• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

FILM

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,899
Mosha
35
Location
Prague
Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës “Nëntor i ftohtë” do të mbahet në edicionin e 66-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në këtë festival ndërkombëtar, tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, i cili do të jetë në konkurrencë zyrtar në Seksionin e regjisorëve të rinj.

“Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, thotë drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Filmi përcjell Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

“Secili njeri, pa marrë parasysh rolin dhe ndikimin e tij në shoqëri, ka një rrëfim për ta thënë.

Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen po aq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë” është një nga këto rrëfime që nuk do duhej të thuhej. Ky film sjell një histori familjare.
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,899
Mosha
35
Location
Prague
Edhe një film do të mund ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare.

Kështu së paku ka bërë të ditur Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”.

Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka treguar se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”.

Në një prononcim për Telegrafin, 37-vjeçari ka pohuar se “producentja e filmit është zonja Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojevic Narath”.

Spahiu më tutje ka falënderuar Qendrën Kinematografike të Kosovës për votimin e projektit, i cili do të jetë koproduksion në mes të Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës.

Fatmiri gjithashtu ka shprehur dëshirën që këtij projekti t’i bashkëngjitet edhe shteti shqiptar pasi që bëhet fjalë për një film për paraardhësit tonë.

Ndryshe, kasta e aktorëve do të përzgjidhet shumë shpejt pasi që të definohen të gjitha detajet rreth filmit.

1538849217338.png
 

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,899
Mosha
35
Location
Prague
Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar


Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar, ka bërë të ditur kreu i QKK-së, Arben Zharku.

Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka uruar ekipin e mrekullueshëm të filmit dhe sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj.
1538849256095.png

http://vizioni.info/2018/07/12/filmi-nentor-i-ftohte-i-ismet-sijarines-premiere-boterore-ne-san-sebastian/
 
Top