• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

Fjale te Urta

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!
U

Universal

Guest
- Ku ka tym,ka edhe zjarr.
- Hekuri lakohet sa është i nxehtë.
- Gur gur behet mur.
- Shkaut nuk i besohet as kur është i vdekur.
- Fshati qe duket nuk do kallauz.
- Këmbët e shpejta faqja e bardhë.
- Moti i mirë duket që në mëngjes.
- Kush nuk ka kokë ka këmbë.
- I duruari i fituari.
- Punën e sotme mos e lër për nesër.
- Mendja e madhe e keqja e të zott.
- Mos i shih gunën po punën.
- Shqiptari kur jep fjalën ther djalën.
- Pika pika mbushet pusi.
- M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.
- Dita e mirë shihet në mëngjes.
- Korbi korbit sytë s'ja nxjerr.
- Ma mirë një zog n'grusht se njiqind n'hava.
- Gjarprin godite në kokë.
- Mos e nguc grajzin me krane se gjen t'zezën tande.
- Muri ka vesh e gardhi ka sy.
- Nata s'ka ispat (dëshmitar).
- Lira e vogël por me vlerë.
- Goja kapak ,trupi rahat.
- Qeni dhe shkau nuk kan besë.
- Qejf për njeri e tym për shpije.
- Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
- Ara e zezë por buka e bardhë.
- Bira e minit treqind grosh.
- Pa hangër hudër nuk t'vie era.
- Ku ka zë s'është pa as gjë.
- Delja që ndahet prej bylyku e han ujku.
- E din luga çka ka vekshi.
- Ku thonë se ka dredhza shumë, merre shportën e vogël.
- Udhës së rrehne ,e grues së krehne mos ju ndaj.
- Mos e vet se t'kallxon vet.
- Sërrëm me fol,e dukat me hesht.
- Kush lufton e fiton.
- Tri herë mendo një herë vepro.
- Qeni që leh nuk të kafshon.
- Kush qeshë veshë.
- Jeto për të punuar puno për të jetuar.
- Miku është mik e jo armik.
- Mos ia mendo kujt të keqën se e gjen vet të zezën.
- Mendo sot të kesh për nesër.
- Ku prek plaku del gjaku.
- Mos e qesh kojshin kur e ke të binë.
- Mos fol pa të pyetur kush.
- E drejta del ne shesh.
- Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin.
- Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
- Sa ka njerez aq ka edhe rruge.
- Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera.
- Sa jeton aq meson.
- Mos e kqyr doken po kqyrja koken.
- Miku i mire shihet ne dite te veshtira.
- Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej një krisme.
- Fshehtësia e bukurisë është Modestia.
- Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se çka do te lind nata.
- I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak.
- Ty u rrite ty u qorodite.
- Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e
kaluar.
- Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje.
- Edhe muri ka vesh.
- Guri rende peshon n'vend te vet.
- Buke e kryp ne vatren tane.
- Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit.
- Fjala e mire i qel dyert e hekurit.
- Mos ia bo askujt ate çka nuk don ty me ta bo.
- Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj.
- Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te mençuren.
- Rrena i ka komte e shkurta.
- Mos e ngofsh Nanen ngoe njerkën.
- Në daç lyp, në daç lep pa punue kush s'të jep.
- Lumi fle, armiku s'fle.
- Për një gozhdë shkon patkoi, për patkuan shkon edhe kali.
- Kush punon, nuk mbetet untë.
- Nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot.
- Bie një gur dhe shkoq një mur.
- Një budallë e gjuan një gur e njëqind të menqur smund ta hjekin.
- E bën bujku arën, s'e bën ara bujkun.
- Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}.
- Ujët që rri në një vend kelbet.
- Pa pasur dituri,s'quhet njeriu njeri.
- Gjella me kripe e kripa me karar.
- Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije.
- Miku i mire ne dite te veshtire.
- Pyet njeqind vete e bej si di vete.
- Budallait hapi rrugen.
- Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron .
- Fërterja në zjarr e peshku në det .
- Unë fol për lisa e ai fol për fshisa.
- Cka s'ka në det.
- Mos e hidhëro ate që dhet ta lutsh .
- Ujku vetëm qimen e nderron.
- Ai që gënjen e gënjen vetën .
- Nuk mbahet shtëpia me/në një shtyllë.
- Njherë të vie nafaka kah dera.
- Kush vjen pa ftuar, e gjën pa shtruar.
- Më mirë një në tigan, se 100 në det.
- Po më mashtrove një herë, e ke fajin ti,po më mashtrove për herë të
dytë,
e kam fajin vet.
- Shtype mizorin, mos ki dhëmbshuri,se shtypja mbi shtypjen është
drejtësi.
- Mos i bëj tjetrit atë që s'do të ta bëjnë ty.
- Ai që rrie ndër dardhë han dardha.
 
U

Universal

Guest
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë
dëshirën e tij

Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga
zemra

Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

Ai që ka, don edhe ma

Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret

Ai që ngutet, çdoherë vonohet

Ai që premton shumë, bën pak

Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si
bashkëpunëtor e as si fqi

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të
drejtë

Ara me viça s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego të vërtetën

Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

As hasmin mos e pafsh pa punë

As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

As ujë mos pi në krua të pushtetit

Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

Atje ku fle uji, është më i thellë

Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bëhu, e besë mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

Bima e keqe rritet kudo

Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si bëhet mjalta

Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

Bota është helm e mjaltë e përzier

Brengat janë armiqtë e jetës

Budallën mos e vet se t'kallxon vet

Buka në bark, forca në shtat

Buka s'ka turp

Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

Bukë e kripë e zemër

Bukë e qepë dhe shëndet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

Bukuria e gruas duket në mëngjes

Bukuria një ditë, veprat një jetë

Bukuria të habitë, bukuria të koritë

Burgu është varr për së gjalli

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

Burgu për burra është

Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

Burri me dy gra, këmishën pa la

Burri në shtëpi, si kërcu i zi

Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

Buza më gaz shëndeti pa masë
Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bëhu, e besë mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

Bima e keqe rritet kudo

Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si bëhet mjalta

Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

Bota është helm e mjaltë e përzier

Brengat janë armiqtë e jetës

Budallën mos e vet se t'kallxon vet

Buka në bark, forca në shtat

Buka s'ka turp

Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

Bukë e kripë e zemër

Bukë e qepë dhe shëndet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë

Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

Bukuria e gruas duket në mëngjes

Bukuria një ditë, veprat një jetë

Bukuria të habitë, bukuria të koritë

Burgu është varr për së gjalli

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

Burgu për burra është

Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

Burri me dy gra, këmishën pa la

Burri në shtëpi, si kërcu i zi

Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

Buza më gaz shëndeti pa masë
 

AMG

OFFLINE
VIP i Forumit
Mesazhe
217
Location
USA
Cdo dite qe po kalon ceuluaret po behen me te holle dhe te zgjuar, ndersa njerezit me te trashe dhe te hutuar
 

Frank

Diversion?!
VIP i Forumit
Mesazhe
3,178
E para ishte fjala!
 

Dorina

Kf Kukēsi
VIP i Forumit
Moderator/e
Mesazhe
10,099
Mosha
26
Location
Tiranë
Prit gomar te mbije bar..
 
Top