Portieri i Liverpool, Loris Karius, pësoi një tronditje në kokë gjatë finales së Ligës së Kampionëve, ku Liverpool humbi ndaj ekipit të Real Madrid.
Karius, 24 vjeç, ishte fajtor për golin e parë dhe të tretë, që Real Madridi i shënoi ekipit të tij.
Karius, u ekzaminua në spitalin e Boston, në Shtetet e Bashkuara dhe mjekët shprehen se gjasat janë që goditja të jetë ndjerë menjëherë dhe të ketë ndikuar në performancën e portierit.
Doktor Ross Zafonte tha se ishte “e mundur që dëmtimi të ndikonte tek performanca”. Ai arriti në këtë përfundim pas shqyrtimit të filmit të lojës, një ekzaminimi fizik dhe të dhënave të analizave. Dr Zafonte tha se Karius kishte vuajtur nga “mosfunksionimi hapësinor”, një proces që pengon aftësinë e një personi për të përpunuar informacionin vizual dhe për të kuptuar se ku janë objektet në hapësirë.
Karius u përplas me mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos, moment i cili i shkaktoi këtë goditje. Më pas ai bëri dy gabime të cilat sollën humbjen e Liverpool.