Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Flirtojnë hapur dhe tërheqin si me magnet, e dini cila shenjë e horoskopit ju bën të lini kokën pas saj

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Në marrëdhëniet tona, përballemi me njerëz të ndryshëm dhe shumë shpesh, këta persona nuk kanë asnjë të përbashkët me ne, por kjo nuk na pengon të lëmë kokën pas tyre. Tërheqjet fatale lindin në më të shumtën e rasteve me personat diametralisht të kundërt apo të ndryshëm nga ne në shumë aspekte të jetës së përditshme. Ka tërheqje mendore, seksuale, apo shpirtërore, por edhe ”astrologjike” dmth disa shenja janë bërë fiks për të rënë në grackën tuaj. Ja për çfarë bëhet…

DASHI – Cila nga shenjat mund të të bëjë të ‘trullosesh’? Me siguri Bricjapi, me të cilin ndan kokëfortësinë me të cilin të dy çoni përpara projektet tuaja. Ftohtësia e Bricjapit është një sfidë e madhe për ju, por e di që me ngrohtësinë tënde do jesh në gjendje të ”shkrish”.

DEMI – Të pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të njëtrajtshme dhe kërkon gjithnjë të evitosh situatat shumë të komplikuara. Por ja që zemra nuk komandohet dhe shenja që të tërheq më shumë nga të gjithë është Akrepi.

BINJAKËT – Duhet ta pranosh se nuk është e thjeshtë të qëndrosh pranë teje dhe të durosh ritmet e tua. Shpesh shoqërohesh me njerëz të ngjashëm me ty, që të lënë të jetosh në liri, por tërheqja fatale lind me dikë që qëndron në një nivel të ndryshëm nga i yti: shenja e Peshqve.

GAFORRJA – Jeni persona shumë të ndjeshëm, të lidhur me kujtimet e fëmijërisë, shtëpinë dhe familjen. Kush mund të të bëjë të humbasësh kokën ? Me siguri ndonjë Shigjetar i dashuruar me jetën, udhëtimet, aventurat dhe risitë.

LUANI – Ty të pëlqen ta rrotullosh jetën e njerëzve që të rrinë pranë dhe mbase, për këtë arsye, tërheqja fatale mund të lindë me një Dem. Bashkë mund të shijoni kënaqësitë e jetës, duke arritur edhe më shumë se kaq.

VIRGJËRESHA – Për një person të rregullt si ty, gjithnjë të kujdesshëm ndaj detajeve dhe të veçantave, duhet një person po aq i rregullt. Paparashikueshmëria e Ujorit të tremb, por në të njëjtën kohë të tërheq shumë.

PESHORJA – Planeti yt, Venusi, ndihet tmerrësisht i tërhequr nga Marsi dhe është kjo arsyeja pse shpesh ndjen një tërheqje të pakontrollueshme për Dashin, me të cilin nuk ke asgjë të përbashkët. Në planin seksual, krijohet një miks i shkëlqyer mes elegancës tënde të kontrolluar dhe pasionit të tij të shfrenuar.

AKREPI – Shenja e Virgjëreshës jeton në një botë ku emocionet janë një tabu’ dhe autokontrolli që ka për ty është një qëllim i pamundur për t’u arritur. Pikërisht në këto diversitete bashkoheni dhe përmbysni të gjithë përditshmërinë tuaj.

SHIGJETARI – Do të pëlqente një person me të cilin të mund të bisedoje për orë të tëra për çdo lloj argumeni? Nuk do të të besohet, por Binjakët dinë madje edhe më shumë se ti. Të dy nuk do të arrini të heshtni edhe nën çarçafë.

BRICJAPI – Është e vështirë që ti ta lësh veten lirshëm dhe derisa kjo të ndodhë duhet dikush që është në gjendje të hyjë në botën tënde, si psh Gaforrja.

UJORI – Të pëlqen shumë të flasësh për dashurinë, por vetëm nëse nuk je vetë protagonist i gjërave që tregon. Pikërisht në këtë mënyrë mund të lindë një tërheqje fatale për Luanin.

PESHQIT – Mbase pak vetë do ta besojnë, por shenja me të cilën mund të lindë më lehtë një tërheqje është Peshorja. Të dy urreni vetminë dhe doni të ndani bashkë pasionet dhe hobit tuaj.
 
GAFORRJA – Jeni persona shumë të ndjeshëm, të lidhur me kujtimet e fëmijërisë, shtëpinë dhe familjen. Kush mund të të bëjë të humbasësh kokën ? Me siguri ndonjë Shigjetar i dashuruar me jetën, udhëtimet, aventurat dhe risitë.
BRICJAPI – Është e vështirë që ti ta lësh veten lirshëm dhe derisa kjo të ndodhë duhet dikush që është në gjendje të hyjë në botën tënde, si psh Gaforrja.
(Nncncnc une lej koken pas peshoreve).
Uroj qe burri im i ardhshem te jete peshore.
Shigjetaret/bricjapet jane e kunderta ime,me peshoret kuptohem vetem me 1 shikim.
No no no....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.