Bëj mirë në jetë!
Një fshatar Skocez pas një dite të rrëmbyeshme me shi gjeti një djalosh të zhytur deri në gju në baltë. Djaloshi ishte i trembur sepse po zhytej ngadalë dhe i kërkoi ndihmë me lot në sy fshatarit. Fshatari e ndihmoi dhe e shpëtoi. Të nesërmen vjen një karrocë elegante tek ferma e fshatarit.
Një zotëri tepër i mbajtur falenderoi fshatarin: Dua të të paguaj i tha zotëria. Kërko çfarë të duash sepse më ke shpëtuar jetën e djalit. Nuk dua asnjë shpërblim - iu përgjigj fshatari. E ndihmova me kënaqesi djaloshin tënd. Atëherë zotëria sheh djalin e fshatarit dhe e pyet: djali yt është ky? Po - u përgjigj fshatari. Atëherë të lutem më lejo të bëj një propozim. Unë do ta shkolloj djalin tënd njësoj siç kam shkolluar djalin tim. Nëse do bëhet në jetë një njeri po aq i mirë sa je ti atëherë do jemi të dy krenarë - tha zotëria. Fshatari pranoi.
Djali i fshatarit Fleming u shkollua në shkollat më të mira të kohës dhe u diplomua shkëlqyeshëm në shkollën Sainte Marie të Londrës. Puna e këtij djaloshi i quajtur Aleksandër Fleming u njoh në të gjithë botën kur shpiku Penicilinën. Për një kaprico të fatit disa vite më vonë, djali i zotërisë së pasur i cili dikur ngeli në lluce gati për të vdekur, u sëmur rëndë. Ai u godit nga sëmundja e mushkërive.
Kush e shpëtoi kësaj rradhe? Sigurisht penicilina e shpikur nga djali fshatarit. Si quhej zotëria i pasur? Randolph Churchill. Po djali i tij? Winston Churchill. Cdo gjë që bëjmë në jetë çdo e mirë vjen dita që na kthehet mbrapsht.