Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fjala e mirë

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,093
• Fshihe xhelozinë dhe inatin, bëj sikur nuk e sheh gabimin e tjetrit, trego gatishmëri për të falur dhe amnistuar ata që të kanë dëmtuar. Varrosi turpet e të tjerëve se do të jesh njeriu më i dashur.

• Derë dhe çelës, dhomë ku hyn era, zemër e qetsuar me devotshmëri dhe sinqeritet, e si mund të duket ndryshe suksesi?

• Mos i përgjo të tjerët dhe mos mendo se njerëzit çdoherë e kanë vëmendjen te ti sepse gjithçka rrotullohet.

• „ Fjala e mirë është lëmoshë“ sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe shton paqën.

• „ Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd është lëmoshë“ sepse fytyra është si titulli i librit, ajo është Netedy.com e zemrës, treguesi i ndërgjegjes dhe ogurbardha e shpirtit.

• Harroje hakmarrjen dhe bëhu i butë në sjellje, fjalë dhe bashkëpunim.

• Kujdes nga zemërimi sepse ai është derë e trishtimit, pikëllimit, mërzisë, depresionit, gjrndjes së keqe dhe shkatërrimit total.

• Të jesh i kënaqur me Allahun do të thotë të kesh zemër të qetë dhe të rehatshme, të ndjesh siguri dhe kënaqësi dhe të jetosh në gëzim dhe lumturi.

• Të qenit i kënaqur me Allahun e bën zemrën të shëndoshë nga inati, hileja, hidhërimi, pakënaqësia, monotonia, ankimi dhe mërzia.

• Kush është i kënaqur me Zotin zemra i mbushet me dritë, iman, dashuri, bindje, kënaqësi, siguri dhe qetësi.

  • Përse mendon vetëm të humburën dhe nuk falënderon për atë që ke?
  • Përse harron dhuntinë e çastit dhe mërzitesh për atë që nuk e ke?
  • Përse i xhelozon të tjerët kur në vete ke shumë të mira!

• Nëse të viziton një ditë e re thuaj mirëseerdhe mik fisnik, pastaj gostite mikun dhe le t’i dëshmojë obligimet e kryera dhe pendimet e përsëritura. Mos e njollos mikun me mëkate dhe brengosje sepse ai nuk kthehet më kurrë.

• Nëse kujton të kaluarën ndalu te gjërat e mira që ke bërë, përkujtoji sukseset e tua që të lumturohesh. E nëse mendon të nesërmen kujto ëndërrat tuaja të bukura që të entuziazmohesh.

• Jeta e gjatë është përvojë, pasuri e madhe dhe thesar njohurish. Çdo ditë që kalon mëson një mësim të ri në artin e jetës. Me të vërtetë zgjatja e jetës është begati për njerëzit e mençur.

• Patjetër të përjetosh sasi të frikës që t’ia dish vlerën sigurisë, të nxitesh në lutje dhe ankim te Allahu xh.sh. dhe të marësh vërejtje për rreziqe më të mëdha.

• Doemos të përjetosh sëmundjen që të kujtosh shëndetin, të zbutësh arogancën e kryelartësinë e kështu të zgjohet zemra nga gjumi i të devijuarve, që shpërfillin vlerat dhe dhuntitë që u jep Zoti i tyre.

  • Jeta është e shkurtë, ndaj mos e shkurto më shumë me zemërim;
  • shokët janë të rrallë, pra mos i humb me fyerje e qoritme;
  • edhe armiqtë janë të shumtë, ndaj mos i shto me sjellje të ulët.

• Tregohet se engjujt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen, e si mund të hyjë qetësia në një zemër që jeton në dyshime dhe epsh.

• Ruaju mjediseve me grindje dhe armiqësi, sepse aty shitet Feja me çmim të ulët, aty nuk ka burrëri dhe aty shkelet nderi në çdo çast.

  • Djersa e puntorit është më e vlefshme se parfumi i dembelit,
  • pëshpëritja e luftëtarit është më e bukur se vjershat e poetëve dhe
  • buka e të uriturit është më e lezetshme se mishi i qengjit i të ngopurit.

• Garo në punë të mira sepse koha kalon, dielli lëviz, hëna rrotullohet, erërat fryejnë, ndaj mos u ndal sepse karvani i jetës nuk të pret.
 
“A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që i ka rrënjët thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që, me vullnetin e Zotit, ajo jep frutat e veta në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar”.


( Ibrahim, 24-26.)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.