooperativave. Kjo mjafton edhe për t’ua mbyllur gojën atyre pseudo-intelektualëve të kombit tonë.
Njësoj si dyanshmëria e pikëvështrimit të vjershëtorit edhe ai vetë është i dyanshëm në përzgjedhjen e elementëve jopopullorë të përfshirë në poezinë e tij duke na dhënë frymë perëndimore e lindore, të cilat do të jenë të pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartë edhe faktin se poeti jonë ka qenë një njeri me mendime të thella, nga të paktët e Shqipërisë. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?
2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat
Nga jetëshkrim i Ali Asllanit duket qartë lidhja e tij me kulturën orientale qysh në fëmijëri duke qenë bir i një familjeje me frymë orientale, dhe me një baba të brumosur me dije teologjike islame në universitetin e Stambollit. Më pas një prezantim më të gjerë me orientin, sidomos me letërsinë e tij ia mundësoi vazhdimi i shkollës së mesme “Zosimea” në Janinë. Vite më vonë ai pati një ndryshim drejtimi njëqind e tetëdhjetë gradë duke i kthyer sytë dhe interesat nga perëndimi, gjë që më pas solli përshtatjen prej tij të kulturës dhe mënyrës së saj të jetesës. Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shprehet:
“I plazmuar si ai me kulturën e madhe të Orientit – sidomos atë persiane – dhe pastaj i kredhur përgjithmonë në kulturën dhe mënyrën e jetesës europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzëqeshja e lehtë e një ironie të mençme, i një urtësie filozofike që vjen nga kuptimi ekzistencial të jetës.”
Kjo tregon se poeti nuk e ka përjashtuar plotësisht njërën nga kulturat duke ndjekur me fanatizëm tjetrën, duke marrë prej të dyjave atë që i dukej e vlefshme për t’u marrë. Këtë lloj pastrimi kulturash ai e ka shfrytëzuar akoma edhe më mirë në fushën e letërsisë. Në këtë aspekt atij mund t’i bëhet analogji me Naimin e madh.
“Fillimet e tij letrare të kujtojnë fillimet e romantikut tonë të madh Naim Frashrit. I arsimuar në shkolla turke dhe i ndikuar prej letërsisë orientale, Ali Asllani filloi të shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi në gazetat turke të kohës”(Agim Nivica)
3. Çfarë mori poeti nga lindja dhe perëndimi
Por si shumë të tjerë edhe poeti lab e ka poezinë orientale, më konkretisht atë persiane, një pikë referimi që e shfrytëzon për të përgatitur brumin e poezisë së tij. Këtë ia mundësoi fakti se,
“Ali Asllani … kishte pasë fatin të njohë për së afërmi jetën dhe kulturën oriantale.” “Tërë poezia e Ali Asllanit shquhet për figurshmëri fringëlluese, që fryn nëpër vargje si një puhizë që ndez flakën e mallit, në të cilën poeti vetëdigjet: “rroj për ty e vdes për vete!” Na kujton flakën e qiriut ku Naimi ynë shkrihet e përvëlohet që tu japë njerëzve dritë. (“Fjalët e qiririt”). Këtë ide iluministe e gjejmë edhe te Gëtja në vjershën “Malli lumtur” ku i këndon atij që “përmes zjarrit” digjet për vete për të nxjerrë në dritën e së vërtetës atë që është “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perëndimor lindor”). Te këta tre poetë ndjehet ndikimi i urtësisë orientale, e në këtë rast, poezisë persiane.”(Arif Demolli)
Na del hapur pasuria e poezisë orientale, që nga gjiri i së cilës kanë pirë poetë që kanë hedhur në letër kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe më frytdhënës i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian, Omar Khajami. Ai ka marrë nga Khajami frymën epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetën dhe është optimist i madh për të. Ai gjithashtu e do vashën dhe verën duke i barazuar ato me lumturinë kur thotë duke i dhënë të drejtë Omar Khajamit kur thotë:
Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; (Rubairat)
Nga të qenët e tij në një mendje me Khajamin për faktin, siç shprehet ai vetë në një nga poezitë e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi”, arrijmë në përfundimin se:
“…vrehet një poet “bon viveur”, që do ta shijojë jetën deri në fund, don të shpikë kupën e gëzimit që mund t’i falë dashunija. Ka në këto vjersha diçka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatë “…në thelb, poeti mbetet origjinal në pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave të veta. Këtu “poeti epikurian, djekësi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon të mendojë të bëhet disi sentimental, ma i përmbajtun e ma i thellë në të gjykuemit e jetës në përgjithësi ….”(Prof. Muzafer Haxhiu)
Por, sa e ngjashme është poezia e Ali Asllanit me atë të Omar Khajamit? Ja se ç’thotë Arif Demollari në revistën “Jeta e re” në vitin 1975, në Prishtinë:
“Kur pohohet fryma khajmjane e poezisë së Ali Asllanit, mendohet vetëm një anë e “rubai-rave” të këtij poeti të madh të Persisë, sepse dihet se ato janë tejet kontradiktore, shumë të pasura me ide dhe tejet interesante, për ç’arsye nuk mund të afrohet me poezinë e poetit tonë aq të varfër me ide.”
Megjithëse, thamë se poeti i Vlorës ka në themel të ndikimeve në poezinë e tij Omar Khajamin, kjo ide mbetet e cunguar pasi ai e ka njohur mirë traditën poetike orientale në përgjithësi dhe i ka lexuar poetët lindor për së gjalli, në gjuhën e tyre, të cilën ai e zotëronte mirë si një mbështetës tjetër i erudicionit të tij.
Nga ana tjetër, edhe pse ndikimi perëndimor është më i zbehtë, ai nuk mungon. Ai ngjan me poetët perëndimor në bohemitetin e tij edhe pse, siç e përmendëm më lartë për pastrimin e kulturave, ai e ka shkrirë këtë bohemitet perëndimor në kallëpe lindore duke i dhënë atij kahe të reja. Ja se ç’thotë Arif Demollari për këtë pikë:
“Ai, të paktën ashtu siç të krijohet përshtypja nga poezitë e tij, ishte një boem. Ama boem i tipit të tij, specifik, i tipit oriental. Ai thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me një Bajron , Bodler apo Jesenin, jeta a të cilëve është e përmbushur plot e përplotë me skandale. Më e drejtë është ta quajmë poet qejfi, sepse ky atribut oriental disi e përcakton më saktë atë.”
Ai është ndikuar në përgjithësi nga rrymat letrare evropiane të kohës së tij, por që edhe këtu ai ka ndjekur parimin e tij të marrjes së të mirës dhe lënies së të papërshtatshmes, gjithmonë sipas pikëpamjeve të tij. Arif Demollari vazhdon,
“Kur të marrim parasysh se ç’rryma letrare e përshkonin më tepër letërsinë e Europës në kohën vrullit krijues të poetit tonë dhe kur e analizojmë poezinë e tij pak më thellë, na duket se mund të gjejmë bukur shumë elementë të impresionizmit dhe ekspresionizmit. Ashtu si impresionistët, edhe Ali Asllani nuk ka ambicje të paraqesë botën objektive, por vetëm ndjenjat që nxit ajo. Por ndryshe nga poetët impresionistë, sepse kjo botë për të është e harmonishme dhe në të ai e ndjen veten shumë mirë, përkundër impresionistve të cilëve ajo ju dukej një kaos, ku e ndjenin veten të humbur. Ndërkaq kujdesi i madh që ka për vargun, për rimën, për anën akustike të tij, të kujton poetët simbolistë apo ekspresionistë. Mirëpo me që na mungojnë studimet, na duhet të qëndrojmë në terren hipotezash.”
Qëndrimi në terren hipotezash përforcon edhe një herë faktin se poeti nuk është shfrytëzuar letrarisht sa duhet për të cilin shkak ka pasur dhe ka qëndrime të paqëndrueshme.
Këto dy ndikime edhe pse mund të dominojnë nuk qëndrojnë të vetme mbi themelet e poezisë së tij, poezinë popullore. Ato shoqërohen me ndikime dytësore, këto nga autorë shqiptar të përpunuar nga ai në mënyrën e tij.
“Identifikimi i bukurisë me dashurinë dhe këto të dyja bashkë me lumturinë , është një ndikim i padiskutueshëm naimjan…”(Arif Demollari)
Por mënyra se si e konceptonte Asllani dashurinë nuk përputhet me mënyrën e Naimit.
“Këta dy poet i afron më tepër përdorimi i mjeteve të ngjashme artistike dhe gjuha e pastër. E kjo mund të shpjegohet me mbështetjen e fort të të dyve në letërsinë popullore, me njohjen e kulturës orientale si dhe me autoritetin që kishte Naim Frashri te të gjithë poetët shqiptar të mëvonshëm”(Arif Demollari)
Poeti që e kërkonte të mirën kudo që të ishte nuk i vinte turp të merrte prej bashkëkohësve të tij.
“Prej Lasgush Poradecit, Ali Asllani huazoi botëkuptimin e tij për origjinën e dashurisë dhe për tërë atë që mund ta quajmë mendim filozofik për dashurinë.”(Arif Demollari)
Megjithatë poeti lab nuk e nënvlerësoi asnjëherë atë mbi të cilën kishte ngritur gjithë krijimtarinë e tij, poezinë popullore dhe mund të themi se kjo ishte ajo që e bëri atë të madh.
“…stili i tij i ngritur mbi modelet e letërsisë popullore, kanë bërë që vjershat e tij të mësohen përmendësh e të përsëriten sikur të ishin krijime popullore shpesh duke humbur autorësinë e tyre.”(Sabri Hamiti)
Edhe Profesor Latif Berisha i bën një vlerësim mbështetjes së tij më poezinë popullore shqiptare. Ai pohon:
“Edhe pse ndonjëherë mund të hetohet në të një farë dozë e spekulimeve intelektuale, që na përkujton poezinë e Lukrecit ose linjën e hedonizmit epikurean të përhapur aq shumë në letërsinë botërore me “Rubairat” e Omar Khajamit, kurse në letërsinë shqipe pak të evidentuar në poezinë e Naimit, të Lazgushit dhe të Nolit, vargjet më të bukura të poetit mbesin ato që i këndojnë një dashurie konkrete, të përjetuar në ambientin e vet lab.”
4. Ku shpalosen këto ndikime
Kalimi i shoqërisë shqiptare nga jeta patriarkale, feudale dhe aty-këtu me ngjyra orientale në botën e qytetërimit perëndimor është një katalizator për jetën tonë letrare. Ali Asllani ishte nga krijuesit që e shfrytëzoi këtë transformim shoqëror duke nxjerrë në pah problemet që erdhën me këtë ndryshim dhe përplasjet e dy kohëve. Kjo është, pa dyshim një nga ndikimet e Ali Asllanit nga autorë perëndimorë si: Balzaku, Ibseni, Tolstoi dhe Shou të cilët nxorën kryevepra nga probleme, që në pamje të parë mund të duken vogëlsira, të kohës së tyre. Kështu bëri dhe Ali Asllani duke na dhuruar një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare siç është “Hanko Halla”. Kësaj mund t’i bëjmë një analogji me brumosjen e tij të dyanshme kulturore, atë orientale dhe perëndimore, gjë e cila e ka bërë poetin ta shpreh mendimin e tij në letër për të dyja kulturat duke u nxjerrë të metat dhe të mirat herë njërës e herë tjetrës duke shfrytëzuar më së shumti për këtë personazhin kompleks të Hanko Hallës.
Përveç poemës “Hanko Halla” brumosjen e tij letrare të shumëfishtë poeti e shpalos edhe në një varg të gjatë poezisë të cilave u fryn era Khajamiane dhe patosi jetësor. Përmendim: Çupëzë moj çupëzë, Gugu-gug-gugftu, Më lejo ta puth njëherë, Plaç o zemër, që s’u plake!, Them ta them…,Vidi vidi pullumbeshë, Vishet mëni, zhvishet vasha, etj.
Në këtë cikël poezish poeti duket sikur ka shkëputur këtë strofë të Khajamit,
Natën kur flija më tha shpirti: “Pi!
Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi”
Dhe duke e gatuar atë me brumin e tij poetik popullor u ka dhënë mundësi të flasin një numri të madh poezish me natyrë epikuriane dhe dashurore të shoqëruara me zbrazjen e kupave e me puthjet e çupave duke sugjeruar me këto të dyja natyrën e tij hedoniste. Ai i ka shkëputur këto katër fjalë, pi e puth, kupa e çupa, dhe i ka ndërthurur ato më sa e sa vjersha të tij duke u dhënë atyre natyrë të freskët khajmiane.
Pa çupë e pa kupë
Kjo kaptin’ kokalle,
Ësht’e rëndë mbi supe
Sa dy thas’ me halle!
Sado bab’ Ademi
Mundi e na lindi,
Po Omar Hajami
Diti e na bindi.
Qenka mos na qenka…
fundi varr’i Bamit,
mbetet vetem kenga
e poet Hajamit (Nga dorëshkrimet e poetit)
Në këto lloj poezish ai e thotë hapur mendimin e tij për puthjen e pijen duke i ngritur ato në nivelin e adhurimit ndaj Zotit.
Deh, mos befte prokopi
ajo zemer qe nuk digjet,
po ai qe s’puth e s’pi
si vall’ Zotit i pergjigjet? (Omar Hajam)
Një shpjegim më saktë të mendimit të tij lidhur me të kuptuarit e tij të dashurisë e të rolit të saj në jetë, poeti na e jep në poezinë “ Pi e puth”, ku ai fillon me vargjet:
Ti përherë puth e pi !
pi e puth
si nje zok i zen’ ne kurth
përpelitet nëpër ode,
mbush nje gote e zbras nje gotë
dhe me flet për poezi!
Ai e shikon të dashurën e tij si “si një zog i zënë në kurth”. Kështu, me pije e puthje, ai do ta kalojë kohën. Kështu e gjen ai lumturinë.
Syri puthet, gota pihet,
Numri tyre s’mund të dihet
Kurse zemrat dashurohen
Gotat puthjet s’numërohen! (“Pi e puth”)
5. Ndikimet në gjuhë
Ali Asllani ka një shije të hollë për gjuhën. Megjithatë, ai përdor “turqizma dhe arabizma” në poezitë humoristike-satirike për të tipizuar personazhet. Në poezitë e dashurisë ai është një puritan. Në këto poezi hasen tepër rrallë huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato më të fundit për përdorimin e të cilave ishte ngjallur një prirje në kohën e tij me që sytë e tyre ishin drejtuar nga perëndimi. Ai vazhdon rrugën e rilindësve në këtë drejtim, por edhe jep kontributin e tij në pasurimin e leksikut të shqipes.
Si në tërë poemën “Hanko Halla” në dy vargjet e mëposhtme shohim vendosjen e “turqizmave dhe orientalizmave” për të nxjerrë në pah karakterin e saj mosbesues për kulturën e re që po përshtatej nga njerëzit në atë kohë.
Ja dhe mileti, nashti u bë popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.
Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanë njëfarë arome orientale, të cilën ai e mbërrin me përdorimin e fjalëve turqishte apo arabishte.”
6. Përfundime
Gjella që pena e tij poetike na shërben, e gatuar me brumë popullor e me erëza stilistike-ideore të futura më së shumti nga orienti dhe të përdorura më shije nga poeti duke lënë pak më pas ato të importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, është shumë e shijshme për lexuesin deri në atë pikë sa që kjo poezi përdorej nga një tjetër poet i madh i lirikës shqiptare, Lasgush Poradeci. Siç përdorte nëna shqiptare hashashin për fëmijët e pagjumë, ashtu edhe ai përdorte ëmbëlsinë e muzikalitetit dhe qartësinë e ideve për të rënë në gjumë, shoqëruar me zhurmën shushuritëse të dallgëve të detit në brigjet e Ujit të Ftohtë.
 
Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni
View attachment 15661
Biografia

Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudënimin Asdreni, lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim "Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si një poet i talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Veprimtaria

Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dënon atë si shkëputje të forcave më të mira nga atdheu, dënon ata që e harrojnë vendin e tyre.
Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Më vonë kjo lirikë u drejtohet temave historike, merr një karakter më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.
Asdreni ka meritë të veçantë për thellësinë e problematikës shoqërore që lëvron për herë të parë në letërsinë tonë: ai shtron hapur çështjen e frymëzimit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet shtresave të larta dhe popullit, duke e parë këtë të fundit si forcë lëvizëse të historisë. Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim shoqëror të masave të shtypura, po s`e ka të qartë perspektivën. Problematika shoqërore i frymëzon Asdrenit vjersha tepër të fuqishme si "Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e një fjalor të ashpër. Edhe në këto vjersha ka retorikë, po ajo tretet në dufin e fuqishëm të revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës së Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj dhe krijon një portret kolektiv të popullit të shfrytëzuar. Më vonë, më 1935 Asdreni do të shkruajë një vjershë po aq të fuqishme. "Trashëgimi", që jep një tablo tronditëse të gjendjes së mjeruar politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Shqipërisë në kohën e Zogut. Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat "Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912), çuditërisht e thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe plot forcë ku nëpërmjet këtij simboli të gjetur bukur himnizohet populli dhe pohohet besimi tek ai.
Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u përhapën në popull.
Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses.
Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër origjinal duke na e dhënë natyrën (për herë të parë në krahasim me rilindësit e tjerë) të shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në lirikat e veta të natyrës. Asdreni do na japë tablo të gjalla, konkrete e të dhimbshme të vendlindjes.
Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë poezinë tonë edhe në lëmin e formës, duke krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke lëvruar madje edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë një figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen në përgjithësi për origjinalitetin e tyre. Poezitë më të bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në formë me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë tonë me poezinë bashkëkohore evropiane.
Veçse në kërkimet e tij për forma të reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit të vet krijues.
Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi që në vjershat më të mira mënjanohet nga shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit nëpërmjet prizmit të humorit të shëndetshëm fshatarak.
Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe e ndërlikuar si poet. Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë.

Poezitë

Dua

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t`ia thotë
nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s`dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë,
Këtu armiqtë s`kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!

Vlorës

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet` me duar
fij`t e flamurit ke tjerr!
Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt`, margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t`i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!...
...Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas` armiq,
me syt` katër gjith` pas arit,
jasht` zakonit të shqiptarit,
që s`shet besën për ca fiq.
Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n`ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet` e zot i lirë
veç për tokën q`i dha bè.
 
Gaspër Pali
View attachment 15662
Biografia

Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër kalldrëme trokiste djegaguri . . .

Nëna, Luçia – shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola – çikërrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu.

I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij.

Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.
Gaspri kreu shkëlqyeshëm filloren e pesë klasat e gjimnazit françeskan në qytetin e lindjes. Aty u dashurua pas muzikës, lëndë që e jepte At Martin Gjoka, ngritës i orkestrës frymore "Illyricum", ku Gaspri qe instrumentist flauti e më pas i trombës sibemol. Repertori i zgjedhur i partiturave: "Tango të famshme – Kumparsita – Plegaria – Xhelozia", që ruhet në shtëpinë e mbesës, Luçi Pali (Shantoja), dëshmon se ai e ka njohur mirë muzikën në përgjithësi e thellësisht atë që ekzekutonte me pasion. Shokë shkolle e pjesëtarë orkestre me Gasprin qenë muzikantët e talentuar Prenkë Jakova, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Çesk Zadeja, si dhe dramaturgu Kolë Jakova, i cili kujton:
"Në vitin 1929, Martin Gjoka riorganizoi bandën e vjetër "Illyricum" dhe aty mora pjesë edhe unë (me klarinetë)".1
Tek ajo bandë Gaspri u mbrujt me kulturën e traditën e muzikës popullore dhe u njoh me disa pjesë të kompozitorëve të huaj. Me Prenkë Jakovën, në shtëpinë e tij, nëpërmjet disqeve të gramafonit apo të një radioje të vjetër, dëgjon muzikën e Shubertit, Puçinit, Hajdenit, Mozartit.

Në bankat e liceut françeskan ku drejtorë qenë Gjergj Fishta e Frano Kiri dhe mësues Anton Harapi, Bernardin Palaj, Justin Rrota, Marin Sirdani, apo lulja e inteligjencies së kohës; Gaspër Pali çan shtegun e vet poetik, që pesëmbëdhjetë vjeç, me dy sonete në sistemin metrik të kodifikuar si dhe me një vjershë "Djepi i vorfën" – ndikim nga poezia popullore qytetare. Me 4 mars 1933 përmes një eseje 4 faqesh, 17 vjeçari paraqet formimin e tij filozofik, në një apologji idealiste model: "Mbi natyrë të Zotit".

Me 11 korrik të atij viti Gaspër Pali me 16 shokë të liceut "Illyricum" themeloi Shoqninë "Djelmnia Antonjane" e njohur për vlerat e saj kulturore, fetare e atdhetare. Nga regjistri i mbledhjeve të para na kanë mbërritur 2 vargje, shkruar pranë firmës së Gaspër Palit:

"Në mes të tjerëve pa zjarr mbete".
"Në shpia derdhet veç ankim".
Përmes tyre liceisti pasqyronte plagët që kishte vendi ynë në ato vite. 2
Përballë shtëpisë së familjes Pali banonte këngëtari i mirënjohur popullor Kolë Gurashi që i gjinikoi të riut pasionin për mbledhjen e folklorit dhe studimin e tij. Asaj rruge Gaspri nuk do t`i ndahej edhe kur të afirmohej si shkrimtar.

Me 23 prill 1933, përmes modifikimit të Statutit Themeltar të Shtetit, shkollat private u mbyllën. Gaspri kaloi në degën klasike të Gjimnazit të Shtetit Shkodër, ku mori dëftesën e pjekurisë në seksionin e pranverës të vitit shkollor 1934-1935. Bankat qenë skrivania e lirikave të tij prekëse e njëkohësisht vendi ku mori vlerësimet dhe vërejtjet e dy Filipëve: Filip Ndocajt, shokut të klasës dhe Filip Fishtës, profesorit kompetent të letërsisë.

Një vëlla tre vite më i madh se Gaspri, Zefi, që po specializohej për mjek në Vjenë, e frymëzonte të ndiqte studimet e larta. Por me se? Rioshi kërkoi bursë shtetërore, por nuk iu dha. Boshllëkun e vitit shkollor 1935-1936, që e kaloi si i papunë, e mbushi disi me debutimin me 15 shkurt 1936, në revistën "Rilindja" të Korçës. Poezia "Natë shtregullash" ishte shkruar në varg të ç’lirshëm, si ai i disa poetëve të spikatur të atyre viteve, të cilët po sillnin njëkohësisht një formë dhe një përmbajtje të re në letrat shqipe.

Ky botim i suksesshëm jashtë Shkodrës, që e shndërroi Gaspër Kolë Palin në një emër të ri arti në atdhe, e nxiti familjen të bënte një sforcim, të tejkalonte për një çast gjendjen e pamundur ekonomike dhe ta regjistronte poetin e ri, në tetorin e 1936-ës, në Fakultetin e Letërsisë të Firences në Itali.

Gaspri ndoqi studimet për katër vite rresht në të njëjtën degë me shkrimtarin e ardhshëm Filip Ndocaj, me të cilin e lidhte një miqësi e kahershme qysh nga "Illyricum"-i. Në Firence ai shoqërohej me mjaft studentë bashkatdhetarë, që ia hiqnin paksa mallin e vendlindjes. Megjithatë vitet e arta studenteske ai do t`i quante mërgim . . . Gaspër Pali shkoi në qytetin e Dantes si poliglot. Ai dinte me themel, që nga liceu françeskan, greqishten e vjetër, latinishten, italishten. Gjermanishten e mësoi si autodidakt me ndihmën e të vëllait, Zefit, që më 1935 mbaroi studimet në mjekësi në Grac të Austrisë. Librat në gjuhë të huaja, që ende sot ndodhen në bibliotekën e familjes Shantoja dëshmojnë edhe përmes ndonjë shënimi të vogël të Gasprit, për formimin filologjik dhe për preferencat e tij letrare.
Sa mbërrin në Firence, në tetor e dhjetor 1936 Gaspri vendos lidhje me revistën shkodrane "Cirka", tani me stofin e mbledhësit dhe argumentuesit të folklorit, duke përdorur pseudonimin Gimi. Në janar të 1937 do të botojë aty një novelë folkloristike, "Plaka jonë" ku do të shfaqet me profilin e prozatorit.

Me 1 gusht 1937, kur vdiq Ndre Mjeda, Gaspri ishte me pushime në Shkodër. Rregullat kërkonin që për një klerik të thjeshtë varrimi të bëhej pa ceremoni. Por Gaspri me shokët antonjanë kërkuan trupin e Poetit. Atëherë edhe kisha jezuite u vesh me të zeza. Mes blerimit të gjetheve, në një nga kurorat, Gaspri kishte shkruar: "Universitarët – Mësuesit të vet". Kështu poeti nderonte MJESHTRIN.

Më 1938 nga Italia vendos lidhje me kryeqytetin shqiptar duke botuar novelën "Prangat e arta" në gazetën "Java". Ndërsa më 1940 brenda Firences do të botojë një poezi shqip, në revistën "Numero unico degli universitari albanesi".

Tri ngjarje tronditëse do ta plagosnin zemrën e poetit lirik. E para, pushtimi i atdheut nga gjuhëfolësit e po atij vendi ku ai po kulturohej. E dyta, dashuria fundtrishtuar me një vajzë siciliane, studenten Kleyde, që papritmas sëmuret rëndë. E treta, ndarja përfundimtare nga trumba, kur zbuloi përmes tingullit që i dilte nga mushkëritë, shenjat e para të TBC-së. Ishin gjithsesi tepër për një 23 vjeçar hollak dhe sentimental, që fliste gjithnjë me gjysmëton muzikor.

Ja si shfaqet shkrimtari Gaspër Pali, në një kujtim të 1937-ës, të letrarit të ri të asaj kohe Kolë Ashta:
"Më flet mbi letërsinë e re shqiptare, sidomos mbi veprat e Koliqit, të cilat e shtyjnë Palin kah një drejtim i ri letrar . . . Një turmë shkrimtarësh endet në mendën e tij . . . me nji hov të fuqishëm flet mbi shkrimtarët italianë të shekullit tonë.

Pirandello, D`Annunzio, Deledda, Verga, Fogazzaro ia shndrisnin shpirtin . . . Steinbek, Dostojevski, Zweig, Neuman, Proust, Wilde, Buck, Hamsun e sa të tjerë përpihen prej shpirtit t`etshëm qi lypë freskim".3
Le ta shohim këtë poet elegant në vargje dhe në paraqitje edhe përmes dëshmisë ******, dhënë në Romë me 08. 11. 1999, të zonjës Itale Koka, fiorentine:
"Gaspër Palin e kam pasur shok kursi. Ishte i gjatë, brun, me flokë të lëmuar e tepër të zinj, që i shndrisnin mbi syze. Një dridhje e lehtë duarsh i vihej re kur niste të shkruante. Serioz, plot edukatë, i njerëzishëm. E donte natyrën dhe i pëlqente të bënte shetitje. I pëlqente të shkruante poezi dhe nganjëherë na i lexonte mua dhe burrit tim, Mikelit, që ishte student shqiptar e njëkohësisht shok i ngushtë i Gasprit. Shpesh vizitonim të tre muzetë, veçanërisht Galleria degli Uffizi. Gaspri dashurohej me gjërat e bukura si p.sh. panorama e Firences e parë nga Piazzale Michelangelo, urat e bukura mbi lumin Arno, gjërat antike, kishat artistike të restauruara dhe gjithça në to. Binte në kontemplacion me qiellin. Kur i thoshim mbrëmjeve: A pe ndonjë yll tjetër?, nuk fyhej. Mik i mirë! Megjithatë në bisedat e tij kishte diçka të trishtë . . ."

Në fillim të viti shkollor 1940 – 1941 Dr. Gaspër Pali u emërua profesor i shqipes në Gjimnazin e Shtetit Shkodër, ku afërsisht dy vite shkollore punoi me aftësi e zell. Revistat më në zë të kohës kërkojnë të thithin firmën e poetit dhe penën e kritikut letrar Gaspër Pali. Kështu drejtuesi i revistës "Shkëndija" në Tiranë, shkrimtari Ernest Koliqi, në hapësirën e një viti (shtator 1941 – qershor 1942) i boton tri poezi dhe një ese. "Hylli i Dritës" , sapo Gaspri kthehet në Shkodër, në shtator 1940 i boton një studim të gjërë mbi letërsinë e huaj. "Cirka" në nëntor 1941 boton broshurën 31 faqesh "Cordignano në gjyq para botës", ku Gaspri është bashkautor me një grup profesorësh të Gjimnazit të Shtetit Shkodër. Broshura qe shembull i një polemike shkencore dhe pati një jehonë të fortë në mbarë Shqipërinë e më tej.

Por ky bum intelektual-artistik nuk vazhdoi gjatë. Në gjysmë të dhjetorit 1941 Gaspri u sëmur për të mos u çuar nga shtrati. Më tepër lexon në pesë gjuhë. Poezinë e fundit e shkruan në spitalin e Tiranës me 2 shkurt 1942. As kujdesi i të vëllait, Zefit, doktor ftiziatër-rentgenolog s`mundi t`ia zgjasë jetën, që iu ndërpre, po në verë, po në Shkodër, me 21 korrik 1942, kur në të gjitha pemët përhapej gumëzhima e mbytur e gjinkallave.

Shuarja e yllit të Gaspër Palit pikëlloi veçanërisht kolegët e penës, që mbetën me një frymëzues më pak. Letrave shqipe iu përsërit si një skemë a si një makth vdekja e poetëve në rini. Kështu me Kolë Mirditën (Helenaun), kështu me Millosh Gjergj Nikollën (Migjenin) , kështu me Veli Stafën(Platonicusin), kështu me Gaspër Palin (Gimin), kështu . . .

"Kishte ndrrue jetë nji puntuer i letrave shqipe . . . nji zemër që kishte vuejtë thellë jetën".4 Kështu do ta përcillte në banesën e fundit një nxënës i tij.

"Një shpresë e gjallë i fiket letërsisë sonë. Nji lavrues i ri i dhanun me gjithë shpirt mbas letrave shqipe".5 Kështu do ta kujtonte vetëm mbas tre muajve në Romë, studenti (më vonë Profesori) Kolë Ashta.

Ndërsa në Mars 1944, Agron Libhova do ta përgjithësonte: "Flamurtarët e kanë jetën e shkurtë. Tue luftue ata bijnë".6
Të bëjnë përshtypje këto tre vlerësime menjëherë pas vdekjes, që janë më tepër realiste se sa panegjerike; në një kohë kur Gaspër Pali gjatë periudhës së tij të shkurtër krijuese (1931-1942) botoi gjithsej 13 krijime, 8 në prozë dhe vetëm 5 në poezi. Për të arritur tek epiteti "flamurtar" ndikoi patjetër edhe botimi i 5 vjershave të tjera tek revista "Fryma", 1944, nga vëllimi "Bisedë me vetvedin", që Gaspër Palit i mbeti në dorë si projekt. Por e vërteta rreth portretizimit të saktë të Gaspër Palit nga bashkëkohësit në gjalljen e tij a fill pas vdekjes, bërë në shtyp a në biseda të lira, është e thjeshtë. Ata kishin lexuar e komentuar edhe dorëshkrimet poetike të Gaspër Palit, pra bisedën e tij me vetveten e me të tjerët dhe kësisoj njihnin mirë bërthamën e saj rrezatuese. Tipik është rasti i shkrimtarit Filip Ndocaj, të cilit Gaspër Pali ia besoi dorëshkrimet përfundimtare të veprës së tij.

Pas vitit 1944, në ndryshim nga të eskomunikuarit e mëdhenj: Fishta, Konica, Prennushi, Palaj, Shantoja, Harapi, Koliqi, Haxhiademi etj., Gaspër Pali, ashtu pesimist dhe sentimental, figuron në tekstet shkollore për shkollat e mesme, si p.sh. "Histori e letërsisë shqipe" e Prof. Dh. S. Shuteriqit, Tiranë, 1960. Emri i përmendej në formën e zvogëluar, G. Pali. Por as edhe një vjershë e G. Palit nuk përfshihej në antologjinë letrare. Edhe pas botimit të 19 poezive të tij më 1959 nga shkrimtarët Nasho Jorgaqi e Filip Ndocaj në vëllimin "Hyjt mbi greminë" (ku 5 poezi të tjera nuk e kaluan dot provën e zjarrtë të censurës), gjendja nuk ndryshoi shumë. Përmendej me kujdes në "Histori e letërsisë shqiptare", Tiranë, 1983; jepej ndonjë leksion për të në kuadrin e poetëve minorë, në Universitetin Shtetëror të Tiranës, por vazhdonte të mos kishte as edhe një përfaqësim në antologjitë shkollore. Gjithsesi duhet thënë se vepra e Gaspër Pali u qëndroi gjithfarë revolucionarizimeve dhe luftërave klasore, jo me peshën ideologjike të saj, por me finesën estetike.

Dalja e vëllimit të hollë poetik më 1959 dhe ajo e përmbledhjes "Bisedë me vetvedin" më 2000 qenë një shërbim i madh për njohjen më të plotë të poetit Gaspër Pali jo veç nga bashkëkohësit, të cilët kishin një vizion të qartë, por në radhë të parë për brezat e rinj; të lexuesve, të shkrimtarëve, të studiuesve.

Personalitete të njohura të kulturës si Kolë Ashta (1942), Qemal Draçini (1945;1995-botim postum), Mark Gurakuqi (1966), Rinush Idrizi (1972), Gjergj Zheji (1988), Robert Elsie (1995), Robert Shvarc (1997), Perikli Jorgoni (2000) do t`i kushtojnë një vëmendje të posaçme Gaspër Palit në librat, studimet, artikujt apo intervistat, duke arritur majën në vlerësimin e argumentuar të Nasho Jorgaqit (2000): "Pionier i poezisë moderne shqiptare".7

Nëse jeta e poetit u mbyll brenda gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, vepra e tij mbetet e hapur në shtrirjen e mijëvjeçarit të tretë.

Poezia "Muzg mërgimi"

Muzg mërgimi

Mbi syt t’lodhun, dalngadalë,
nji tymtajë ndehet
Në dhomë nga çdo anë
hije burojnë e qasen me hap t’ploshtë
Dielli ka mshehë ballin e gjanë
E poshtë
i njellë, zogu zogut, gjumë
Hije t’hjellta si selvi
më murmurojnë:
- shkëputi syt’ e librat treti,
N’ara dil, si dikur fmi, -
E si n’dhomë hijet u ngjallën
fantazmat murmuritse
njimij kujtime nga fminia m’falen:
- Muzgjet plot kumbonë
kur ngitshim arash te mblueme nga tymtaja
n’sa n’qiellë, si syni i jonë,
lshojshim balona. –
Andrrimet tona
kaloshin përtej malit
E kur dilte hana
na fmi prej zallit
balonën, der’hanë, dojshim me e çue
Sonte, n’sa hijet m’flasin
kërkoj han’n m’e ndesh përsri
Por hana, ma nuk m’qeshë
si dikur fmi
O, e kërkoj hanën
n’sa me ‘i gjysë zanit
me i folun hijeve, që më rethojnë
por mbi sy m’asht ndé tymtaja
Ndjeva se më murmurojnë:
“Eja n’Shkodër, si dikur fmi,
e prep prej zallit
ke me pa hanën kah çohet prej malit. –
-Ikën kush’di – përgjegja – sa prendvera
e sa stuhi shpirtin tim ma rrënuen
sa tash s’përtrihen stint, që dikur m’gzuen!
 
Luigj Gurakuqi
View attachment 15663

Biografia


Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shën Mitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Çakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i Fan Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërrevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F. Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia solli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titullin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e ti ju përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigje për vjershën "Shko dallëndyshe" të Filip Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë.
Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemente autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
Luigj Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publicist Luigj Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombtar", në gazetat" Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar, ai ka lënë modele të prozës publicistike në dy dialektet.
Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet,publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

Veprat

"Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906)
"Këndimet" - vjersha për të vegjëlit (1912)
“Përmbledhje me poezi” (1941)

Krijimtaria

Luigj Gurakuqi është njëri prej themeluesve më të rëndësishëm të shtetit Shqiptar, kujtim i figurave të rëndësishme të kujtesës sonë historike, është i rëndësishëm në shumë aspekte siç shprehej edhe vet Gurakuqi: ”Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë por edhe mbi rrasa në monumenta, ai popull tregon se ka ndërgjegjje, se ka ndjesi të holla, se ka dëshirë me u sjell e me e drejtu mbas shembullit të të mdhajvet të vet”.
Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhëtar, njeri i kulturës dhe i shkencës, ishte njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe i kulturës klasike romake e latine.
Ai ishte patriot i madh, bashkëthemelues i shtetit shqiptar të epokës moderne, përveç se themelues i alfabetit të shqipes, zotëronte në mënyrë të shkëlqyer latinishten,italishten,turqishten,frëngjishten, greqishten e gjermanishten.
Fan Noli e cilësonte Gurakuqin “pionier të qytetërimit perëndimor në Shqipëri”, si një nga “shqiptarët e flaktë që thithi me themel kulturën e perëndimit” dhe si “njeriu që punoj me gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e sajë në Shqipëri”.
Luigj Gurakuqi iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirimin kombëtar pas vitit 1906.
Ne verën e vitit 1907 bashkëpunoi me Bajo Topullin për organizimin e kryengritjes ne veri.
Ishte i dënuar me burgim te përjetshëm për veprimtarinë e tij kombëtare, rikthehet ne qytetin e lashtë të Shkodrës në vitin 1908, në moshën 29- vjeçare për të mbetur i pavdekshëm në kujtesën historike te kombit të vet për shekuj.
Derisa i afrohej qytetit, kishin dalë për ta pritur shume bashkëqytetarë të tij, të krishterë e myslimanë, si shenjë nderimi të thellë.
Me 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të mbi Shkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, ai harton Memorandumin e Greces, të njohur si "libri i kuq" .
Me 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në Shpalljen e Pavarësisë (nëntor), ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Ismail Qemalit.
Gurakuqi shkroi vendimin historik te Kuvendit Kombëtar te Vlorës, nëpërmjet të të cilit shpallej se "Shqipënia me sot do të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme" .
Gjatë Luftës së Parë Botërore, me pushtimin e Shkodrës nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë, gjatë pushtimit austro-hungarez, emërohet drejtor i përgjithshëm i arsimit dhe punoi për hapjen e shumë shkollave shqipe.
Mori pjesë në Kongresin e Durrësit me 1918, ku zgjidhet ministër i Arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris.
Me 1921-24 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar.
Disa herë ministër në kabinetet qeveritare, i arsimit, financave, madje edhe ministër i brendshëm në kabinetin disa ditor të Hasan Prishtinës, shtetar të tillë do ti mungojnë Shqipërisë jo vetëm në shekullin e XX, por edhe në shekullin XXI.
Si politikan e burrë shteti, Gurakuqi ishte liberal demokrat, kur në parlament Ali Kelcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet se "Z. Ali Kelcyra më tha si për qortim se jam liberal.
I faleminderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të me ndajë nga mendimet e mija liberale". Luigj Gurakuqi na ka lëne një përvojë të pasur për jetën parlamentare, ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, ai kishte vlerësim e besim të madh tek parlamenti, ligji e vota e lirë e popullit.
Sipas dokumenteve të kohës Luigj Gurakuqi në kundërshtim me historinë e pas luftës nuk ka qenë në frymëzuesit e revolucionit të qershorit.
Megjithatë, ai iu bashkua këtij revolucioni dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua ministër i Financave, "Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u tërhoq (ne revolucion - V. H.) pas një kundërshtimi për nxjerrjen e numrit të gazetës "Ora e Maleve", një telegram nga Vlora e njoftonte për fillimin e revolucionit.
Personaliteti i L. Gurakuqit spikat në fushën e diplomacisë, ai qe përfaqësues i Shqipërisë kur vendoseshin fatet e saj në ballafaqimet diplomatike në qendrat më të mëdha të politikës evropiane: në Londër, në Romë e në Vjenë, në Paris dhe në Gjenevë.
Kështu, në Londër, me 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; në Konferencën e Paqes në Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverisë së Durrësit apo në Gjenevë, me 1924, në Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.
"Diplomacia e vërtetë mbështetet mbi udhën e mesme, te cilën e gjejnë vetëm ata qe, tue mbajtun të patundun parimet, dijen me pajtue të drejtat e nevojat e atdheut të vet, në kushtet e politikës së përgjithshme".- shkruante Gurakuqi
Gjergj Fishta, në një përshkrim te delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shkruan se: "Asht e kot te gënjehemi, nëse përjashtohet Gurakuqi që vetëm ai ka një kulturë të përshtatshme, ka një atdhetari te shëndoshë dhe një njohuri të gjerë për njerëzit dhe për sendet e Shqipërisë, asnjë nga anëtaret e qeverisë, qoftë të sajë së mëparshmes, qoftë të së tanishmes, nuk mund të thotë se e paraqet denjësisht Shqipërinë dhe të mbrojë siç duhet interesat e sajë".
Luigj Gurakuqi e kishte të qartë rolin e diplomacisë ndërkombëtare rreth fatit te Shqipërisë, dhe për hir të së vërtetës duhet pranuar se mbështetja evropiane, sidomos Austro-Hungareze, Italiane dhe e shtetit te Vatikanit për krijimin e shtetit shqiptar ka qenë më përcaktuese sesa lëvizjet “kautike” dhe të pa organizim si duhet të shqiptarëve në këtë drejtim.
Luigj Gurakuqi është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të lëvizjes sonë kombëtare për autonomi, liri e pavarësi .
Gurakuqi luftoi për njësimin e alfabetit i udhëhequr nga teza “një komb, një gjuhe, një alfabet”.
Me 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit
Me 1909 u emërua drejtor i shkollës së parë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare.
Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri, u krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve.
Si ministër i parë i arsimit shqiptar, ai punoi që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare.
Luigj Gurakuqi ishte i vetëdijshëm më shumë se kushdo për dobinë e alfabetit dhe të të shkruarit të gjuhës amtare, kjo shihet edhe në botimet e tij.
 
Martin Camaj
View attachment 15664

Biografia



Martin Camajt (1925-1992)

Martin Camaj, u lind më 21 korrik 1925 në një zonë malore, në Temal të Shllakut. Ky mjedis i egër malor do të lërë mbresa dhe do të ndikojë te shkrimtari dhe gjuhëtari i ardhshëm. Që në fëmijëri u dallua për një zgjuarsi të veçantë, gjë që u ra në sy prindërve të Camajt. Kështu atyre u lindi dëshira që Martini të mos ndiqte rrugën e disa bashkëmoshatarëve për t‘u bërë çoban në ato zona, por të arsimohej më tej. La Temalin e largët dhe erdhi në Shkodër për të ndjekur mësimet në kolegjin Saverian, një kolegj me emër në të cilin kishin studiuar patriotë, shkrimtarë, gjuhëtarë dhe mësues të afirmuar në profesionin e tyre. Pasi mbaroi studimet në këtë kolegj, filloi të ushtrojë detyrën e mësuesit në fshatin Prekal të zonës ku lindi, 25 km larg Shkodrës. Bindjet e tij nuk pajtoheshin me regjimin e kohës, prandaj në vitin 1948, në moshën 23-vjeçare arratiset për në Jugosllavi. Pas disa peripecish, ai filloi studimet e larta në Universitetin e Beogradit, në degën Gjuhë-Letërsi Sllave dhe latine, pranë profesorit të dëgjuar kroat, Henrik Bariç. Menjëherë prirjet e tij letrare i konkretizoi me botimin e dy vëllimeve poetike "Nji fyell ndër male" (Prishtinë, 1953) dhe "Kanga e vërrinit" (Prishtinë, 1954). Nuk i dimë rrethanat se si u krijuan, por Martin Camaj, 8 vjet pasi ishte arratisur dhe pasi kishte mbaruar Universitetin e Beogradit, në vitin 1956, posa i kishte mbushur 31 vjetët, shkoi për studime pasuniversitare në Romë, duke lënë përfundimisht Beogradin dhe duke u bashkuar me shokët e një ideali E. Koliqin, K. Gurakuqin, M. Krujën etj. Në Universitetin e Romës u specializua për gjuhësi, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë formimin e tij filologjik. Ai zgjodhi si temë disertacioni veprën e parë të gjuhës shqipe "Mesharin" e Gjon Buzukut, një studim mjaft interesant dhe i rëndësishëm për kohën kur u shkrua. Fillimisht Martin Camaj do të jetë lektor në Universitetin e Romës pranë katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe që drejtohej nga shkrimtari E. Koliqi, por njëkohësisht që për disa vjet qe edhe kryeredaktor i revistës prestigjioze "Shêjzat"(Le Pleiadi) (1957-1978) që dilte në Romë. Por jeta e këtij intelektuali ishte në lëvizje. Pas një qëndrimi prej afro 10 vjetësh në Romë, do të lerë kryeqytetin italian dhe do të vendoset në Mynih të Gjermanisë, ku do të merret kryesisht me studime gjuhësore. Në Universitetin e atij qyteti do të mbrojë me sukses një temë nga fusha e formimit të fjalëve të shqipes, të titulluar "Fjalëformimi i shqipes. Mënyrat e formimit të emrave të vjetër." Në Mynih jo vetëm do të mbajë leksione për studimet albanologjike, por pas disa vjetësh do të themelojë katedrën e gjuhës shqipe në atë universitet që do ta drejtojë gjatë 20 vjetëve, prej vitit 1971-1990, vit në të cilin doli në pension. Autori ynë do të jetë një personalitet i cili do të vlerësohet nga instancat shkencore të kohës dhe redaksitë e disa revistave që dilnin në Evropë. Vdiq larg vendlindjes së tij, në Bavarinë e Epërme, në fshatin malor Lengries, më 12 mars 1992, në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme pranë së shoqes dr. Erika Camaj. Me gjithë ndryshimet e ndodhura në vendin tonë, me përmbysjen e regjimit monist, për arsye shëndetësore, ai nuk arriti të shohë vendlindjen e tij Temalin e largët malor, por edhe Shkodrën, me të cilën e lidhnin shumë kujtime, kryesisht, nga qëndrimi i tij në kolegjin Saverian.

Veprimtaria Gjuhësore

Dyzet vjet më parë Martin Camaj botoi në gjermanisht "Libri i mësimit të gjuhës shqipe"(Lehrbuch der albanischen Sprache, Otto Wiesbaden, 1969, 136 f.) (ribotuar, më 1991 dhe1997). Ky botim do t‘u shërbente të huajve për të mësuar gjuhën shqipe, krahas edhe të librave të tjerë të botuar në atë kohë me të njëjtin qëllim. 15 vjet nga botimi i parë, më 1984 Martin Camaj doli me një botim tjetër me titull "Gramatika shqipe" (Albanian Grammar with eksercises, chrestomathy and glossaries, Wiesbaden, 337 f.) Botimi në anglisht është më i plotë, më i hollësishëm e më i gjerë si vëllim se "Libri i mësimit të gjuhës shqipe". Me të drejtë mund ta konsiderojmë vepër të re të autorit. Botimi i vitit 1984 njohu edhe një ribotim të saj, të përkthyer në italisht nga studiuesi Ardian Vehbiu dhe të botuar në Kozencë, më 1995. Këtë vepër përkthyesi e shoqëron me një parathënie të shkurtër, ku vlerëson punën e veçantë të autorit në rrafshin gjuhësor, por njëkohësisht Martin Camaj vlerësohet si një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare të pasluftës.
Martin Camaj ka një veprimtari të pasur shkencore dhe botuese. Janë me dhjetëra studimet dhe veprat me karakter gjuhësor nga fusha të ndryshme të gjuhës shqipe që përgjithësisht i përkasin historisë së gjuhës shqipe, veçanërisht studimit të autorëve të vjetër, dialektologjisë, përqendruar te të folmet arbëreshe të Italisë, hartimit të teksteve etj., të cilat autori i botoi, përveç Romës dhe Mynihut, edhe në Firencë, Palermo, Sofie, Wiesbaden, Dysendolf, Gutemberg, Nju York etj. Ata u botuan në disa gjuhë, si në italisht, gjermanisht, anglisht, serbo-kroatisht etj. Duke qenë se krijimtaria e tij gjuhësore është në gjuhë të huaj, lind nevoja e përkthimit në gjuhën amtare të veprës gjuhësore të Camajt, gjë që do të ishte një shërbim i mirë për studiuesit e lexuesit

Studimet

Studimet për fjalëformimin

Një ndër shkrimet e para me karakter gjuhësor është artikulli prej 9 faqesh, shkruar në serbokroatisht me titull "Kontribut për njohjen e grafisë së Gjon Buzukut". Është një punim i shkurtër, por me interes për shpjegimet që ka dhënë Martin Camaj për disa shkronja të veprës së Gjon Buzukut. Por monografia e parë gjuhësore, që ka qenë tezë e doktoraturës, ka si titull "Meshari" i Gjon Buzukut. Kontribute linguistike me një studim për origjinën e tyre", shkruar në italisht. Ky studim i M.Camajt do të botohej në revistën "Shejzat" në vitin 1960. Nuk është një botim i gjatë, ka rreth 89 faqe. Ka vlerë për historinë e gjuhës shqipe dhe veçanti për disa probleme të diskutueshme për veprën dhe autorin e "Mesharit" në atë vit dhe më vonë. Në veçanti kontributet për studimet buzukjane të M.Camajt i ka analizuar akademiku kosovar, Rexhep Ismajli. Që në fi llim të veprimtarisë së tij shkencore M.Camajn e kanë tërhequr autorët e vjetër. Kështu, duke punuar edhe me studiuesin gjerman, Rudolf Trofenikun, i cili në vitin 1977 botoi veprën e Pjetër Bogdanit "Cuneus prophetarum" të shoqëruar me një parathënie nga vetë Trofeniku dhe me një paraqitje të shkurtër nga Zef Valentini në italisht, Martin Camaj në pesë faqe në shqip jep një pasqyrë të hollësishme të alfabetit të P.Bogdanit që e titullon "Çelës për leximin e veprës". Interesi për veprën e Pjetër Bogdanit vazhdoi edhe më pas, kur në vitin 1990, në prag të daljes në pension botoi një artikull për këtë autor në revistën "Albania", nr.1 që dilte në ShBA. Të gjitha planet e tij nuk u realizuan, pasi vdekja e rrëmbeu shumë shpejt. Ai së bashku me studiuesin Valter Braun dhe dr. Elvira Graser kishin piketuar platformën e një botimi të plotë për veprën "Çeta e profetëve", në tri vëllime, që do t‘u kushtoheshin veçorive gjuhësore të veprës, si: grafia, fonologjia, morfologjia, sintaksa dhe fjalori. Në vitin 1966, Martin Camaj botoi monografi në gjermanisht "Fjalëformimi i shqipes. Mënyrat e formimit të emrave të vjetër." 1966, 175 f.) Është një vepër që paraqet interes edhe sot në disa çështje të fonetikës historike dhe të studimeve etimologjike, ndonëse disa probleme të trajtuara këtu janë kapërcyer nga gjuhësia jonë gjatë 40 vjetëve nga koha e botimit. Sidoqoftë, në disa anë ruan edhe sot vlerat e saj.

Studimet dialektore

Autori, duke jetuar larg atdheut-mëmë, në disa raste, duke mos u njohur edhe me të gjitha botimet dialektore, të kryera në Shqipëri, edhe nga vetë mundësitë që kishte, u mor me studimet dialektore arbëreshe të provincës së Avelinos, të Falkonares, të Bariles, të Vila Badesës etj. Camaj nuk kishte si qëllim më vete që të paraqiste vetëm veçoritë gjuhësore të këtyre të folmeve. Në mënyrë të veçantë, duke ndjekur metodat bashkëkohore, donte të paraqiste edhe historinë e tyre, por edhe aftësinë që kanë pasur këto të folme për të ruajtur traditën, duke pasqyruar përmes gjuhës, zakoneve, riteve identitetin, ndonëse kishte disa shekuj që kishin lënë atdheun e të parëve. Dy dialektologë të afirmuar, J.Gjinari e Gj.Shkurtaj kanë vërejtur se Martin Camaj që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar deri në fund të viteve ‘80 kreu një hetim sistematik rreth të folmeve të ndryshme arbëreshe dhe arriti të përshkruante tipin më përfaqësimtar të zonave të ndryshme dialektore, sidomos të atyre më anësore (periferike) dhe më të ekspozuara ndaj ndikimit asimilues të italishtes. Me interes janë tri monografitë e hartuara nga Martin Camaj me karakter dialektologjik, si: "E folmja shqipe e Grecit në krahinën e Avelinos", Firenze, 1971, 120 f. italisht. Është një ndër monografitë e para të shkruara për një të folme arbëreshe. Gjashtë vjet më vonë botoi në gjermanisht monografinë e dytë me karakter dialektologjik të titulluar" "E folmja shqipe e Falkonares në krahinën e Kozencës", në gjermanisht 1977, 148 f. dhe më 1991 botoi monografinë e tretë "E folmja arbëreshe e Shën Kostandinit në krahinën e Potenzës", në italisht. Gjithashtu, Camaj ka shkruar edhe artikuj të tjerë me karakter dialektologjik. Gjithashtu, nga kjo fushë janë me interes shkrimet për probleme të bilinguizmit dhe të plurilinguizmit gjuhësor.

Gramatika e gjuhës shqipe

Një ndër veprat më të rëndësishme në rrafshin gjuhësor është botimi në anglisht "Gramatika shqipe" (1984), duke u përfshirë kështu Martin Camaj në hartuesit e gramatikës së gjuhës shqipe, por në gjuhë të huaj. Ky botim është me vlerë, ndonëse destinacioni është i përcaktuar për studentët e gjuhës shqipe të Universitetit të Mynihut, si dhe për shqiptarët e diasporës në ShBA, Australi, për arbëreshët dhe për shqiptarët kudo që do të ndodhen. Ky botim i kalon caqet e një manuali gjuhësor, pasi autori reflekton në këtë gramatikë edhe erudicionin e tij gjuhësor, ndonëse larg shqipfolësve. Për mendimin tim, vepra është me vlerë në disa aspekte: së pari, një gramatikë që e paraqet gjuhën shqipe me gjithë potencialin, funksionet dhe aftësitë shprehëse, duke e dhënë atë në tri variantet të shqipes (gegërisht, toskërisht dhe arbërisht). Ideja e autorit ishte e tillë, se gramatika do t‘u shërbente shqiptarëve me prejardhje nga troje të ndryshme, së dyti, është një model për gegërishten letrare, por me prirje afruese me toskërishten. Është me interes të vihet në dukje se Martin Camaj, ndonëse larg atdheut për shumë vite, por, duke ndjekur botimet shqiptare dhe duke parë ndryshimet që po ndodhnin në evoluimin e gjuhës në këtë periudhë, na dha një gramatikë që duhet të na shërbejë për të marrë disa elemente të gegërishtes dhe për t‘i përfshirë në standardin gjuhësor. Nëse themi se gegërishtja duhet të zërë vendin që i takon në standardin e sotëm gjuhësor, vepra e Martin Camajt peshon mjaft rëndë në këtë fushë, sigurisht duke u studiuar dhe evidentuar ato trajta që janë më të prekshme dhe me një valencë më të madhe që të përfshijë një areal sa më të gjerë shqipfolësish. Pse ndodh një dukuri e tillë? Ai kishte botuar deri në atë kohë disa studime me vlerë gjuhësore dhe tashti po hartonte një gramatikë të gjuhës shqipe, faktor me shumë rëndësi për çështjen që po diskutojmë. Ai erdhi gjithnjë e më shumë ta përsosë gjuhën e tij në studimet dhe botimet e tij, larg trajtave të ngushta dialektore. Kjo solli që në botimet e dekadave të fundit, kryesisht, në publicistikë të ecë edhe më tej, duke mos e përdorur pothuajse fare theksin hundor, gjë që ishte një tregues i një hapi përpara që po bënte drejt standardit gjuhësor, ndryshe nga autorët e tjerë gegë. E treta, ndonëse është një gramatikë, por autori në parathënien prej 6 faqesh jep disa të dhëna të shkurtra për prejardhjen e gjuhës shqipe si gjuhë indoevropiane dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët ballkanike në kontakt. Gjithashtu, jep edhe historinë e formimit dhe të zhvillimit të gjuhës letrare shqipe prej 500 vjetësh. Pastaj vepra ka këtë strukturë: fonologji, morfologji dhe sintaksë. E veçanta e kësaj gramatike, siç e theksuam, është se disa forma gramatikore Camaj i paraqet në dy variantet: në gegërisht dhe toskërisht. Por ajo që duhet të theksohet është se gjuha e kësaj vepre i përket gegërishtes veriperëndimore, kryesisht të folmes së Shkodrës. Por Camaj nuk ka qenë konservator, ai është përpjekur që të gjejë një të mesme të pranueshme, duke zgjedhur pikërisht ato forma dhe trajta që janë të gjithëmbarshme me prirjen për t‘iu larguar formave të ngushta dialektore. Prof. K. Topalli ka vërejtur se për nga drejtshkrimi dhe trajtat gramatikore, gjuha e Camajt është një gegërishte letrare e kodifikuar me prirje afrimi ndërdialektor. Dhe autori sjell shembuj se ku vërehet ky afrim ndërdialektor në aspektin fonetik, gramatikor dhe leksikor. "Me këto përpjekje për afrim ndërdialektor, shkruan K.Topalli, sigurisht pa përzier strukturat, Martin Camaj tregoi qartë pikëpamjen e tij se kjo ishte rruga e vetme, që çon në krijimin e njësisë gjuhësore kombëtare." Ndërsa për prof. B.Beci, gegërishtja në gramatikën e Camajt është një gegërishte e standardizuar. Gjithashtu, në këtë gramatikë autori ka sjellë fjalë të reja dhe fjalë të rralla të shqipes, të cilat përbëjnë një ndihmesë të autorit në fushën leksikore. Ai ka parasysh këshillën e shkrimtarit Ernest Koliqit që në romanin "Shija e bukës së mbrume" shkruan: "Me dyqind fjalë të mësueme në rreth shtëpiak nuk krijohet një letërsi". Në shkrime të ndryshme Camaj ka përdorur fjalë të tilla të krijuara nga ai ose me origjinë popullore, si: heshtoj, qellimoj, kunuroj, gjegjësisht, komtarisht, mbresje, i ngjyrëshëm ose ka përdorur fjalë të vjetra e krahinore, si: gjalloj, plang, vrumulis, terratis, periqên, mujshà etj. Autori ynë në fund të këtij botimi ka përfshirë edhe një fjalorth shqip-anglisht prej më shumë se 2000 fjalësh të përdorura në vepër dhe anglisht - shqipe mbi 1000 fjalë. Mbyllet vepra me një krestomaci, me tekste të autorëve shqiptarë dhe arbëreshë, si: De Rada, Skiroi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Konica, Noli, Koliqi, Migjeni, Xoxe dhe A. Gajtani.
Cilat janë pikëpamjet e Martin Camajt për gjuhën letrare shqipe?
Autori ka ndjekur nga larg zhvillimet dhe vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) për standardin gjuhësor. Duke qenë se botimi i gramatikës së vitit 1984 ishte më i plotë dhe i drejtohej një mase më të gjerë, në këtë libër autori gjen vend për të shprehur pikëpamjet e tij për gjuhën letrare shqipe, duke mos u pajtuar me atë zgjidhje që dha Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe në vitin 1972. Martin Camaj mbron tezën e tij që konsiston në atë që gjuha e mirëfilltë letrare shqipe fillon me veprën e Pjetër Bogdanit "Çeta e profetëve", me poezitë popullore dhe fetare të veprës së Pjetër Budit, me "Gjellën e Shën Mërisë Virgjër të Jul Varibobës" (1762). Për autorin duhet të shfrytëzohen të gjitha potencialet gjuhësore që ekzistojnë, traditën ****** etj. Kështu, sipas Camajt, gegërishtja e këngëve epike në rajonin e Shkodrës më pas ndikoi në mënyrë të dukshme në gjuhën e shkruar dhe se fillimet për normalizimin e gjuhës letrare shqipe duhet t‘i kërkojmë në shekullin XVI. Autori për problemin e gjuhës letrare shqipe i referohet edhe përvojës dhe traditës të gjuhëve të tjera evropiane se pasuria gjuhësore e një kombi duhet të përfshihet në standardin gjuhësor, se një dialekt i vetëm nuk mund të përmbushë nevojat e një gjuhe kulture. Duke qenë se autorët e vjetër Camaj i ka studiuar, edhe në këtë rrafsh i drejtohet përvojës së tyre, veçanërisht Pjetër Bogdanit, i cili, ndonëse ishte prej Hasit, por, duke parë se e folmja e tij nuk po i përmbushte të gjitha nevojat për të paraqitur një vepër sa më dinjitoze që t‘i shërbente një mase sa më të gjerë, iu drejtua "dheut të Shkodrës", duke huazuar jo vetëm fjalë dhe fraza, por edhe ndërtime sintaksore dhe stilistike. Gjithashtu, ai ka mendimin se "njohja e plotë e teksteve të vjetra, veçanërisht atyre gegërisht, që janë afër me strukturën e toskërishtes, do të kishin ndikuar për të zgjidhur shumë probleme për standardizimin e gjuhës letrare lehtë e pa dhimbje". E shqetëson Martin Camaj fakti se gegërishtja nuk u shfrytëzua me atë potencial që kishte. Megjithatë, Martin Camaj nuk shkroi një shqipe larg standardit gjuhësor, por përdori një gjuhë tepër plastike dhe të zhdërvjelltë, duke parapëlqyer, kur ka qenë e mundur, të përdorë më shumë trajtat e përbashkëta se ato dialektore dhe nëndialektore, si në fonetikë, por edhe në nënsistemet e tjera të gjuhës. Fillimisht, Martin Camaj u udhëhoq nga ato zgjidhje që kishte bërë Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918) që për gjuhën e shkruar kishte pranuar të folmen e Shqipërisë së mesme, të Elbasanit, pasi ajo shërbente "si urë në mes të dy dialekteve". Por Martin Camaj nuk veproi si disa autorë gegë, që zbatuan thuajse me rigorozitet zgjidhjet e Komisisë Letrare të Shkodrës, por duke jetuar edhe më vonë, si dhe duke pasur një sens dhe përgatitje gjuhësore, arritjet e kësaj komisie i çoi edhe më tej, gjë që na bën ta vlerësojmë pa lëkundje se Martin Camaj është nga shkrimtarët gegë ose një nga ato që gjuha e veprës së tij i afrohet mjaft standardit gjuhësor të sotëm që, siç e përmendëm, ai ka shumë për të marrë nga gegërishtja e autorit tonë. Këto ndërhyrje të Martin Camajt në këtë gramatikë vinin se ai dhe kolegët e tij nuk pranonin rrugën e zgjidhjes së gjuhës standarde, duke mos i dhënë vendin që i takonte gegërishtes dhe duke theksuar se në përcaktimin e normës letrare kanë ndikuar faktorët jashtëgjuhësorë, si ato ideologjikë dhe politikë.
Veprimtaria gjuhësore e Martin Camajt është mjaft e pasur dhe më shumë interes, por jo shumë e njohur, pasi është në gjuhë të huaj. Sot në Shqipëri po bëhen përpjekje më tepër që vepra e M.Camajt të njihet nga lexuesi shqiptar më shumë në fushën e krijimtarisë së tij letrare sesa gjuhësore. Megjithatë, vepra e tij edhe në aspektin gjuhësor paraqet vlera të veçanta. Ajo duhet të studiohet me përparësi të veçantë dhe të popullarizohet që të njihet më mirë nga lexuesit dhe studiuesit.

Veprat


Djella: tregim në prozë e në vjershë, Romë 1958, është përpjekja e tij e parë.
Rrathë: roman, Mynih 1978
Shkundullima: prozë, Mynih 1981
Karpa: Romë 1987
Loja mbasdrekës: dramë Mynih, 1981
Kandili argjandit: dramë, Kozencë 1983
Dranja: madngale, Mynih 1991

Një fyell ndër male: poezi, Prishtinë 1953

Kanga e vërrinit: poezi, Prishtinë 1954

Legjenda: poezi, Romë 1964

Lirika mes dy moteve: poezi, Mynih 1967

Njeriu më vete e me të tjerë: poezi, Mynih 1978

Poezi: 1953-1967: poezi, Mynih 1981

Të huaja

Poesie: Palermo, 1985

Selected poetry: Nju Jork, 1990

Palimpset: Nju Jork 1991, Gedichte, Mynih 1991.

Proza e Camajt

Martin Camaj e nisi prozën, ashtu siç thotë shkrimtari i madh francez Flober "në moshën e prozatorit", pra në prag të dyzetave. “Djella”, tregim në prozë e në vjershë, Romë 1958, është përpjekja e tij e parë, që do të pasohet me veprat: “Rrathë”, roman, Mynih 1978; “Shkundullima”, proza, Mynih 1981; “Karpa”, Romë 1987.
Romani Karpa e vendos subjektin në brigjet e lumit Drin në vitin 2338, ndoshta për këtë autori ka parapëlqyer ta quajë "Parabolë". Ky roman si dhe vëllimi me proza "Shkundullima" shquhet për një kërkim strukturor në rrënjët e zanafillave, jo vetëm si përsiatje e vazhdueshme, por edhe si gjuhë, në të gjitha dimensionet e saj. Pesë novelat e vëllimit "Shkundullima" janë zgjedhur prej shumë shkrimesh, sipas disa cilësish të përbashkëta, por ato kanë dhe ndryshime. Këto proza paraqesin dy mjedise: i pari lidhet me atmosferën në disa vise të Shqipërisë së Veriut, ku thellësia e bjeshkëve ndahet nga qafa malesh prej fushave të gjera. Ndërsa në tregimet "Shkundullima" dhe "Katundi me gjuhë të fshehtë" pasqyrohen brigjet bregdetare të Italisë së Jugut, treva ku jetojnë arbëreshët e lashtë. Edhe "Gjon Gazulli" anon nga ky mjedis. Ngjyra të përbashkëta janë kataklizmat natyrore, si Shkundullima (tërmeti), apo rrëzumja e bores (orteku), që trandin një vend, ashtu si edhe vdekja ose prania e saj: mbarë këto dukuri i ndërrojnë faqe dheut e shoqërisë.
Nga veprat e tjera letrare të Camajt me interes të veçantë janë "Loja mbasdrekës" dramë Mynih, 1981; "Kandili argjandit", dramë, Kozencë 1983; “Dranja”, madngale, Mynih 1991.
Drama "Loja mbasdrekes" trajton disa shkaqe të shthurrjes së kanunit të Lek Dukagjinit nga fillimi i shekullit XX. Ajo u shkrua në atë mënyrë që të lexohet lehtësisht, thuaj si novelë, për t`u kuptuar drejtazi dhe pa u vënë në skenë.

Poezia e Camajt

Martin Camaj është poet lirik me forma e përmbajtje moderne, me faza të ndryshme të krijimtarisë poetike dhe kjo nga shkaku, sepse ka kaluar nëpër kultura të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi e Kosovë do të botojë njëri pas tjetrit dy vëllimet e para me poezi "Një fyell ndër male", Prishtinë 1953 dhe "Kanga e vërrinit" Prishtinë 1954. Në Itali vëllimin “Legjenda”, Romë 1964 dhe në Gjermani librat e fundit poetikë "Lirika mes dy moteve", Mynih 1967, "Njeriu më vete e me të tjerë", Mynih 1978, "Poezi 1953-1967", Mynih 1981.
Dy vëllimet e para të Camajt të botuara në Prishtinë frymëzoheshin nga motivet e vendlindjes dhe ishin në frymën e së ashtuquajturës "Shkollë letrare e Shkodrës", pjesë e së cilës u bë dhe ai.
Në përmbledhjet "Legjenda dhe lirika mes dy moteve" Camaj dëshmon me të gjitha mjetet stilistike e estetike të gjendurit nën ndikimin e poezisë hermetike. Ky ndikim lidhej me kohën studentore në Romë, kur Camaj kishte profesor poetin e madh hermetik Xhuzepe Ungareti.
I ndjeshëm tej mase ndaj motiveve të vendlindjes e fëmijërisë ai në gjithë poezinë e tij përpiqet të universalizojë elementet thellësisht shqiptare, si peisazh, mitologji, mentalitet e karakter. Pjesa më e rëndësishme e poezive të Camajt i është bërë e njohur edhe lexuesit të huaj me anë të botimeve "Poesie", Palermo 1985; “Selected poetry”, Nju Jork 1990; “Palimpset”, Nju Jork 1991; Gedichte, Mynih 1991.
Jo vetëm po të nisemi nga vendet e botimit, por mbi të gjitha nga mënyrat e ligjërimit poetik, stilit dhe frymës, mund të vihen re qartazi tri faza të krijimtarisë poetike veçanërisht e letrare përgjithësisht të Martin Camajt:
Faza kosovare (ose klasike)
Faza italiane (ose paramoderne)
Faza gjermane (ose moderne)
Të tria këto faza kanë lënë shenja të qarta në krijimtarinë e tij:
Në fazën e parë ndihet mbështetja e fuqishme në mjetet shprehëse tradicionale e folklorike. "Mali e vërrini" përbëjnë botën rreth të cilës sillet e rreh nervi poetik.
Në fazën e dytë kemi pasurimin e elementeve shprehëse me struktura më të komplikuara gjuhësore, duke mos iu larguar kurrësesi tharmit të motiveve vendase.
Në fazën e tretë motivi vendas mitizohet, "thahet" e shndërrohet në një substancë me esencë të fortë.
Nga njëra tek tjetra arti i tij bëhet përherë e më formal larg strukturave tredicionale e ideve të ditës dhe synon të bëhet universal.

Analizë Poezish

Rrathë

Romani u botua më 1978. Autori i njohur si lirik, me Rrathët, paraqiti veprën e parë të madhe, prozaike dhe më të gjerë deri atëherë, për të cilën kishte punuar 15 vjet. Romani përbëhet nga tri pjesë: "Rrathë uji", "Rrathë zjarri", "Rrathë gjaku". Pjesët lidhen me njëra-tjetrën përmes figurave kryesore Bacit dhe veçanërisht Agonit.
Pjesa e parë fikson paraqitjen e hollësishme të tyre dhe të personave të tjerë, të cilët prezantohen të gjithë për arsye të ndryshme, në një ditë vjeshte në të njëjtin qytet. Këtu tregohen anët e ndryshme të jetës pasrevolucionare, në një fshat malor të quajtur "Dheu i Arbënit" (Një aluzion i historizuar për Shqipërinë ndën sundimin komunist). Agoni që i përket brezit të ri, nga profesioni agronom, ndërkaq gazetar dhe shkrimtar, dërgohet prej Partisë për një reportazh mbi ardhjen e traktorëve të rinj, si dhe për marrjen e njoftimeve mbi një kundërshtim në thelb të sistemit në Malësi, në fshatin Ripë.
Pjesa e dytë, në qendër të së cilës janë ngjarjet dhe përshtypjet e Agonit, fillon me nisjen e tij në Ripë dhe përfundon me mbërritjen e traktorëve atje, pak ditë më vonë. Ndërkaq Agoni ka bërë të dështojnë përpjekjet e ilegalit për të përdhunuar bareshën e bukur Sose, vajzën e virgjër të rapsodit. Pasi Sosen e ka zënë në befasi natën tek burimi, ai do të pushtohet vetë nga dashuria e zjarrtë për të, që përcakton qëndrimin e tij të mëtejshëm. Ai nuk shqetësohet më për reportazhin dhe heq dorë nga takimet e planifikuara me mësuesen e zgjuar Zojën, së cilës kishte dashur t`i bënte një deklaratë dashurie.
Pjesa e tretë vendoset pas mbërritjes së traktorëve. Agoni pushohet nga redaksia dhe pret për një emërim të ri, si agronom. Pas një vizite në kishën e një sekti ilegal në Ripën e Poshtme, rituali i kërcimit, i përgjakshëm, e shtyn atë dhe i zhvillon gjithnjë e më tepër dëshirën për të jetuar me Sosen. Në kohën kur pas shtegtimeve të përbashkëta në male nuk ka mundur të caktojë me të vendin e martesës, e përdhunon. Një bari që qëllon atje i ndalon atij qëndrimin e mëtejshëm ndër male. Agoni shkon në Ripën e Mesme dhe bie në një letargji të thellë, pasi tashmë kishte humbur ndjenjën e kohës. Pas kohës së gjatë të pacaktuar i mbërrin një kërkesë për t`u paraqitur në redaksinë e mëparshme. Drejtori i ri e qorton atë për shkak të tendencës armiqësore të një dorëshkrimi "Shtëpia pas maleve" që është përshtatur si pjesë teatri kukullash me sukses të madh. Para kthimit të tij në Ripë bëhet takimi me Sosen si dhe me regjizorin e teatrit të kukullave. Prej tij Agoni mëson që ai kishte jetuar pothuajse 20 vjet në "ëndërrën e vetmisë".
Romani përfundon me kthimin në Ripën e Mesme të Agonit, të cilit i është zgjuar sërish dëshira për të shkruar. Krahas këtij trajtimi kryesor romani përmban një varg trajtimesh të tjera që tregojnë jetën e popullsisë vendase në periudhën e ndryshimit rrënjësor e të vrullshëm. Këtu qëndron vlera e veçantë në përshkrimin e mënyrës së të menduarit, të ideve dhe motiveve të personave.
"Rrathë" u vlerësua si romani i parë psikologjik shqiptar. Krahas kësaj është karateristik elementi liriko-folkloristlk, që shfaqet veçanërisht në përshkrimet e Malësisë e të zakoneve. Krahasimet popullore dhe frazeologjizmat, si dhe një variant i pasur gjuhësor i gegërishtes, fjalori i zgjedhur janë karakteristike për gjuhën e tij. Baza e tregimit qëndron në monologët e pasur, të brendshëm dhe bisedës së gjallë. Tendenca bazë e romanit, që tingëllon në titull, është të tregojë sesi njerëzit janë të lidhur në rrathë të ndryshëm shoqërorë e metafizikë, ku qëndrojnë simbolet e ofruara: uji, zjarri dhe gjaku. Simboli i rrathëve rimerret larmishëm. Kushtet konkrete social-ekonomike qëndrojnë më fort brenda kuadrit të jashtëm. Temat e mirëfillta janë përgjithësisht: natyra, vetmia, humbja e traditës, kërkimi i fatit dhe i suksesit, lidhja me vetë rrënjët. Mbizotërimi i karaktereve poetike letrare dhe komentimi i gjerë i problemeve të gjuhës, letërsisë dhe artit në përgjithësi, mund të përbënin gjithashtu nëntema të veprës artistike. Romani me figurën kryesore Agonin e, me gjithë problematikën e tij në kërkim të identitetit, tregon më në fund se "Ne më kot përfaqësojmë një epokë të re".

Dranja

"Dranja" u fillua së shkruari rreth vitit 1975 dhe mbaroi më 1979. Është vetë fati i poetit i ngjashëm me fatin e Dranjës, breshkës së mitizuar në madrigalet e tij, perëndeshës së kujtimit të dalë nga Dheu:
Po e kapi dikush si për lojë ta marrë me vete ndër dhena tjera, aio mbaron me të tana! Për Dranjen buzëhollë, lëpusha e laknës së huej nuk e ka shijen e duhun e njimsinë e avullit, i cili si me qenë pëlhurë, i mveshet bimësisë buzë Drinit në mëngjes. Larg këtij vendi edhe shpirtin e jep e s`prek gja me gojë". Breshkë, rruzull më vete "s`prek gja me gojë" dhe "shpirtin e jep", më vërtetësisht se në metaforë, ashtu si njeriu dhe shpirti i tij, që kur s`ka ç`të prekë me gojë mbahet me ngjizje: kur kujtoi këtë jerm nuk lyp shpjegim të një andrre, por me jepet me rrëmue mbi sende e frymorë të mbrumë me tharmin e gjakut tim.
"Dranja" ndonëse nuk është në vargje si madrigali tradicional, në përmbajtje i përket kësaj gjinie dhe si e tillë i kundërvihet trajtave të tjera letrare, të përdorura deri më sot në gjuhën shqipe. Në lexim e sipër, mundësisht të ngadalshëm, duhet patur parasysh se trajta e jashtme, historia e një breshke dhe e rrashtës së saj, lidhen me nënkuptime simbolike, me fjalë të tjera me zbërthimin e përmbajtjes së brendshme apo "teoremës". Me rëndësi për autorin është fjala e bukur poetike, ku bëhen përpjekje që gjuha t`i përshtatet lakueshëm çdo situate.
"Dranja" është një formë e re letrare për kulturën e shkruar shqiptare. Duke qenë thellësisht vepër simboliste, madrigalet mund të jetojnë edhe si copa më vete.

Poezitë

Elegji e Parë

Ku kam me qenë i këputun
nga mundi i vjetve të rrëpita sa `i shkamb,
mos të vijë keq ty, Taze, për mue
të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,
kingj i gatuem për flije.
Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë
për njerzit e vet, vdekë qysh kur.
Edhe një amanet, moj grue:
kur vdiq im atë, premë dy qe
me ngimun të unshmit e thneglat e lamit
me grimca buke.
Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë
të ngishëm,
prandej ndër drekët e mija qitni
vetëm kafe të idhta.

Mosha e Qenit apo Ditëlindja

Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s`do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.

Mbramja ashtë Larg

Mbramja ashtë larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell.

Lule

Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri.

Drekë Malsore

Sot ashtë marrë një gjak.
Dy plumba lëshuen përdhe një burrë.
Sot ashtë marrë një gjak.
Nën tunin e spatës
Pëlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekë të mëdha po bahen sot!)
Sot ashtë marrë një gjak.
Gjama e burrave tërbueshëm
Përzihet me erën e mishit ndër zjarme.
E gjethi i Vjeshtës bie i djegun mbi kapuçat e bardhë
Ndë tryeza, jashtë
Natë. Në vorrezat mbi kodër
Tokë e re, hanë e re.
Ujqit janë ulë prej malesh
E pijnë gjak në përrue.

Fill i Gjetun

Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti
qyteti në terr deri n`agim.
Amvisat kërkuen llampat vojguri
e s`i gjetën në terr.
Në nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellëve.
Në nadje vrejta rrethin e andrrave
në truell
e gjeta fillin e tretun
në pikën e ndaljes së dritës.

Aty si tash para se me ardhë Fiset

Aty si tash para se me ardhë fiset
Ishe
Me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm një emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
E të hodhën përkrye gur e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
E u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
T`lumenjve dhe ndeje me petka të reja
Në shkamb
E ndritun ballë diellit mbi fusha.
 
Shefkije Islamaj
View attachment 15665

Biografia

Doktore e shkencave filologjike
Këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik, Dega e Gjuhës
Data dhe viti i lindjes: 25.10.1953
Vendi i lindjes: Likovc, komuna e Skënderajt
Shkolla fillore 1960-1968 - Skënderaj
Shkolla Normale 1968-1972 –Mitrovicë
Fakulteti Filozofik, Dega e Guhës dhe Letërsisë, 1972-1977 – Prishtinë
Studimet pasdiplomike në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë 1978 -1980
Mbrojtja e temës së magjistraturës “Sinonimet në gjuhën shqipe” – 1982
Mbrojtja e tezës së disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike në gjuhën artistike të Jakov Xoxës” - 1999
Mësimdhënëse në shkollën fillore “Liria” në Isniq dhe në gjimnazin “ Vëllezërit Frashëri” në Deçan – 1976-77
Mësimdhënëse e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Prishtinë 2001-2004
Studiuese e gjuhës në Institutin Albanologjik prej vitit 1977
E martuar. (katër fëmije dhe katër nipa e mbesa.
Jeton në Prishtinë, Lagja Mati, pn.
A. elektronike: [email protected]; [email protected]
Tel. +37744 149 258

Veprimtaria shkencore e profesionale

-përmban mbi 200 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
-pjesëmarrëse në shumë se 40 sesionet, simpoziumet e konferenca shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi –rubrika në përpunim e sipër
-redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij. rubrika në përpunim e sipër
- redaktore e fjalorëve:
-Fjalori suedisht-shqip - (S.Zendeli.) 2004, Stokholm, edhe në formë elektronike, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë;
Fjalori kroatisht-shqip (M. Ndreca) 2010, botim i Sht.b. “Školska knjiga” Zagreb,
Fjalori shqip-serbokroatisht i (M.Ndreca) 1988 EBT, Prishtinë
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit, (H.Ulqinaku) 2003, IA, Prishtinë
-kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik "Gjurmime Albanologjike", Seria filologji 2005 -
-anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik 1982-
-anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë) në kuadër të këtij këshilli.
-shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik 1982-92
-nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe 2002-
- pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Projektet

-Fjala dhe fjalori – projekt i Institutit Albanologjik 2007-2010
-Tekstet e diasporës – Teksti i gjuhës dhe Teksti i letërsisë, për tri cikle, projekt zviceran dhe i MASHT-it
-Fjalor serbisht shqip (bashkautore), projekt i Institutit Albanologjik, 2010-2012

Botimet - Veprat

1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1985;

2. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore). Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987;

3. Gjuha e Jakov Xoxës; Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000;

4. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2002;

5. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004;

6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, Toena, Tiranë, 2004 (disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare dhe janë botuara në revistën “Ballkani” Sofje, nr. 4, dhjetor 2005).

7. Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2008.

8. Gjuha e Gjergj Fishtës. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009 (në procedurë botimi).

Studime, artikuj vështrime dhe recensione *

1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, Fjala, 15.3.1979, Prishtinë.
2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, Gjurmime albanologjike, SSHF, XI, 1981, f.117.
3.Çështje të sinonimisë shqipe, në Fjala, gusht, 1986, Prishtinë.
4.Pasqyrimi i sinonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.
5.Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF. XIII,1983, f.13.
6.Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, Studime filologjike, 4/1986, Tiranë.
7.Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III, Tiranë, 1989, f.359.
8.Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, Gjurmime albanologjike,SSHF, 18/1988, f.119.
9.Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), Gjurmime albanologjike, SSHF,XVIII,1988,f.119.
10.Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1988,f.97.
11.Aspekte të stilit të Xoxës, Rilindja, 4.08.1979.
12.Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, Bota e re, 25.V.1983,f.26.
13.Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, Rilindja, Prishtinë, 30.06.1979.
14.Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f.220.
15.Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në Gjurmime albanologjike, SSHF,XXVI., dhe në Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturë shqiptare, Tiranë, 1996.
16.Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. Letërsia shqipe dhe gjuha letrare, ASHAK, Prishtinë, 1998, f.245.
17.Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.
18.Mjetët shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f.18.
19.Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr.9,28.IX.1981.
20.Malli- fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në Gjuha shqipe nr.2, 1999.
21.Çështje të normës stilistike, në Gjurmime albanologjike, SSHF, 23., Prishtinë, 1993, f.163.
22.Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kultrurës dhe i historisë shqiptare, Fjala,11,1978.
23.Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.
24.Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr.7,8,Lubjanë, 1990, f.113.
25.Poezia “Qielli- një model i gjuhës poetike, në rev.“Stil”, SHSHM,Shkup, 1998.
26.Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R.Ushaku, Kërkime filologjike), në “Fjala”, dhjetor, 1985.
27.U ribotua “Fjalori Bashkimit”, Gjurmime Albanologjike, SSHF, XI. 1979.
28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, në Universi i librit shqiptar, 2,Tiranë,2000.
29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, Struktura leksiko- semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes, Gj. shqipe, 1,2000.
30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në Rilindja, korrik, 2000, Prishtinë.
31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe, Xh. Lloshi, Mbështetje për gjuhën letrare, Toena I, 1997, Gjuhën shqipe, 2, 1998.
32.Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), Gjurmime albanologjike, SSHF, XVIII, Prishtinë, 1988, f.267.
33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut- monument i kulturës shqiptare), Gjurm. alb., SSHF, XXV, f.171.
34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (Fjalori shqip-serbokroatisht) Rilindja,1982, 1,2 janar.
35. Një kontribut për leksikografinë tonë, Gjuha shqipe, 1/1982,f.35.
36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, Gjuha shqipe, 1/1982, f.37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit), Gjuha shqipe 1/1986, f.67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, Fjala, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (Gjurm.alb.SSHF, XIV,1984) ,Gjuha shqipe 3/1985,f.53.
40.Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, Gjuha shqipe 1/1988,f.63.
41. Strukturalizmi ndër ne, Zëri i rinisë, 28.06.1984.
42.Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), Gjurmime albanologjike, SSHF, XIV,1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Gjurm.alb. SSHF.VIII, 1978,f.261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev.Glosa FF i UT, 1/1999, f.62.
45. Shprehësia lekiskore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev.Glosa FF i UT nr 2/1999, f.64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, Filologji, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (Fan S.Noli-monografi), Gjuha shqipe, 1/1985, f.42.
48. Një tekst me vlerë praktike (Shenjat e pikësimit, Rilindja ,21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore), Rilindja, 17,07.1982, f,14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (Fjalor serbokroatisht-shqip), Fjala, 15.11.1986, f.12; Gjurm.alb. SSHF.XVI,1986,f.285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, Fjala 1-15 nëntor, Prishtinë, f.4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (Gjuha shqipe 1/1987), Fjala,1 gusht.1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, Seminari për, Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Sjhqiptare, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, Gjurm.alb. SSHF, XIV,1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në Zëri i rinisë, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, Gj, albanologjike, nr.1 6, 1984; Gj. shqipe, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në Gj. alb. nr.14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, bisnesin, bursën ekonominë, bot. ”Star”, Durrës, 2001), Koha ditore,1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, Rilindja, 30.7.2001
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, Gjuha jonë, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës –çështje të rendit kombëtar, Zëri, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J.Thomai- Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999), Rilindja, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 20002, Gjurm. Alb.,SF, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, Shkëndija, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit,Tribuna me studentë, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, Koha ditore, 5.8.2003.
72. .Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, Koha ditore, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, Fakti, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, Seminari XXII, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, Kulturë gjuhe, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, Gjuha shqipe, 1-2 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, Gjurmime albanologjike, SF, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, Zëri ditor, 22. 11.2003.
79.Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, Zëri ditor 20.11.2003.
80 .Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, Zëri ditor, 21.11.2003.
81.50 vjet studime albanologjike, Epoka jonë, 17-18.12.2003.
82.Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, Zëri ditor, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83.Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, Koha ditore, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, Gjuha shqipe, 2, 2004.
85.Kujtime historike, politike dhe autobiografike, Koha ditore, 10.7.2004.
86.Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87.Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, Koha ditore, 21.8.2004.
88.Intelektuali në një kohë tipike komuniste, Shekulli, 22.5.2004.
89.Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, Koha ditore, 29.5.2004.
90.Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, Shekulli, 24.8.2004.
91.Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, Zëri, shtator, 2004.
92.Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, Zëri, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H.,S.A. Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë, T. 2004), Koha ditore, 25.6.2005.
94.Një vepër e madhe leksikografike (Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe), Shekulli 4.3.2005.
95.Për një leksikografi bashhkëkohore, përmb. Leksikografia shqipe, Tiranë, 2005.
96. FGJSSH- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 2005.
97. Drejtshkrim kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, Koha ditore, 16.4.2005.
98.Si paraqitet kultura shqiptare në internet, Koha ditore, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës nër shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, Zëri, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, Shekulli, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, Shekulli, 4 12. 200s, Fakti, 30.11.2005, Epoka e re, 30.11.2005.
102.Shqip në Suedi (Fjalori suedisht-shqip), Shekulli, 11.11.2004.
103.Lehtësia e padurueshme e reagimit, Shekulli, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, Dardania sacra, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? Zeri, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, Zëri, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, Gjuha shqipe 1. 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në interenet, Gjuha shqipe 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, Tryeza shkencore, ASHAK, 16.11.2005.
110. Kur mendjet e vonuara gjykojnë për gjuhën, Koha jonë, Tiranë. 20.1.2006.
111. Manipulimi me gjuhën, Epoka e re, shkurt 2006.
112. Kultura gjuhësore dhe shkrimet fetare islame, Zëri, 13.5.2006.
113. Lumi i vdekur, monument gjuhësor, Shekulli, Tiranë, 19.3.2006.
114. Fjalori i Benedikt Demës, Zëri, janar, 2006.
115. Era e komjuterizmit në gjuhësi, Shekulli, Tiranë, 1.4.2006.

* Bibliografi e papërfunduar. Në përpunim e sipër
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.